• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ja kush janë ish-deputetët e opozitës që paditën Ruçin për pagat

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ja kush janë ish-deputetët e opozitës që paditën Ruçin për pagat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Fillimisht bojkoti disamujor dhe tani djegia e mandateve ka shkaktuar probleme financiare për një pjesë të ish-deputetëve të opozitës, të cilët duket se të ardhurat nga statusi i deputetit i kanë pasur burime kryesore financiare në familje.

Për shkak të një vendimi politik, ata bojkotuan pjesëmarrjen në Kuvendin e Shqipërisë nga muaji korrik 2018 deri në dhjetor të 2018-ës, por pavarësisht se kishim të bënim me një vendimmarrje politike, Kuvendi u mbajti atyre pagesat për të gjitha muajt e bojkotit të veprimtarisë së tij.

 

Ndaj, nisur nga ky veprim i administratës së Kuvendit, disa nga ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë kundërshtuar mbajtjen e pagave në Gjykatën Administrative, ku kanë paditur Kuvendin dhe kanë kërkuar pagat e padhëna.

Ata kanë vërshuar në dyert e gjykatës për të kërkuar lekët si deputetë për kohën kur ishin të mandatuar, por për shkak të vendimit të grupit ishin në marrëdhënie të kushtëzuar (bojkot).

Në paditë e deputetëve të PD dhe të LSI ndaj Kuvendit të Shqipërisë kërkohen pagesat për 6 muaj muajt e bojkotit të tyre të parlamentit.

Nga dosja rezulton se ish-deputetja Valentina Duka kërkon prej gjykatës detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë shumën 187.090 lekë të ndaluara, sipas saj, padrejtësisht nga paga e deputeti për periudhën korrik 2018-janar 2019. Po ashtu një tjetër ish-deputet, Shezai Rrokaj, i kërkon gjykatës që Kuvendi ta paguajë në shumën 187.261 për po të njëjtën periudhë kohore.

Të njëjtën gjë kërkon edhe ish-deputetja Fatbardha Kadiu, e cila pretendon të marrë 192.582 lekë. Por, këto janë pretendime vetëm për vitin 2018, pasi siç rezulton në Gjykatën Administrative janë depozituar edhe një sërë padish të tjera nga ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar pagesat edhe për periudhat e tjera të bojkotit të ndodhura edhe gjatë legjislaturës pararendëse.

Më konkretisht, deputeti Luçiano Boçi kërkon detyrimin e Kuvendit që t’i paguajë shumën prej 319.315 lekësh, shumën 107.141 lekësh dhe shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas tij, padrejtësisht nga paga e deputetit.

Dhe për të njohur këto detyrime, ai në kërkesëpadinë e vet u referohet periudhave 01.07.2014-01.01.2015, periudhën 01.02.2017-01.06.2017 dhe për periudhën korrik 2018-janar 2019. Por në listën e deputetëve që i janë drejtuar gjykatës është edhe Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Më konkretisht, tre deputetët demokratë kërkojnë përfitimet financiare për periudhën 01.07.2014-31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017-01.06.2017, përfitime që sipas tyre, burojnë nga legjislacioni për “Statusin e deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit.

Pra, tre ish-deputetët Bogdani, Bylykbashi dhe Paloka kërkojnë përfitimet e ndalura (jo pagën) nga ana e Kuvendit për periudhat e bojkotit gjatë legjislaturës së shkuar dhe të tanishmes./GSH/

Pas

Cakaj i ashpër me konsujt e nderit, iu heq targat diplomatike: Privilegje të pajustifikuara

Para

Kapexhiu rrëfen momentet e vështira në diktaturë, mesazh liderëve

Para
Kapexhiu rrëfen momentet e vështira në diktaturë, mesazh liderëve

Kapexhiu rrëfen momentet e vështira në diktaturë, mesazh liderëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar