• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

VIDEO/ PD përjashton Myslym Murrizin, ja si e komenton Spiropali

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
VIDEO/ PD përjashton Myslym Murrizin, ja si e komenton Spiropali
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike përjashtoi nga radhët e saj deputetin Myslym Murrizi, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati.

Ditën e sotme , ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali nuk ka lënë pa komentuar vendimin e opozitës për përjashtimin e deputetit të PD Myslym Murrizi.





Përmes një deklarate, Spiropali thotë se dëshpërimi e frika, e nxorën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin kundërshtar.

“Teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion!” shprehet Spiropali për vendimet e opozitës.

Kujtojmë se nga opozita e kanë refuzuar vendime për djegien e mandatit Myslim Murrizi dhe deputeti i LSI, Lefter Koka, për të cilin nuk ka ende një vendim nga kryesia e LSI-së.

Deklarata e plotë e Spiropalit:

Dje, kolegu Myslym Murrizi e përmblodhi në një fjali të gjithë thelbin e logoresë së ish-kolegëve opozitarë: U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua!

Për të vajtuar me kujë e për të qeshur me lot, ky teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion! E cila pasi u del ne ëndërr qyshse u detyruan të votojnë reformën, u është bërë hije tani që i erdhi ora te lindë prej vërteti.

Dëshpërimi e frika, e nxorrën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin tonë kundershtar. Pasi bëri vertikalen dhe horizontalen, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve te shkuara, Lulzim Basha s’kishte më asnjë mundësi të justifikonte atë të zgjedhjeve që vijnë. Kjo bashkë me plakun vizëhequr, që jep shpirt po nga zakoni i vjetër i zjarrvënësit dorë nuk heq, u bënë shkopi dhe baruti i shkrepses që dogji partinë qe solli parlamentarizmin ne Shqipëri.

Dhe si për talljen e madhe te universit, zjarrit të deputetëve të djegur i shpëtoi një deputet i vetëm, të cilin deri dje e njihnin zgjedhësit e tij në Lushnjë dhe kontributorët e partisë demokratike, ndërsa sot është në sytë e tërë shqiptarëve mishërimi më kuptimplotë i të vërtetës së kësaj tragjikomedie politike. E cila luhet në emër të popullit, po është vënë në skenë nga ata që këtij populli i kanë bërë qindin kur kanë pasur pushtetin dhe i kanë dendur me baltë sytë e veshët, kur e kanë humbur atë.

Patjetër që nuk është një e mirë për demokracinë e për parlamentarizmin arratia e plakut me djalin dhe krushqit e kunatit nga detyra e deputetit. Por jo vetem s’është fundi i botës, po mund të jetë mundësia e madhe e pastrimit të politikës nga kasta e një partie që lindi si alternativa demokratike e Shqipërisë dhe sot vjen vërdallë si fantazma e rrëmujës dhe shkatërrimit të Shqipërisë.

Sidoqoftë është vetëm një fantazëm, e cila i bën dëm imazhit të vendit me kërcënimet e vërdallosjet e saj, po nuk e merr dot më peng vendin. U bën dëm atyre që jetojnë me punë e që duan qetësi, jo tym e rrëmujë, po nuk i kthen dot më në kohën e mbylljes së qepenave nga rënia e ligjit. U bën dëm familjeve pa dallim bindjesh e simpatish politike, që mbi çdo parti e mbi çdo gjë tjetër, duan sigurinë, po përtej sekëlldisë që i krijojnë njeriut normal çjerrjet e plakut anormal, të djalit antinormal dhe të shoqes paranormale, s’ka shans për kthim mbrapa.

Lulzim Basha vendosi të hidhej në humnerën e tradhëtisë së votuesve të PD, duke marrë me vete tërë partinë për të justifikuar humbjen e radhës e ruajtur çelësat e kashtës! Saliu i dha të shtyrën e fundit me shpresën e dëshpëruar se duke bërë kurban partinë, do të ndalë drejtësinë të vijë drejt tij dhe atyre rrotull e poshtë tij! Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë, duke shpresuar se këtë ekzil në humnerë e shkroi një dorë hyjnore nga qielli dhe jo dora e plakut të marrë. I cili nënshkroi tamam në 20 shkurt, plot 28 vjet nga shembja e shtatores se Enverit, ikjen e bustit të tij uroj pa kthim nga skena e kuvendit te Shqipërisë.

I vetmi që mbeti, është Myslym Murrizi. Si për të mos lënë askënd të dyshojë se e gjithe kjo nuk është drama e Shqipërisë apo e shqiptarëve, po tragjikomedia e një force të shterruar moralisht e mendërisht, që s’mund të kishte fund më të denjë se ky, në kthetrat e një të marri të marrë fund.

 

Pas

FOTOT/ Era shkatërron çati shtëpish, shkolla e ura në Vaun e Dejës

Para

VIDEO/ Kolumbia “fshin”një pjesë të historisë, shembet pallati i Escobarit

Para
VIDEO/ Kolumbia “fshin”një pjesë të historisë,  shembet pallati i Escobarit

VIDEO/ Kolumbia “fshin”një pjesë të historisë, shembet pallati i Escobarit

Të Gjitha

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

nga Fast News
14:52 | 01/07/2025
0

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

nga Fast News
08:00 | 01/07/2025
0

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

nga Fast News
14:55 | 01/07/2025
0

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Recent News

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

14:52 | 01/07/2025
Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

08:00 | 01/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar