• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Landfilli në Sharrë “gllabëron” para, edhe Bashkia paguan 2 tarifa

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
VIDEO/ Landfilli në Sharrë “gllabëron” para, edhe Bashkia paguan 2 tarifa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thellohet skandali në Landfillin e Sharrës. Prej disa ditësh kompani të ndërtimit dhe shoqata të biznesit po denoncojnë një tarifë që prej mëse 7 muajsh i paguajnë koncesionarit për të depozituar në landfill dherat e pakontaminuar. 480 lekë për ton paguhen për llogari të kompanisë Integrated Energy” B.V me miratimin e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit.

News24 ka zbuluar se tarifën shtesë e paguan edhe vetë Bashkia e Tiranës. Sipas kontratës që Ministria e Mjedisit ka lidhur me kompaninë koncesionare, Bashkia e Tiranës detyrohet të paguajë një shumë prej 29 eurosh për cdo ton mbjetje organike që prodhojnë kryeqytetasit.



Por edhe Bashkinë, njësoj si biznesin privat e kanë detyruar të paguajë edhe tarifën tjetër prej 480 lekësh për cdo ton dherash që dërgon me mjetet e saj në landfill. Ky vendim absurd shton të ardhurat e kompanisë ‘Integrated Energy B.V.’ që fut sërish duart në xhepat e taksapaguesve kryeqytetas.
News24 fokusoi me kamera momentet kur kamionët me inerte të ndërmarrjeve të pastrim gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës dhe Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit hynin në landfillin e Sharrës.

Sipas Balkanweb, gjatë ditëve të vëzhgimit në landfill, u konstatua një numër i madh i mjeteve të Bashkisë që transportonin dhera dhe interte dhe për të cilat duhej paguar tarifa shtesë. Pasi kryenin peshimin dhe pagesën e kamionit në dalje të Landfillit, tregonin faturën për veprimet që kishin kryer brenda tij.
Gjatë procesit të shkarkimit të dherave, koncesionari i inceneratorit të zonës së trajtimit të mbetjeve “Integrated Energy B. V” ushtron kontrolle të imtësishme për personat të cilët çojnë kamionët në Landfill.

Çdo kamion qoftë i Bashkisë apo i ndonjë firme ndërtimi i cili derdh dherat dhe inertet në Landfillin e Sharrës është i detyruar që në hyrjen e Landfillit personi i cili transporton këto dhera të dorëzojë kartën e identitetit për t’u regjistruar si person i cili është duke shkarkuar dhera në Landfillin e Sharrës.
Përcaktimi nga koncesionari i Sharrës dhe Ministria e Mjedisit i tarifës shtëse dhe pranimi i saj nga Bashkia e Tiranës, është cilësuar nga përfaqësues të bizneseve në vend si një vendim skandaloz, me natyrë klienteliste dhe korruptive.

Disa nga ndërtuesit treguan për News24 se pasi detyrohen të dërgojë dherat në landfill kundrejt pagesës, në rast se do t’u duhet një sasi dheu për një biznes bujqësor apo ndërtim lulishtesh përreth objekteve që ndërtojnë, duhet ta blejnë atë sërish në Landfill.

Pas

Basha pas takimit me eurodeputetët: Shqipëria s’ka as demokraci dhe as stabilitet, ta kuptojnë ndërkombëtarët

Para

Takimi me delegacionin e PE, Kryemadhi: Opozita nuk bën asnjë hap pas!

Para
Takimi me delegacionin e PE, Kryemadhi: Opozita nuk bën asnjë hap pas!

Takimi me delegacionin e PE, Kryemadhi: Opozita nuk bën asnjë hap pas!

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar