• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ata që zgjohen herët, më produktivë dhe të kënaqur

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ata që zgjohen herët, më produktivë dhe të kënaqur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ju ndoshta do të ndaloni të shtyni alarmin tuaj të orës pasi të lexoni këtë artikull. Edhe pse zgjimi në mëngjes mund të jetë i vështirë, del se ka një marrëdhënie mes suksesit, parasë dhe alarmit tuaj.

Dhe përderisa ne të gjithë jemi të vetëdijshëm ndaj rëndësisë së një gjumi të mirë gjatë natës, sa prej nesh flemë mirë? Ata të cilët janë më të suksesshëm po. Nga sa herë ata shtypin butonin ‘’snooze’’ në mendimet e tyre të para kur zgjohen, një sondazh i fundit nga Sleep Junkie pyeti 1,000 amerikanë për shprehitë e tyre për të zbuluar marrëdhënien në mes gjumit, parasë dhe suksesit.





Shumica e meshkujve (56 për qind) dhe femrave (48 për qind) thanë se gjëja e parë për të cilën mendojnë kur hapin sytë e tyre është paraja dhe puna. Përtej kësaj, mendimet e tyre të radhës janë punët të cilat duhet t’i përfundojnë. Në fakt, gjërat e tjera të rëndësishme si ushqimi, shokët dhe familja janë gjërat e fundit për të cilat ata mendojnë.

Pavarësisht se a jeni shkrimtar, mësues apo shitës, lloji i punës që keni gjithashtu do të ndikojë në shprehitë tuaja të gjumit. Nga 11 industri të ndryshme, njerëzit në marketing flinin më së shumti gjatë natës, me një mesatare rreth 7.1 orëve.

Padyshim, avokatët dhe tjerët profesionistë ligjorë kishin mesataren më të ulët të gjumit prej 6.67 dhe kishin më së paku gjasa të shtypnin butonin ‘’snooze’’. Ata në qeveri kishin më shumë gjasa të shtypnin atë buton. Kur ishte fjala tek zgjimi i hershëm, profesionistët e financave dhe sigurimit kishin mesataren më të hershme të zgjimit në 6:40, dhe profesionistët mjekësorë në 6:43.

Sipas sondazhit, edhe kënaqësia në punë dhe pagat ishin më të larta për njerëzit të cilët u zgjuan më herët. Njerëzit të cilët thanë se u zgjuan në 5, po sjellnin një mesatare prej 46,000 dollarëve në vit, e cila ishte paga më e madhe nga pjesëmarrësit e sondazhit. Edhe ata të cilët u zgjuan në 7 po fitonin më pak se sa ata të cilët zgjoheshin shumë herët, duke raportuar një mesatare prej 35,000 dollarëve në vit.

Sigurisht, gjumi gjithashtu kishte një ndikim direkt në shëndetin mendor të një personi. Ajo që një person bën para gjumit ndikon në pushimin dhe shëndetin e tij. Kur iu kërkuan të identifikonin se sa të shëndetshëm mendonin se ishin, pjesëmarrësit u identifikuan në një shkallë nga ‘’tërësisht jo të shëndetshëm’’ në ‘’tërësisht të shëndetshëm’’.

Njerëzit e vonshëm, quanin veten jo të shëndetshëm( e njëjta ishte e vërtetë edhe për pjesën tjetër). Në fakt, njerëzit të cilët u zgjuan më herët dhe quajtën veten të shëndetshëm kishin më shumë gjasa se çdo grup tjetër të lexonin një libër para gjumit.

Njerëzit jo të shëndetshëm të cilët zgjoheshin vonë e pranuan se kalojnë kohë në kompjuterin, telefonin e mençur apo tabletin e tyre para se të flinin. (Ekonomia Online)

Pas

Të hënën, 6 deputetë të rinj marrin mandatet. Ja kush janë…

Para

FOTOT/ Aksident në Bllok, makina përfundon në murin e ambasadës

Para
FOTOT/ Aksident në Bllok, makina përfundon në murin e ambasadës

FOTOT/ Aksident në Bllok, makina përfundon në murin e ambasadës

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar