• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Djegia e mandateve/ CDU/CSU apel: Të braktiset rruga e nisur

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Djegia e mandateve/ CDU/CSU apel: Të braktiset rruga e nisur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kriza politike në vend ka bërë që vendet e BE-së, të kthejnë vëmendjen nga Shqipëria. Në intervistë ekskluzive me DW, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, për gjendjen aktuale në Shqipëri.

Sipas Hahn, bojkotimi i parlamentit shënon për Shqipërinë një hap të madh prapa.

“Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh” shprehet Hahn.

Ndërkohë ai thekson se mandatet e brakisura në duhet të zëvendësohen dhe se duhet të braktiset rruga e nisur,

Zoti Hahn, disa ditë më parë, ju patët një deklaratë për Shqipërinë, ku kritikonit hapin e opozitës për dorëzimin e mandateve. Cilat ishin reagimet që morët nga partia partnere juaj në Shqipëri?

Florian Hahn: Kam marrë disa reagime, por jo direkt nga partia jonë partnere.

Pra, ju nuk keni aspak mirëkuptim për këtë hap të opozitës?

Unë kam mirëkuptim për demonstrata paqësore, për protesta paqësore, por është e gabuar të bojkotohet pikërisht ai vend ku duhet të zhvillohet debati politik në një demokraci, pra, parlamenti.

Por opozita pretendon se nuk mund të kryejë më rolin e saj kontrollues në parlament, se nuk dëshiron t’i shërbejë qeverisë vetëm si fasadë.

Më kujtohet fare mirë, kur Partia Demokratike ishte në pushtet dhe socialistët bojkotonin parlamentin. Unë e kam kritikuar atëherë këtë në të njëjtën mënyrë. Nuk kam asgjë kundër protestave, por parlamenti, si bërthama qenësore e demokracisë, nuk duhet bojkotuar kurrsesi.

Tashmë kjo ka ndodhur. Çfarë do t’u këshillonit ju ndërkohë partnerëve tuaj?

Kjo është një situatë e vështirë: Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh.

Por këtë nuk e dëshiron kreu partiak?

Ky ishte një gabim i rëndë dhe në fakt nuk është partia ajo që vendos për mandatin. Kjo është pyetja tjetër sesi kuptohet demokracia. Janë njerëzit, përfaqësuesit e popullit që janë zgjedhur dhe jo partia, ata që vendosin nëse dikush do ta dorëzojë mandatin apo jo.

Pra, ju nuk keni asnjë këshillë se si duhet të vijohet më tej.

Kam pasur këshillën që të mos bojkotohet Parlamenti dhe kam këshillën që mundësisht të braktiset kjo rrugë e nisur, në mënyrë që sërish të krijohet një bashkëpunim normal me njëri-tjetrin, ose edhe kundër njëri-tjetrit, por në kuadër të parlamentit, ashtu siç e parasheh demokracia.

A do të kishte kuptim ndoshta të bëheshin zgjedhje të reja?

E çfarë do të mësonin partitë nëse do të imponoheshin zgjedhje të reja në një mënyrë që nuk parashikohet nga kushtetuta? Ta zëmë se do të kishim kështu një parti tjetër në pushtet. Çfarë do të mësonte partia opozitare nga kjo? Ajo do të mësonte se duke bojkotuar sistemin dhe duke dorëzuar mandatet sërish mund të imponoheshin zgjedhje të reja. Këtu shtrohet pyetja se ku dëshiron të shkojë Shqipëria. Dëshiron të jetë një vend i qëndrueshëm demokratik, dëshiron të bëhet pjesë e BE-së? Opozita bën mirë që i shoqëron në mënyrë kritike proceset reformuese. Por jo bojkoti, bojkoti nuk është i përshtatshëm për përkrahjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Vitin e kaluar, grupi parlamentar i CDU/CSU-së vendosi disa kushte për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. A ka bërë Shqipëria progres në këto pika?

Në disa aspekte shohim se nuk është bërë asnjë lëvizje, në aspekte të tjera ka përmirësime të mëdha, si për shembull, në procesin e Vettingut. Por situata aktuale, e sidomos bojkotimi i parlamentit është një hap i madh prapa.

Këtë e bëri opozita, po punën e qeverisë si e gjykoni?

Ne e shohim Shqipërinë si një të tërën. Për ne është me rëndësi që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj edhe duam që ajo të jetë e qëndrueshme dhe të ndajë me ne vlerat tona demokratike. E këtu ka së paku shumë pikëpyetje.

Pas

Protesta para Parlamentit/ Procedohen 8 shtetas, 12 në kërkim

Para

Lëvizje e papritur nga opozita, anulohet protesta e nesërme

Para
Lëvizje e papritur nga opozita, anulohet protesta e nesërme

Lëvizje e papritur nga opozita, anulohet protesta e nesërme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar