Fast News Economy rregullat e shtetrrethimit - Tag: rregullat e shtetrrethimit

Koronavirusi, cilat janë shqetësimet që ngre shoqëria civile për shkak të ashpërsimeve të dënimeve
Në Shqipëri, parlamenti pritet të miratojë propozimet e shumicës së majtë të cilat parashikojnë ndëshkime tejet të rënda, deri në burgim, ndaj atyre që shkelin masat e sigurisë të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Por të paktën 30 organizata jo qeveritare u shprehën të premten të shqetësuara për ndryshimet e reja ligjore që sipas tyre janë jo proporcionale dhe cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, duke i kërkuar parlamentit që t’i rrëzojë në parim ato.

Kryeministri Rama reagoi duke deklaruar se do të ishte i gatshëm për të pranuar përmirësime, porse nuk do të kishte tërheqje nga nisma.

Sipas propozimit, në situatën e pandemisë dhe kur qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore përvec sanksioneve administrative “është e nevojshme që të parashikohen dhe sanksione në Kodin Penal, për disa veprime dhe mosveprime të caktuara, duke marrë në konsideratë rrezikun që kanoset për jetën dhe shëndetin nga përhapja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse, apo në situata në tjera në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, thuhet ne arsyetimin që shoqëron ndërhyrjet ligjore.

Janë dy nene të reja që propozohet të shtohen në Kodin Penal të vendit. I pari lidhet me moszbatimin e rregullave dhe urdhërave të nxjerra nga autoritetet, që do të konsiderohet kundravajtje penale e propozohet të dënohet nga gjobë deri në burgim, në varësi të shkeljes

Neni 242/1

Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatëgjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri nëgjashtë muaj.

Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.

Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”.

Neni i dytë që lidhet me mosrespektimin e karantinës është dhe ai që ka shkaktuar me shumë debate duke qenë se parashikohen raste ku dënimi mund të shkojë deri në 15 vite burgim

Neni 242/2

Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

Organizatat e shoqërisë civile i cilësojnë këto propozime të papranueshme duke i konsideruar tejet të rënda, ndërsa kujtojnë se qeveria ka miratuar tanimë disa akte normative që parashikojnë sanksione administrative.

“Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor, në kushtet kur ritheksojmë se shumica dërrmuese e shtetasve shqiptarë janë kufizuar nga liria e lëvizjes dhe po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Këto dënime janë joporpocionale, pasi çdo dënim duhet të jetë në një raport të drejtë me rrezikshmërinë e veprës penale dhe me shkallën e fajit të autorit”, theksohet në deklaratën e cila i referohet dhe disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas shoqërisë civile “në këto dispozita është shqetësues fakti që nuk bëhet asnjë dallim sa i takon subjektit që kryen këto vepra nëse është mbartës ose jo i sëmundjes infektive. Formulime të tilla mund të çojnë në vlerësime të ndryshme arbitrare dhe në cenimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve”.

Vërejtje ka dhe për procedurën e parashikuar për miratimin e ndryshimeve.

“Duke qenë se Kodi Penal bën pjesë në kategorinë e akteve që miratohen me shumicë të cilësuar, ndryshimet e tij nuk mund të bëhen në asnjë rast nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar”, vë në dukje deklarata duke ju referuar Kushtetutës si dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Rama reagoi duke i dalë në mbrojtje nismës e cila siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur, do të shkojë paralel me lehtësimin e masave shtrënguese. “Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?! Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?! Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?! Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?! E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!”, shkroi zoti Rama në Twitter duke shtuar se “nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, nënvizoi kryeministri./VOA

The post Koronavirusi, cilat janë shqetësimet që ngre shoqëria civile për shkak të ashpërsimeve të dënimeve appeared first on Fast News Economy.

Ndodh në Tiranë/ Pronari thyen për herë të dytë urdhrin duke hapur lokalin, por ja si e pëson në fund (VIDEO)
Pronarit të një lokali në Tiranë i është hequr leja për të ushtruar aktivitetin për 6 muaj pasi ka thyer urdhrin për të dytën herë brenda javës.

Sipas informacioneve lokali bar-kafe i ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në kryeqytet, u konstatua i hapur disa ditë më parë dhe si pasojë pronari me iniciale F.B u dënua me gjobë.

Ndërkohë ai e ka përsëritur sërish ngjarjen, por këtë herë e kanë pritur masa më të rënda ndëshkimi.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Tiranë

Theu urdhrin për herë të dytë, duke hapur lokalin, i bllokohet aktiviteti për 6 muaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, në vijim të kontrollit të territorit, për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar të hapur në funksionim, një lokal bar-kafe, në rrugën “Niko Avrami”.

Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative.

Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 të datës 15.03.2020 është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

Një javë më parë, po nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr. 4, një tjetër lokali, në pronësi të shtetases R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj, pasi u konstatua për herë të dytë i hapur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Që prej daljes së Aktit Normativ e deri tani, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave kufizuese dhe fton qytetarët që në rast se konstatojnë lokale të hapura apo grumbullime personash, si dhe qytetarë që thyejnë vetëkarantinimin, të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

The post Ndodh në Tiranë/ Pronari thyen për herë të dytë urdhrin duke hapur lokalin, por ja si e pëson në fund (VIDEO) appeared first on Fast News Economy.