• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E sulmuan me thikë, ish-trajneri i Vllaznisë në Gjykatë: Shkodra m’u kthye në stres

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
E sulmuan me thikë, ish-trajneri i Vllaznisë në Gjykatë: Shkodra m’u kthye në stres
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka dalë përpara gjykatës së shkallës së parë në Shkodër si dëshmitar për ngjarjen e ndodhur në shkurt të 2018-ës kur ishte ende trajner i Vllaznisë.

Gjoka u sulmua nga një person që sipas ish-trajnerit ka dashur që ta therë me thikë. Pas pak ditësh policia arrestoi dy shtetas, Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje si autor të dyshuar ndërsa akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim.





Ish-trajneri i kuqebluve ka rrëfyer në gjykatë me detaje këtë ngjarje të ndodhur teksa fillimisht iu përgjigj pyetjeve të prokurores Ajola Premçi.

“Sapo dola nga stërvitja dhe një djalë me kasketë në kokë mu afrua dhe nxori një thikë dhe më sulmoi. U ndesha me të dhe ai iku me vrap. Nuk arrita ta evidentoj. Ai më goditi në kokë fillimisht nga prapa shpine. Pastaj e godita edhe unë për t’u mbrojtur. Ai më doli përballë më pas, nxori thikën për të më goditur.

Unë mora një biçikletë që ishte afër dhe u mundova ta gjuaj. Nga frika rashë në tokë dhe i shtrirë e gjuajta me shkelm dhe ai iku.

Nuk kam patur asnjë debat me atë djalin më përpara. U përplasëm të dy dhe ai mu sul me thikë. Kur unë dhe ai u rrëzuam në tokë, kapiteni Gilman Lika la çantën dhe u afrua por ai iku me vrap. Konflikte nuk kam patur por kur isha tek Vllaznia kam patur problem për futje futbollisti në lojë.

Kam bërë edhe përpara një denoncim dhe u zgjidh problemi sepse policia thirri prindërit e atij. Agresorin nuk e kam njohur më përpara”.

Ish-trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka më pas iu përgjigj edhe pyetjeve të dy avokatëve mbrojtës Blerim Bazhdari dhe Fatbardh Kadrija ndërsa dy autorët e dyshuar nuk ishin në sallën e gjyqit të pranishëm.

“Nuk ishte goditje për të marrë mjekim. Nuk di ta përcaktoj përmasën e thikës sepse ishte moment tensioni dhe frike. Isha në kontakt me të dhe rrëshqita edhe nga frika. Thikën më duket se e nxori nga trupi. Unë s’kam parë askend tjetër përveç atij që më goditi. Nuk më tha asnjë fjalë. Ishte gjithçka shumë e shpejtë”.

Pas pyetjeve nga prokurorja dhe dy avokatët ish-trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka tha përpara gjykatës se ai vetë i ka falur të dy djemtë dhe se nuk ka asnjë interes më për këtë çështje.

“Më vjen keq dhe unë i kam falur edhe për familjet e tyre. Unë si Ernest s’kam asnjë interes në këtë çështje. Nuk me intereson fare sepse më është kthyer Shkodra në një stres shumë të lartë. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur sulmi ndaj meje dhe nuk gjej shkak mua më vjen shumë keq. Unë dua ta mbyll një herë e përgjithmonë”.

Autori i dyshuar Nehat Fojleta më përpara ka pranuar se është konfliktuar me ish-trajnerin Ernest Gjoka por jo se ka pasur ndonjë thikë dhe se ka dashur që ta vrasë.

Fojleta ka deklaruar se i është drejtuar ish-trajnerit duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë” dhe sipas autorit të dyshuar Gjoka ka lëshuar fyerje dhe sharje ndaj tij. Pas sharjeve që pretendon autori i dyshuar ai prano se ka goditur ish-trajnerin por jo se ka tentuar ta vrasë me thikë por thjeshtë sipas tij ka qenë një konflikt i çastit. Tashmë kjo çështje vazhdon në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Marrë nga BalkanWeb

Pas

Rrufeja godet Akropolin, ja vendimi që marrin autoritetet greke

Para

Grabitja në Rinas, gjendet celulari në makinën e “Hetimit Tatimor”

Para
Grabitja në Rinas, gjendet celulari në makinën e “Hetimit Tatimor”

Grabitja në Rinas, gjendet celulari në makinën e "Hetimit Tatimor"

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar