Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas, ndërtohet skema

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas, ndërtohet skema
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet e gjithë dinamika dhe ndërtohet skema e grabitjes së 7 thasëve me para nga barku i avionit në Pistën e Aeroportit të Rinasit. E gjithë hyrja dhe dalja e furgonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas Report Tv, ata janë futur, nga kjo portë të cilën e shikoni në pamje, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Grabitësit, kanë spostuar një bllok betoni duke e lidhur me kavo dhe e kanë tërhequr dhe kanë krijuar lehtësi hyrje, sic e shikoni edhe në këtë foto.

Duket se grabitësit kanë qenë të mirëinformuar, pasi kjo është e vetmja portë në aeroport që nuk ka kamera sigurie të orientuara nga hyrja dhe grabitësit kanë vepruar për të hapur derën pa u pikasur nga askush.

Nga kjo derë, që e shikoni, furgoni i grabitësve ka kaluar të gjithë perimetrin e terminalit të pasagjerëve ku janë edhe sallat e kompanisë së sigurisë ICTS.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me shpejtësi, furgoni i 4 grabitësve është afruar tek avioni i “Austria Airlines” ku paratë e transportuara nga 4 banka po vendoseshin në avion dhe në 90 sekonda kanë arritur të zbatojnë të gjithë planin. Të veshur si komando e të maskuar ata kanë kërcënuar me armë punonjësit e aeroportit dhe të kompanisë së sigurimit ICTS.

Pasi kanë marrë 7 thasët me para, grabitësit janë drejtuar një tjetër dalje, tek kjo derë e cila ndodhet pranë parkimit C3 që lidh më pas me rrugën që të çon për në drejtim të Tapizës.

E gjithë grabitja ka nisur në orën 14. 40 minuta pikërisht në momentin kur ndërroheshin turnet e stafit të aeroportit.

Sapo ndodhi grabitja, punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë e Shtetit dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të furgonit të grabitësve.

Rreth një kilometër larg aeroportit, pati edhe shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë, ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj.

Nga të dhënat nga grupi hetimor, dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete. Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur në Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një furgon të gjetur në zonën e Tapizës.

/Shqiptarja.com/

Pas

Digjet autobusi i linjës Sarandë-Konispol

Para

Deputetët që dogjën mandatet, gjysmë rroge 3 vitet e ardhshme

Para
Deputetët që dogjën mandatet, gjysmë rroge 3 vitet e ardhshme

Deputetët që dogjën mandatet, gjysmë rroge 3 vitet e ardhshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

nga Fast News
11:20 | 05/03/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Recent News

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

11:20 | 05/03/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora