Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash pranë godinës së Parlamentit. Një qytetar është vetëplagosur me armë zjarri para parlamentit. Policia e ka shoqëruar në spital personin e plagosur.
Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, mësohet se është rreth 50 vjeç.
“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.