• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“16 shkurti”, policia: Persona me rekorde kriminale janë përgatitur për dhunë

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
“16 shkurti”, policia: Persona me rekorde kriminale janë përgatitur për dhunë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar prej opozitës. Ndërkohë, Policia e Shtetit gjatë një dekarate për mediat njofton se gjatë protestës së ditës së shtunë do të marrin pjesë edhe persona me rekorde kriminale, të cilët janë përgatitur për dhunë.

Persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike”, sqaron policia në njoftim.

Gjatë deklaratës Policia u ka bërë një thirrje edhe qytetarëve, të cilët  nuk do të jenë pjesë e protestës që të qëndrojnë larg Kryeministris. Gjithashtu janë paralajmëruar kontrolle të shtuara në disa akse rrugore për të siguruar mbarëvajtjen e jetës publike dhe vetë protestës.

Policia sqaron se nuk i ka dhënë leje opozitës të bllokojë disa rrugë të rëndësishme për lëvizjen, duke përmendur dhe përfaqësitë diplomatike.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit 

Policia e Shtetit është e angazhuar tërësisht për marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 16 shkurt 2019, si një detyrim ligjor dhe i natyrshëm i saj, për mbështetjen e të drejtës së organizmit dhe protestave paqësore të qytetarëve.
Policia e Shtetit është përballur edhe me disa kërkesa të pamundura të Partisë Demokratike, ku njoftohet synimi për të bllokuar rrugë apo mjedise të caktuara, që janë me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të jetës publike në kryeqytet, si dhe për veprimtarinë e pacënuar të disa misioneve të huaja diplomatike.

Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”. Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

Përveç deklaratave dhe retorikës së ndezur politike dhe thirrjeve për dhunë, të artikuluara nga disa përfaqësues të politikës dhe medias, Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike.

Në interes të mbarëvajtjes së protestës dhe të sigurisë së pjesëmarrësve në të, dhe të qytetarëve të tjerë, Policia e Shtetit ri-përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.

Njoftimi për qytetarët

Për qytetarët që nuk janë pjesë e protestës bëhet thirrje që të shmangin sa të jetë e mundur mjediset, ku ajo do të zhvillohet.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve përgjatë kontrolleve të shtuara, që ajo është e detyruar të zhvillojë në disa akse kryesore rrugore dhe në mjedise të tjera me rëndësi, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës.

Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!

Pas

Greva e Kontrollorëve Ajror, bllokohen 8 orë fluturimet nga Prishtina

Para

Kur autostrada hapet kot. Ja punimet që po bëhen sot….

Para
Kur autostrada hapet kot. Ja punimet që po bëhen sot….

Kur autostrada hapet kot. Ja punimet që po bëhen sot….

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar