• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pas investigimeve të BIRN/ARIJ, Egjipti do të hetojë cigaret e rreme “Cleopatra”

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Pas investigimeve të BIRN/ARIJ, Egjipti do të hetojë cigaret e rreme “Cleopatra”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi investigimet e BIRN/ARIJ treguan mënyrën sesi miliona cigare të rreme “Cleopatra” po kontrabandoheshin në Afrikën e Veriut nga Ballkani, parlamenti i Egjiptit ka kërkuar një hetim zyrtar.

Komiteti i Industrisë i Parlamentit Egjiptian i ka kërkuar prokurorit të shtetit të vendit të fillojë një hetim penal për kontrabandën e cigareve – pasi një sërë investigimesh të publikuara nga BIRN/ARIJ zbuluan se marka më popullore e vendit po prodhohej në masë dhe kontrabandohej nga Ballkani.



Komiteti tha se prokurorët duhet të shqyrtonin nëse drejtuesit e “Eastern Company” kishin neglizhuar ndalimin e fluksit të cigareve të falsifikuara nga Mali i Zi dhe Shqipëria në vend.

“Shpërdoruesit duhet të mbahen përgjegjës për atë që kanë bërë për shkak të mosveprimit dhe mos ruajtjes së parave publike, prandaj tema duhet t’i referohet Prokurorit të Përgjithshëm për ta hetuar atë dhe për të zbuluar të vërtetën,” tha komiteti në raportin zyrtar të marrë nga BIRN, i publikuar në shkurt.

Një sërë raportimesh të BIRN/ARIJ në dhjetor 2018 treguan se si fabrika shtetërore dhe private në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi ishin përfshirë në një biznes kontrabandues që ka siguruar fitime të mëdha dhe i ka kushtuar një numër vendesh humbje të mëdha në taksën mbi të ardhurat.

Marka numër një e cigareve e Egjiptit, “Cleopatra”, lindi në vitin 1961, kur sunduesi i atëhershëm Gamal Abdel Nasser kërkoi një version lokal të markës së kontrabanduar amerikane Kent që ai pëlqente ta tymoste. Krijuar nga “Eastern Company”, “Cleopatra” është tani një nga cigaret më të konsumuara në Afrikën e Veriut dhe një cigare tepër e shitur në nivel global.

Investigimet e BIRN/ARIJ vunë në dukje se Egjipti, Britania e Madhe dhe zyra e anti-mashtrimit e BE-së, OLAF, kishin zbuluar fluksin e cigareve që dilnin nga Duvanski Kombinat Podgorica, DKP, “të falsifikuara”, duke dyshuar se ato po mbërrinin në duart e kontrabandistëve libianë që i shpërndanin ato ilegalisht në Afrikën e Veriut.

Egjipti i kërkoi në mënyrë të përsëritur përmes kanaleve diplomatike Malit të Zi që ta mbyllte këtë operacion.

Prodhimi u ndal më në fund në vitin 2016, por vetëm pasi fabrika u privatizua dhe kaloi në pronësi të re.

Por firma offshore që kontraktoi fabrikën për prodhimin e cigareve nuk ka hequr dorë, sipas hetimeve të BIRN/ARIJ. Ajo ngriti linja të reja prodhimi në Kosovë dhe investoi 1 milion euro në një operacion të ri në Malin e Zi.

Muhammad Faud, një anëtar i parlamentit egjiptian, tha në seancë se menaxherët e “Eastern Company” nuk e kishin mbrojtur markën lokale “Cleopatra”, gjë e kishte bërë që produktet e saj të falsifikoheshin në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Kjo kishte “çuar në një humbje të parave publike”, tha ai, dhe “produktet e falsifikuara “Cleopatra” që nuk ishin prodhuar nga “Eastern Company” kishin zënë 30 për qind të tregut”.

Kompania mëmë e Eastern, Chemical Industries Holding, ka insistuar se ka bërë çmos për ta mbrojtur markën. Ajo tha se regjistrimi i 548 markave të veçanta në botë do të kishte kushtuar miliarda.

Ajo tha gjithashtu se kishte një dosje të plotë të komunikimeve të shkëmbyera midis saj dhe Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ambasadës egjiptiane në lidhje me masat e ndërmarra për të ndaluar shkeljet e markës së saj dhe prodhimit të cigareve të rreme “Cleopatra”.

“Si rezultat i përpjekjeve të bëra, fabrika që prodhonte produktet e falsifikuara në Shqipëri u ndal në vitin 2015 për një vit, por më vonë filloi të funksiononte përsëri,” tha kompania.

Raportet e BIRN/ARIJ thanë se cigaret e falsifikuara do të ishin pothuajse të padallueshme nga origjinalet e prodhuara nga “Eastern Company” në Kajro.

Etiketat mbajnë fjalët “Made in Egypt”, si dhe paralajmërimet shëndetësore në gjuhën egjiptiane dhe një pretendim se prodhoheshin nga “Eastern Company”.

Raportet e BIRN/ARIJ thanë se taksat në rritje për cigaret në Egjipt nga vitet 2010 e në vazhdim kanë krijuar një treg të zi që po lulëzon për produktin.

Ndërkohë, shkelja e ligjeve në Libinë fqinje që nga rrëzimi në vitin 2011 i diktatorit Muamar Gadafi e ka kthyer vendin në një parajsë për kontrabandistët./ Reporter.al/

Pas

OSBE thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhjet vendore

Para

FOTO/ Përmbyset makina në hyrje të tunelit të Elbasanit

Para
FOTO/ Përmbyset makina në hyrje të tunelit të Elbasanit

FOTO/ Përmbyset makina në hyrje të tunelit të Elbasanit

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar