• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gazetari: Policia më hodhi granatë tek këmbët, probleme me dëgjimin

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Gazetari: Policia më hodhi granatë tek këmbët, probleme me dëgjimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i News24, Erjon Skëndaj ka bërë një rrëfim tronditës sot në emisionin “Të paekspozuarit”. Ai tregoi se në protestën e 16 marsit të opozitës ku raportonte nga terreni, policia i ka hedhur granatë zhurmuese tek këmbët që i ka shkaktuar probleme me dëgjimin.

Duke u interesuar për këtë armë, Skëndaj tha se kishte mësuar se përdorej nga forcat speciale për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

“Në protestën e 16 prillit, më hodhën një granatë taktike zhurmuese, isha i vetëm. Sapo kishin kaluar mjetet e ujit me presion dhe nuk kishte njerëz. Jam 30 metra larg nga parlamenti. Isha i identifikuar pasi kisha dhe xhupin e News dhe me kartë. Kam pasur dhe kundragaz.

Nuk kishte njerëz ndonjë kalimtar tek-tuk. Të gjithë largohen, jam vetëm unë që filmoj forcat e FNSH dhe më hidhet një granatë zhurmuese që mua më ka shkaktuar dhe një dëm në veshin e majtë. Nuk jam konsultuar duke qenë se jam dhe gazetar i shëndetësisë, do pres 30-40 ditë mos ka rikuperim gradual. Atë ditë dhe dy-tre ditë më pas veshi më oshëtinte.

Unë kam pyetur ish-drejtues të lartë të forcave RENEA, kjo armë është në dispozicion të forcave speciale, përdoret për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Nga informacionet që kam, kjo armë përdoret për këtë gjë. Kjo është përdorur në protestën e 16 shkurtit. Përveç se bën zhurmë shurdhuese, lëshon dhe gaz CS, neutralizues ose lotsjellës”, deklaroi Skëndaj.



Ai tregoi detaje të tjera për këtë lloj gazi kur u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse është i certifikuar për t’u përdorur kundër qytetarëve.
“Nga drejtues të RENEA-s mësova se gazi përdoret i komanduar, tek personat me rrezikshmëri maksimale, jo në masë. Më është thënë që përmbajtja e piperit kur hyn në sistemin e frymëmarrjes, në indet e buta dhe bllokon frymëmarrjen. Duhet paralajmëruar që përdoret”, tha gazetari Skëndaj.

Për gazetarin Skendaj, është fat që nuk ka patur asnjë viktimë gjatë këtyre protestave nga përdorimi i gazit. “CS dhe CN përdoren por në mënyrë të kufizuar. Duhet paralajmëruar që do përdoret ky gaz dhe për personat që vuajnë nga insufiçenca kardiake. E shikoni makinën e ujit, edhe uji ka përmbajtje piperi.  Unë mund t’ju them me besim të plotë atë që kam parë te porta sekondare e parlamentit. Protestuesit e mbyllin vetë portën.

Portën e hapën protestuesit dhe e mbyllën po vetë. Në të dyja protestat gazi është përdorur edhe kur nuk ka patur njerëz apo rrezikshmëri për t’iu afruar Kuvendit. Gazi më i rrezikshëm është ai që pompohet në sasi të madhe. Mund të shkojë në 500 metra lartësi. Është fat që nuk ka vdekur ndonjë i sëmurë me zemër.”-u shpreh gazetari Skendaj./Balkanweb

Pas

Gazetari zbardh përqindjet që marrin deputetët për të transportuar paratë e krimit

Para

8 probleme të fshehta psikologjike që i zbulon rrëmuja e shtëpisë

Para
8 probleme të fshehta psikologjike që i zbulon rrëmuja e shtëpisë

8 probleme të fshehta psikologjike që i zbulon rrëmuja e shtëpisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar