• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

QSUT mban stok ilaçet e skaduara, Prokuroria nis hetimet

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
QSUT mban stok ilaçet e skaduara,  Prokuroria nis hetimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për të identifikuar zyrtarët përgjegjës për stokun e ilaçeve të skaduara në QSUT, i cili kap një vlerë prej miliona euro.
Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një stok me barna të skaduara me vlerë miliona euro, janë duke u hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Një burim nga organi i akuzës pohoi për BIRN se hetimi është përqendruar në identifikimin e personave përgjegjës, të cilët dyshohet të ketë shkaktuar një dëm financiar që sipas organit të akuzës, nga verifikimet e deri tanishme përllogaritet në vlerën e rreth 7 milionë eurove.



Sipas këtij burimi, hetimi ka përfshirë zyrtarët që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha pranë aftatit të skadencës dhe ata që nuk i kanë përdorur para skadimit këto barna si edhe sasi të tjera të dhuruara të cilat kanë shkuar dëm pa jua dhënë pacientëve.

“Jemi duke hetuar se cilët janë zyrtarët e QSUT-së, të cilët kanë kryer blerjen e ilaçeve afër datës së skadencës,” tha prokurori. “Nga verifikimet e deritanishme dyshohet që vlera e medikamenteve të skaduara të arrijë shumën 7 milionë eurove,” shtoi ai.

Ky hetim i Prokurorisë ka ardhur pas një referimi të kryer nga Policia e Shtetit, e cila është bazuar në një investigimi të kryer nga BIRN i publikuar në shtator 2018.

Investigimi i BIRN, i cili bazohej në qindra faqe dokumente, zbardhte faktin se në farmacinë qendrore të QSUT-së ishte krijuar një stok me qindra mijëra medikamente mjekësore të skaduara, ndërkohë që pacientët përballeshin me mungesën e barnave ose detyrosheshin t’i blinin kundrejt çmimeve të larta në farmacitë private.

Sipas të dhënave të BIRN, rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore në Maj 2018 ishin të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët. Barnat e skaduara ishin akumuluar gjatë viteve 2012-2018 dhe sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro].

Në një reagim mbi stokun e ilaçeve të skaduara në 2 Nëntor 2018, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i cilësoi akuzat si shpifje.

“Ilaçi më i mirë, i paskadueshëm, përballë shpifjeve janë faktet dhe shifrat,” deklaroi ajo “Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve,” shtoi ajo.

Stoku i madh i ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH që në raportet e auditit për vitet 2014 dhe 2015, konstatonte se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare. Për këtë situatë KLSH fajësonte keqmenaxhimin dhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale. Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.

Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t’i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.

Kjo situatë ka vazhduar të jetë e njëjtë edhe për vitet në vazhdim. Nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qendrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018. Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.

Në raportet e saj, KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte të zyrtarëve dhe nëpunësve që lejuan dhe mundësuan praktikat e këtyre tenderimeve dhe të atyre që nuk i shpërndanë barnat tek para afatit të skadencës./ Reporter.al

Pas

Humbi të gjithë familjen në aksidentin e “Ethiopian Airlines”, ja parandjenja e motrës para nisjes

Para

Rama mburret me shkatërrimin e rrjetit të ‘fajdexhinjve’ në Shkodër

Para
Rama mburret me shkatërrimin e rrjetit të ‘fajdexhinjve’ në Shkodër

Rama mburret me shkatërrimin e rrjetit të ‘fajdexhinjve’ në Shkodër

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar