• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Maqedoni e Veriut/ Ministritë nuk respektojnë shqipen në faqet e tyre zyrtare

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Maqedoni e Veriut/ Ministritë nuk respektojnë shqipen në faqet e tyre zyrtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Faqet e tyre funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze.

Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, të njëjtat në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila gjithashtu bën pjesë në grupin e mësipërm, thonë se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes.

Momentalisht çdo ministri është vet përgjegjëse. Një pjesë e faqeve nuk janë të unifikuara dhe nuk posedojnë standardet e nevojshme për përditësim”- thonë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Në faqen e Qeverisë dhe të të gjitha ministrive, kur të njëjtat i kthejmë në gjuhën shqipe, kategoritë figurojnë shqip, por materialet brenda në nënkategori janë në gjuhën maqedonase. E njëjta dukuri vërehet edhe tek ministritë e mëposhtme, tek disa prej të cilave ministri është shqiptar.

Nga 22 ministri, dy faqe zyrtare me të njëjtin dizajn nuk i gjen dot. Disa prej tyre janë ndërtuar 10 vjet më parë dhe nuk plotësojnë standardet për t’u quajtur të tilla, pasi më shumë luajnë rol informues dhe jo urë lidhëse për transparencë me qytetarët.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë thonë se së shpejti do të zgjidhen të dyja problemet, zbatimin e plotë dhe të drejtë të gjuhës shqipe dhe unifikimin e faqeve në strukturë dhe pamje.

Momentalisht Ministria e Informatikës dhe Qeveria po shqyrtojnë mundësitë për financim dhe bisedojnë për procesin e krijimit të faqeve të reja të ministrive. Për unifikimin e strukturës dhe pamjes.

Së shpejti për këtë qëllim do të formohet edhe një grup punë. Faqet e reja do të përmbajnë edhe standardet për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha faqet do të funksionojnë në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase”- thonë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve, Institucionet duhet që në afat prej gjashtë muajsh të fillojnë me. Gjobat e parashikuara në ligj për mosrespektimin e të njëjtit lëvizin prej 4 mijë deri 5 mijë euro për institucionin, ndërsa 30% e kësaj shume për personin zyrtar në institucionin përkatës.

Marrë nga: Alasat-M

Pas

Maskat grabisin një banesë në Fushë-Krujë

Para

Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do të të kërkojnë ndjesë

Para
Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do të të kërkojnë ndjesë

Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do të të kërkojnë ndjesë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Recent News

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

14:45 | 11/11/2025
9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

14:14 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar