• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Voskopojë/ Arkëtarja përvetëson pagesat e kontributeve, qytetarët mbeten me fatura në duar

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Voskopojë/ Arkëtarja përvetëson pagesat e kontributeve, qytetarët mbeten me fatura në duar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Arkëtarja e postës Voskopojë, përvetëson prej vitesh miliona lekë të derdhura nga qytetarët për kontributet vullnetare. Deri më tani nga ankesat e 8 qytetarëve është verifikuar që janë zhdukur rreth 5 milion lekë të vjetra.

Shuma pritet të rritet, pasi qytetarët ankohen se nuk kanë marrë pensionet apo rezultojnë të mos kenë paguar energjinë elektrike, ndërkohë që librezat i kanë të firmosura. As posta dhe as sigurimet shoqërore nuk e kanë të qartë se kush do paguaj lekët e munguara të qytetarëve që në dorë u kanë mbetur vetëm faturat e arkëtimeve e mbi të gjitha humbasin të drejtën për pension.



Fiks Fare udhëtoi drejt Voskopojës për të verifikuar ankesën e disa banorëve që pretendonin se pagesat e bëra prej tyre pranë postës nuk figuronin në listë. Gazetarët intervistuan qytetarë të ndryshëm pranë zyrave të postës të cilët ankoheshin se zhdukja e lekëve ishte një histori e përsëritur. Edhe në disa raste të tjera qytetarët edhe pse kishin bërë pagesat dhe librezat ishin të vulosura rezultonin debitor.

Punonjësja e vjetër e postës që kishe përvetësuar paratë kish punuar aty për më shumë se 20 vite, por ish larguar nga Drejtoria e Postës Korçë, pas relacionit që kishin bërë sigurimet shoqërore për zhdukjen e 5 milion lekëve. Punonjësja e re e postës u mundua të ndalonte gazetarët e Fiksit të intervistonin qytetarët duke larguar kamerën me dhunë, duke dalë para saj. Banorët më të drejtë ishin të revoltuar dhe nuk u stepën nga veprimi i punonjëses.

Gazetarët intervistuan drejtorin e Postës Korçë i cili tha se behët fjalë për shuma të mbartura që prej vitit 2005, kryesisht pagesa të kontributit vullnetar. Sipas tyre pas auditit që bën pas relacionit të Sigurimeve Korçë u vunë re shkeljet e punonjëses e cila është larguar menjëherë nga puna dhe çështja është çuar për ndjekje penale. Por sipas tij nuk ka dijeni se kush do t’i bëj këto pagesa të munguara, ndoshta punonjësja që një pjesë ka filluar ta shlyej. Ai thotë që relacioni për shkeljet erdhi nga Sigurimet Shoqërore dhe në bazë të verifikimeve rezultoi se shkeljet ishin kryer, plus edhe pranimit që vetë punonjësja pohoi se i kishte përvetësuar këto para.

Specialisti i Sigurimeve Shoqërore Korçë theksoi për Fiksin që rasti u zbulua pas ankesave të qytetarëve, por që nga ai moment kanë vijuar ankesat edhe nga qytetarë që figurojnë që i kanë tërhequr pensionet, por në fakt ata pretendojnë të kundërtën. Nga këto pretendime shifra e “vjedhjes” mund të jetë akoma më e lartë, por këtë do ta verifikojnë organet kompetentë.

Për sa i përket shlyerjes se këtyre lekëve që mos të bien në kurriz të qytetarëve, sipas specialistit për kontributet nuk ka një marrëveshje me postën dhe situata është e paqartë, ndërsa për pensionet është posta që duhet ta shlyej, pavarësisht se kush e ka bërë vjedhjen.

Marrë nga: Top Chanel

Pas

Veliaj terror administratës: Nesër të gjithë në shesh ose jepni dorëheqjen

Para

Vrasja e Jurgen Kurtit, ja pse kërkohet djali i tregtarit

Para
Vrasja e Jurgen Kurtit, ja pse kërkohet djali i tregtarit

Vrasja e Jurgen Kurtit, ja pse kërkohet djali i tregtarit

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar