Fast News Economy prokurori gentian osmani - Tag: prokurori gentian osmani

Kaloi Vetingun, por pas ankimimit KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gentian Osmani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokrorin e JKrimeve të Rënda Gentian Osmani, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KPA arsyetoi se nuk janë provuar deklarimet e dhëna nga prokurori për kriterin e pasurisë.

Gentian Osmani arriti të kalonte shkallën e parë të Vetingut në KPA por u dërgua në Apel pas ankimimit nga Komsioneri Publik.

Gjate seances se shkuar, relatorja e trupit gjykues u vuri në dispozicion palëve përgjigjen e kthyer nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me denoncimet e bëra në adresë të prokurorit Osmani. Duke iu referuar përgjigjes, rezultonte se për asnjë nga tri denoncimet e bëra gjatë procesit në Apel, nuk provohej me prova.

Sipas relacionit, në këto denoncime pretendohej se Osmani kishte udhëtuar jashtë vendit me një avokat dhe pas kësaj ishin pushuar hetimet për klientin e këtij avokati. Nga sistemi TIMS, ky fakt nuk rezultonte i vërtetë. Më tej, denoncimi i dytë pretendonte se prokurori kishte përdorur makinën e një zyrtari të administratës, ndaj të cilit kishte pasur hetim për një çështje dhe në denoncimin e tretë pretendohej se prokurori kishte firmosur shpalljen e moskompetencës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në çështjen me të pandehur Suel Çelën dhe të tjerë.

Prokuror për këtë dosje nuk rezulton të ketë qenë Osmani, por B.D.. Në fund, prokurori dhe njëherësh anëtari i KLP-së i konsideroi denoncimet si shpifje dhe kërkoi nga Kolegji një analizë financiare të pasurisë, kërkesë e bërë edhe nga Komisioneri dhe që u pranua nga KPA.

Për pasurinë, KP pretendoi gjatë seancës se subjekti nuk mbulon me burime të ligjshme këstet e paguara për shlyerjen e apartamentit deri në mars të vitit 2009 në vlerën – 1.041.085 lekë.

Ai shtoi se edhe në prezumim të shpjegimeve mbi pagesën e këstit të apartamentit në fund të dhjetorit të vitit 2009, sërish rezulton se nuk mbulohen me burime të ligjshme pagesat e apartamentit dhe kursimet e krijuara deri në fund të vitit 2009, për një diferencë negative prej – 890,349 lekësh. Sipas komisionerit, prokurori nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet për vitin 2011, në shumën 1,044,035 lekë dhe për vitin 2013 në shumën 1,145,915 lekë

The post Kaloi Vetingun, por pas ankimimit KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gentian Osmani appeared first on Fast News Economy.