Fast News Economy Ilir meta - Tag: Ilir meta

Shëmbja e teatrit, Meta paralajmëron: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese, të mos cenohet godina
Presidenti Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ta kaluar godinën e Tetarit Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës, për t’i hapur kështu rrugën prishjes së kësaj godine.

Përmes nje deklarate për shtyp Meta thotë se çështja në fjalë është dërguar tashmë në Gjykatën Kushtetuese dhe pa një vendim të saj nuk mund të bëhet asgjë.

Presidenti paralajmëron bashkinë e Tiranë dhe qeverinë që të mos bëjnë asnjë hap në cënimin e Teatrit Kombëtar, pasi kjo do e shkatërronte edhe më tej legjitimitetin kushtetues të tyre.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, ka ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim veprimtarinë më të fundit të organeve shtetërore në lidhje me vullnetin për prishjen e objekteve të  “Teatrit Kombëtar”.

Presidenti Meta, thekson edhe një herë  se kompleksi i Teatrit Kombëtar mishëron vlerat e identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare, vlera këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe të drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ministrave ditën e djeshme në datë 8 maj, ka vendosur që këtë pasuri kombëtare t’ia kalojë në pronësi Bashkisë Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Kjo vendimarrje në praktikë do të thotë se aktualisht po përdoret një procedurë tjetër “ekstra ligjore” tashmë në përgjegjësinë vetëm të Bashkisë Tiranë, për të prishur godinat e Teatrit Kombëtar.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave dhe vullneti i shprehur i Bashkisë Tiranë, nuk është në përputhje me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe nuk përkon me vlerat e Bashkimit Europian, institucionet kulturore të të cilit kanë shprehur vullnetin për mbrojtjen e këtij objekti dhe restaurimin e tij.

Ky vendim i djeshëm i qeverisë me të drejtë ka krijuar një reagim të fortë qytetar, pasi veç të tjerash merret në një kohë kur vendi po i nënshtrohet gjëndjes së fatkeqësisë natyrore dhe masave kufizuese të lirisë së qarkullimit, si dhe në një moment kur pikërisht kjo çështje ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që prej 3 vitesh nuk është funksionale.

Presidenti Meta, thekson se në muajin korrik 2019, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë e cila do të duhet ta shqyrtojë në themel këtë çështje.

Në këtë proces gjyqësor që duhet të shqyrtohet është palë si Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, etj, ndaj marrja e një vendimi të tillë në këtë moment, rëndon pozitën antikushtetuese të veprimtarisë shtetërore ndaj këtij objekti me rëndësi kommbëtare.

Presidenti Meta, i kujton të gjithë organeve shtetërore përfshi këtu dhe Këshillin e Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, se një prej çështjeve kryesore që pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, nuk kanë të bëjë vetëm me faktin nëse ligji special nr. 37/2018 është antikushtetues, por më kryesorja lidhet me detyrimin ligjor që çdo veprim apo vendim shtetëror që synon apo ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar, cënon drejtëpëdrejt parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, parime këto të parashikuara nga nenet neni 3, të Kushtetutës.

Gjithashtu një tjetër çështje që do shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse ka të bëjë me edhe faktin se veprimtaria administrative shtetërore e pushtetit qëndror apo lokal që synon apo ndërmerr veprime për prishjen e Teatrit Kombëtar, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim, të mishëruara edhe në Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në këtë Ditën e  Europës, i bën thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

Presidenti Meta, thekson edhe një herë se për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar.

Këto institucione duhet të tregojnë vullnet dhe përkushtim për krijimin e mjediseve në dobi të aktorëve dhe të publikut, duke synuar ndërtimin e godinave të reja funksionale bashkëkohore, por njëkohësisht pa prekur dhe cenuar aspak trashëgiminë e krijuar ndër vite në kompleksin e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, pasi një humbje e tillë do të ishte përfundimisht e parikuperueshme në të ardhmen.

The post Shëmbja e teatrit, Meta paralajmëron: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese, të mos cenohet godina appeared first on Fast News Economy.

“Meta është ikonë botërore e korrupsionit”/ Frrok Çupi: Ai mban një parti që është më shumë ushtarake në kërkim të pronave dhe parave sesa…
Analisti i njohur Frrok Çupi në një lidhje për emisionin “Top Talk” ka komentuar një aleancë të mundshme Rama-Meta dhe u shpreh se është kategorikisht kundër.

Sipas Çupit këtu humbin shqiptarët pasi presidenti Meta është një ikonë botërore e korrupsionit që mban një parti ushtarake në kërkim të pronave dhe parave të paligjshme.

Pjesë nga intervista:

Denis Dyrnjaja: Si të duket dhe si e ke lexuar këtë flirt virtual politik midis Ramës dhe Metës.

Frrok Çupi: E kam lexuar si një gjë që kam shpresë që mos të ndodhë sepse do të ishte një katastrofë politike në Shqipëri.

Shqipëria ka vuajtur kaq kohë për arsye se nuk ka mundur të ndahet nga e kaluara, nuk arriti të ndahej nga e kaluara komuniste, tani nuk po arrin të ndahet nga e kaluara 30 vjeçare e korrupsionit dhe krimit.

Njerëzit i kishin varur shumë shpresat tek reforma në drejtësi, tek drejtësia bashkëpunëtore me amerikën dhe tek kryeministri Rama si një udhërrëfyes i drejtësisë së re.

Nëse do të ndodh kompromisi midis Ramës dhe Metës kjo do të thotë se është kompromisi midis qeverisë së re, drejtësisë së re dhe korrupsionit të vjetër.

Denis Dyrnjaja: Më duhet të bëj një aneks logjik në këtë arsyetim që ju bëni pasi korrupsioni lidhet me qeverinë dhe jo me presidentin në këtë rast.

Frrok Çupi: Korrupsioni nuk ndodh brenda ditës, nuk ndodh brenda tre vitesh as brenda shtatë vitesh as brenda 10 vjetësh. Korrupsion në Shqipëri është ndërtuar mbi kate, mbi shkallë që nga viti 1990 dhe presidenti përfaqëson klasën më të korruptuar të vendit.

Është ikonë botërore e korrupsionit, mban një parti që është më shumë ushtarake në kërkim të pronave dhe parave të paligjshme se sa një parti politike.

Është një lider që ka hyrë në politikë për arsye të forcës të pagesës së votave.

The post “Meta është ikonë botërore e korrupsionit”/ Frrok Çupi: Ai mban një parti që është më shumë ushtarake në kërkim të pronave dhe parave sesa… appeared first on Fast News Economy.

Çfarë note i jep qeverisë për menaxhimin e situatës? Përgjigjet Meta dhe shpreh vlerësimin e lartë për…
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Rtv Ora, theksoi se përgjithësisht situata është menaxhuar mirë nga të gjithë aktorët politikë por ka ende vend për të realizuar një menaxhim më transparent dhe konsensual por edhe më efikas të kësaj situate pasi sipas tij zgjatja e saj në kohë krijon probleme të reja.

Deklarata e Presidentit Meta:

Nuk jemi në sezon provimesh ende, për më tepër që viti shkollor po përjeton një lloj pezullie, por padyshim që do të jepja notën masimale për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët të ndërgjegjësuar nga kufizimet e bëra nga autoritetet shtetërore, qeveritare nga apelet e të gjithë forcave politike pa dallim kanë qenë mjaft të kujdesshëm dhe të përmbajtur gjatë këtyre javëve. Sa i përket aktorëve të tjerë përfshirë qeverinë në radhë të parë por edhe opozitën besoj se janë përpjekur të përmbushin sa më mirë në këtë eksperiencë të re të panjohur më parë detyrat e tyre. Por ka ende shumë vend për të realizuar një menaxhim edhe më transparent edhe më konsensual por edhe më efikas të kësaj situate pasi zgjatja e saj në kohë krijon probleme të reja. Ne duhet të synojmë në parandalimin e këtyre problemeve të reja që kanë të bëjnë me agravimin e situatës nga pikëmja ekonomike dhe sociale dhe duhet të punojmë për përsosjen e menaxhimit të situatës së pandemisë por edhe për të ecur drejt një hapje të sigurt dhe pa kthim të ekonomisë dhe jetës shoqërore.

