Fast News Economy Ramush Hardinaj - Tag: Ramush Hardinaj

Politika kosovare nuk gjen qetësi këtë verë, pas Haradinajt, dorëhiqet edhe lideri opozitar
Isa Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK-së. Burime të Express kanë thënë se lideri në largim i LDK-së u ka thënë në Kryesi se s’do të jetë kandidat. Të njëjtin qëndrim ua ka thënë edhe kryetarëve të Degëve me të cilët është takuar të enjten.

Nëse e mban fjalën që e ka dhënë në Kryesi të LDK-së atëherë Isa Mustafa s’do të jetë as kandidat për kryetar të LDK’së. Mustafa u ka treguar anëtarëve të Kryesisë se nuk do të jetë kandidat edhe për një mandat për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

‘Ka thënë se do të mbikëqyr procesin deri në fund. Por, na ka thënë se s’do të jetë kandidat për Kryetar të LDK-së’, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK-së pa dashur t’i përmendet emri.

Njëra prej arsyeve për largim nga kreu i LDK’së, sipas burimeve, është edhe gjendja e tij shëndetësore. Por, edhe mungesa e përkrahjes e konfirmuar nëpër sondazhe të ndryshme

Ndërkohë, në garë kanë shfaqur ambicie për të hyrë Agim Veliu dhe Lutfi Haziri. Por, në lojë po vazhdon të mbetet edhe Avdullah Hoti. Shefin e deputetëve të LDK’së përpos Isa Mustafës e përkrahin edhe Gazemend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Kujtim Shala.

Ndërkohë, një pjesë e anëtarësisë së LDK-së po vazhdon ta përkrahin rikthimin e Fatmir Sejdiut. Nuk dihet nëse Fatmir Sejdiu ka përkrahjen edhe të delegatëve tjerë përpos Prizren, Gjakovë e Podujevë.

Express ka shkruar një ditë më parë se Agim Veliu s’po e fsheh më kandidaturën për Shef të LDK-së. Edhe Lutfi Haziri ka muaj që e ka shpallur kandidaturën për pasardhës të Isa Mustafës.

Në zgjedhjet e fundit në LDK, Haziri kishte thënë se nuk po i hyn garës për ta marrë kreun e partisë pasi nuk po dëshiron ta rrëzojë Kryeministrin Mustafa nga pozita partiake.

Ndërsa, tani ka shfaqur ambicien për t’u bërë Shef i LDK’së por paraprakisht ka kërkuar një marrëveshje politike. Ka kërkuar unitet në parti për të mos pasur çarje pastaj. Ka shfaqur gatishmëri t’i bashkojë të gjitha grupet që aktualisht janë në parti, edhe t’i merr afër vetes themeluesit e partisë

Vjosa Osmani, kohëve të fundit, ka refuzuar të flasë konkretisht se kur do t’i hyjë garës për Kryetare të Partisë. Në garën e fundit në LDK s’ishte lejuar as të kanidonte meqë nuk kishte kaluar garën në Këshill të Përgjithshëm të LDK-së.

Ndryshe, Isa Mustafa, kishte marrë LDK’në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun. Prej atëherë, Mustafa ka shënuar tri humbje të zgjedhjeve nacionale, ka humbur Komunën e Prishtinës, por ka rikthyer disa komuna që me herët e kishte humbur LDK’ja përfshirë Pejën, Gjilanin e Lipjanin. Isa Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK’së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

Vitin e kaluar, Shefi i LDK’së kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani. Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Nënkryetarëve të Partisë. Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave.

Krejt këto zhvillime po ndodhin në kohën kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Kohëve të fundit, Haradinaj prishi raportet me Liderin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili nga Ëashingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK ka mbetur e hutuar nga ky vendi. LDK e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse edhe PSD e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të thërras partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Qeveria e Ramush Haradinaj prej kur vendosi taksën mbeti Qeveri e pakicës e mbështetur për disa vendime nga PSD e Shpend Ahmetit.

Ramush Haradinaj është Kryeministri i gjashtë i Kosovës pas Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit, Agim Çekut, Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Haradinaj kishte udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe një herë për 100 ditë kur ishte detyruar të jepte dorëheqje në mars të vitit 2005 për të shkuar në Tribunalin e Hagës si i akuzuar për krime lufte. Atje ishte shpallur dy herë i pafajshëm.

Asnjëri prej Shefave të Qeverisë prej pasluftës s’e ka përfunduar mandatin kushtetues.  Prej pasluftës janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje nacionale./ Marre nga Express/

The post Politika kosovare nuk gjen qetësi këtë verë, pas Haradinajt, dorëhiqet edhe lideri opozitar appeared first on Fast News Economy.

Dorëheqja e Haradinajt, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Përmes një deklarate të shkurtër për “Zërin e Amerikës”, DASH vlerëson vendimin e Haradinajt, dhe thekson se mirëpret bashkëpunimin e tij me prokurorinë. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj paraqiti të premten dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij. Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”. Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të jap ndonjë hollësi rreth ftesës për marrjen në pyetje të zotit Haradinaj që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

Dorëheqja e zotit Haradinaj ndodhi në një periudhë të shtimit të trysnisë ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe me të cilat Beogradi vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se pas dorëheqjes së tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në favor të tyre u shpreh edhe Nisma Socialdemokrate, që është pjesë e koalicionit qeverisës si dhe opozita që hodhi poshtë çdo mundësi të krijimit të ndonjë qeverie të re apo qeverie teknike. Çështja tash i mbetet presidentit Hashim Thaçi.

The post Dorëheqja e Haradinajt, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit appeared first on Fast News Economy.

Haradinaj letër të hapur kosovarëve: Po na bëhet presion i padrejtë, përçarja po na dëmton
Pasi dha dorëheqjen e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar popullit të tij me anë të një letre të hapur.

Në letrën e tij, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Haradinaj ka zbuluar dhe disa prej arsyeve përtej thirrjes së Gjykatës, që atë e çuan drejt dorëheqjes.

Sipas Haradinajt përçarja e politikës kosovare në brendi dhe presioni ndërkombëtar po e dëmtojnë Kosovën dhe pasojat do të shikohen më vonë.

Haradinaj ka shkruar se “nderi Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Më tej Haradinaj shkruan, “Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes. Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do t’a kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet”.

Më pas Haradinaj ka thënë se tashmë i takon presidentit Thaci që të marrë në dorë fatin e vendit dhe të japë një datë për zgjedhjet e parakohshme.

Letra e plotë e dorëheqjes e Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit.

I juaji,

Ramush Haradinaj

The post Haradinaj letër të hapur kosovarëve: Po na bëhet presion i padrejtë, përçarja po na dëmton appeared first on Fast News Economy.

Dorëheqja e Haradinajt, Majko i pari që reagon nga qeveria: Iku si burrë shteti
I pari që ka reaguar nga qeveria shqiptare në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ishte ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ky i fundit shkruan se largimi i Hardinajt është sinjal i një burri shteti.

Sipas Majkos bën nder shtetit të Kosovës, pasi bëhet i qartë dallimi mes fatit personal të një njeriu dhe të vendit.

Më poshtë postimi i plotë i Pandeli Majkos:

The post Dorëheqja e Haradinajt, Majko i pari që reagon nga qeveria: Iku si burrë shteti appeared first on Fast News Economy.

Basha lavdëron dorëheqjen e Haradinajt: Vuri atdheun mbi gjithçka
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e përshëndet këtë akt të Haradinjat, duke thënë se ai vuri atdheun mbi gjithçka, siç ka bërë çdo herë në jetën e tij.

Më tej Basha shpreh mbështetjen e tij për Haradinajn në betejën me drejtësinë, duke thënë se askush nuk mund ta përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!” shkruan Basha në twitter.

The post Basha lavdëron dorëheqjen e Haradinajt: Vuri atdheun mbi gjithçka appeared first on Fast News Economy.

Çfarë fshihet pas dorëheqjes, ja si përgjigjet Ramush Haradinaj (VIDEO)
Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte një rrufe në qiell të hapur. Vetë kreu i qeverisë kosovare u shpreh se duhej ta ndërmerrte këtë akt pasi dëshironte të shkonte para Gjykatës Speciale si një qytetarë i thjeshtë dhe jo si kryeministër.

Por në mediet kosovare këto orë të fundit ka filluar të qarkullojë një teori që e lidh këtë dorëheqje të Haradinajt me pozicionin e tij ballor kundër idesë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

I është pyetur nga gazetarët në Kosovë nëse mund të jetë detyruar nga kundërshtarët brenda apo jashtë kufijve të Kosovës, ai tha se nuk mendon për momentin duke kujtuar se Kosova është shtet sovran dhe ka nderin e vet që nuk shitet në treg.

A mendoni që kjo ftesë nga Specialja është puro që lidhet me drejtësinë apo fshihet diçka politike pas saj?

“S’po mendoj njëherë. Me rëndësi është që Kosova të bëhet gati për zgjedhje. Është mirë që të tjerët të kuptojnë se jemi shtet sovran, kemi nderin tonë, nuk është një nder në treg për vlera tjera por i luftëtarit shqiptar, edhe i vendit, i shtetit dhe i kryetarit të qeverisë nuk është i poshtërueshëm nga askush. Edhe pse jemi vend i ri, i vogël nuk do mundet kush ta poshtërojë Kosovën asnjëherë.”

Video:

The post Çfarë fshihet pas dorëheqjes, ja si përgjigjet Ramush Haradinaj (VIDEO) appeared first on Fast News Economy.