Fast News Economy horoskopi - Tag: horoskopi

Si po e kalojnë izolimin njerëzit, sipas shenjës së horoskopit
Duke marrë parasysh periudhën që po kalon njerëzimi për shkak të izolimit të detyrueshëm në shtëpi, si vendi ynë por dhe shtetet e tjera, ju paraqesim si më poshtë disa sjellje të shenjave të zodiakut.

Ndonëse askujt nga ne nuk i pëlqejnë kufizimet dhe ndalimet e detyrueshme të qarkullimit, aftësia e secilit për t’u përshtatur variojnë sipas pozicionit të Diellit në shenjën e zodiakut.

Dashi

Dashi është një shenjë mjaft liberale, e pavarur dhe mbi lëvizshme. Kërkon vazhdimisht aksion, lëvizjen dhe aventurat. Gjithashtu, shquhet për egoizmin e tij dhe sjelljen e tij gati të përhershme “gati për luftë”. E vërteta është se kushtet e izolimit iu shkaktojnë nervozizëm dhe acarim. Ndihet si i burgosur dhe orë-orë ndjen nevojë të gjuajë ose të thyejë çfarë gjen para vetes. Ndihet si i asfiksuar dhe sikur mërzitet. I mungojnë ushtrimet, gjimnastika, lëvizjet, shëtitjet, seksi dhe ‘gjuajtja e presë’ së tij të ardhshme.

Gjatë periudhave ka nerva dhe u bërtet njerëzve të tij por i kalon shpejtë zemërimi. Për të mos u ndjerë i izoluar, përpiqet të ushtrohet brenda në shtëpi dhe del përditë nga pak jashtë, sepse beson se ndryshe do të çmendet.

Shpesh, zgjedh të rrezikojë dhe del pa dërguar paraprakisht mesazh për leje dalje. Ose dhe nëse dërgon, pasi si natyrë është impulsive, arsyeja e lëvizjes që do të zgjedhë shumicën e herëve nuk do të jetë e sakta…nga nxitimi. Dashi përjeton jashtëzakonisht vështirë izolimin dhe mezi pret (më shumë ndoshta nga shenjat e tjera të zodiakut) për kthimin në normalitet.

Demi

Këtu kemi të bëjmë me një shenjë të durueshme por edhe të qëndrueshme. Izolimi është një situatë që ka ndryshuar në mënyrë drastike përditshmërinë e tij. Si pasojë, i mungojnë dhe zakonet e tij, shëtitjet dhe kafetë me shoqërinë, vendet që frekuenton, blerjet dhe natyra. Atëherë, ndjen melankoli por sepse është praktik, i logjikshëm dhe i duruar, nuk ankohet lehtë. Sepse e di se çfarë po bëhet, po bëhet për të mirën e përbashkët!

Gjithashtu, si person karakterizohet nga një sistem i fortë vlerash morale dhe parimesh, gjë që do të thotë se ç’do thyerje e mundshme e masave të izolimit mendohet si një vepër e pamoralshme për të, si mungesë respekti ndaj njerëzve të tij dhe në përgjithësi të rrethit të afërt. Por, si i kalon tani orët në shtëpi? Sigurisht duke ngrënë pa pushim! Vazhdimisht diçka përtyp!

Gjithashtu, e mbush vaskën me ujë, i hedh vajrat terapeutike, kënaq ndjesitë e tij dhe shijon relaksimin fizik, duke krijuar kështu një qendër relaksi dhe kujdesi për trupin, të improvizuar në shtëpi. Kur del jashtë, dërgon gjithnjë mesazh duke iu referuar arsyes së vërtetë të lëvizjes së tij, sepse është dhe filantropik nga ana tjetër dhe nuk do të rrezikonte të paguajë pa asnjë arsye!

Binjakët

Për Binjakët e palëvizshëm, çfarë mund të thotë njeri tani? Binjakët e duan komunikimin, shoqërinë, udhëtimet e afërta, lëvizjet, mjetet e transportit, drejtimin e tij, shumëllojshmërinë dhe ndryshimet. E vërteta është se vyshket brenda shtëpisë. I mungojnë shokët dhe të afërmit e tij, filtrimi, bisedat, shakatë, të qëshurat. Por, është ndoshta shenja më e gjithanshme e zodiakut. Kështu, arrin si përfundim, me shumë lehtësi të përshtatet në të dhënat e reja.

Flet vazhdimisht në telefon dhe komunikon me shumë njerëz nëpërmjet viber dhe Messenger. Për më tepër, video-thirrjet dhe mesazhet zanore shkojnë e vijnë. Ah, dhe shumë flirt! Sepse është një shenjë paksa tinëzare. Një Binjak është i “biri djallit”, dhe për kontroll po ta ndalojnë, të jeni të sigurtë se s’do të marrë gjobë! Do jetë kujdesur të ketë me vete një qese me ushqime për t’u provuar organeve përkatëse se vërtet po ofron ndihmë njerëzore. Një Binjak është fiks ajo që themi “të jep ujë në shoshë”!

Gaforrja

Gaforret e shkreta dhe të ndjeshme kanë rënë në depresion që kur filloi izolimi. Ndjejnë nostalgji për ditët e normalitetit, ku shikonin përditë familjen dhe në përgjithësi njerëzit e tyre. Fundja, një element që e karakterizon personalitetin e tyre është ngjitja fiksuese me të kaluarën. Në realitet, i bezdis mungesa e personave të dashur nga jeta tyre. Nëse do i kishit pranë, nuk do të kishin absolutisht asnjë problem me izolimin, pasi nga natyra janë shtëpiakë.

E duan shtëpinë e tyre dhe dinë të kalojnë mirë brenda saj. Por, e urrejnë vetminë. Nëse qëndrojnë vetëm dhe nuk kanë pranë dikë që të kujdesen dhe trajtojnë, çmenden. Nëse bashkëjetojnë me persona të dashur, shijojnë ngrohtësinë e shtëpisë dhe ngrohtësinë familjare. Dhe sigurisht, gatuajnë pothuajse gjithë ditën për të kënaqur të dashurit e tyre! Vetëm se u mungon deti, vendlindja e tyre dhe fshati (nëse kanë).

Dhe sigurisht mërziten për këtë jetesë të vështirë që po kalon shteti tyre, pasi janë patriot nga djepi! Për më tepër, shqetësohen dhe për më pas. U krijon pasiguri mundësia e shembjes së sistemit ekonomik botëror! Kur dalin jashtë, e kanë dërguar paraprakisht mesazhin e duhur, sepse janë pak frikacakë dhe për këtë preferojnë të zbatojnë ligjin.

Luani

Këtu kemi të bëjmë me një mbret të xhunglës dhe mbret të shenjave të zodiakut! Flasim për një person të gëzuar, bujar, kreativ, udhëheqës, arrogant dhe narcist! Nuk mundet të kuptojë sesi guxuan disa ta mbyllin në “kafaz” pa e pyetur fillimisht. Sigurisht që e bezdis izolimi, pasi nuk mundet të argëtohet si një fëmijë i vogël. Përditshmëria e tij ndryshon! Ikën klubeve, në restorante të shtrenjta, teatër, pushime dhe flirtet! Fakti që nuk shikon njerëz, sjell si rezultat të dëgjojë më pak komplimente tashmë. Dhe kjo e vret! Eshtë një traumë për vetë-vlerësimin dhe narcizmin e tyre.

Gjithashtu, izolimi u heq të drejtën për të qerasur njerëzit e tij, të qeshë me ta, të vishet bukur dhe të dalë jashtë për të impresionuar popullsinë. Për më tepër, nuk mundet më të as të merret me hobit e tij dhe ndjen sikur nuk mund të jetë as produktiv mësa më parë. Brenda në shtëpi, shikon filma, dëgjon muzikë dhe ndonjëherë vishet dhe kujdeset për veten, edhe pse e di që s’ka për të shkuar në ndonjë pritje grand gala. Dëshiron të vazhdojë të ndjejë rrjetëzimin social.

Nëse ka fëmijë, kalon mjaft kohë me ta brenda shtëpisë dhe do të shijojë shoqërinë e tyre. Madje, nuk përjashtohet të bëhen dhe ata vetë fëmijë, duke luajtur lojëra të ndryshme. Me shumë mundësi do të hedhë në rrjetet sociale 3-4 fotografi me fëmijët e tij, duke pritur pa durim t’i bëjnë ‘like’. Mund të dalë jashtë pa dërguar mesazh dhe nëse e ndalojnë për kontroll, do të shikojë në mënyrë autoritare polici, duke e bërë të ndihet keq që guxoi për ta kontrolluar.

Virgjëresha

Kjo shenjë specifike mishëron rregullin, organizimin, programizimin, frikën për të mos u sëmurur dhe detyrimet shpirtërore. E do punën, ofrimin, shëndetin, higjienën dhe pastërtinë. Kështu, pranon masën e izolimit pasi ka hall mos sëmuret.

Akoma dhe brenda në shtëpi përdor vazhdimisht antibakterial dhe lan vazhdimisht duart e tij me sapun. Me siguri, grindet pasi nga kjo situatë kërcënohet deri e mira e çmuar e shëndetit. Nganjëherë, pëson dhe kriza. Nuk mërzitet veçanërisht që nuk sheh njerëz. Përkundrazi, e preferon këtë karranitnim sepse kështu pakësohet ç’do mundësi për të ngjitur ndonjë virus. Duke qëndruar në shtëpi, kalon kohën e saj/tij kryesisht duke punuar dhe pastruar ambientin e tyre. Për më tepër, nëse ka ndonjë kafshë shtëpiake, do t’i dedikojë shumë kohë dhe energji.

Kujdeset për të dhe e trajton mirë se të jetë shok i ngushtë. Personi që bën pjesë në shenjën e Virgjëreshës komunikon në telefon me rrethin e tij social, duke i kritikuar ashpër të gjithë dhe duke u përpjekur ti bindë gjithë të njohurit të kujdesen dhe të mos qarkullojnë jashtë. Del jashtë vetëm për nevojat e kafshës së tij! Për më tepër, del jashtë kur ka nevojë të shkojë të farmaci, në super market ose ndonjë shërbim tjetër publik për të rregulluar ndonjë çështje dokumentesh. Gjithashtu, me shumë mundësi nuk do dilte farë jashtë, pa qenë nevoja fare të lajmërojë shtetin. Nëse dhe motivi i tyre është “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, preferon të ushtrohet brenda shtëpisë.

Peshorja

Social, i ngrohtë, elegant, i sjellshëm, diplomat dhe shumë korrekt politikisht. Peshorja beson se masa e izolimit është e drejtë dhe e saktë, përderisa zbatohet për të gjithë dhe për ruajtjen e shëndetit publik. Fillimisht, vështirësohet të vendosi nëse është dakord me izolimin apo jo.

Por duke peshuar gjërat dhe duke kontrolluar të gjitha anët e çështjes, kupton se ndoshta ky ishte vendimi më i mirë i mundshëm që do mundej të merrte shteti. E vetmja e keqe në të gjithë këtë është kufizimi social që detyrimisht po kërkohet. Peshorja e urren vetminë dhe do të ketë vazhdimisht njerëz pranë. Nëse nuk jeton vetëm dhe bashkëjeton, do të përshtatet më lehtë me izolimin. Veçanërisht nëse bashkëjeton me partnerin, kjo fazë është më e mira për të, pasi po shijon madhështinë e partneritetit.

Por, nëse qëndron vetëm, të gjitha frikët dhe pasiguritë e tij do të shfaqen. E përdor vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale për të komunikuar me partnerin, shokët e tij të ngushtë dhe familjen sigurisht. Deri në atë pikë sa mund të bëhet pa dashjen e tij, presionues dhe ngarkues për të tjerët.

Duke qëndruar në shtëpi kalon kohën e tij, duke lëvizur mobilet dhe ndryshuar në përgjithësi arredimin. Për më tepër, futet në faqe internet lifestyle dhe informohet nga ana sociale.

Gjithashtu, provon rroba të reja, shikohet në pasqyrë, kujdeset për veten sa më shumë mundet dhe në përgjithësi, merret me paraqitjen e tij, e cila në asnjë rast nuk do donte ta lërë pas dore për shkak të izolimit.

Tek tuk del jashtë…gjithnjë ligjërisht ama! Atëherë, sipas rregullave dërgon mesazh (pasi dhe vuan nga sindroma e “fëmijës së mirë”) dhe del vazhdimisht bashkë me njëpe rson sepse nuk i pëlqen vetmia. Shpesh shkon për ecje ose deri në farmaci apo në supermarket për të blerë produkte make up-i dhe kurdisjeje.

Akrepi

Këtu kemi të bëjmë me një person pasionant, mbi-seksual, të mbyllur, të vetmuar, misterioz, sentimental por njëkohësisht të vendosur dhe përbrenda të fortë. Karakterizohet nga një instinkt mbijetese veçanërisht të zhvilluar ndaj dhe i pranon masat e izolimit.

Nga ana tjetër, përjeton përplasje të brendshme, e intrigon rreziku dhe e çmend ndjesia e të ndaluarës. Kështu, tek-tuk i kalon mendja të shkelë rregullat, duke dalë fshehurazi dhe pa dërguar mesazh.

Nëse qëndron vetëm, për shkak të karantinës fillon gradualisht të mendojë seksin dhe të përfshihen në impulse dhe dëshira. Prandaj, shfryhet duke parë filma me përmbajtje erotike, ose me seks telefonik apo në internet. Në shumë raste madje, tregon se nuk ka nevojë për të gjitha këto për të kryer vetë akte erotike.

I mjafton imagjinata! Nëse bashkëjeton me partnerin e tij, kërkon vazhdimisht akte seksuale deri në atë pikë sa partneri i tij të fillojë të ndihet i rraskapitur. Në përgjithësi, Akrepi gjen mënyra të ndryshme (veçse seksit) për të kaluar mirë brenda shtëpisë. Lexon libra argëtuese dhe artikuj në lidhje me metafizikën apo shikon thriller dhe filma policorë ose filma misteresh. Shpesh, hyn në procedurë për të analizuar vetveten, duke u përpjekur të zbulojë anë më të thella të vetes së tij.

Në vija të përgjithshme, dërgon mesazh para se të dalë jashtë, sepse nuk do donte të falë 100 mijë lekë askujt, nëse nuk ekziston asnjë arsye serioze. Ndërkohë, sepse bëhet fjalë për një shenjë tinëzare dhe shumë e zgjuar (si Binjakët), arsyeja e lëvizjes që do të deklarojë s’do jetë gjithmonë e vërtetë.

Dhe sigurisht nëse ka parashikuar se çfarë do të thotë ose çfarë do të tregojë në rast kontrolli nga policia. Jashtë do të dilte kryesisht nëse do arrinte në limitet e tij dhe i jepej mundësia të bënte seks. Fundja, i pëlqen të jetojë rreziku dhe të jetojë në adrenalinë. Pikërisht për këtë arsyeje, disa herë- ashtu si dhe u përmend- nuk do ta dërgonte mesazh…kështu si për prapësi!

Shigjetari

Shigjetari është një shenjë e pavarur, liberale, impulsive, rebele, të zellshëm, filozofë, aventurierë dhe të sinqertë, që kërkon shumëllojshmërinë dhe dashuron natyrën, udhëtimet, dijen dhe atletizmin. Izolimi sigurisht që e bezdis Shigjetarin që kërkon vazhdimisht eksperienca të reja.

Për këtë kryesisht sepse nuk do me asnjë t’i mohohen eksperienca, udhëtimet, ndjenja e lirisë që do t’i ofrojë natyra dhe dija që do të marrë nga kontakti dhe takimet me persona të tjerë. Por, fatmirësisht, bëhet fjalë për një shenjë fleksibël dhe ato shquhen për përshtatjen e tyre dhe përputhshmërinë. Atëherë, Shigjetari si përfundim do të ambientohet në izolim. Duke qëndruar në shtëpi do të bëjë gjimnastikë, do të lexoje libra, shkruajë, filozofojë rreth jetës dhe do të studiojë koncepte të ndryshme të vështira për tu kuptuar.

Nëse bashkëjeton me persona të tjerë, nuk përjashtohet të përjetojë fërkime me ta për shkak të sinqeritetit dhe drejtësisë së tyre, të cilat ndonjë herë shprehen në mënyrë shumë të ashpër dhe të prerë. Nëse qëndron vetëm, ndikohet, por ndihet i lirë dhe merret me aktivitete që i ofrojnë lumturi, për të harruar mbylljen e tij! Del ç’do ditë jashtë por sepse është tip karakteri i lirë, shumicën e herëve nuk do ta lajmërojë shtetin për këtë. Fundja aventurat janë natyra e tyre e dytë. Dhe sepse është fatlum që nga djepi, më shumë mundësi është të shpëtojë gjobën! Arsyet për të cilat zgjedh për të dalë jashtë(pavarësisht izolimit) ka të bëjnë kryesisht me aktivitetin fizik, që do t’i fali mirëqenie por edhe një paraqitje më të re dhe gjendje fizike.

Bricjapi

Këtu kemi të bëjmë me një shenjë veçanërisht të pjekur, të përgjegjshme, serioze, logjike, praktike dhe me këmbë në tokë! Bricjapi i do strukturat sociale, rregullat, hierarkitë dhe është shumë i disiplinuar! Kështu, pranon automatikisht dhe me një lehtësi karakteristike masat kufizuese të izolimit që ka vendosur shteti. Qartazi nuk dëshiron që të preket ai vete me virusin, kështu që nuk do të sillej në asnjë moment në mënyrë të papërgjegjshme duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve të tij si dhe të tërësisë më të gjerë sociale.

