Shqipëria nën kthetrat e krimit!
Atentati i sotëm ndaj dy vellezërve, Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodër, e çoi në 12 numrin e vrasjve në Shkodër në një hark prej dhjetë muajsh dhe në shtatë numrin e viktimave vetëm gjatë muajit mars 2019, përfshirë edhe ato të Esat Katorrit (Kavajë), Hamdi Baxhinovksit (Tiranë), Jurgen Kurtit (Tiranë), Ferndinad Polisë (Shkodër), avokatit Ravik Gurra (Elbasan), Astrit Bilali (Shkodër), Ibrahim Bilali (Shkodër).
Historiku i vrasjeve të porositura, apo si pasojë e rivalitetit të grupeve kriminale i bëjnë të frikshme statistikat e krimit në Shqipëri.
SHKODRA, “KRYEQYTETI” I KRIMIT
Nga qershori i vitit 2018 deri më sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate, duke e konsideruar atë “kryeqytet i krimit”.
Më 18 qeshor 2018, u vra Mehdi Kavaja. Vrasja ndodhi në lagjen “Tophanë” aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve.
Në 14 nëntor u vra Fatos FerracakuSaga nisi, më 15 korrik 2018, ku u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci, në prani të fëmijës së tyre 2-vjeçar. Dy viktimat janë Boran Bërcana, 30 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë dhe bashkëjetuesja Silvi Ndoci, 25-vjeçe, u ekzektuan me armë zjarri automatike e llojit “M5P”. 23 gëzhoja janë gjetur në vendin e krimit.
Më 10 gusht 2018 vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici, ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg. Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa.
Më 27 gusht u vra me thikë 55-vjeçari Prendush Fusha, ku pas një konflikti me fqinjin mbeti i vrarë me thikë në lagjen “Ura e Thive” në Shkodër.
Më, 1 shtator 2018, u vra 30-vjeçari Arjan Ferracaku, teksa ai ishte duke kalëruar. Dy muaj më pas, më 14 nëntor 2018 u ekzekutua në Shkodër edhe kushëriri i Arjan Ferracakut, Fatos Ferracaku (u plagos edhe Fatos Mehaj).
Kjo vrasje mbylli edhe “bilancin e zi” të vitit 2018: shtatë vrasje, përfshirë edhe një femër (Silvi Ndocin), përfshrë edhe dy të zhdukur: Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa.
Viti 2019 nis me vrasjen, më 20 mars 2019, të biznesmenit Fernand Polia, i njohur si “Nardi i Bujtinave” të Thethit. Sot, (30 mars 2019) u vranë pranë shtëpisë së tyre, dy vëllezërit: Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali. Atentati i dyfishtë ndodhi rreth orës 09:45, në vendin e quajtur “Zooteknika”. Policai thotë se autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, pak metra larg vendit ku u vranë vëllezërit, në një rrugicë të lagjes, autorët dogjën makinën e krimit me targë AA369RV.
MARSI, MUAJI I VRASJEVE
Muaji mars mund të konsiderohet si “muaji i vrasjeve”, nisur edhe nga numri i pazakontë i tyre: shtatë të tilla në harkun e 15 ditëve (16 mars-30 mars).
Vrasjet kanë ndodhur në Tiranë (2), Shkodër (3), Kavajë (1) dhe Elbasan (1).
“Seriali” nisi me plagosjen te Komuna e Parisit, të 26-vjeçarit Enea Keqi (14 mars 2019).
Një ditë më pas, më 15 mars 2019, plagoset Esat Katorri, pronari i një furre buke në Kavajë, i cili më pas gjen vdekjen në spital nga plagët e marra.
Më 16 mars 2019, u vra tek Kodrat e Liqenit në Tiranë, 62-vjeçari Haxhi Baxhinovski, banues në Fier, i cili u vra nga Islam Myrtaj (edhe ky nga Fieri), për një borxh prej 46 mijë eurosh që ky i fundit i kishte viktimës.
Më 18 mars 2019, vritet poshtë shtëpisë menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti. I dyshuari kryesor është Klodian Bane, ndërkohë që për në bashkëpunim në vrasje janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Dy ditë më pas, më 20 mars 2019, ekzekutohet në Grudë të Shkodrës biznesmeni Ferdinand Polia.
48 orë më pas, vritet në Elbasan avokati Ravik Gurra, i njohur si mbrojtësi i Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja.
Ngjarje kriminale e fundit, është ajo e ditës së sotme (30 mars 2019), ku në Shkodër, në lagjen Kiras, u vranë dy vëllezrit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
KRONOLOGJIA E NGJARJEVE KRIMINALE GJATË MUAJT MARS
14 mars 2019, plagoset tek Komuna e Parisit, 26-vjeçari Enea Keqi.
15 mars 2019, plagoset Esat Katorri (Kavajë), i cili më pas gjen vdekjen në spital nga plagët e marra.
16 mars 2019, u vra tek Kodrat e Liqenit në Tiranë, Haxhi Baxhinovski.
18 mars 2019, vritet poshtë shtëpisë menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti.
20 mars 2019, ekzekutohet në Grudë të Shkodrës biznesmeni Ferdinand Polia.
22 mars 2019, vritet në Elbasan avokati Ravik Gurra, mbrojtësi i Shullazit dhe fisit Çapja.
30 mars 2019, vriten në Shkodër dy vëllezrit Astrit dhe Ibrahim Bilali./TPZ.AL/