Fast News Economy shqiperia - Tag: shqiperia

Lufta me Covid-19 / Ish-ministri i Shëndetësisë: Ky lajm “shkundi” fort Shqipërinë
Pasi Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19, vjen një reagim nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Shehu  me anë të një postimi në rrjrtin social “Facebook” theksoi se vendi ynë ka realizuar vetëm 6000 testime në popullatë dhe kjo ishte një ‘shuplakë’ nga BE.

Postimi i plotë:

BE me 20000 kitet e kontrollit, nje “shuplake” Shqiperise per cfare nuk po ben e cfare duhet te beje!

BE dje i dhuroi vendit tone 20000 kite kontrolli, kur ne kemi realizuar ne popullesi vetem reth 6000 testime!!!

Nqs llogarisim se per nje grup te njekoheshem analizash, psh prej 50-100 tampona duhet nje kit kontrolli, del qe 20000 te tillat te jene llogatitur per 1-2 milion testime.

Ky eshte projeksioni i BE per nivelin e testimeve ne Shqiperi, shume larg kjo nga sa eshte realizuar apo dhe sa do te realizohen nqs vazhdohet me ritmet e “breshkes”, centralizimin e hermetizimin, qe demton edhe sigurine e besushmerine e procedurave, si dhe rrezikon procesin e “hapjes”.

Keto si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen te gjithe popullesise; te deklarosh se kjo eshte e lejuar vetem per disa profesione eshte nje menyre paradoksale te vepruari, ndesh me te Drejtave Themeltare te Njeriut.

Mesazhi e thirja e BE me ate donacion qe realizoi, eshte nje “shkundje” e forte ndaj nesh per testim te gjere me decentralizim e mobilizim te te gjitha kapaciteteve, (ne Gjermani do realizojne tashme 4 Milion teste virusologjike ne jave duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)!

Edhe per kete mesazh thelbesor: test, test, test, ne duhet te falenderojme thellesisht Brukselin!

The post Lufta me Covid-19 / Ish-ministri i Shëndetësisë: Ky lajm “shkundi” fort Shqipërinë appeared first on Fast News Economy.

Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Këtë vit pritet rënie dhe kontraktim i ekonomisë. Do të bien të ardhurat për frymë
Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë (FMN), Jan Kees Martijn, ka dhënë një intervistë ekskluzive për producenten ekzekutive të biznesit në A2, në një lidhje nga Uashingtoni.

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së ka deklaruar se qeveritë e vendeve të prekura nga koronavirusi do t’u duhen më shumë se 8 trilionë dollarë që kanë dhënë deri më tani dhe që vlerësohet kjo sa 10% e GDP-së botërore. Shqipëria ka një paketë masash prej 1,4% të GDP-së. A e konsideroni të mjaftueshme për të mbajtur të ndezur motorët e ekonomisë?

Viti 2020 do të jetë një vit veçanërisht i vështirë, me një krizë humanitare në shkallë botërore. Parashikohet që të jetë vit i vështirë për të gjithë. Është gjithashtu e vërtetë që vendet në zhvillim kanë më pak hapësirë fiskale apo mjete në dispozicion për të mbështetur bizneset apo familjet sesa vendet e zhvilluara. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që politikat e hartuara të jenë të dizenjuara mirë dhe të targetojnë ata që janë më në nevojë, për të bërë ç’është e mundur brenda mundësive. Prandaj duhet edhe ndihma nga institucionet ndërkombëtare për të përballuar këtë situatë.

Cilat janë rekomandimet tuaja për masat që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë për të mbajtur në këmbë ekonominë në këtë periudhë?

Prioriteti kryesor është që të sigurohet që sektori i shëndetësisë të ketë të gjitha mjetet e nevojshme për të paguar stafin mjekësor dhe që njerëzit të mbrohen nga shpërndarja e virusit. E dyta është që të ndihmohen ata njerëz jetesa e të cilëve është ndikuar nga rënia ekonomike dhe shtrëngimet e imponuara për të luftuar pandeminë. Masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në të dyja këto fronte, kanë qenë në kohën e duhur dhe të dizenjuara mirë.

Të mbash ndezur motorët është një aspekt i paketës së ndihmës, po përtej kësaj? Mjaftojnë këto buxhete për të rimëkëmbur ekonominë?

Nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia. Për momentin, parashikimi ynë është që në pjesën e dytë të vitit do të ketë një riaktivizim të ekonomisë. Për të nxitur kërkesën, vendet që kanë më shumë mundësi dhe më shumë hapësira fiskale duhet të bëjnë më shumë se ato vende që kanë më pak hapësira fiskale. FMN-ja qëndron e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

A ka dhënë FMN-ja rekomandime për Shqipërinë në këtë periudhë? I kanë marrë parasysh qeveritarët tanë?

Gjatë kësaj kohe, kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm me autoritetet. Edhe në të ardhmen jemi të gatshëm që të vazhdojmë dialogun dhe të japim ekspertizën tonë.

Komuniteti i biznesit ka bërë një listë kërkesash, mes tyre shtyrjen me 1 vit të pagesës së taksave. Një nismë që është ndërmarrë në një pjesë të vendeve të prekura nga koronavirusi. A është e mundshme kjo?

Është e kuptueshme që në këtë situatë, bizneset kanë vështirësi për të paguar taksat për arsye se i është ndërprerë aktiviteti. Janë marrë disa masa për shtyrjen e pagesës së taksave, sidomos për bizneset e vogla. Të tilla masa duhet të jenë të targetuara sepse është e pamundur të merren masa për të gjithë në të njëjtën kohë. Buxheti i qeverisë është i kufizuar dhe nëse nuk paguhen taksat, qeveria nuk do të kishte me çfarë të mbështeste ata që kanë më tepër nevojë.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka miratuar 174 milionë euro si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19. A mund ta përballojë këtë krizë buxheti i shtetit? Nëse jo, çfarë duhet bërë?

Bordi i FMN-së ka miratuar dyfishimin e nivelit të aksesit për vendet të cilat duan të përfitojnë nga Instrumenti i Financimit të Shpejtë në kuadër të pandemisë. Vetëm dje, bordi ka miratuar mbështetje emergjente për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ndihmë nuk shoqërohet nga kushtëzime, disbursimi i fondeve do të bëhet menjëherë.

A ka program FMN-ja që për qeveritë e vendeve në zhvillim të shtyjë kostot e shërbimit të borxhit? Po për Shqipërinë?

FMN-ja, së bashku me Bankën Botërore, kanë ndërmarrë një iniciativë për të pezulluar pagesat e shërbimit të borxhit për vendet më të varfëra. Megjithatë, që nga viti 2008, Shqipëria nuk klasifikohet më si vend i varfër, por si një vend me të ardhura mesatare. Për më tepër, borxhi i Shqipërisë është i qëndrueshëm. Përjashtuar këtë vit, ku për arsye të kuptueshme do të rritet, ne presim që borxhi i Shqipërisë të vijojë me trajektoren e vet rënëse dhe autoritetet shqiptare janë të angazhuara që kjo të ndodhë.

Sa mendoni se do të jetë impakti i kësaj krize në ekonominë shqiptare, pasi qeveria është ende optimiste dhe i qëndron parashikimit prej 2%. Një parashikim tuajin për skenarin më të mirë dhe skenarin më të keq.

Sot ka një nivel të paprecedentë pasigurie dhe është vështirë që të bësh parashikime në këtë situatë. Për momentin, FMN-ja parashikon që në rreth 170 vende të botës aktiviteti ekonomik do të tkurret dhe të ardhurat për frymë do të bien. Shqipëria është një nga këto vende, për shkak edhe të lidhjeve shumë të forta të turizmit dhe tregtisë me vendet që janë prekur shumë nga koronavirusi, siç është Italia. Parashikojmë që ky vit do të ketë një rënie dhe kontraktim të aktivitetit ekonomik, e shoqëruar nga një rimëkëmbje në vitin 2021.

Një pjesë e ekspertëve argumentojnë se kjo krizë do të zgjasë deri në fund të këtij viti dhe rimëkëmbja e lehtë do të fillojë vitin e ardhshëm. FMN-ja vlerëson se koronavirusi mund të shkaktojë një krizë edhe më të thellë se ajo e Depresionit të Madh në vitet 1930. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të zgjasë 3 vjet. Kur mendoni ju se do të nisë rimëkëmbja, pasi edhe biznesi duhet të bëjë planet e tij?

Covid-19 ka shkaktuar një ndërprerje të aktivitetit ekonomik në të gjithë botë dhe pritet që të çojë në një kontraktim dhe tkurrje të ekonomisë akoma më të rëndë sesa kriza financiare e vitit 2008. Shqipëria është e prekur për arsye se pandemia ka prekur partnerët e vet kryesorë. Në situatën aktuale është vështirë që të bësh skenarë të besueshëm, por sa më shumë të zgjasin kufizimet dhe shtrëngimet në Shqipëri dhe në partnerët e saj, aq më gjatë do të duhet që turizmi dhe eksporti të rekuperojnë.

Faleminderit për intervistën.

Faleminderit juve dhe kujdesuni për veten./A2CNN

The post Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Këtë vit pritet rënie dhe kontraktim i ekonomisë. Do të bien të ardhurat për frymë appeared first on Fast News Economy.

Shqipëria kontrast të thellë me Kosovën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë
Për të përballuar krizën e koronavirusit, qeveria shqiptare ka miratuar 12 akte normative me fuqinë e ligjit, 22 vendime të Këshillit të Ministrave, 13 urdhëra të Ministrit të Shëndetësisë dhe 5 vendime të Komitetit Ndërministror të Emergjencave.

Në total 52 akte ligjore dhe nënligjore, të botuara në 23 Fletore Zyrtare, për 24 ditë, nga 9 Mars deri më 2 Prill.

Një numër kaq i madh aktesh, në një kohë kaq të shkurtër, krijon shqetësime të arsyeshme nëse janë në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Këtë vlerësim do të duhej ta bëntë Gjykata Kushtetuese, por ajo nuk funksionin prej dy vitesh. Situata bëhet më shqetësuese po të merret parasysh se asnjë prej akteve normative të nxjera nga Qeveria, nuk është miratuar nga Kuvendi, siç kërkohet nga Kushtetuta.

Të gjitha këto akte përmbajnë kufizime të rëndësishme për të paktën 11 prej të drejtave dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë dhe Konventën Evropiane. Konkretisht, lirinë e veprimtarisë ekonomike (neni 11), barazinë përpara ligjit (neni 18), lirinë e medias (neni 22), lirinë fetare (neni 22), lirinë e lëvizjes (neni 38), të drejtën e pronës (neni 41), aksesin në gjykatë (neni 42), të drejtën e ankimit (neni 43), lirinë e tubimit (neni 47), të drejtën për punë (neni 49) dhe të drejtën për t’u arsimuar (neni 57).

Në këtë kuptim, vlerësimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën do të ishte me shumë interes për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore. Neni 17 i Kushtetutës përcakton qartë se të drejtat dhe liritë nuk mund të kufizohen nëse nuk është parashikuar me ligj, për një interes publik ose mbrojtjen e të drejtave të tjerëve, pa cënuar thelbin e së drejtës dhe në respekt të parashikimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Organizata të shumta vendase dhe ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin se masat e marra nga Qeveritë në luftën kundër COVID-19 mund të përbëjnë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore. Ato kanë apeluar që dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut të jenë në qendër të përgjigjes ndaj koronavirusit dhe jo një mendim i mëvonshëm.

Por, në Shqipëri, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore nuk duket të jetë shqetësimi kryesor. Vëmendja është fokusuar kryesisht te masat, të cilat pasi shpalosen në faqen në Facebook të Kryeministrit, vishen me akte ligjore dhe nënligjore.

Kjo situatë mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës, ku gjithçka vendoset nga vullneti i një personi të vetëm.

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, është e nevojshme që Presidenti i Republikës si gardian i Kushtetutës, të marrë një rol aktiv për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Po ashtu, një rol më aktiv duhet të marrë Kuvendi, Opozita, Avokati i Popullit, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat, të cilat duhet të ushtrojnë kontroll dhe kundërshtojnë çdo masë qeveritare që cënon në mënyrë të paarsyeshme dhe të panevojshme të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Për këtë gjë një shembull të mirë mund të marrim nga Kosova. Masat e marra nga qeveritë e të dy vendeve janë të ngjashme, ndërkohë që kushtetutat e të dy vendeve janë thuajse identike përsa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.—të dyja janë frymëzuar nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Më 31 mars, Gjykata Kushtetutese e Kosovës vendosi të shfuqizojë vendimin e qeverisë për kufizimin dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve e automjeteve dhe ndalimin e tubimeve në mjedise private e publike, pas kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, i cili i kishte quajtur ato shkelje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe u kishte kërkuar atyre të mos i zbatonin.

Gjykata i dha të drejtë presidentit duke e shpallur vendimin e qeverisë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat kërkojnë që kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të bëhen vetëm me ligj.

Gjykata u shpreh se qeveria nuk mund të kufizojë asnjë të drejtë dhe asnjë liri themelore përmes vendimeve të saj, nëse kufizimi i së drejtës përkatëse nuk është paraparë me një ligj të Kuvendit, sikurse kërkon Kushtetuta.

Gjykata konstatoi se kufizimet e marra nga qeveria nuk ishin në përputhje me kufizimet e përcaktuara në ligjin “Për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse” dhe ligjin “Për Shëndetësi”.

Gjykata theksoi se, pavarësisht situatës kritike që po kalon Kosova, masat për luftën kundër koronavirusit duhet të respektojnë të drejtat e njeriut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është lajm i mirë për shtetin e së drejtës në Kosovë, që tregon se mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve funksionojnë.

Duke i dhënë zgjidhje zgjidhje të menjëhershme mosmarrëveshjes ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë, ajo dëshmoi se jo vetëm në Kosovë funksionon ndarja dhe kontrolli reciprok i pushteteve, por gjithashtu se rruga institucionale është rruga e duhur.

Politika shqiptare duhet të ngrihet në nivelin e standardit të Kosovës.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha pushtetet dhe institucionet e tjera, përfshi ato jo-qeveritare, duhet të ushtrojnë trysni dhe mbikqyrjeje ndaj qeverisë, të paktën për ta detyruar Kryeministrin që të largohet nga vendim-marrja arbitrare personale drejt vendim-marrjes ligjore dhe institucionale./ExitNews-ShpjegonShqipërinë

The post Shqipëria kontrast të thellë me Kosovën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë appeared first on Fast News Economy.

“Ndodh për herë të parë me ne”/ Ministrja Manastirliu ndan lajmin e mirë nga OBSH për vendin tonë
Për herë të parë Shqipëria do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, ‘solidarity trial’, të iniciuar nga OBSH.

Lajmin e ka bërë me dije Ogerta Manastirliu Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e cila tha se ky studim klinik përfshin antiviralët dhe hydroxychloroquine për trajtimin e Covid-19.

Më tej Manastirliu foli edhe për mjekimet dhe protokollet që ndiqen nga mjekët shqiptarë në dy spitalet që aktualisht janë në dispozicion të shërimit të personave të prekur nga ky virus.

Dekarata e Ministres së Shëndetësisë:

“Kemi vendosur që me OBSH të jemi pjesë e një studimi klinik dhe për herë të parë merr pjesë Shqipëria. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha ministrja. Ne përdorim të tërë ato protokolle apo linja trajtimi si në spitale të botës. Kemi përfshirë tocilizumab, hydroxychloroquine të gjithë trajtimet që po përdoren në botë”- deklaroi Manastirliu.

The post “Ndodh për herë të parë me ne”/ Ministrja Manastirliu ndan lajmin e mirë nga OBSH për vendin tonë appeared first on Fast News Economy.

Euronews ‘shuan’ shpresat për hapjen e negociatave me BE: Shqipërisë po i zbehen mundësitë, Holanda dhe Franca kundër
Media prestigjioze europiane Euronews ka deklaruar se Shqipërisë po i zbehen mundësitë gjithnjë e me shumë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Me anë të një artikulli të publikuar me titull: A mundet që vonesat në zgjerimin e Ballkanit të minojnë BE?, Euronews shkruan se vende anëtarë të unionit si Holanda dhe Franca janë të ftohta kur bie fjala te zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht thirrjes së Komisionit Europian për të nisur procesin e pranimit.

“Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë probleme me sundimin e ligjit, që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit,” thekson rrjeti gjigand.

Politologu Florian Bieber thotë se më e rrezikuar mbetet Shqipëria se Maqedonia e Veriut. Sipas tij, në Francë ka skepticizëm të theksuar në lidhje me zgjerimin.

“Ajo mund të jetë e gatshme që të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin. Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme mes partisë në pushtet dhe opozitës në Shqipëri e kanë minuar aftësinë e këtij vendi për të ecur përpara drejt anëtarësimit,” thotë Bieber.

Edhe Bieber thotë se Franca dhe Holanda motivohen në qëndrimet e tyre ndaj zgjerimit nga problemet e tyre të brendshme.

“Unë mendoj se ekziston një ndjenjë mes elitave se zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se ajo minon rëndësinë franceze në BE. Në këtë sens, ka një skepticizëm të përgjithshëm përkundrejt zgjerimit”.

Sa i përket Holandës, ai beson se shqetësimi më i madh është se nuk duhej lejuar të tjera shtete me probleme të ligjit, që kur shtete anëtare si Hungaria dhe Polonia nuk kanë një rekord të mirë kur bie fjala tek çështje të tilla.

Bieber shton se stereotipet që i lidhin shqiptarët me krimin e ogranizuar nuk e ndihmojnë kauzën e tyre. Studiuesi thekson se nëse mungon angazhimi nga ana e BE-së, kjo do ngrejë pikëpyetje për aftësinë e BE-së për të bërë ndonjë gjë.

“Tashmë në pikëpyetje është besueshmëria e BE-së në përgjithësi,” tha ai.

“Vëzhguesit në rajon e shohin politikën e Francës dhe të Holandës si jo të drejtë dhe të motivuar nga politika e brendshme dhe stereotipet,” tha Bieber. “Kjo minon BE-në si një lojtar të drejtë dhe me kritere të qarta, veçanërisht pasi Komisioni ka dhënë dritën jeshile për negociatat”.

Bieber thekson se ky lloj qëndrimi ka të ngjarë të dërgojë një sinjal negativ për qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që mund të mendojnë se nuk ia vlen të bëjnë kompromise të vështira nëse nuk pranohen në bllok.

Studiuesi thotë se është i shqetësuar edhe se kush do të jetë Komisioneri i ri për Zgjerimin. Sipas tij, që BE të jetë efektive, duhet që Komisioneri i ri për Zgjerimin të ketë aftësinë që ta vendosë këtë politikë në axhendë dhe të jetë një aktor i besueshëm.

Për momentin, sipas EuroNews, ka pasiguri se kush do jetë Komisioneri i ardhshëm i Zgjerimin, duke ngritur frikën se politikat e zgjerimit do të minimizohen më tej në axhendën e BE-së.

The post Euronews ‘shuan’ shpresat për hapjen e  negociatave me BE: Shqipërisë po i zbehen mundësitë, Holanda dhe Franca kundër appeared first on Fast News Economy.