The post Çfarë note i jep qeverisë për menaxhimin e situatës? Përgjigjet Meta dhe shpreh vlerësimin e lartë për… appeared first on Fast News Economy.

Çfarë i tha Monika Kryemadhi për kthesën e madhe që bëri me Ramën? Ja çfarë zbulon Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta foli për jetën e tij familjare gjatë kësaj periudhe të vështirë, nga ku zbuloi detaje rreth marrëdhënies me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Lidhur me bashkimin me kryeministrin Rama për ndryshimet e Kodit Penal, Meta tha se Kryemadhi ka një natyrë kritike.

“Ajo si natyrë është gjithnjë kritike në tërësi por ka qenë më shumë e përqendruar në çështje të tjera e s’kemi hyrë shumë në debate të tilla, në përmbushjen e detyrimeve të mia unë smund të ndikohem nga kritikat që bëhen, jam i detyruar të përmbush detyrat e mia si president pa pasur frikë nga kritikat kur mendoj që ato nuk i shërbejnë atyre vendimeve që duhen marrë në interes të gjithë popullit shqiptar,. e kuptoj pakënaqësinë e mosbesimin por për mua është interesi i shqiptarëve prioritet, mbrojtja e tyre nga çdo lloj abuzivizmi e smund ti lejoj vetes asnjë sjellje të karakterit populist e spekulant”, tha Meta për News24.

The post Çfarë i tha Monika Kryemadhi për kthesën e madhe që bëri me Ramën? Ja çfarë zbulon Ilir Meta appeared first on Fast News Economy.

“Kjo është idiotësi dhe mashtrim”/ Monika Kryemadhi tregon debatin me Metën për COVID-in: Iliri është më strikt, unë mendoj se…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me “Reporttv” u shpreh se ndan qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin me presidentin Meta.

“Ndajmë qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin. Iliri është më strikt përsa i përket masave, takimit të duarve, unë nuk jam strikte, unë mendoj se është mashtrim dhe idiotësi kjo vënia e maskave dhe dorezave, u mungon oksigjeni në tru. Pak kanë probleme por t’u vendosësh maska në rrugë. Kjo historia e dorashkave për të shkuar në supermarkete është prapë një idiotësi tjetër, nëse duam të ruajmë pastërtinë në qendrat e shërbimeve cdo klient duhet të vendosë dorashkat në supermarketin që hynë. Janë disa masa që po të hysh në një logjikë njerëzore mënyra sesi i kanë detyruar qoftë policinë dhe ushtrinë apo personelin që punojnë për maskat është një mungesë. Asnjë nga ne nuk jeton në spital. I shmangemi debateve të tilla se nuk fitoj gjë me Ilir Metën, përsa i përket me koronavirusit, edhe ndonjë gjë tjetër mund ta fitoj”-përfundoi ajo fjalën e saj.

The post “Kjo është idiotësi dhe mashtrim”/ Monika Kryemadhi tregon debatin me Metën për COVID-in: Iliri është më strikt, unë mendoj se… appeared first on Fast News Economy.

Zbuti tonet me Ramën duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal, reagon Ilir Meta: Vendimi im erdhi pasi…
Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” ka komentuar ndryshimet në Kodin Penal.

Kreu i Shetit vlerëson se janë të domosdoshme në luftën ndaj pandemisë.

Deklarata e Presidentit Meta:

“Së pari duhet të kemi parasysh që kishte një boshllëk në Kodin Penal për menaxhimin e një situate të tillë. Së dyti nuk duhet të harrojmë që ka një dallim nga propozimet tek ndryshimet e miratuara në Kuvend në variantin final. Sigurisht që këto ndryshime u realizuan si pasojë e një bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, KSHH, e shoqëria civile.

Këtu nuk bëhet fjala për kënaqësi por mund t’ju them se ndryshimet e bëra respektojnë parimet e sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Këto ndryshime të Kodit Penal, pavarësisht se u votuan nga ky Kuvend, që e dimë të gjithë se çfarë problemesh ka, duhet të kemi parasysh që ishin të rëndësishme dhe të domosdoshme, sepse ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë”.

The post Zbuti tonet me Ramën duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal, reagon Ilir Meta: Vendimi im erdhi pasi… appeared first on Fast News Economy.

“Njëherë tradhëtar, gjithmonë tradhtar”/ Julian Deda sulmon Metën: E dinim që…
Presidenti Meta ka dekretuar ndryshimet e Kodit Penal lidhur me Covid 19 dhe haptazi ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë të qeverisë, pavarësisht kritikave.

Aktori Julian Deda shkruan se njëherë tradhëtar gjithmonë tradhtar, duke iu referuar kështu presidentit.

“Fakti qe Likja bie dakort me Edin nuk eshte lajm, e dinim qe do te ndodhte, ishte thjesht çeshtje kohe.P.s. Once a cheater, always a cheater”, shkruan Julian Deda.

The post “Njëherë tradhëtar, gjithmonë tradhtar”/ Julian Deda sulmon Metën: E dinim që… appeared first on Fast News Economy.

“Burg për bizneset që nuk …!”/ Paralajmëron Rama dhe zbulon për çfarë ra dakort me Metën
Në një komunikim në Facebook me qytetarët, Kryeministri Rama foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal dhe hapjen e bizneseve.Rama tha se për këto ndryshime ka rënë dakord edhe presidenti Meta.

Referuar bizneseve, Rama paralajmëroi se ata që do të hapin bizneset pa leje dhe pa protokollin e duhur shëndetësor, do të mbyllen dhe do të futen prapa hekurave.

“Për ndryshimet në kodin Penal është dakord qeveria dhe presidenti. Dy palë që vijnë nga një konflikt para dy muajsh më parë janë  dakord për këto ndryshime. Dikush që hapa lokalin tani gjobitet, i sekuestrohet malli dhe futet prapa hekurave. Sot në punë nuk shkohet vetëm për të bërë lekë, por për të mbrojtur edhe jetën e njerëzve. Ata që kanë një biznes fason, nuk ia hedhin dot vetëm me një gjobë, por mund të përfundojnë prapa hekurave, me dashje ose pa dashje.

Prandaj mos i hapni qepenat pa e marrë lejen në portalin e urryer e-albania. Task-Forca do të kryej kontrolle javës tjetër dhe nëse keni lejen dhe protokollin mbrojtës do të ketë pasoja.

Mos harroni që të merrni autorizimin për lëvizjen me automjet. Autorizimi nga policia e shtetit do të ketë vlerë edhe për ca kohë.

Një masë e aplikuesit që u aplikuan në paketën e parë, nuk u refuzuan, por janë të përfshirë në paketën e dytë. Brenda javës, do të mbyllen verifikimet e ankimimet e refuzuara, ku më kanë konfirmuar nga Tatimet që janë edhe disa mijëra të rikonfirmuara.”-tha Rama.

Për shkak të arritjeve të këtyre rezultateve mund ta shohim majin me një optimizëm.

The post “Burg për bizneset që nuk …!”/ Paralajmëron Rama dhe zbulon për çfarë ra dakort me Metën appeared first on Fast News Economy.

Murrizi si asnjëherë më parë, nuk përmbahet ndaj Ilir Metës: Po tani o spurdhjakët e opozitës, i bëj thirrje “gardianit”…
Pasi Presidenti Meta konfirmoi se ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal që iu propozua nga Kuvendi, ka ardhur reagimi i fortë i deputetit Myslim Murrizi.

Murrizi shkruan se sa kalojnë lumin ju hipin në kurriz qytetarëve duke mos kursyer me fyerje e kritika të ashpra edhe opozitën jashtë parlamentare për të cilën thotë se nga inati i gardianit bashkohen me shejtanin.

