Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Universiteti Mesdhetar mbush 10 vjeç

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Universiteti Mesdhetar mbush 10 vjeç
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbush 10 vjet nga dita e themelimit të tij. Në një ceremoni jubilare që bëri bashkë qindra të ftuar, UMSH tregoi edhe njëherë se është një nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në vend.

Gjatë ceremonisë së organizuar enkas për këtë ditë të veçantë u kujtuan arritjet e një dekade, por nga ana tjetër sfidat që e presin këtë Universitet në dekadat e ardhshme si faktor i edukimit të brezit të ri në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni jubilare ishin: përfaqësues të komuniteteve fetare, të trupës diplomatike, politikanë, akademikë, drejtues universitetesh publike e private.

Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta. Presidenti vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës çmoi zotin Aristotel Pano për vlerat e spikatura mësimdhënëse dhe shkencore në fushën e financave dhe ekonomisë; zotin Gudar Beqiraj për kontributet shkencore dhe veprimtarinë akademike e pedagogjike, si dhe zotin Ksenofon Kristafi për veprimtarinë diplomatike dhe shkencore në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe roli në çështje me rëndësi të veçantë në politikën tonë të jashtme. “

Ky universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do të duhet, dhe do t’ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare, ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni ku ne bëjmë pjesë, pasi është në interesin tonë të afirmojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar. Jo vetëm kaq, por edhe të jemi më aktiv në përballimin e problemeve dhe sfidave që ka ky makro-rajon”, u shpreh Presidenti në fjalën e tij.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Pr. Dr Anastas Angjeli theksoi në fjalën e tij se UMSH e presin të tjera sfida.

“Ne e kemi hedhur themelin në këta 10 vjet. Do të vazhdojmë udhën e nisur me vizionin dhe objektivin e qarte: “Të përgatisim qytetarin, të kulturuarin, ekspertin dhe teknokratin e shekullit të 21, kontribues me vlera të spikatura për zhvillimin, shoqërinë dhe për vendin! I sigurt se ne do ti përballojmë kto sfida”, u shpreh themeluesi i UMSH. Ceremonia u mbyll nga një minikoncert i organizuar nga student dhe ish studentë të UMSH.

 

Pas

Protesta e opozitës, Policia arreston 37 persona

Para

Gjoba për shu**ën, Bashkia e vendos dyfish më shumë se ligji

Para
E pabesueshme arsyeja që Bashkia gjobit PD-në

Gjoba për shu**ën, Bashkia e vendos dyfish më shumë se ligji

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

nga Fast News
11:00 | 14/03/2026
0

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

nga Fast News
10:30 | 14/03/2026
0

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

nga Fast News
10:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

12:00 | 14/03/2026
OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

11:00 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora