• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama flet për 20.000 italianë që jetojnë në Shqipëri, media italiane zbulon statistikat e vërteta

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rama flet për 20.000 italianë që jetojnë në Shqipëri, media italiane zbulon statistikat e vërteta

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Media italiane për vite të tëra përsërit se 19.000 italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, shkruan OBC (Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa).

Ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë janë më pak se 2000 shtetas italianë.



Si shpjegohet një diferencë e tillë e shifrave?

Cili është burimi i tyre? Kush e ka verifikuar ndonjëherë?

Artikulli i parë lidhur me këtë fenomen daton në tetor të vitit 2014 nga “Corriere della Sera”.

Burimi për shifrën e italianëve që jetojnë në Shqipëri ka qenë Erion Veliaj, në kohën që ishte ministër i Mirqënies Sociale dhe Rinisë.

“Në vendin tonë jetojnë dhe punojnë 19.000 italianë”- u shpreh Erion Veliaj asokohe

Shifrat, duke llogaritur sipërmarrësit, përfaqësuesit diplomatik dhe studentët e regjistruar në kurse mjekësore në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, tregojnë rreth 15-16 mijë persona me një kontratë pune.

Krahasimi i të dhënave për prezencën e italianëve në Shqipëri gjatë vitit 2017

Një Italian që të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë më të gjatë se 3 muaj duhet të kërkojë leje qëndrimi për arsye pune, studimi ose bashkimi familjar.

Përveç diplomatëve, një italian që kërkon të punojë ose studiojë në Shqipëri duhet të dëshmojë se i përmbush kriteret e vendosura me ligj.

Që 19.000 italianë të jetojnë në Shqipëri, duhet që ata të kenë aplikuar dhe të kenë marrë leje qëndrimi.

Prej raportit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Mirqënies në vitin 2016, rezulton se ka patur 8692 leje qëndrimi të dhëna për shtetas të huaj, nga të cilat 1694 kanë qenë italianë. Në raportin e 1 janarit të vitit 2017 thuhet se ka patur rreth 12,519 shtetas të huaj, që i bie rreth 0.4% e të gjithë popullsisë. Midis tyre 1854 italianë, shumë më pak se ç’shkruhet në gazetat e vendit tonë.

Shifrat zyrtare të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2017

Lajmi i rremë (Fake News)

Nëse nuk duam të vëmë në dyshim informacionin që Ministria e Brendshme shqiptare jep për numrin e qytetarëve italianë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe as të besojmë se rreth 17.000 italianë jetojnë pa dokumenta dhe në mënyrë të paligjshme në shtetin fqinj, si alternativë mbetet vetëm një përfundim: Erion Veliaj ka deklaruar një shifër të ekzagjeruar, të cilën gazeta të rëndësishme italiane e kanë publikuar pa e verifikuar.

Qëllimet e Veliajt janë të kuptueshme. Në maj të vitit 2014 ai ishte në Romë për të takuar homologun e tij Poletti. Qëllimi i tij ishte arritja e një negociate për njohjen reciproke të pensioneve. Kjo për shkak se, nëse një shtetas shqiptar lë Italinë para se të ketë mbushur moshën në të cilën duhet të përfitojë pensionin, ai humbet automatikisht të gjithë kontributet që ka dhënë (deri sot një marrëveshje e tillë mes qeverive ende nuk është arritur).

Duke patur parasysh emigrimin e lartë të shqiptarëve, në mënyrë që të arrinte një negociatë të suksesshme dhe për të patur një argument bindës lidhur me përfitimin e ndërsjelltë, Veliaj rriti të dhënat e shtetasve italianë.

Rezistenca e kësaj gënjeshtre në kohë ka të bëjë me një qëllim më të thellë. Lidhet me propagandën e kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një Shqipërie të re, të lakmuar dhe dëshiruar, duke u përpjekur të përmisojë ndërkombëtarisht imazhin e Shqipërisë.

Burimi: Lapsi.al

Pas

Shokuese/ Mbajti të mbyllur për 13 vite vajzën (FOTO)

Para

Kapen 23 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë

Para
Kapen 23 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë

Kapen 23 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë

Të Gjitha

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Recent News

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025
Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

08:10 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar