Fast News Economy Urgjenca Kombetare - Tag: Urgjenca Kombetare

“Na premtuan standartet e Italisë por nuk arritën dot as Anadollin!”/ Mjeku Ilir Allkja: Arrijmë në kohë për dhimbje gjuri, dhe me vonesë për rastet kritike
Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë një skaner të shërbimit shëndetsor duke thënë se u premtua se do të arriheshin standardet e Italisë, dhe nuk u arritën dot as ato të Turqisë.

Ai shprehet se është konsultuar me legjilsacionin mjekësor të Francës, Gjermanisë apo Italisë, dhe shprehet se vendi ynë nuk ka të ngjarë me asnjërin prej tyre, pasi është sfumuar totalisht roli i mjekut të familjes.

Sipas tij urgjenca kombëtare nuk mund të mbulojë zona të thella, dhe ndërhyrja te pacientët që kanë nevoja urgjente mund të bëhet shumë vonë, duke rrezikuar jetën e tyre.

”Personalisht kam plot raste të rregjistruara , në të cilat kemi shkuar në kohë rekord , shumë shpejt për nje dhimbje gjuri, apo dhënien e një paracetamoli por kemi arritur me vonesë në një rast kritik, kjo ka të bëjë pikërisht me menaxhimin aspak profesional të shërbimit të urgjencës mjekësore”, shkruan mes të tjerave Allkja.

Postimi i plotë:

Na premtuan standartet e Italisë por nuk arritën dot as Anadollin!

Partia Socialiste pa ardhur ende në pushtet premtoi rilindjen e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri, dhe shumë mire bëri, pasi nuk mund të krenoheshim me ato standarte që kishim.

Të gjithëve ju kujtohet premtimi legjendë , i cili u kthye në një makth: Shëndëtësi Falas!

Vizita, egzaminime, trajtime e barna falas për të gjithë, pavarësisht kontributeve, pavarësisht niveleve të tyre !

Ne do të ishim i vetmi vend në planet më shëndetësi falas !

Mrekulli, endërra e çdo tokësori !

Se cfarë prodhoi ky premtim shterpë do të shkruaj një here tjetër. Si mjek i bazës në shërbimin e urgjencës mjekësore , po shkruaj pikërisht për këtë.

Me të ardhur në pushtet rilindja, importoi një mjek shqiptar nga Torino e Italisë, për të riorganizuar shërbimin e urgjencës mjekësore në Shqipëri. Unë nuk e njihja zotërinë në fjalë, por e mbështeta si lëvizje sepse besova sepse më në fund në Shqipëri do të zbatohej një standart evropian në fushën e urgjencës mjekësore.

U miratua Ligji Nr.147/2014 për shërbimin e urgjencës mjekësore, ligj I cili duhej të plotësonte vakumin në këtë fushë si dheVKM Nr.933 për miratimin e strukturës organizative të qendrës kombëtare të urgjencës mjekësore si dhe VKM Nr.250 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 933, datë 29.12.2014,të këshillit të ministrave, “për miratimin e structures organizative të qendrës

kombëtare të urgjencës mjekësore”.

U themelua Urgjenca Kombëtare miq, një organizim që se ka askush në Evropë! Në pamje të pare gjithcka ok. Por unë në këtë shkrim nuk do të duartrokas për suksese imagjinare, kam vendosur të bëj kritikun ndaj qeverise dhe informimin ndaj publikut që pak di në këtë drejtim.

Siç ka thënë dhe vetë kryeministri,në një prononcim drejtuar mua personalisht, ne sot jetojmë në një botë plot me kompjutera dhe informacioni është lehtësisht i aksesueshëm.

Për të gjykuar mbi ligjin shqiptar të urgjences , mu desh të lexoja legjislacionin francez, gjerman dhe atë italian, në mënyrë që të kisha një bazë krahasuese.

Në Francë ofruesit kryesorë të urgjenës mjekësore janë njësitë SMUR (Structures Mobiles d’Urgence et de Réanimation), shërbimet e zjarrfikësve dhe ofruesit privatë.

SAMU i referohet shërbimit të urgjencës së përgjithshme mjekësore të integruar në Francë. SAMU kontrollon një sërë burimesh brenda një komuniteti, nga mjekët e përgjithshëm, deri te shërbimet spitalore të kujdesit intensive, ndërsa në Shqipëri mjekët e përgjithshëm dhe të familjes nuk janë të përfshirë në shërbimin e urgjencës mjekësore dhe as është parashikuar në ligjin për urgjencën.

Ambulancat e shërbimit të zjarrfikësve janë të trajnuara për të siguruar ndihmën e parë për raste të fatkeqësive natyrore, zjarreve, traumave madhore, dhe ekuipazhet e tyre gjithashtu mund të kryejnë shpëtime të tilla si hapjen e automjeteve të aksidentuara, nxjerrën e të lënduarve nga lartësitë, thellësitë, rrënojat etj.

Në ligjin shqiptar por edhe në praktikë zjarrfikësit kanë një rol shumë të cunguar.

Ambulancat e vullnetarëve mund të quhen VPS automjete të ndihmës së parë (véhicules de premiers secours) dhe në Francë janë të shumta dhe këto dërgohen më shpesh në thirrje jo-emergjente dhe me përparësi të ulët, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë rresht në ligjet e miratuara nga rilindasit, ndërkohë që realisht ka shumë individë që duan të kontribuojnë.

Franca nuk ka Urgjencë Kombëtare, (mos harroni që ne e kemi urgjencën kombëtare) dhe e ka të decentralizuar EMS por të mbikqyrur fort nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Gjermani, (ku ne gjithsesi nuk kemi asnjë qasje) shërbimet e urgjencës mjekësore janë të organizuara në bazë kantonesh, por zakonisht këto përgjegjësi delegohen në nivel e rrethit (“Kreis” ose “kreisfreie Stadt”), komune (“Gemeinden”) dhe qyteteve (“Städte”) të cilave ju është dhënë përgjegjësia nga shteti edhe për njësitë e zjarrfikësve (“Feuerëehr”), të cilat mund të përdoren nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore .

Në disa raste, bashkitë lokale do të ofrojnë shërbimin direkt, zakonisht përmes departamentit lokal të zjarrfikësve me personel të plotë paramjekësor e mjekësor.

EMS mund të kontraktohet nga rrethi me një numër të ofruesve të tjerë të mundshëm të shërbimeve, përfshirë të dyja organizatat jofitimprurëse të komunitetit dhe kompanitë në pronësi private.

Kështu, EMS në Gjermani mund të sigurohet nga cilido nga sa vijon:

Departamenti lokal i zjarrfikësve.

Agjensia e Qarkut EMS “Johanniter-Unfall-Hilfe” (ab. JUH, homologu gjerman i Ambulancës së Shën Gjonit) “Malteser Hilfsdienst” (abbr. MHD, homologu gjerman për Urdhrin e Ambulancës së Maltës)

“Deutsches Rotes Kreuz” (ab. DRK, Shoqëria Kombëtare e Kryqit të Kuq gjerman)

“Deutsche Lebens-Rettungs-Gesellschaft” (abr. DLRG, lit. “Urdhri gjerman i shpëtimit”, kryesisht për shpëtimet nga përmbytjet)

“Arbeiter-Samariter-Bund” (ab. ASB, Labor-Samaritan-Aleanca, pjesë e “Samaritan International (SAINT) International”) .

Kompanitë në pronësi private.

Në Gjermani mjeku i familjes ndërvepron shpesh me sistemin e urgjencës mjekësore. Në Gjermani, është e zakonshme që mjekët e familjes të bëjnë vizita shtëpiake për ata pacientë që nuk janë në gjendje të lëvizin , vizita të koordinuara nga njësitë operative të EMS , sipas kërkesave për ndihmë.

Në Tiranë (të paktën) ekipet mjekësore të urgjencës shkojnë shpesh nëpër shtëpi për një injeksion, për një matje tensioni, për të dhënë një tabletë paracetamol për temperaturën, ndërkohë që mund të rezultojnë me vonesë në një rast kritik për jetën, aksident rrugor, infarkt, detres respirator etj.

Përse ? -Sepse ligji i famshëm i miratuar në vitin 2013 nuk e ka të parashikuar integrimin e mjekut të përgjithshëm e të familjes në systemin EMS!

Në Gjermani emergjencat e tjera (jo të rrezikshme për jetën) trajtohen vetëm nga ambulancat paramedike pa mjek.

Nuk ndodh askund ne Evropë që të dërgohet një ekip mjekësor për një matje tensioni a temperature, për ti dhënë pacientit enalaprilin ose paracetamolin, për arsyen e thjeshtë sepse ekipet e urgjencës me mjekë ruhen për raste të avancuara të shpëtimit të jetës.

Personalisht kam plot raste të rregjistruara , në të cilat kemi shkuar në kohë rekord , shumë shpejt për nje dhimbje gjuri, apo dhënien e një paracetamoli por kemi arritur me vonesë në një rast kritik, kjo ka të bëjë pikërisht me menaxhimin aspak profesional të shërbimit të urgjencës mjekësore.

Gjermania përsëri nuk ka urgjencë kombëtare, ja kemi kaluar, ne e kemi një të tillë ! (Për ironi na u dashka që t’ju qajmë hallin gjermanëve, sepse në terma, ne dalim më mire se sa ata).

Mjeku i urgjencës, në gjermanisht Notarzt, duhet të jetë një Mjek me certifikimin e bordit Notfallmedizin (Urgjencë Mjekësore), lëshuar nga Dhoma Shtetëror e Mjekëve. Për të marrë certifikimin e bordit, kërkohet një mandat minimal i qëndrimit në një specialitet që lidhet me kujdesin kritik, trajnim shtesë në teknikat e anestezisë dhe trajtimit në kujdesit kritik dhe kalimin e një provimi bordi. Ndërsa pozicioni është teknikisht i hapur për çdo mjek që përfundon procesin e certifikimit të bordit.

Zakonisht mjeku i urgjencës shkon në vendngjarje me një makinë të veçantë, një Notarzt Einsatzfahrzeug.

Të gjitha shërbimet e urgjencës publike në Gjermani (d.m.th. EMS, zjarrfikësit, policia, reagimi ndaj fatkeqësive) përdorin të njëjtin sistem radio për komunikim.

Që nga vitet 1950 e deri mës sot njësitë e EMS në Gjermani, por jo vetëm janë të pajisura me radio, pasi lidhja është më e sigurtë , shmangen ngarkesat e linjave telefonike.

Tani qershia mbi torte ; Italia ! Italia sepse kishim pritshmërinë ti ngjanim …

Italia është vendi fqinj me ne, me standarte të larta ne shërbimet e urgjencës mjekësore e jo vetëm. Ne njërin nga qytetet e Italisë ka punuar në urgjencën paraspitalore dhe zotëria që do të sillte ato standarte në Shqipëri. Gjithçka mire , apo jo ?!

Në pjesën më të madhe, Italia ndjek modelin franko-gjerman (në krahasim me anglo-amerikan) të ofrimit të shërbimit EMS dhe këtë shërbim e ka të decentralizuar dhe nuk ka Urgjencë Kombëtare.

EMS janë nën kontrollin e Autoriteteve të Shëndetit Publik në secilin rajon Italian, ndryshe nga vendi jonë ku kontrolli i tyre është centralizuar nga Njesia e Koordinimit të Urgjencave; Sistemi i ambulancave sigurohet nga një larmi burimesh të ndryshme.

Shërbimi i urgjencës mjekësore në Itali përbëhet kryesisht nga një kombinim i organizatave vullnetare që ofrojnë shërbim të ambulancës, të plotësuara nga mjekë dhe infermierë që kryejnë të gjitha procedurat e avancuara të mbështetjes së jetës.

Në disa rajone, përgjegjësia për sigurimin e EMS është ndërmarrë nga spitali lokal, ndërsa në të tjerë rajone, shërbimet e urgjencës mund të ofrohen nga një sërë organizatash vullnetare, siç është Kryqi i Kuq Italian (Croce Rossa Italiana), ANPAS ( Shoqata Kombëtare e Ndihmës Publike), Confraternite di Misericordia, shoqata të tjera të njohura si “Kryqi” (Croce), zakonisht pasuar nga një ngjyrë (Kryqi i Bardhë, Kryqi i Gjelbër, Kryqi i Verdhë …), ose nga kompani private.

Do të thoni ju, ç’të keqe ka centralizimi ?

Unë po j’u bëj një shembull të thjeshtë: Një telefonues nga fshati Razëm i Shkodrës kërkon ndihmë nëpërmjet numrit 127, ankon dhimbje gjoksi. Mund të jetë infakt miokardi, dhe minutat janë të shtranjta në ketë raste.

Operatorja në sallën e njësisë së koordinimit të urgjencës kombëtare , megjithëse është profesiniste e zonja dhe e përkushtuar nuk ka as një njohje me zonën, ambulancën apo qendrën shëndetësore më të afërt.

Sa kohë do ti duhet autoambulancës nga Shkodra ??

Ja pra që duhet doemos integrimi i mjekut të familjes në shërbimin e urgjencës si dhe decentralizimi i njësive të marrjes së thirrjeve për ndihmë nëpërmjet numrit 127.

Minutat janë jetë miq, minutat shpëtojnë jetë në urgjencë!

Të kthejmë sytë nga Turqia !

Turqia paska urgjencë kombëtarë!

Ja pra që e gjetëm një model ! Pas tërmeteve të 17 gushtit në Izmir dhe 12 Nëntorit Düzce në Turqi në 1999, një ristrukturim i organizatave të urgjencës në vend u bë i pashmangshëm. Ekipi Mjekësor i Shpëtimit Kombëtar u krijua nga një urdhër ekzekutiv qeveritar në 2004. Ky organizim ka mbi 4,900 personel të ndarë në 21 rajone, dhe në 81 provincat, ai është i aftë të sigurojë shërbim 24/7 mbi fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet e jashtëzakonshme brenda dhe jashtë vendit.

Ekipi Mjekësor i Shpëtimit Kombëtar (turqisht: Ulusal Medikal Kurtarma Ekibi, UMKE) është një organizatë qeveritare e shërbimit të urgjencës për ndihmë mjekësore në fatkeqësi natyrore dhe aksidente. UMKE është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Është i specializuar në lehtësimin e fatkeqësive mjekësore në vend. Përveç ndihmës së parë në vendngjarje si dhe raste të jashtëzakonshme, ai siguron gjithashtu kujdes shëndetësor me personelin tjetër mjekësor në spitalet aty pranë për të ruajtur jetën, për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes ose për të promovuar shëndetin.

Stafi zgjidhet midis personelit të specializuar të kujdesit shëndetësor mbi baza vullnetare. Personeli nga organizata të tjera shëndetësore qeveritare ose private mund të bashkohet, dhe të marrë pjesë në trajnime dhe ushtrime në periudha të ndryshme gjatë vitit. Emërimi për pjesëmarrje në lehtësimin e fatkeqësive urdhërohet nga ministria ose guvernatori i provincës së vendit të ngjarjes.

Për të kryer logjistikën e nevojshme, transportin dhe punët teknike, ka edhe personel mbështetës vullnetar në këtë shërbim.

Unë dakortësohem me çdo kritik ndaj meje , që do të mburrë EMS në Turqi, ne nuk kemi asnje qasje qoftë edhe me shërbimin e urgjencës në Turqi, janë shumë lart dhe larg nesh.

Realisht Turqia ka investuar shumë në shëndetësi, në spitale modern e shërbime modern, kam njohur pjesërisht kët nga afër ne Edirne e Stamboll.

Por ku jemi ne në krahasim me shërbimin e urgjencës mjekësore krahasuar me Turqinë ??

Kam shkruar dhe më pare , që një ndër detyrat e qeverisë së ardshme demëkratike duhet të jetë riformatimi i shërbimit të urgjencës dhe gjithë shërbimit shlndetësor në vend.

Për opinionin tim është skandaloze të vazhdojme me shpikje , ndërkohë që ka rrugë të shtruara, të sigurta e të standartizuara nga vendet e zhvilluara e me tradita.

Ne thjeshtë duhet të ndjekim një model evropian apo amerikan !

Duke ju falënderuar që më lexuat!

Ilir Allkja .

The post “Na premtuan standartet e Italisë por nuk arritën dot as Anadollin!”/ Mjeku Ilir Allkja: Arrijmë në kohë për dhimbje gjuri, dhe me vonesë për rastet kritike appeared first on Fast News Economy.

U prek nga koronavirusi, drejtori i Urgjencës ka një mesazh për të gjithë: Këshilloj çdo njeri…
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili është prekur nga koronavirusi, ka folur sërish për mediat.

Mbrëmjen e djeshme ai është shprehur se është drejt shërimit të plotë dhe ka këshilluar të gjithë njerëzit që të trajtohen në banesë, pasi situata do të shkojë drejt rregullimit.

Ndërsa duke përmendur telefonatat drejt numrit 127 të Urgjencës, ai tha se tashmë thirrjet janë 3 herë më pak se në muajin mars.

“Luftën e përbashkët e ktheva në luftë personale. Jam në fazën finale, besoj se jam drejt shërimit të plotë, pa pasoja të rënda. Edhe unë si gjithë protokolli mjekësor, po qëndroj në karantinë. Akoma nuk kam bërë tamponin. Po, kam pasur simptoma të Covid-19, të mesme. Këshilloj cdo njeri të trajtohet në banesë, e jam i bindur se situata do të shkojë drejt rregullimit.

Sot janë 120 ambulanca që janë duke punuar, kemi spitalet në dispozicion të plotë. Janë mbi 1000 e ca vetë që edhe natën kujdesen për pacientët. Doja të përshëndes të gjithë bluzat e bardha. Mjekët janë krenaria e momentit. Sot u mor vesh se cfarë janë bluzat e bardha, të gjithë ata që rrezikojnë jetën për të na bërë jetën tona më të mire. Sot janë 3600 thirrje në ditë, 3 herë më pak se më 10 mars. 1200 janë për koronavirusin, jo thirrje për të sëmurë por kërkojnë informacion”, tha Skënder Brataj për programin “Real Story”.

The post U prek nga koronavirusi, drejtori i Urgjencës ka një mesazh për të gjithë: Këshilloj çdo njeri… appeared first on Fast News Economy.