Koço Kokëdhima, kryetari i Partisë Zgjidhja është përplasur ashpër mbrëmjen e djeshme me me gazetarin Arjan Curri, në emisionin “Zonë e Lirë”.
Kokëdhima, i cili së fundmi ka shpallur dhe kandidaturën për Bashkinë e Tiranës është kapur me Arjan Currin, mbi ndërtimet në Tiranë.
Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Currit, Kokëdhima është revoltuar.
PJESË NGA INTERVISTA
Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?
Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.
Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.
Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.
Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.
Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.
Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.
Koço Kokëdhima: Ç’lidhje ka kjo me prishjet.
Koço Kokëdhima: Pushtetin e Ramës nuk e kam ushtruar unë. Çlidhje ka kjo me shpronësimet e qeverive. Ti do më bësh mua përgjegjës për shpronësimet që ka bërë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano. Për shpronësimet e atyre?
Arjan Curi: Po!
Koço Kokëdhima: Qenkeni një i çmendur!
Arjan Curi: Qenkeni një i sëmurë!
Koço Kokëdhima: Të më bësh mua përgjegjës për veprat e qeverive të Shqipërisë është skandal.
Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…
Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.
Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh.