• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Aksidentet, kur paratë e dëmshpërblimeve shkojnë te avokatët dhe jo te klientët

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Aksidentet, kur paratë e dëmshpërblimeve shkojnë te avokatët dhe jo te klientët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gati çdo ditë lexojmë dhe shikojnë ngjarje të aksidenteve automobilistike në Shqipëri. Një pjesë e tyre, fatkeqësisht me dëme shëndetësore dhe viktima. Kur mjetet janë të siguruar, si bëhet kompensimi? A i marrin klientët në kohë paratë e tyre?

Kjo ndodh vetëm nëse vendoset një marrëdhënie e drejtëpërdrejtë mes klientëve dhe kompanive të sigurimit. Në bazë të formulës të përcaktuar nga qeveria dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, bëhet përllogaritja e dëmit dhe rrjedhimisht, kompensimi i tij.





Por jo në të gjitha rastet veprohet kështu. Në shumë prej tyre klientët preferojnë që këtë situatë ta zgjidhin me ndërmjetës, e thënë ndryshe me avokatë. Këtu lind edhe ngërçi, që më pas përkthehet në kosto për ta.

Drejtues të tregut të sigurimeve, por edhe AMF-së, si institucioni rregullator shpjegojnë se ndërmjetësit janë ata që zbatojnë skenarë të ndryshëm për ta çuar çështjen në gjykatë dhe për t”u marrë paratë e dëmshpërblimit klientëve.

“Klientët e dëmtuar në vend që të vijnë vetë pranë kompanive të sigurimeve, ata zgjedhin ndërmjetës, të cilët veprojnë në bazë të disa parametrave të tjerë. Nga njëra anë, ata bëjnë sikur i ndihmojnë të dëmtuarit dhe nga ana tjetër, fillon procesi në gjykata që zgjat 4 ose 5 vjet. Ndërkohë që nëse klienti do të shkonte tek kompania, dëmi do të paguhej direkt dhe në kohë.

Kompensimi i dëmeve bëhet i plotë, pasi qeveria shqiptare dhe AMF e kanë përcaktuar qartë sesi bëhet kompensimi i dëmeve dhe formulën e përcaktimit të tyre.

Mbi bazën e formulës bëhen edhe përllogaritjet përkatëse dhe asnjëri nuk mund të veprojë nën këtë formulë. Tendenca për ta shumuar është prania e ndërmjetësve, e avokatëve, e gjykatëve etj”, shpjegon Avni Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Problemet me ndërmjetësit i pranon edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kryetari i Bordit të AMF-së, Pajtim Melani inkurajon qytetarët e dëmtuar që çështjen ta zgjidhin me kompanitë, për të mbaruar punë shpejt, edhe pse ata gëzojnë të drejtën për t”iu drejtuar gjykatës.

“Marrëdhënia është kontratë, nëse nuk bien palët darkord, shkojnë në gjykatë.

Ne marrim ankesat dhe po të shohësh nga totali i dëmeve prej rreth 7 miliardë lekë, vetëm 1 miliard kanë shkuar në gjykatë. Pra, pjesa dërrmuese ose 6 miliardë janë zgjidhur direkt mes klientit dhe kompanive. Ne i kemi dhënë mesazh tregut, që situatat të zgjidhen direkt dhe paratë e dëmshpërblimit të kalojnë menjëherë te llogaria e të dëmtuarit”, shprehet Melani.

Skenarët e fshehtë

Skenarët që imponohen nga ndërmjetësit në dëm të klientëve arrijnë deri në përfitimin e 50% të vlerës së dëmshpërblimit apo edhe sekuestrim të hipotekës së banesës apo pasurive të tjera. Avni Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë shpjegon se këto janë raste që hasen përditë dhe që padyshim, krijojnë perceptim të gabuar për tregun dhe pengojnë zhvillimin e tij.

“Ndërmjetësit i blejnë ngjarjen viktimave dhe u thonë se kompanitë nuk i paguajnë dhe unë do shkoj në gjyq. Dhe në gjykatë kërkojnë një shumë shumë më të madhe sesa dëmi real. Dhe një tjetër fakt që ndodh vetëm në Shqipëri dhe dy ose tre vende të tjera, është se kontrata mes të dëmtuarit dhe avokatit varion nga 10-50% e vlerës.

Pra, shuma që përcakton gjykata nuk e merr i dëmtuari, por gati gjysmën e merr avokati dhe çështja zgjat 2 ose 3 vjet. Kjo ka krijuar shumë probleme me vlerësuesit dhe gjykatat.

Nga ana tjetër, avokatët e fshehin klientin, nuk lejojnë që mjeku i kompanisë së sigurimit ta vizitojë, në rast dëmesh shëndetësore. Nuk lejojnë kontakt mes klientit dhe kompanisë, që të marrin dëmshpërblimin. Ndonjëherë iu marrin edhe hipotekën e shtëpisë, derisa të përfundojë i gjithë procesi gjyqësor”, deklaron Ponari.

Zgjidhja

Por a ka zgjidhje për këtë problem? Në finale, kush i mbron qytetarët? Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bëjnë të ditur se i janë drejtuar Kuvendit për ndryshime ligjore, nëpërmjet të cilave të përcaktohet qartë sesa do të jetë norma e fitimit të avokatëve, nëse rast se çështja përfundon në gjykatë.

“Një zhvillim që duhet nxitur është miratimi i ndryshimeve në ligjin Për Sigurimin e Detyrueshëm, ku ne mendojmë të kufizojmë pjesën e ndërmjetësve, pra të avokatëve. Ne propozojmë që jo më shumë se 5% e vlerës së dëmeve të shkojë te mbrojtësi ligjor”.

Miratimi i këtij ndryshimi ligjor do të mbronte qytetarët dhe do ta përafronte Shqipërinë me vendet e zhvilluara. Sipas të dhënave, të gjitha vendet e Komunitetit Europian e kanë të përcaktuar ne 2-5% vlerën e dëmit që përfitohet nga avoktatët.

Pas

Eksperti i ekonomisë skanon Veliajn: Si po zhvaten qytetarët…

Para

Ngjela: Do të ketë zgjedhje të parakohshme, por pas arrestimeve të politikanëve

Para
Ngjela: Do të ketë zgjedhje të parakohshme, por pas arrestimeve të politikanëve

Ngjela: Do të ketë zgjedhje të parakohshme, por pas arrestimeve të politikanëve

Të Gjitha

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

nga Fast News
11:12 | 20/07/2025
0

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

nga Fast News
10:53 | 20/07/2025
0

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

nga Fast News
10:18 | 20/07/2025
0

Pesë ushqime super të shëndetshme

Pesë ushqime super të shëndetshme

nga Fast News
10:09 | 20/07/2025
0

Recent News

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

11:12 | 20/07/2025
Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

10:53 | 20/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar