• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Moj e bukura More”, kënga magjike pas së cilës fshihet një histori e trishtë

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
“Moj e bukura More”, kënga magjike pas së cilës fshihet një histori e trishtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë e kemi dëgjuar këngën “Moj e bukura More”, një ndër lirikat më të bukura të shkruara ndonjëherë për atdheun. Por pas këtyre vargjeve fshihet një histori e rrallë, e trishtë dhe e shprehur aq bukur sa rrallë herë mund të haset në këngët e asaj kohe.

Në shekullin XVI, një pjesë e banorëve të trojeve arbërore u detyruan të largoheshin nga aty drejt bregut tjetër të Adriatikut duke kërkuar atje paqen dhe lumturinë që në trojet e tyre pushtuesi turk po ia mohonte.

Ata vinin nga Veriu dhe Jugu, nga Lindja dhe Perëndimi, nga fushat e malet e atyre trojeve me një bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme dhe, veç të tjerash, bashkoheshin edhe në dhimbjen për lënien e atdheut.

Vuajtjet e përjetuara gjatë kësaj vale emigrimi përshkruhen më së miri në kronikat e kohës. Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit:

“Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”



Në këtë dhimbje, duke kaluar ditët në vendet larg atdheut, nga shpirti i arbërve që u larguan nga Moreja, lindi një ndër elegjitë më të bukura, lirikat më të ndjeshme të shprehura në disa vargje të magjishme.

“Moj e bukura More” mbetet edhe sot si lajtmotivi i dhimbjes shqiptare ndër shekuj, kur ata, të detyruar, i kthyen atdheut shpinën, por në të lanë zemrën.

Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek:

Moj e bukura More,

si të lash e më s’të pash!

Si të lash, si të lash,

siç të gjeta ngë të lash!

Atje kam unë zotin At’,

atje kam unë zonjën Mëmë,

atje kam dhe tim vëlla,

gjithë mbuluar,

të gjithë mbuluar,

të gjithë mbuluar nën dhe!

Ah e bukura More!/Konica.al

Pas

Rektori i Bujqësorit dorëzohet përballë Erjon Veliajt

Para

“Rinasi, grabitja e shekullit,” Berisha tregon përgjegjësit

Para

"Rinasi, grabitja e shekullit," Berisha tregon përgjegjësit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar