Fast News Economy termeti - Tag: termeti

“Bëjmë çfarë themi”/ Rama ndan lajmin e bukur për këto familje: Jemi drejt mbylljes së…
Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” bën me dije se 21 shtëpi të reja janë ndërtuar në bashkinë e Vorës pas rrënimit nga tërmeti i fortë.

Postimi i Kryeministrit Rama:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

DREJT MBYLLJES NDËRTIMI I SHTËPIVE TË REJA PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI I SHTATORIT.

21 shtëpi të reja janë ndërtuar në bashkinë e Vorës dhe njësoj si kjo familje, të gjitha familjet e tjera që humbën banesën e tyre në 26 nëntor do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë e më të fortë se ajo që humbën.

NE THEMI ÇFARË BËJMË DHE BËJMË ÇFARË THEMI PËR #SHQIPËRINËqëDUAM.

The post “Bëjmë çfarë themi”/ Rama ndan lajmin e bukur për këto familje: Jemi drejt mbylljes së… appeared first on Fast News Economy.

“Pavarësisht dy goditjeve të rënda”/ Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur: Nis në qershor
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjete sociale ka njoftuar se rindërtimi i shtëpive të rrënuara nga tërmeti do fillojë në shtator. “Tanimë planet e projektet po mbyllen dhe në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit”, shkruan Rama.

Statusi i Kryeministrit Rama:

Ti nuk do të jesh kurrë vetëm.

Pavarësisht dy goditjeve të rënda që na ranë mbi kokë dhe sollën shumë taksirate për njerëzit e për vetë shtetin, Tërmeti dhe Armiku i Padukshëm, NE NUK U GJUNJËZUAM dhe ME DURIM E ME MUNDIM, DO T’IA DALIM ME SUKSES E DO TË RINGRIHEMI MË TË MIRË E MË TË FORTË, SËBASHKU.

TË GJITHË TË PREKURIT NGA TËRMETI DO T’I KTHEJMË NË SHTËPI SIÇ JEMI ZOTUAR??

Tanimë planet e projektet po mbyllen dhe në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit.

The post “Pavarësisht dy goditjeve të rënda”/ Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur: Nis në qershor appeared first on Fast News Economy.

Vijon pas tërmetit të 26 nëntorit/ Rama publikon fotot dhe bën njoftimin e rëndësishëm: Sipas standardeve ndërkombëtare
Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije me anë të rrjetit të tij social “Facebook” se vijon modernizimi i Emergjencave tona civile, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjë e cila nënkupton pajisjen e Emergjencave me mjetet e duhura, në rastin e ndonjë fatkeqësie natyrore dhe jo vetëm.

Kujtojmë me dhimbje të madhe se kombi shqiptar ka humbur 51-qytetarë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Statusi i Kryeministrit Rama:

PAS TËRMETIT TË 26 NËNTORIT VIJON MODERNIIZIMI I EMERGJENCAVE TONA CIVILE, SIPAS STANDARTEVE MË TË MIRA NDËRKOMBËTARE

The post Vijon pas tërmetit të 26 nëntorit/ Rama publikon fotot dhe bën njoftimin e rëndësishëm: Sipas standardeve ndërkombëtare appeared first on Fast News Economy.

Fuga për tërmetin: S’përballohet kjo situatë me specialistë që detyrohen të thonë ‘flini gjumë vogëlusha!
Nga Artan Fuga/ Eshtë fjala për jetën e njerëzve

Përgjegjësia juridike dhe shoqërore e specialistit, sipërmarrësit dhe vendimmarrësit në kohë tërmetesh

Kur flas për përgjegjësi juridike dhe sociale nuk e kam fjalën këtu për çka mund të lidhet me dëme materiale. Kjo është vetëm njera anë. Madje jo më ajo pikantja.

Problemi është përgjegjësia për jetën e njeriut. Dhe jo për jetën e një njeriu individual a të një familjeje të vetme, por për jetën e mijra njerëzve. Për jetët e humbura, të shpëtuara, që mund të shpëtohen, ose që rrezikohen në të ardhmen.

Këtu përgjegjësi kanë katër aktorë sociale: Specialisti në fushën e sizmologjisë, sipërmarrësi që ndërton, pushtetari që ligja e detyron të marrë vendime, si edhe vetë qytetari për jetën e vet.

Kur flitet për tërmetet dhe për dukuri apokaliptike si ky, është ndofta rasti që i ngarkon me përgjegjësi juridike për jetën e njeriut të gjithë ata që kanë detyra lidhur me këtë fushë.

Le t’i marrim çështjet më kryesore me rradhë.

1. Ka nisur të bëhet si zakon që nëpër media, sa herë ka lëkundje tërmeti, ftojnë sizmologë ose inxhinjerë të afërt me këtë profesion për të folur për to. Unë nuk paragjykoj qëllimet e tyre. Më pas ato. Por, ajo që vihet re se gjykimet e specialistëve shpesh, pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë qenë për t’i qetësuar njerëzit. Madje ka pasur edhe të diplomuar në gjeologji, etj. që kanë marrë guximin të flasin : Lëkundjet do të vijnë duke u shuar, energjia e tokës u shterr, këto lëkundje nuk prishin strukturat, është një gjendje postërmeti që vjen duke u zbehur, etj. Këto janë deklarimet.

Krejt të papërgjegjshme!

Të qetësosh opinionin publik është shumë mirë. T’a alarmosh atë me shprehje të kundërta nga ato që përmenda është shumë keq.

Mirëpo nuk është fare këtu problemi. Nëse mediat dhe vetë specialistët, ose ndonjë pushtet prapa tyre, kanë pasur qëllimin e mirë ta qetësojnë opinionin publik pa prova, pa ekspertizën e duhur, pa sigurinë që kërkojnë këto deklarime, atëhere ato krijojnë një rrezikishmëri të lartë për qytetarët.

Prandaj sot në vendet perëndimore kur bie fjala për tërmetet, specialistët dhe ekspertët e fushës nuk dalin kështu nëpër televizione për të deklaruar këtë apo atë, me qëllim që ta qetësojnë qytetarin kur nuk kanë provat e mjaftueshme shkencore për këtë.

Qytetari mund të qetësohet, mund t’i thuhet atij “shkoni flini gjumë!”, por nëse ndodh ndonjë katastrofë diku, pastaj kush e mban përsipër fajin e rëndë? Specialisti që flet qesim, media apo kush?

Kush merr përsipër që me deklarimet e tij, me një status profesional që e bën të besueshëm te njerëzit, duke përdorur median, të ketë ndikuar më pas në shkaktimin e dëmeve të mëdha në njerëz.

2. Unë kam prirjen t’u besoj specialistëve, por gazetari dhe mediat kanë detyrë të mos u japin kamerat dhe mikrofonin cdo njeriu, sado status të lartë profesional që të ketë, nese ai flet pa fakte, pa argumente, pa ekspertizë të verifikuar. Ka pasur raste në Perëndim që janë hapur gjyqe kundër personave që bëjnë deklarime të pambështura në kësi rastesh dhe me të drejtë. Ato rrezikojnë drejtpërdrejt jetët njerëzore. Janë abuzim me besimin publik me pasoja të rënda të mundëshme për sigurinë e jetës të qytetarit.

Pret që këta specilistë të paraqesin ekspertizat e konstatimeve të tyre me shkrim, të paraqesin prova të verifikuara, ndërkohë që dëgjon vetëm teorira të përgjithshme pa asnjë provë konkrete që lidhet me tronditjet e tokës në zonën Tiranë – Durrës, por nuk gjen asgjë?

Si mundet të japin gjykime të pambështura në ekspertiza të firmosura prej tyre?

Sepse fjalë të përgjithshme qetësuese ose alarmuese mund të japin të gjithë. Të dyja llojet e tyre janë të dënueshme juridikisht sepse rrezikojnë jetë njerëzore, nëse nuk kanë sigurinë e ekspertizave formale.

3. Nuk mund t’i kenë këto ekspertiza sepse dukuritë sizmike janë shumë të vështira për t’u parashikuar??? Atëhere nëse mendohet në këtë mënyrë, e mira është të mos ndihen fare, të mos dalin në media, sepse dalja e tyre është e mundur të sjelli pasoja kriminale. Kjo është arsyeja që në shumë vende perëndimore bëhet kujdes që në kësi rastesh të krijohen forume ku specialistët dhe autoritetet publike të debatojnë mbarë e mbrapsht, pa praninë e publikut të gjerë, për të arritur në përfundime që vetëm më pas gjykohet nëse duhen ose jo bërë publike.

Ne kështu kemi një problem të rëndë në komunikimin publik sepse nuk menaxhojmë si duhet se ku dhe si duhen bërë debatet për ngjarje të tilla me pasoja vdekjeprurëse për njerëzit, sikurse na ka ndodhur.

Komunikimi publik i paadministruar profesionalisht mund të vrasi njerëz!

Presim të dimë nëse ka pasur ndonjë takim, konferencë a forum nga këshilla shkencore, departamente, institute, dikastere lidhur me vlerësimin e gjendjes sizmike të vendit lidhur me ngjarjet e fundit, por nuk kemi dëgjuar gjë!

Kush do të shprehet për to? Gjeologë dhe sizmologë pensionistë që e kanë kaluar tashmë me dekadë moshën e pensionit? Ata mund të jenë të motivuar fisnikërisht, por shoqëria dhe takspapaguesi kanë paguar punonjës, specialistë, organizma për këto raste, dhe ata nuk e marrin frytin e parave të derdhura!

A kanë këta speciaistë që deklarohen në media mbështetjen zyrtare të instituteve, dikastereve, universiteteve, departamenteve apo flasim qesim nga vetja e tyre?

Ku i kanë rezultatet e kërkimeve të tyre shkencore shumë vjeçare?

4. Dhe me që ra fjala ne nuk dimë ende nëse këto organe të specializuara kanë marrë një pozicion shkencor të kualifikuar për probabilitetet e evoluimit të gjendjes sizmologjike të vendit apo jo? Nuk u kërkon njeri të thonë orën dhe vendin e tërmetit tjetër, por së paku të tregojnë se cila është gjendja e energjisë sizmike të zonës Tiranë – Durrës në mënyrë prioritare.

Cfarë të presin qytetarët kur deklarohen nga ana e këtyre institucioneve se stacioni sizmik i vendit nuk arriti të rregjistrojë valët sizmike sepse u ndërpre energjia elektrike!!!

Lexuesi mbase nuk e di që kjo është shumë e rëndë sepse nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e rregjistrimin të një dukurie të rrezikshme që ndodhi në ato çaste, por edhe me humbjen e një baze shumë gjerë të dhënash informative që do të duheshin për të gjykuar për qendrën e tërmetit, për amplitudën e të gjitha valëve sizmike, për energjinë e valëve sizmike në çdo çast kohe, etj. Pra, edhe për të gjykuar për të ardhmen. Kush e mban përgjegjësinë lidhur me këtë?

Dhe nuk është fjala vetëm për këtë përgjegjësi juridike dhe sociale. Qytetari paguan për sigurinë sizmike, dhe tamam atëhere kur duhet që sistemi të funksionojë, atëhere atij i ndërpritet energjia elektrike?

Ne kemi nevojë të kemi një rrjet të tërë stacionesh survejimi lëvizjesh sizmike në të gjithë territorin e vendit. A kemi? Sa kemi? Ku i kemi? Cfarë të dhënash kanë ata? Kush i përpunon? Asgjë nuk dimë. Këto të dhëna janë kaq të rëndësishme saqë me saktësinë e analizës të tyre lidhen nesër pasnesër fatet e jetës të njerëzve.

Doni një shembull? Sizmologët turq dhe autoritetet turke kanë dekada që ndjekin lëvizjen prej 25 mm në vit të masës shkëmbore në Anatolinë Veriore që shkon drejt Marmarasë. Mos mendoni se pa kaptorët e ndjeshëm të stacioneve të survejimit sizmik do të mund ta realizonin këtë.

Eshtë krejtësisht e pranuar që nëse një tërmet nuk mund të parashikohet nga kushdo, nga ata që nuk kanë mjetet teknike, si edhe nuk mund të parashikohet me saktësinë e një ngjarjeje laboratorike, përsëri me ata që quhen akseleratorë sizmikë mund të kapen sinjale të një vale që afrohet nëse qendra e tërmetit ndodhet ende larg. Në çdo rast, pa pretenduar asgjë, do të thoshim se për këtë së paku nuk duhet të ikin “dritat” atëhere kur ke pikërisht për të bërë detyrën tënde.

5. Ne ende nuk dimë se cila është baza e të dhënave sizmike që zotëron shteti dhe organizmat publikë që kanë përgjegjësitë për këtë. Por, nuk jemi dy shekuj përpara që të themi “tërmeti bie!!!”. Cfarë t’i bëjmë!!! Pra që tërmeti të paraqitetsi njjë tullë që “bie” mbi kokën tënde dhe ti nuk ke çfarë të bësh veçse ta presësh mbi kokë. Jo! Shoqëritë e sotme bëjnë të gjitha investimet për të mos qendruar duarlidhur.

6.Duket sikur harrohet ajo që është kryesorja. Kanë rëndësi që ndërtimet e reja të bëhen si duhet. Ka rëndësi të strehohen të dëmtuarit. Por pjesa më e madhe e popullsisë do të dijë se cila është gjendja e e banesave ku jeton, ku strehohet.

Kjo është një çështje që ka mbetur në vonesa të mëdha. Qytetari ka nevojë të dijë dhe nuk mund të kënaqet me disa dialogje të ndonjë shtetari me individë familjesh shtëpish në zona rurale para ndonjë gote rakie, ndonjë shisheje fanta, a para ndonjë shurupi thanash!

Bëhet fjalë për të konstatuar gjendjen e ndërtesave pas tërmetit dhe kjo lidhet me përgjegjësinë e jetës së njerëzve. Nuk mund të kalohet kështu lehtazi.

Cfarë u bënë ata 500 gjoja inxhinjerët që do të kontrollonin parkun e banesave???

Qe ajo ishte një flluckë sapuni dihej sepse ato ekipe duhet të lëshonin akte ekspertize per rezultatet e arritura. Akte ekspertize që do të duhej të merrnin përgjegjësinë jetës të e dhjetra në mos qindra mijë njerëzve. A ishin ata njerëz të certifikuar, të trajnuar, ligjërisht të autorizuar ta bënin këtë?

Sigurisht që jo.

Ndërkohë që të gjithë njerëzit presin. E gjithë popullata pret. Askush nuk e di sa e ka prishur , sa e ka dëmtuar, sa e ka dobësuar banesën ku ai jeton tërmeti dhe lëkundjet pas tij. Nuk është fjala vetëm te informacioni, por kështu as shteti nuk e di që në rast lëvizjesh të tjera sizmike çfarë rreziqesh ka nëse tërmeti do të jetë 3,4,5 ballë a më shumë apo më pak.

Kështu ne jemi të papërgatitur. Kemi përgjegjësi për jetët e njerëzve. Përgjegjësi juridike të jashtzakonëshme, të frikshme. Po gjendja psikologjike e tyre? Po ekonomia që nuk ka siguri? Po banorët që braktisin territorin? Po shqiptarët që ikin nga atdheu? Po fëmijët që traumatozen për jetë?

Duhet mbledhur mendja, duhen mbledhur forcat. Nuk mund të përballet kjo gjendje as me specialistë që detyrohen të na thonë : “Flini në gjumë vogëlusha!”, dhe të nesërmen të gjendemi në Eden, as për menatalitete psikoze paniku, as për gazetarë që nuk kanë etikën e intervistimit dhe përgjegjësinë e asaj që transmetojnë, as për pushtete që mendojnë : sa kam mandat t’a shtyj sa t’a shtyj kështu, pastaj për të ardhmen o i zoti o gomari!

The post Fuga për tërmetin: S’përballohet kjo situatë me specialistë që detyrohen të thonë ‘flini gjumë vogëlusha! appeared first on Fast News Economy.

Durrës/ Banorët e një pallati në protestë: Të bëhet vlerësim i thelluar, duam ta dimë do shembet apo rikonstruktohet
Banorët e një pallati tetë katësh në lagjen numër pesë të Durrësit kanë dalë në një protestë gjatë ditës së sotme pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar të dëmeve të pallatit nga tërmeti i 26-të nëntorit. Ata shprehen se duan të dinë nëse ky pallat do të shembet apo do të riparohet. Ndërkohë ka reagua edhe bashkia e Durrësit e cila pohon se pallati është regjistruar si i pabanueshëm.

DURRËS– 32 familje të një pallati 8-të katësh në lagjen nr.pesë të qytetit të Durrësit kanë dalë gjatë kësaj të shtune në shenjë protestë pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar mbi dëmet që ka pësuar godina nga tërmeti i 26-të nëntorit.

Ata shprehen se duan të dinë sesi do të veprohet me pallatin, nëse do të shembet apo do të rikonstruktohet. Një nga banorët thotë se ka marrë inxhinierë privatë amerikanë për verifikimin dhe sipas verifikimeve të tyre pallati duhet të shembet.

“Ne jemi mbledhur pasi kërkojmë një informacion se çfarë do bëhet më pallatin tonë pasi gjendja është katastrofike siç shihet edhe nga pamjet. Pallati ka çeduar me 60 cm, unë kam sjell vetë ekspertë amerikanë dhe tregojnë që ku pallat përbën rrezik. Nuk kanë ardhur ekspertë nga instituti i ndërtimit që e kanë për detyrë të vijnë siç parashikon akti normativ. ne duam të dimë çfarë do bëhet me këtë pallat, nëse do të prishet apo do të rikontruktohet”, tha një nga banorët.

Banorët e këtij pallati prej dy muajsh kanë mbetur të pastrehë, ata thonë që ende nuk kanë përfituar bonusin e qirasë.

“Për pallatin kemi shqetësim, sepse pallati ka ikur shtrembër është i pabanueshëm. Unë po jetoj të nipi ku të shkoj, nuk kam marrë as bonus qiraje kam shkuar të bashkia më thonë bë akt konstatimi unë nuk di ku ta bëj. I gjithë mundimi që kemi bërë na ka shkuar kot”, tha një banore.

Ndërkohë ka reaguar edhe Bashkia e Durrësit e cila pohon se pallati është shpallur i pabanueshëm.

Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe kështu figuron edhe në sistem. Bashkia e Durrësit e ka dërguar këtë rast për ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit nga ku pritet një përgjigje. Është ekspertiza e këtij instituti që do të vendosë çfarë do të ndodhë me këtë godinë. Ky pallat është i rrethuar me shirita për të mos lejuar afrimin e njerëzve në të pasi përbën rrezikshmëri.

Banorët kanë vijuar normalisht marrjen e bonusit të qerasë ku deri tani 15-të familje nga ky pallat kanë kaluar për likujdim të pagesës ndërsa pjesa tjetër janë në proces. Cilido nga këta banorë që ka paqartësi lidhur me bonusin duhet të paraqitet në njësinë administrative përkatëse ku do të marrë informacionin e nevojshëm”, njofton Bashkia.

The post Durrës/ Banorët e një pallati në protestë: Të bëhet vlerësim i thelluar, duam ta dimë do shembet apo rikonstruktohet appeared first on Fast News Economy.