Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka njoftuar një tjetër vendim nga ana e institucionit që drejton.
Ai ka deklaruar se 38 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike dhe sipas tij këto janë privilegje të pajustifikuara, Cakaj u shpreh se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.
“Ju informoj se kam vendosur për marrjen e masës së tjetër të domdosdoshme ka ardhur koha të bëjmë një praktikë. Jemi një vend në botë që kemi plot 38 konsull nderi që operojnë me targa diplomatike. Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë. Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.
Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëher e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu.
Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia, përdorin një automjet i cili do të pajiset me një targë të zakonshme kombëtare. Me përulësinë dhe keqardhje për këtë veprim, i informoj këto persona se do të pajisen me targën ovale. Unë informoj po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve do të veprohet në eficensë të plotë që targat në fjalë të dalin jashtë përdorimit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit. Jemi të përgatitur për një tjetër masë. Fuqizimin e pasaportës diplomatike shqiptare.”-u shpreh Cakaj.