Fusha e vetme që e shqetëson (për shkak të karantinës) është ajo profesionale. Më saktë, stresohet për karrierën e tij dhe ka frike mos nuk ia del të zhvillohet profesionalisht për shkak të situatës aktuale. Për më tepër, e streson dhe i krijon mendime…ajo më pas! Shqetësohet mos ndoshta përjetojmë një krizë ekonomike, fakt që do të sjellë shumë pasoja negative. Brenda shtëpisë së tij, bashkëjeton me njerëzit e tij, duke zbatuar rregullat!

Ndërkohë, bëhet veçanërisht i rreptë dhe kur vëren se rregullat nuk respektohen nga të gjithë! Në rast se jeton vetëm, nuk bezdiset shumë nga izolimi. Nuk e bezdis as vetmia…nuk i mungojnë veçanërisht daljet pa arsyeje apo shëtitjet, pasi sido që të jetë i konsideronte humbje kohe! Madje, e sheh izolimin si një mundësi për tu riorganizuar dhe të ripërcaktojë nga e para synimet e tij social apo profesional dhe të organizojë një plan veprimi. Del jashtë shumë herë për arsyeje profesionale ose për të mbrojtur njerëzit e varfër që kanë nevojë për ndihmë…gjithmonë duke dërguar një mesazh. Nuk luajmë me këto! Jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe veç kësaj, nuk është koha për shpenzime të kota!

Ujori

Kjo është një situatë e vështirë, ndaj le t’i marrim gjërat nga e para! Si fillim, kemi të bëjmë me një njeri shumë inteligjent, përparimtar, kolektiv, liberal, të pavarur, përshtatshëm dhe egocentrik! Ka probleme politike dhe sociale, është njerëzor dhe e konsideron shoqërinë si një nga fushat më të rëndësishme…nëse jo më të rëndësishmen! Ndërkohë, shumë e quajnë “revolucionar pa arsyeje”! Është ama! E vërteta është se Ujori është i mendimeve të forta, pohues, urren konvencionalitetin, nuk i pëlqen sistemi, i vendosur dhe nuk mundet të përshtatet dhe as të vendoset në rregull.

Gjithashtu, pavarësia është vetë “oksigjeni” i tij! Masat shtetërore që lidhen me izolimin me shumë gjasa i ka kuptuar keq! Edhe ka ndërgjegje shoqërore dhe i intereson të jenë të gjithë mirë nga ana shëndetësore, por beson se të gjithë kjo po ndodh për të na zgjedhë! Konsideron se pas çdo përhapje që ka marrë tema e koronavirusit, fshihen qëllimet politike dhe planet tinëzare të pak njerëzve që kanë pushtet dhe përcaktojnë me vendimet e tyre fatin e njerëzimit.

Mbron në mënyrë të vendosur se karantina po përgatit një radhë të re të gjërave, gjatë së cilës do të punojmë nga shtëpia pothuajse të gjithë ne, duke u shërbyer në dijeninë tonë interesave ekonomike sa të punëdhënësve tonë dhe aty që komandojnë në këtë botë. Atëherë, sipas mendimit, dhe sipas qëndrimit të tij revolucionar dhe të mënyrës së mendimit të tij për jetesën, mohon të përshtatet me masat e izolimit.

Del zakonisht ç’do ditë jashtë pa patur dërguar mesazh, pasi shpesh del nga shtëpia për të takuar e shokët e tij apo persona me ide të përbashkëta, ose të dalë thjesht për të treguar mënyrën e tij të reagimit. Kur qëndron në shtëpi (ose jeton vetëm ose jo) e kalon kohën duke qëndruar në internet, duke lexuar artikuj të veçantë dhe libra që përshkruaj dhe analizojnë skenarë vrasjesh, bashkëpunimesh, duke komunikuar me shokët e tij (kryesisht në mënyrë elektronike) dhe duke hedhur postimi në rrjete sociale (më shumë me përmbajtje politike)…që shikojnë ndjekësit e tij dhe shkaktojnë reagime të shumta. Do thoja se mundësisht i shkon më shumë të qëndrojë vetëm. Por, nëse bashkëjeton, ka një mënyrë të veçantë të çmendë njerëzit e tij me mendimet që ka, egocentrizmin, lëvizjet dhe ftohtësinë që përcjell pa dashje.

Peshqit

Akoma një situatë e zorshme por për arsyeje të ndryshme! Personi që është në shenjën e Peshqve është sentimental, zemërgjerë, romantik, art-dashës, idealist, i mëshirshëm dhe intuitave. Në të njëjtën kohë, është vazhdimisht i ngatërruar, i paorganizuar dhe tmerrësisht i hutuar! Si një shenjë fleksible, përshtatet me lehtësi në izolim.

Mërzitet, por, për të pastrehët, dhe në përgjithësi për bashkëqytetarët e tij që jetojnë në qiell të hapur. Gjithashtu, i mungon teatri, ekspozitat e veprave të artit dhe deti. Sepse Peshk është nga natyra, dhe nuk ka frikë të qëndrojë i vetëm në shtëpi. Nëse nuk bashkëjeton, shijon vetminë e tij duke vizatuar, dëgjuar muzikë, duke parë filma fantashkencë, duke luajtur lojëra në kompjuter dhe duke pirë shumë alkool!

Nëse bashkëjeton me persona të tjerë, me shumë gjasa do të mbyllet për orë të tëra në dhomën e tij dhe njerëzit e shtëpisë do ta konsiderojnë në botën e ij. E çuditshmja është se ndërkohë që ka humorin dhe dëshirën e mirë të ndjekë ligjin, shumicën e herëve del jashtë pa dërguar mesazh më parë. Dhe kjo ndodh sepse është harraq dhe shumë i hutuar.

Ai bashkë me Dashin dhe Ujori kanë shumë mundësi të marrin gjobë (sigurisht që për arsyeje të ndryshme secili)! Si përfundim, arsyet për të cilat do të dilte jashtë një Peshk (pavarësisht karantinës) do të ishte kryesisht për të ndihmuar të pastrehët por edhe për të parë detin, qiellin, retë, ndërtesat, të gjitha që i zhvillojnë imagjinatën dhe i sjellin në sipërfaqja frymëzimet e tij. Përveç kësaj, qyteti i shkretuar e intrigon… i nxjerr diçka jashtë normales, që i kujton skenarët e filmave!

The post Si po e kalojnë izolimin njerëzit, sipas shenjës së horoskopit appeared first on Fast News Economy.

Horoskopi i ditës së shtunë, ja çfarë parashikohet
DASHI 21. mars – 20. prill

Gjate kësaj dite do ndiheni me shume fat qe jeni ne një lidhje. Çdo gjë do shkëlqeje ne jetën tuaj dhe partneri do ua plotësojë qejfin për çdo gjë. Nga ana tjetër beqaret nuk duhet te kenë shume besim tek ata qe do takojnë. Premtimet qe do iu bëjnë do jene veçse gënjeshtra. Me financat duhet te tregoheni te matur dhe te mendoheni mire para se te bëni ndonjë shpenzim te madh.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dita juaj do jete plot e përplot me ndodhi te këndshme. Se bashku me partnerin do bëni edhe plane për te ardhmen. Kujdes, gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë te humbisni drejtimin. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë dike qe e njohin prej kohesh dhe qe e kishin tallur. Ne planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po te kishit me shume para do shpenzonit me shume.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ne planin sentimental Dielli do jete shume i favorshëm. Ai iu premton çifteve një dite shume te këndshme për t’u jetuar, te mbushur plot sensualitet, bashkëpunim dhe ngrohtësi. Personi qe do takojnë beqaret do i beje te dridhen dhe te mos e heqin mendjen për asnjë çast nga ata. Financat nuk do jene ashtu si duhet. Mos luani as me lojëra fati, sepse me shume do humbni sesa do fitoni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ambienti do jete shume i favorshëm sot për gjithë te dashuruarit. Raportet ne çift do te forcohen edhe me tepër dhe do merrni vendime te përbashkëta. Ata qe janë te vetmuar nuk duhet te nxitohen për te krijuar një lidhje. Vini arsyen sot para zemrës sepse mund te vuani me vone. Do iu duhen lek për disa shpenzime te paparashikueshme por financat tuja nuk di ua lejojnë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Duke qene se Venusi nuk është pozicionuar mire sot mund te keni edhe dyshime mbi atë qe ndieni për partnerin. Mos u shqetësoi sepse gjerat shume shpejt do te rregullohen. Beqaret nuk do e gjejnë shpirtin binjak duke ndenjur para televizorit. Kërkojeni! Tek financat do keni pak fat por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni te matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Merkuri, planeti i komunikimit dhe i fjalëve do jete ne anën tuaj sot. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret do luftojnë fort sot për te arritur atë qe duan ne jetën dashurore dhe do ia dalin mbanë. Shprehini sa me shume ndjenjat. Financat kane qene te mira dhe sot do te përmirësohen edhe me tepër. Për disa fati do jete edhe me i madh.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Ata qe janë ne çift do bëjnë plane për te ardhmen dhe do e organizojnë ne atë mënyrë ditën qe te përjetojnë sa me shume momente te lumtura. Për te gjithë ata qe ende nuk kane krijuar një lidhje, sot do jete dita me e përshtatshme. Një person shume interesant do iu dale para. Përfitoni! Financat nuk do jene aspak te favorizuara. Për këtë arsye nuk duhet te bëni shpenzime te mëdha.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Përgatituni për momente plot eufori, lumturi dhe sadisfaksion sot. Do dini si ti shprehni ato qe ndjeni dhe do jeni mjaft pasionante. Për beqaret do jete pikërisht Marsi ai qe do iu hape rrugën drejt dashurisë se shumëpritur. Juve iu ngelet vetëm ta mirëprisni ate. Situata financiare do ndikohet drejtpërdrejt nga Saturni. Megjithëse mund te keni ndonjë tronditje te vogël dita do mbyllet mire.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ne çift, ndjenjat do jene te thella, por një dyshim qe keni mbi partnerin nuk do kaloje pa ua prishur ditën. Beni kujdes, sepse ai po kërkon thjesht t’iu beje pak xheloze! Ju beqare duhet te ndryshoni paksa mënyrën tuaj te joshjes dhe duhet te tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni me shume sukses! Dite plot diell edhe për sektorin financiar. Beni ato shpenzime qe kishit planifikuar!

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Marsi, perëndia e luftës mund te provokoje një klime jo te mire ne çift, por nga ana tjetër do qëndrojë edhe Venusi i cili do te zbute çdo gjë. Disa do kenë edhe një dite plot pasion. Beqaret edhe pse do kërkojnë shume dhe do jene sharmante nuk do takojnë personin e duhur. Merkuri do te favorizoje financat dhe do iu mundësojë te plotësoni edhe disa nga dëshirat tuaja për shpenzime.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Kësaj here, lumturia ne çift do te varet shume nga humori juaj gjate ditës. Do e lini veten te udhëhiqeni paksa nga xhelozia dhe kjo mund te përbëjë problem. Kujdes, mundohuni ta ndalni këtë ndjenje sepse mund te prishe gjithçka. Beqaret nuk do kenë fat ne çështjet e dashurisë. Mos u bëni pesimiste! Nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet, buxheti nuk do ketë probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Venusi, duke kundërshtuar edhe gjithë planetët e tjerë, do iu sjelle me shume bashkëpunim ne çift. Për pasoje dita pritet te jete shume e bukur dhe e ngrohte. Shfrytëzojeni sa me shume! Për beqaret, dashuriçkat do jene me te shumta se çdo here tjetër. Edhe pse nuk do filloni një lidhje serioze kënaqësia do jete e madhe. Financat do jene pozitive. Beni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

The post Horoskopi i ditës së shtunë, ja çfarë parashikohet appeared first on Fast News Economy.

Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt
Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin shkurt. Më poshtë, renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12. Dashi-Do marrin një hov dhe pozitivitet shumë të madh nga data shtatë e tutje dhe planet e tyre deri në datën nëntë do jenë të mira. Deri në datën 17-të duhet ta shfrytëzojnë mirë, sepse fundi i muajit gjithë hovi dhe njohjet e reja dhe flirtuese mund të shkaktojnë tradhti dhe probleme ekonomike. Do shpenzojnë shumë dhe do tradhtojnë shumë dhe do futen në ujëra të panjohura.

11. Bricjapi-Do shikojnë çdo gjë nga ana praktike dhe nuk mjaftohen me energjinë pozitive të universit. Gjithçka e shohin me thelbin e qëllimit. Disa çështje familjare ose njohje do fillojnë të japin disa goditje në fund të Shkurtit, ku nuk do rezultojnë të qëndrueshme dhe të qeta. Gjithashtu parashikohen dhe goditje ekonomike.

10. Gaforrja-Do pretendojnë shumë karrierë, shumë hov dhe shumë ngritje. Do ta marrin deri diku këtë pushtet dhe publicitet të tyre dhe do bëhen më publik, por e gjithë kjo mund të ketë një lloj prapaskene, pasigurie dhe shpenzimi pas datës 23. Pas datës 17-të, disa projekte që lidhen me ligjin, me udhëtimet mund të vonohen, ose do rishikohen duke penguar planet e tyre në përgjithësi.

9. Luani-Janë të favorizuar në jetën personale, ndikimeve dhe vendimeve të rëndësishme që do marrin, sepse kanë një hënë të plotë në shenjën e tyre. Por disa kundërshtime në çështjen ekonomike dhe disa brenga personale do jenë të pranishme gjatë Shkurtit për ta dhe kjo do ndihet më shumë pas datës 17-të. Një çështje e rëndësishme pune do ketë disa ngatërresa nga data 17 dhe duhet të keni kujdes. Megjithatë një punë e re vjen në vëmendjen e tyre dhe duhet ta shikojnë me kujdes pas datës 23.

