• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Partia e re e “Opozitës” u themelua në zyrën e Ramës?

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Partia e re e “Opozitës” u themelua në zyrën e Ramës?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët që dolën kundër vendimit të opozitës dhe pranuan mandatet janë shumë afër krijimit të një partie të re politike. Lajmi për këtë lëvizje që synon të asgjësojë opozitën reale ka dalë fillimisht nga mediat afër qeverisë, të cilat kanë publikuar dhe emrin dhe siglat që të mbajë kjo forcë e re politike.

Por roli i qeverisë në mbështetjen ndaj këtij grupimit të ri që pretendon se përfaqëson opozitën reale shkon përtej mbështetjes mediatike. Burime të “Koha Jonë”, deklaruan se gjatë ditëve të fundit, janë zhvilluar takime mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të rinj.

Mësohet se pak para se të vendosej emri i partisë, që flitet se do të jetë “Bindja Demokratike”, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me këta deputetë në Kryeministri duke u dhënë dhe mbështetjen e tij.

Burimet e rezervuara tregojnë se kryeministri dhe përfaqësues të rëndësishëm të qeverisë dhe PS kanë zhvilluar takime me deputetët Rudina Hajdari, Myslim Murriz dhe ish-deputetin Astrit Patozi.

Takimet mes deputetëve, kushdo qofshin ata dhe kryeministrit nuk janë të ndaluara, por zhvillimi i tyre në mënyrë sekrete dhe sidomos në krizën aktuale politike, tregojnë se në këto biseda nuk flitet për dialog, por skenarë dhe skema të rrezikshme politike që në vend të zgjidhjes sjellin tensione të tjera politike.

Vendimi i Kuvendit për të lejuar krijimin e grupit parlamentar të deputetëve që cilësohen si renegatë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, është pjesë e skemës së qeverisë për të faktorizuar opozitën false në Kuvend.

Ndërkohë sot, mbështetja që qeveria po i jep këtij grupi deputetësh që nuk përfaqëson asgjë shkon edhe më tej. Kryeministri Edi Rama ka arritur në pikën që jo vetëm po shpik “opozitën e re”, por duket se edhe partinë e re e ka themeluar në zyrën e tij gjatë takimeve në mbrëmje më këta deputetë.

Ky mund të jetë ndër rastet ekstreme, kur partia në pushtet jo vetëm detyron opozitën reale të dalë nga sistemi, por merr përsipër dhe themelimin, financimin dhe zgjedhjen e drejtuesve të një partie të re opozitare!

/Gazeta Koha Jonë/

Pas

KQZ merr vendimin e papritur, bllokon…

Para

Rudina Hajdari mbledhje urgjente, plas debati me deputetët e rinj

Para
Rudina Hajdari mbledhje urgjente, plas debati me deputetët e rinj

Rudina Hajdari mbledhje urgjente, plas debati me deputetët e rinj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar