• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mos sigurimi mban peng kreditimin dhe zhvillimin e bujqësisë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Mos sigurimi mban peng kreditimin dhe zhvillimin e bujqësisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e fondeve konsiderohet një ndër problemet kryesore të bujqësisë shqiptare. Për kërë sektor shkon vetëm 2% e totalit të kredisë bankare. Kjo pavarësisht kërkesave të larta që vijnë nga fermerët apo edhe bizneset në bujqësi. Një segment i pambuluar me financime dhe po mbetet i tillë prej mëse 2 dekadash tashmë.

Emrat e rinj që janë futur në sistemin bankar vendas së fundmi, si hungarezja OTP Bank që bleu Societe Bank janë banka investimesh, të specializuara për kreditimin në bujqësi. A do të thotë kjo se e njëjta strategji do të përdoret edhe në vendin tonë?





Ekspertët e sistemit financiar shpjegojnë se përpara se kjo të ndodhë, duhet që bujqësia shqiptare të plotësojë disa kushte, ku kryesori është sigurimi i fermerëve. E thënë ndryshe, çdo subjekt në bujqësi, qoftë fermer i thjeshtë apo biznes në hallka të ndryshme të prodhimit duhet të presë një policë sigurimi. Në këtë mënyrë do të jetë i mbuluar në rast përmbytjesh apo rreziqesh të tjera të lidhura me aktivitetin e tij.

Por e para për shkak të mentalitetit që “nuk na gjen gjë” dhe e dyta, për shkak se një pjesë e fermerëve nuk kanë mundësi financiare, nuk i sigurojnë fermat dhe prodhimet e tyre.

Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë një skemë, ku shteti të jetë palë me fermerët dhe të mbulojë një pjesë të primit (çmimit) të sigurimit.

“Duhet që fermeri të paguajë një pjesë të vogël dhe diferencën tjetër ta mbulojë buxheti i shtetit. Ndryshe ky sektor nuk ecën dhe po nuk u siguruan fermerët dhe sektori i bujqësisë, bankat nuk kreditojnë dhe për pasojë fermerët nuk do të kenë para për të investuar dhe zgjeruar tregun e bujqësisë”, shpjegon Edvin Libohova, ekspert për sistemin financiar.

Sipas tij, tregu i sigurimeve i ka të gjitha produktet siguruese, por duhet që të ndërhyjë shteti me subvencione, që të mbulojë një pjesë të kostos së sigurimeve për fermerët.

Bujqësia është një sektor që gjeneron aktualisht 20% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, por me potenciale shumë më të larta, e që mban të angazhuar ende 40% të popullsisë shqiptare, që ende jeton në zonat rurale.

Pas

“Sa para ju grabitën në Rinas?” Krimet e Rënda pyesin tre bankat

Para

Rama “përplaset” me Rudina Hajdarin

Para
Rama “përplaset” me Rudina Hajdarin

Rama “përplaset” me Rudina Hajdarin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar