• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

DOKUMENTI/ Kryemadhi letër KQZ-së: Të paligjshëm ata që marrin mandatin nga listat tona

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
DOKUMENTI/ Kryemadhi letër KQZ-së: Të paligjshëm ata që marrin mandatin nga listat tona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Levizja Socialiste për Integrim ka marrë vendimin që te përjashtojë nga radhët e saj të gjithë ata antërë të LSI që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit pavarësisht vendimit unanim të partisë.

Sot, numri një I LSI-së, Kryemadhi, i ka çuar letër KQZ-së, duke e cilësuar antikushtetuese dhe antiligjore dhënien e mandatit të deputetit të kandidatëve të saj, duke qenë se votat në zgjedhjet e qershorit 2017 kanë qenë për partinë dhe jo për individët.

Në letër ajo sqaron se kandidatët që kanë pranuar apo do pranojnë mandatin e deputetit nga kjo forcë politike, janë ç’rregjistruar si pjesë e saj dhe për këtë arsye nuk e përfaqësojnë më këtë forcë politike asgjëkundi.

LETRA E PLOTË

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas

Para disa ditësh në protestë, sot në Parlament, Zeneli: Jemi njerëz, ndryshojmë

Para

Punonjësit ishin në kafe! Braçe bën ‘leckë’ në mbledhje drejtorët: Rregullojini të gjitha brenda marsit ose…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

nga Fast News
12:00 | 24/11/2025
0

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

nga Fast News
11:30 | 24/11/2025
0

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

nga Fast News
10:56 | 24/11/2025
0

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

nga Fast News
10:50 | 24/11/2025
0

Recent News

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

12:00 | 24/11/2025
Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

11:30 | 24/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar