Fast News Economy Palmer - Tag: Palmer

Palmer skanon Kosovën, sfidë krijimi i qeverisë dhe dialogu me Serbinë
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë tha se sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin në dialogun me Serbinë dhe do të pezullonte tarifën ndaj mallrave serbe.

Zoti Palmer theksoi se përcaktimi i parametrave të negociatave është përgjegjësi e palëve dhe se përqëndrimi vetëm te hartat dhe territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Palmer bisedoi kolegia e shërbimit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djurovic.

Zëri i Amerikës: A besoni se pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ekziston një rrugë e qartë për Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun mes tyre?

Matthew Palmer: Ne kemi shumë shpresë që Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshjeje që të ketë mbështetje reciproke, që të rezultonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre. Dhe kjo do të hapte rrugën për një të ardhme evropiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.

Zëri i Amerikës: A janë shanset më të mëdha tani që Haradinaj nuk është më Kryeministër?

Matthew Palmer: Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme. A mendoni se tani që ai nuk është më Kryeministër ekziston një mundësi më e madhe për arritjen e një zgjidhje të tillë mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi?

Matthew Palmer: Ne tani jemi të përqëndruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave.

Zëri i Amerikës: Disa ekspertë në Uashington, pretendojnë se ekziston një draft marrëveshje mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi që përfshin shkëmbimin e territoreve dhe kjo marrëveshje është gati t’i paraqitet publikut. A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Nëse ekziston një draft marrëveshje, nëse ekziston një marrëveshje gjithpërfshirëse që është gati për nënshkrim, unë nuk e kam parë.

Zëri i Amerikës: A keni dëgjuar për këtë?

Matthew Palmer: Persona të njëjtë që flasin me ju, flasin edhe me mua, duke më thënë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ende ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar. Kështu që, rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve është hapi i parë.

Zëri i Amerikës: Por a ka ndonjë ide ose marrëveshje reciproke që mund të arrihet bazuar në shkëmbimin e territoreve? A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Sigurisht që palët kanë biseduar për një kohë të gjatë se cilat janë parametrat e një marrëveshjeje. Nuk e di se cilat janë çështjet thelbësore sa i përket territorit ose ndonjë komponenti të veçantë të kësaj. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponente politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqëndrimi vetëm te hartta dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut/VOA

The post Palmer skanon Kosovën, sfidë krijimi i qeverisë dhe dialogu me Serbinë appeared first on Fast News Economy.

Dako non grata, Palmer flet hapur: Kemi dëshmi të forta korrupsioni kundër tij
Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Methju Palmer ka folur edhe në lidhje me shpalljen si i padëshiruar të ish0kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako në SHBA.

Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, Dako është treguar shumë i hapur, duke thënë se DASH kishte prova dhe dëshmi të forta për përfshirjen e tij në afera korruptive të mëdha.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan ekziston një shpresë që pas këtij vendimi të mund të krijohet një klimë besimi se SHBA vijon të jetë fuqishëm në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

“Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.”- tha Palmer per VOA.

The post Dako non grata, Palmer flet hapur: Kemi dëshmi të forta korrupsioni kundër tij appeared first on Fast News Economy.

A e mbështet SHBA Ramën? Flet Palmer: Ne mbështesim vetëm ligjin
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara.

Zoti Palmer foli me korrespondenten e shërbimit në gjuhën serbe, Jovana Djurovic, edhe për çështje të tjera të Ballkanit, si bisedimet Kosovë-Serbi.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamentit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

Zëri i Amerikës: OSBE-ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Matthew Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare./VOA

The post A e mbështet SHBA Ramën? Flet Palmer: Ne mbështesim vetëm ligjin appeared first on Fast News Economy.