Murrizi shkruan:

“ GARDIANI I KUSHTETUTES SE 2  MARSIT  I BERI  NAFTEN KUSHTETUTES  ME 22 PRILL”

Kur duan te ruajne B ….. e Tyre, bejne sikur ju ulen ne gjunje QYTETAREVE

Sa kalojne lumin ju hipin ne kurriz QYTETAREVE

Kjo eshte fiks ajo thenia popullore qe: KALOVA LUMIN, TE Q….AFSHA KALIN

Por per hire te se vertetes duhet pranuar qe per militanten e qorruar pas mender liderave, jo per POPULLIN, kjo shprehje duhet ndryshuar

Ne vend te Kalit duhet GOMARI

Po si mund te dekretosh nje kod penal qe eshte ndryshuar pasi kishte mbaruar votimi me kuti o “GARDIAN I KUSHTETUTES”????????

Nuk di si ndjehen minjera DEMOKRAT qe erdhen me date 2 mars ne bulevard per te realizuar nje teke te “ gardianit”???????

Se per keta 4-5 palaço qe degjenerojne njeri tjetrin me liber shpie, me gra motra vellezer feminje e prinder te henen, dhe pajtohen te marten vetem per karriket e tyre per b…. e tyre, per miliona euro te vjedhura se bashku si qen te se njenjtes tufe, nuk ka vend as morali as kanuni as KUSHTETUTA

I bej thirrje” gardianit” qe te pakten te rimbursoj leket e naftes te minjera DEMOKRATEVE qe erdhen ne shesh me date 2 mars, me shpresen se “ gardian Skenderbeu” i beselidhjes se te pa beseve, do te permbyste qeverine e krimit dhe parlamentin ILEGJITIM

Dekreti i sotem eshte njeheresh edhe dekret per legjitimimin e parlamentit ilegjitim

PO  TANI  SI I BEHET MOR SPURDHJAKE DREJTUES TE OPOZITES?????

APO NGA INATI I GARDIANIT DO BASHKOHENI ME SHEJTANIN????

ISHALLA KA QENE AJO STUDENTJA AFER QE TI KETE MBAJTUR DEKRETIN “ GARDIANIT” KUR KA VENE FIRMEN

The post Murrizi si asnjëherë më parë, nuk përmbahet ndaj Ilir Metës: Po tani o spurdhjakët e opozitës, i bëj thirrje “gardianit”… appeared first on Fast News Economy.

Pas masave kufizuese të qeverisë, vjen reagimi urgjent i presidentit Meta
Pas masave kufizuese të qeverisë, reagon urgjent presidenti Meta

Pas ndryshimeve në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimeve në rast mosrespektimi të masave të kufizuara nga qeveria në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.

Me anë të një deklarate, Kreu i Shtetit kërkon që të shmangen këto dënime sa të jetë e mundur pasi krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.

REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Përshëndes qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.

Siç me të drejtë thekson Këshilli i Europës: “ky virus po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjera të tjera të shtrenjta për ne, por ne nuk duhet ta lejojmë të shkatërrojë vlerat tona themelore dhe shoqëritë tona të lira”.

Veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit, tërheq vëmendjen Këshilli i Europës, duhet të vendosen vetëm me ligj, në proporcion me rreziqet dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.

Është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.

Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.

Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

Sepse siç nënvizon edhe Këshilli i Europës: “Sfida, me të cilën përballen sot shoqëritë tona, është një sfidë e paprecedentë. Edhe pas fazës urgjente të kësaj krize, shoqëritë tona do të duhet të gjejnë mënyrat për të vënë në vend dëmet sociale dhe ekonomike dhe për të rritur më tej besimin tek institucionet tona demokratike. Duhet të nisë një reflektim i gjerë për mbrojtjen e individëve dhe grupeve më të prekshme në shoqëritë tona dhe për mënyrat e ruajtjes së të drejtave të tyre në një model më të qëndrueshëm dhe solidar qeverisjeje”.

The post Pas masave kufizuese të qeverisë, vjen reagimi urgjent i presidentit Meta appeared first on Fast News Economy.