• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zyrtare/ Ruçi anulon seancën e nesërme të Kuvendit: S’mund të kërcënohet Parlamenti

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Zyrtare/ Ruçi anulon seancën e nesërme të Kuvendit: S’mund të kërcënohet Parlamenti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa na ndajnë më pak se 24 orë nga protesta e opozitës së bashkuar para Parlamentit, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dha një deklaratë për shtyp nga kryesia e Kuvendit.

Opozita ka njoftuar protestën e radhës ditën e nesërme në 10:00 para Parlamentit, kryeparlamentari, Gramoz Ruci, njoftoi në një konferencë për mediat, anulimin e seancës plenare. Sipas tij, ky vendim është marrë për t’i krijuar opozitës hapësirat reflektuese që të rikthehet në Kuvend, por edhe në bazë të informacioneve për trazira të mundshme brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Ndoqa nga afër, nga fillimi deri në fund për pesë orë rresht  protestën e 16 shkurtit. Po ndjek me shumë shqetësim veprimet e partive opozitare për djegien e mandateve parlamentare. Po ndjek me vëmendje, vendimin dhe përgatitjen e opozitës për protestën e 21 shkurtit pranë sallës së Kuvendit, në të njëjtin datë dhe orë me seancën parlamentare. Pamjet e trishtueshme në godinën e qeverisë të gjithë e pamë se bënë xhiron e botës. Kush nuk na do të mirën si vend, fërkoi duart. Kush na ka mbështetur e mbështet e ndihmuar pa dyshim është ndjerë keq. Ndërsa kush ka bërë plane për pushim, padyshim që është stepur. Këto pamje nuk janë inkurajuese as për investitorët e as për konsumatorët.

Duke pasur parasysh historinë e afërme jo gjithçka që ndodhi ishte për ta hedhur poshtë. Janë për t’u përshëndetur ata qytetarë që demonstruan në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, por edhe ata djem e vajza në uniformë në polici e gardë. Qëllimi për nxitjen e dhunës nuk u përmbush, institucionet u mbrojtën me profesionalizëm dhe asnjë protestues nuk u dëmtua fizikisht. E kam falënderuar ministrin e Brendshëm, lidershipi i tij i urtë e i vendosur ka bërë diferencën e madhe të protestës së javës së shkuar dhe asaj të disa viteve më parë që u kthyen në tragjedi. Por mos të harrojmë se pamjet e dhunës kanë një pasojë të dëmshme për proceset integruese. Si kr u Kuvendit dhe si deputet jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë situatë.

Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga vetë opozita për djegien e mandateve sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën vendit një dëm të madh. Mesazhet e djeshme të BE dhe SHBA më kanë lënë shijen e hidhur të një të vërtete të papëlqyeshme. Një skenar i tillë i padëgjuar është një lloj kamikazllëkun që hedh në erë të zotët e punës por dëmton dhe të tjerët. Nuk është momenti të komentoj mbi këtë skenar. Mund të them që ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli është tërësia qe qytetarëve që na mandatojnë me votë. Si kryetar i Kuvendit dhe si dikush që kam parë shumë në atë çati duhet të them sot se opozitë më të garantuar për lirinë e shprehjes se kjo e sotmja nuk ka pasur. Prej 5 vite e gjysmë kjo opozitë ka pasur atë që opozita e dikurshme luftoi 4 vjet e gjysmë e nuk e mori dot. Prej 1 viti e gjysmë kjo opozitë ka konsumuar akte të pandodhura më parë në Sallën e Kuvendit.”, tha Ruçi.

Pas 16 shkurtit, kryedemokrati Basha u shpreh se e ka lexuar qartë mesazhin e qytetarëve, cka pasoi vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve. Vendim që nuk është mirëpritur nga ambasadorët e akredituar në vend, për të cilët një veprim i tillë do të minonte demokracinë, por kryedemokrati Basha dhe aleatët e tij, duken të vendosur për të mos patur kthim  pas.

Pas

“21 shkurti”/ Policia: Synohet hyrja në parlament, do përgjigjemi!

Para

Këshilli Kombëtar i PD voton për djegien e mandateve, ja çfarë u vendos

Para
Këshilli Kombëtar i PD voton për djegien e mandateve, ja çfarë u vendos

Këshilli Kombëtar i PD voton për djegien e mandateve, ja çfarë u vendos

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar