• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i ‘fajdexhinjve’ në Shkodër, ja kush u vendos në pranga (Emrat)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shkatërrohet rrjeti i ‘fajdexhinjve’ në Shkodër,  ja kush u vendos në pranga (Emrat)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka shkatërruar sot rrjetin e fajdexhinjve në Shkodër, në të cilin bënin pjesë 22 shtetas.

Sipas Prokurorisë, fajdexhinjtë vepronin në qytetin e Shkodrës në fushën e huadhënies me interesa të larta, ndërkohë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 11 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.





Në pranga ka përfunduar edhe Artan Dragani, ish kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Sipas Prokurorisë ish-kancelar i Gjykatës së Shkodrës dhe  noterja regjistronin në emrat e tyre, pronat apo pasuritë e personave të cilët nuk kishin mundësi për të paguar paratë e marra hua. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane, automjete dhe 500 mijë euro.

“Dhënia huave e shumave bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Nëse nuk kthehej shuma e huas, sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro”- njofton Prokuroria.

Njoftimi i plotë:

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume te larta qe vardojnë nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar.

Gjate hetimit te kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te riregjistruara në emër te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronësia ne emër te dyshuarve.
Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim te gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V.
Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.
Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren pranë Dhomës se Noterisë Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L.

Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.

Pas

Mosrimbursimi i TVSH-së, biznesi: Po marrim kredi për të shmangur falimentin. Malaj: Po manipulohen shifrat e buxhetit

Para

Kriza politike/ Basha kërkon zgjedhje të parakohshme

Para
Kriza politike/ Basha kërkon zgjedhje të parakohshme

Kriza politike/ Basha kërkon zgjedhje të parakohshme

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar