• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Në protestë deri sa Rama të shporret

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Në protestë deri sa Rama të shporret
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa orësh tubim është mbyllur për sot protesta e opozitës së bashkuar. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka mbylli në këtë mënyrë protestën e opozitës me një fjalim përmbyllës.

Protesta u përmbyll menjëherë pasi protestuesit dogjën piramidën që  në majë shenjonte emrin e kreut te qeverisë e në shkallët më poshtë edhe metodat, me të cilët sipas opozitareve po qeveris Edi Rama, si krimi, droga, oligarkët, etj.

Kujtojmë se në protestën e sotme mungonte Lulzim Basha, në munges të tij protesta u drejtua nga të rinjtë.

Po ashtu si edhe protestat e tjera, edhe kjo e së mërkurës u mbyll në selinë e PD, ku fjalën e fundit e mbajti Edi Paloka.

Ai u shpreh se protestën këtë herë e drejtuan studentët. Paloka u shpreh se fundi i trimet e cinikut, siç ai e quajti Edi Ramën, do të marrë fund shpejt dhe ata do të jenë në shesh deri në atë moment. Ai nuk harroi të përshëndes protestuesit edhe nga Lulzim Basha.

“Ju përshëndes edhe në emër të kryetarit të PD, Lulzim Basha. Sot, protestën tonë e drejtuan jo më kotë studentët. Shqipëria që ne duam, është Shqipëria e studentëve në radhë të parë. Pak ditë më parë DASH, e cilësoi qeverinë e Ramës si qendrën e krimit dhe të drogës në Europës, ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë më pas deri në SHBA.

Jemi në protestë deri sa ai të shporret. Të jeni të bindur se dita që ai kryeministër do të largohet është e afërt. Shumë shpejt do ta shohim trimin, cinikun që mbledh administratën dhe del aty për të bërë gallatë me hallet e shqiptarëve. Shumë shpejt do ta shihni se do të marrë vrapin nga urrejtja e shqiptarëve. Ai nuk e kupton që ne do të jemi në shesh, mbase më pak se një ditë tjetër, një ditë më shumë, por Shqipëria është aty dhe do ta mbysë.

Mund të vazhdojë të mbledhë surrogatë në parlament, por ai është vetëm skema e shfaqjes së fundit të bashkëpunimit me krimin. Ne kemi dalë aty për t’i dhënë fund një sistemi që ka bërë të mundur të mbajë në pushtet Edi Ramën dhe qeverinë e tij të lidhur me krimin. Vendi atyre nuk është aty në Parlament, por në burg”, tha Paloka.

Në fund të protestës, po ashtu si edhe në të mëparshmet, nuk mungoi edhe Himni Kombëtar.

Pas

FOTOT-VIDEO/ Momenti kur protestuesit përleshen me “policin e infiltruar”

Para

VIDEO/ E nxorrën si ‘provokatore’, gruaja futet në makinën e Policisë: Ça bën o djali se jam në moment privat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar