Fast News Economy policia - Tag: policia

LAJM I FUNDIT/ Fadromat nisin shembjen e Teatrit Kombëtar, policia blindon zonën
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një aksioni të IMT, ka nisur shembja e një pjese të Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë rrethuar perimetrin te Teatri Kombëtar, ndërsa bëhet e ditur se efektivët kanë ushtruar dhunë ndaj disa aktivistëve që prej kohësh ishin në mbrojtje të Teatrit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe disa prej tyre të cilët kishin kaluar natën me qëllim për të ndaluar shembjen e godinës së Teatrit.

Ndërkohë të shoqëruarit janë aktori Neritan Liçaj, Astrit Qeranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe dhe Monika Kryemadhi. MËsohet se Kryemadhi është kthyer nga komisariati i policisë dhe i bashkohet sërish aktivistëve në  ambientet e TK.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet e ditur se zona midis Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshmë është rrethuar me gardh nga efektivët e policisë. Ndërsa prezente janë edhe disa utomjete zjarrëfikëse.

Ndonëse për një periudhë të konsiderueshme kohe, aktivistë të Aleancës për MBrojtjen e Teatrit kanë qendruar stoic në qenresën e tyre për të ndaluar shembjen e kësaj godine dhjetëra vjeçare, duket se nuk ia kanë dalë dot.

The post LAJM I FUNDIT/ Fadromat nisin shembjen e Teatrit Kombëtar, policia blindon zonën appeared first on Fast News Economy.

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, policia arreston autorët dhe zbardh detajet (VIDEO)
Drejtori i Policisë Ardi Veliu në një komunikim me mediat bërë me dije zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Durrës ku humbën jetën dy vëllezërit Haxhia.

“Policia Durrës, RENEA, FNSH dhe drejtoria vendore Tiranë në bazë të provave u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autoreve, A.M, 33 vjec dhe K.A, 22 vjec banues në Durrës”, thuhet në deklaratë

Deklarata e plotë e policisë së shtetit

Zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës.Finalizohet operacioni policor i koduar “Shën Vlash”, i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në mënyrë të veçantë prokurorin Gëzim Veizi, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar dhe dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe ftoj qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

The post Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, policia arreston autorët dhe zbardh detajet (VIDEO) appeared first on Fast News Economy.

“Kris” arma dhe në Skrapar/ Vuante nga shëndeti mendor, policia sqaron ngjarjen
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Skraparit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjjen “5 Shtatori”, ku shtetasi me inicialet H.H., rreth 57 vjeç ka qëlluar disa herë me në ajër me armë zjarri.

Po të njëjtat burime, bëjnë të ditur 57-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

Policia shkoi në vendngjarje, porn ë momentin që shtetasi H.H., ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas është mbyllur në banesë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë. Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

The post “Kris” arma dhe në Skrapar/ Vuante nga shëndeti mendor, policia sqaron ngjarjen appeared first on Fast News Economy.

Pamje të rënda, shqiptari ekzekutohet në mes të rrugës nga policia në SHBA
Një krim i rëndë është shënuar dje në SHBA, ku një shqiptar është ekzekutuar nga policia. Luan Agolli, 42 vjeç, shihet në këtë video teksa lëviz në rrugë i armatosur, në zonën e Paterson të New Jersey.

Raportohet se policët iu përgjigjën një thirrje se një burrë po lëvizte me armë në bllokun e rrugës Carrol. Kur mbërritën policët, panë shqiptarin që po shëtiste në kryqëzimin e rrugëve Carroll dhe Harrison.

42-vjeçari i injoroi thirrjet e policisë dhe me armën në dorë vazhdonte shëtitjen. Ai u drejtoi disa herë armën policëve, të cilët më vonë e qëlluan dhe e ekzekutuan në vend.

Nuk dihet ende arsyeja pse shqiptari e ngriti armën ndaj policëve. Në videon e filmuar dëgjohen policët që i thërrasin shqiparit të ulë armën poshtë, por ai nuk e ka bërë këtë veprim.

The post Pamje të rënda, shqiptari ekzekutohet në mes të rrugës nga policia në SHBA appeared first on Fast News Economy.

Del për të bërë pazar, gruaja rrethohet nga policia dhe shpërthen në britma: Kapni drogaxhinjtë, jo mua
Me anë të një video të publikuar nga Partia Demokratike, shikohet një grua e rrethuar nga forcat e shumta të policisë. Mësa dëgjojmë nga video-ja ajo ka dalë për të bërë pazar dhe policët nuk e kanë lejuar.

Nga pamjet, vihet re që gruaja ka shpërthyer në lot dhe bërtet me të madhe: ‘Ikni kapni drogaxhinjtë, jo mua’.

Nuk dihet nëse ajo ka pasur autorizim për leje dalje, por një situatë e tillë i ka bërë përshtypje dhe qytetarëve të tjerë teksa thotë “do të hajmë bukë, do të blej ushqimet”.

VIDEO:

https://streamable.com/3zflyd

The post Del për të bërë pazar, gruaja rrethohet nga policia dhe shpërthen në britma: Kapni drogaxhinjtë, jo mua appeared first on Fast News Economy.

Trafikun e drogës nuk e ndal as koronavirusi, goditet grupi shpërndarës në Durrës
Policia e Durrësit ka njoftuar se ka mbyllur me sukses sot një operacion kundër një bande që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.

Përveç lëndës narkotike dhe një sasie të konsiderueshme të hollash, policia bën me dije se ka vënë në pranga edhe tre pjesëtarë të kësaj bande.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “HIGH QUALITY”, i ndjekur me metoda proaktive.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Sekuestrohet rreth 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike).

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “HIGH QUALITY”, të ndjekur me metoda proaktive.

Në kuadër të këtij operacioni u godit një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta, heroinë e kokainë.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:

Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).

K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banues në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.

Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë.

Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve të mëposhtme:

244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;

239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;

2 peshore elektronike;

Një shumë e konsiderueshme parash (rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

The post Trafikun e drogës nuk e ndal as koronavirusi, goditet grupi shpërndarës në Durrës appeared first on Fast News Economy.

Shkelën urdhrin e kufizimit/ Policia ndëshkon me gjoba mbi 200 qyetetarë
Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Këta drejtues mjetesh janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”, si dhe është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

The post Shkelën urdhrin e kufizimit/ Policia ndëshkon me gjoba mbi 200 qyetetarë appeared first on Fast News Economy.

Policia jep njoftimin e rëndësishëm/ Ja kush lejohet të qarkullojë në rrugë
Policia ka lajmëruar se do të ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Këto masa janë marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas njoftimit të tyre përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë kufizimet, në të kundërt do të ketë penalizime të rënda.

The post Policia jep njoftimin e rëndësishëm/ Ja kush lejohet të qarkullojë në rrugë appeared first on Fast News Economy.

Policia sekuestron armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 47 vjeçari
Policia ka sekuestruar armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb.

Mësohet se është vënë në pranga 47 vjeçari Endrit Demiri, i cili posedonte arsenalin e armëve.

Përmes një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se armët ishin fshehur në bodrum. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve, organizuarn dhe finalizuan operacionin policor të koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

D., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht: 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë. Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

The post  Policia sekuestron armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 47 vjeçari appeared first on Fast News Economy.

Familja Prenga në zi! Hap dyert e mortit për djalin e vrarë: Do flas kur të gjendet trupi i tij
Në kohën kur edhe dita e 8 e kërkimeve të policisë u mbyll pa asnjë gjurmë që do ti çonte hetuesit në vendin ku është fshehur trupi i 49 vjeçarit, për familjen janë shuar shpresat se Jan Prenga mund të jetë gjallë.

Prindërit e Jan Prengës, i rrëmbyer në datën 17 janar 2020, kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet sipas riteve, megjithëse trupi i pengut të zhdukur nuk është gjetur ende.

Në kohën kur edhe dita e 8 e kërkimeve të policisë u mbyll pa asnjë gjurmë që do ti çonte hetuesit në vendin ku është fshehur trupi i 49 vjeçarit, për familjen janë shuar shpresat se Jan Prenga mund të jetë gjallë.

Familja thotë për Top Channel jashtë kamerës se do flasë vetëm atëherë kur të gjendet trupi i të afërmit të tyre, i cili ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte me të ardhurat e një ambjenti të dhënë me qira.

Për dëshmitarët që u gjenden afër vendit ku ai u rrëmbye nga katër persona, është me e lehtë të heshtësh përsa kohë prokuroria dyshon se Jan Prenga u rrëmbye pas konflikteve të trafikantëve me vëllain e tij lidhur me një sasi prej 260 kg kokainë. Ngarkesa besohet që ishte siguruar në Ekuadur tek trafikantë atje, përmes Dritan Rexhepaj, por nuk u dorëzua më në destinacion, prej vëllait të pengut, shtetasi Astrit Prenga.

Kjo gjë solli edhe rrëmbimin e tij me urdhër të grupit të Dukagjinit, emrat e të cilëve u treguan në polici nga vëllai tjetër i pengut, shtetasi Anton Prenga. Ndërkohë thotë thotë për Top Channel se 6 ditë nga rrëmbimi i Jan Prengës, grupit në fjalë ju dorëzua një pjesë e kokainës së bashku me 700 mijë paund, por ai nuk u kthye. Deri tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia tregon për Top Channel se ka gjetur disa qese të zeza në një kosh plehrash që janë dërguar për kqyrje në laboratorin e kriminalistikës, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë që zbuluan disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim.

Marrë nga Top Channel

The post Familja Prenga në zi! Hap dyert e mortit për djalin e vrarë: Do flas kur të gjendet trupi i tij appeared first on Fast News Economy.