• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tiranë-Elbasan, Rama vendos taksë për rrugën e papërfunduar

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Tiranë-Elbasan, Rama vendos taksë për rrugën e papërfunduar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht faktit që rruga Tiranë-Elbasan ka mbetur e papërfunduar, qeveria  ka vendosur që të hapë një tender për kompaninë që do të vjelë taksën ndaj qytetarëve, të cilët do të kalojnë aty.

Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar po kërkon një kompani private për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës. Falë një tenderi të hapur dje, me fond limit 195 milionë lekë, për tunelin që lidh në rrugën më të shkurtër kryeqytetin me Elbasanin, për dy vitet në vijim kompanisë i lihet si detyrë të menaxhojë dhe të mirëmbajë pajisjet e tunelit, ndërsa tenderi ngjall dyshime për një tarifim të mundshëm të mjeteve që kalojnë në të.



Edhe pse në dokumentet standarde të tenderit, nuk përshkruhet ekzaktësisht pse do të gjenerohen kaq shumë pará për kompaninë, e cila praktikisht nuk do të kryejë asnjë lloj investimi të dukshëm, kontrata është e kufizuar në periudhë 2-vjeçare. Ndërkohë, i paqartë mbetet edhe fakti se si do të kryhet mirëmbajtja për dy krahët e tjerë të rrugës, njëri prej të cilëve, aksin nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri te hyrja e tunelit nuk ka përfunduar dhe qeveria në premtimin e stërzgjatur ka deklaruar se ai do të mbyllet përfundimisht në muajin maj të këtij viti.

Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, Tuneli i Kërrabës ka funksionuar vetëm me një korsí lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën, raporton Shekulli.

Ndërsa, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri,  i cili pak muaj para se të shkarkohej nga ky post, deklaroi se rruga Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë edhe pse nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë hedhur mbi 400 milionë euro, që nga viti 2011 dhe ajo ende nuk po përfundon.

Pas

Në pranga boksieri, pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’ (FOTO)

Para

Pas hekurave dy laçianët, plagosën me thikë 23-vjeçarin

Para
Pas hekurave dy laçianët, plagosën me thikë 23-vjeçarin

Pas hekurave dy laçianët, plagosën me thikë 23-vjeçarin

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar