• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Arsyet pse jam kundër “Urdhrit” të arkitektëve shqiptarë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Arsyet pse jam kundër “Urdhrit” të arkitektëve shqiptarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Besnik Aliaj, arkitekt

Sapo lexova draftin ligjin për të ashtuquajturin ‘Urdhrin e Arkitektëve’ në Shqipëri ….



Jam i shokuar se si mund të quhet draft ligj një dokument me logjikë thuajse fashiste, me synime monopoli, me qëndrime antikushtetuese. Është një nismë që bie ndesh me të drejtat e liritë e individëve dhe me një sërë ligjesh, përfshi ato të ndërtimit dhe të arsimit.

Në këtë draft ka shume ligësi dhe vrer. Ata pak arkitektë që sot kanë punë, nesër do kenë më shumë dhe të garantuar me ligj. Ata që nuk kanë sot punë, nuk kanë për të pasur më kurrë, dhe kjo bëhet e sanksionuar me ligj, duke u mohuar të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Së pari, theksoj se ekzistenca e një Urdhri është krejt e panevojshme, aq më tepër në kushtet e Shqipërisë, pasi i gjithë profesioni është i rregulluar me ligj. Në legjislacion na mungojnë vetëm ‘standardet e projektimit’ dhe ‘kodi i ndërtimit’, por pjesa e licencave dhe përgjegjësive profesionale është e mbuluar, si me ligje të veçanta, edhe me përcaktimet shtesë në ligjin e planifikimit. Plus, vetë procesi i lejes së ndërtimit dhe akti i kolaudimit mbulon tërë ligjshmërinë e procesit të projektimit.

Në këto kushte, Urdhri është vetëm një formë monopolizimi, kontroll i parave/tenderave, që kanalizohen në arkitekturë dhe vret cilësinë e projektimit dhe arkitekturës, përveçse shkatërron iniciativat e lira dhe tregun konkurrent.

Urdhri do të jetë sipas hartuesve, një organ i pavarur dhe jo buxhetor. Po nëse është i tillë, atëherë është si çdo OJF tjetër profesionale, që ekziston rrotull në këtë vend dhe nuk ka pse të marrë më shumë të drejta se profesionistët e lirë apo se grupimet e tjera të profesionistëve.

Nuk ka pse të kontrollojë jetën profesionale të askujt, madje nuk ka si të mbledhë taksa e gjoba. Maksimumi që mund të kontrollojë është etika në profesion e mbështetësve të vetë, por edhe këtë duhet ta bëjë vetëm mbi bazën e një kodi etike të diskutuar në mënyrë shumë të hapur dhe transparente përmes të gjitha mediumeve të mundshme publike me të gjithë profesionistët e përfshirë. Pra, kodi duhet të përfaqësojë të gjithë arkitektët dhe jo interesat e ngushta të një grupi/lobi monopolizues.

Në nenin 5 të tij thuhet, se qëllimi i Urdhrit është që të garantojë etikën në profesion dhe sigurinë e qytetarëve. Atëherë, nëse qëllimi është i tillë, provimi i shtetit (që sugjeron Urdhri) nuk mund të përfshijë asnjë pyetje profesionale, por vetëm pyetje që kanë të bëjnë me standardet e projektimit në arkitekturë. Këto standarde nuk ekzistojnë.

Si fillim, duhet që qeveria të hartojë standardet e t’i miratojë. Arkitekti nuk ka pse të përgjigjet për idetë e tij konceptuale, por vetëm për aspekte ligjore dhe asgjë më shumë.

Në këtë këndvështrim edhe propozimi që Urdhri të hartojë kurrikula e të ndërmarrë programe trajnimi, që të lehtësojë futjen në provim është antikushtetues. Këtë e bëjnë me ligj institucionet akademike, dhe të tilla ka disa në treg të njohura, të provuara dhe të mbrojtura me ligj.

Po ashtu, drafti thotë se urdhri vendos për nivelet e kualifikimit të profesionistëve. Kjo është e papranueshme, pasi këtë e vendos sistemi arsimor dhe diplomat e shkallëve të ndryshme, të njohura dhe të mbrojtura me ligj. Urdhri, thuhet është një organ të pavarur e jo buxhetor.

Pra një OJF! Po si mundet ai të dalë ai mbi fuqinë e Kushtetutës, të legjislacionit arsimor, si dhe të shkollave/universiteteve të specializuara, licencuara, akredituara prej vitesh?

Thuhet se askush që nuk është i regjistruar në regjistrin e arkitekteve, që e menaxhon Urdhri, nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin. Dhe po ashtu, Urdhri do të kontrollojë licencat. Këtu jam gajasur! Vetëm në komunizëm apo fashizëm mund të pjellë mendja këto ide.

Kjo është llahtar, pra një institucion i pavarur, një OJF pa asnjë lloj kredenciali akademik e ligjor, paska të drejtë të vendosë, nëse një arkitekt që ka bërë X e Y shkolla brenda e jashtë vendit, nëse ai ka të drejtë të ushtrojë profesionin e tij apo jo. Qesharake dhe e hidhur!

Thuhet në draft se arkitekti duhet të grumbulloje kreditë çdo vit, si mjekët, që të mund të mbajë licencën. Për këtë duhet të shkojë në konferenca e seminare, në trajnimet e Urdhrit, të shkruajë artikuj etj. Nëse nuk i grumbullon kreditet kështu, atëherë duhet të rijapë provimin.

Është tërësisht e paimagjinueshme si mund të guxosh të mendosh këtë. Po flasim për profesionistë, për zanat dhe jo për akademikë apo shkencëtarë.

Po ashtu, thuhet se Urdhrin do ta kreditojë qeveria ose SHASH. Vetë SHASH (Shoqata e Arkitektëve) është një nga shumë OJF-të që ekzistojnë në këtë fushë në vend dhe në këtë moment në konflikt me Urdhrin se është angazhuar në hartimin e ligjit vetë.

Kush ia jep të drejtën/legjimitetin asaj të kontrollojë e të kreditojë një institucion që prek të gjithë profesionistët e lirë? Kjo hap udhë pastaj, që Urdhri të politizohet nesër, sa herë të ndryshojë qeveria.

Dhe do të kemi një herë Urdhër ‘Partizan’ dhe njëherë Urdhër ‘Ballist’. Pra, profesionistë që detyrohen të bëhen me zor miliantë.

Është e turpshme kjo nismë, jo vetëm se është hartuar në mënyrë të mbyllur dhe jashtë standardeve të një shoqërie demokratike dhe tregu të hapur, por se ajo nuk duhet lejuar të ndodhë fare, pasi krijon monopol dhe korrupsion.

Nisma po iniciohet nga një grup/lob i vogël arkitektësh që po investojnë interesat e tyre personale aty dhe ndërsa hartojnë ligjin mendojnë vetëm për veten e tyre.

Nisma dëmton të gjithë komunitetin profesional, dhe sidomos profesionistët e rinj. Nëse arkitektet duan të mbrojnë lirinë e tyre, karrierën profesionale dhe njohurinë e tyre, nese duan të mbrojnë vitet e tëra studim që kanë kryer, nëse duan të mbrojnë përvojat, vuajtjet dhe sfidat e tyre në një tranzicion të vështirë, ata nuk duhet ta pranojnë fare Urdhrin dhe duhet të protestojnë me forcë kundër kësaj nisme pseudo ligjore dhe kundër një kaste, që është përgjegjëse për çfarë ka ndodhur deri më tani.

Pas

Fillojnë shoqërimet për protesën. 20 persona në polici, mes tyre mes tyre dhe ish drejtori i PD-së

Para

Strategjia e policisë për mbrojtjen e Kryeministrisë

Para
Strategjia e policisë për mbrojtjen e Kryeministrisë

Strategjia e policisë për mbrojtjen e Kryeministrisë

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar