Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosi të shkarkojë nga funksionet dhe anëtarësia deputetin Myslim Murrizi, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i bashkohet vendimit të grupit parlamentar të PD-së për të dorëzuar mandatin.
Murrizi ka reaguar sot pas vendimit të PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale rrëfen arsyen përse nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit. Murrizi shprehet se mandatin e deputetit nuk e përdor për privilegje personale, por në funksion të zgjedhësve për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre.
“Unë kam qenë deputet në vitet kur këta që janë sot si “Lidera” në PD, kanë qenë gjysma refugjatë e gjysma të larguar si qen të pshurrur nga frika, duke nënkuptuar vitet 1997-2001. Murrrizi shton: “ Nuk do habitesha fare nga vendimi i kryesisë se PDSH për te me shpallur armik, sepse me shume sesa gjysmën e tyre, kam qene armik i baballarëve te tyre qysh ne dhjetorë 90”- thotë ndër të tjera ai.
Statusi i plotë i Myslim Murrizit:
Te nderuar miq,
Vendimi për të mos ju bashkuar kolegëve të mi për “djegien” e mandatit të deputetit ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë.Ata që më njohin nga afër dhe në mënyrë të veçantë zgjedhësit e mi e din fort mirë që unë mandatin e deputetit nuk e përdor për privilegje personale por në funksion të zgjedhësve për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre.
Unë kam qene deputet ne vitet kur këta qe janë sot si “Lidera” në PD, kane qenë gjysma refugjat e gjysma te larguar si qen të pshurrur nga frika (1997-2001)
Unë jam koshient që përballë kësaj mazhorance arrogante dhe antipopullore mandati i deputetit është thjeshtë një copë letër e pavlerë ,por “braktisja” e tij bie ndesh me bindjen time Euro-Atlantike.
Unë e dua vendin tim pro AMERIKES dhe Evropës po ashtu edhe Parite Demokratike qe u krijua si parti pro perendimit.
Bie ndesh me atë per te cilen jame ngritur ne dhjetor te vitit 1990 kundra partisë se punës si parti anti amerikane e anti europiane, pro ruse e pro serbe.
Bie ndesh me këshillat e përsëritura të aleatëve tanë natyral, të miqve historik të Shqipërisë veçmas të SHBA dhe Gjermanisë.
Unë jam i dëshmuar si një antikomunist i vendosur qysh në Dhjetor të 90-tës , si një kundërshtar i baballarëve dhe bijve të tyre në qeverisjen e sotshme.
Jam i deklaruar edhe si kundërshtare i hapur i spiuneve te sigurimit apo i këlyshëve te tyre që janë shpërndarë nëpër partitë e opozitës dhe drejtojnë sot ne çdo parti politike.
Kam qene jam dhe do te jeme kundra atyre të cilët miqtë dhe aleatët natyral i kanë në boshtin antishqiptar Moskë-Athinë- Beograd.
Me këta njerëz s’më lidh as e kaluara, as e tashmja, as e ardhmja.
Une dua Shqipërinë si gjithë Europa në miqësi dhe në partneritet të ngushtë me Amerikën, ndaj vendosa që të mos e dorëzoj mandatin që ma kanë dhënë zgjedhësit Lushnjare.
Dorëzimin e mandateve e shoh si zbatim i nje porosie te fundit per zbatimin e strategjisë se shkatërrimit te PD qe u lind nga lëvizja studentore e vitit 1990
Jam koshient që vendimi im do të paragjykohet nga shumë njerëz me dhe pa të drejtë siç jam i sigurtë në ndërgjegjën time që skam asnjë faj për situatën dramatike që po kalon vendi dhe sistemi i kalbur i prodhuar nga klasa politike e kltyre 28 viteve tranzicion.
Une nuk kam asnje përgjegjësi per 1 milion shuplakat qe moren kundra ne vitin 2013, keta qe sot bejne sikur jane te virgjer
Me vjen shume neveri kur dëgjoj qe flasin kundra blerjes se votës, ata qe futen ne sistem blerjen e saj
Sot shoh qe është plotësuar e gjithë “polifoto” e atyre qe u rrezuan me vote ne qershor 2013, perveç Dashamir Shehut.
Nuk do habitesha fare nga vendimi i kryesisë se PDSH për te me shpallur armik, sepse me me shume sesa gjysmën e tyre, kam qene armik i baballarëve te tyre qysh ne dhjetor 90
Me një pjese tjetër kam qene kundërshtare i hapur ne zgjedhjet e 31 marsit 1991, kur unë isha komisioner i PD, ndersa ata kanidonin per bashkimin e rinise se punes se shqiperise, ose ruanin votat e ramiz alise ne shkollen e bashkuar
Me pjesen e mbetur kam qene kundra ne fushaten e qershorit 2017 se ne perballeshim me bandat, ata shanin pd listen bashen dhe iken per pushime
Ne mandatin 2013-2017 dy deputet te qarkut Fier qe dolën nga votat e Demokrateve bashkuan voten me Ramen prej 4 vitesh dhe sot ligjërojnë si“ opozitare” dhe kryesia e PDSH nuk guxoi te mare asnje vendim
Ne 28 dite fushate ne qershor 2017, gati gjysma e kryesise se soteme te PDSH qe lehin pas shpine per mua, kane qene kundër publikisht dhe jo qe nuk u përjashtuan por u “graduan”.
Nje pjese jo e vogel e tyre nenshkruan qe te nxirnin prej bythe jashte PD Bashen, dhe e shane me liber shpie, e sot ngrene doren si manikine me bateri per te mare vendime kundra “armikut”
I ftoj ne menyre individuale apo tufe siç jane te debatojmë balle per balle e t’ia themi ne sy njeri-tjetrit mekatet, ku te duan dhe kur te duan.
Spiunet e sigurimit qe kur ju thoja te plotësojnë formularin nxiheshin si byth kusie, nuk mund te lehin dot perballe meje
Koha është mjeku që shëron çdo plagë dhe sëmundje te shperndare nga felliqesirat qe punojne per nje kocke kerrme ne kurriz te militanteve te PD
Koha do të dëshmojë per vendimin tim dhe pastaj keni gjithe kohen dhe te drejten e zotit te gjykoni.”