8. Peshorja-Janë në një pozicion të këndshëm, harmonik. Do merren me çështje familjare, njohje, investime, projekte dhe gjithashtu një çështje e rëndësishme pronësie mund të dalë në pah dhe të bëhet pjesë e një trashëgimie, që ata presin në këtë periudhë. Data

20-të do jetë shumë e mirë për ta. Mbas datës 23 duhet të kenë kujdes me kë takohen dhe çfarë vendimesh marrin. Këtë muaj do ketë dhe tradhti.

7. Binjakët-Janë ngritur në pozicion dhe duhet të ndihen optimistë sepse do marrin lajme shumë të mira nga takime shumë të rëndësishme. Mbas datës 23 do iu ofrohet edhe një pozicion i ri pune, por fundi i muajit do jetë pak i pabesë, pak i ngatërruar, pak me shpenzime dhe takime të fshehta. Duhet të keni kujdes nga skandalet personale.

6. Peshqit-Shumë pengesa ose marrëdhënie të komplikuara për ta, do fillojnë të sqarohen pas datës 23. Çështjet pas kësaj date do merren me ngadalë sepse do fillojnë shpenzimet dhe pasiguritë. Megjithatë marrëdhëniet do jenë pozitive edhe gjatë fillimit të muajit Shkurt. Duhen shfrytëzuar ditët e para të muajit për biznes, marrëdhënie, bashkëpunime dhe kontakte të rëndësishme. Shikoni dhe mundësi për punë jashtë vendit.

5. Virgjëresha-Do keni gjithë javën e parë të Shkurtit në dispozicionin tuaj, për të bërë bashkëpunime konkrete, reale dhe të mira. Kjo do jetë mirë nëse do arrihet sepse në të kundërt do jeni disi të mbyllur dhe melankolikë. Nga data nëntë ose 10-të jeni më të vëmendshëm dhe data 20-të do jetë mjaft pozitive. Data 29-të është data për një bashkëpunim konkret dhe të rëndësishëm

4. Akrepi-Do jetë një muaj erotik dhe muaji i dashurisë së madhe për ta. Parashikohet një punë e rëndësishme. Nga data shtatë fillon një qetësim në jetën e përditshme, do merreni me veten, look-un, por edhe investime në lidhje me disa situata konkrete në punë. Vlerësimi në punë do jetë maksimal dhe i gjithë muaji do jetë pozitiv për ta.

3. Ujori-Do kenë një lidhje të re, një martesë, një mundësi ose kërkesë për bashkëpunim të fuqishëm. Por ngritja e tyre ekonomike do jetë e rëndësishme në shtatë ditët e para të muajit dhe do jenë jashtë mase në një optimizëm të mirë. Por pas datës 17-të mund të kenë disa paqartësi dhe probleme ekonomike që do qetësohen gradualisht gjatë muajit Mars.

2. Shigjetari-Do kenë një lidhje të re, shtëpi të re, mundësi të reja. Kjo do jetë një periudhë e mirë në jetën e tyre. Por vendimet e mëdha nuk duhet të merren pas datës

17-të, për të evituar problemet familjare ose ato në biznes. Njohje me njerëz që janë jashtë, por edhe takime me njerëz të largët. Data 29-të do jetë shumë e mirë për mundësi takimi dhe bashkëpunimi të rëndësishëm.

1. Demi-Duhet ta shijojnë muajin Shkurt se do merren vendime të rëndësishme, të qëndrueshme, plane konkrete, ekonomi shumë e mirë. Pas datë shtatë duhet të bëni plane dhe strategji të fshehta për të patur një sukses të konsiderueshëm. Një çështje e rëndësishme karriere do dalë në pah gjatë kësaj periudhe. Mbas datës 23 vjen një periudhë e mirë dhe pozitive që do u japë shanset për mundësi dhe fillime të reja.

The post Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt appeared first on Fast News Economy.

Parashikimi i fatit për gushtin, këto janë shenjat me fat
Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara për gushtin sipas astrologes Meri Shehu:

12-Gaforrja Do të kenë një muaj sulmi, antagonizmash dhe do përpiqen të marrin atë që mendojnë se iu përket.

11-Dashi Do të ketë një muaj vital, me energji pozitive. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes, por do të kenë edhe shumë peripeci.

10-Binjakët Do kenë pak shkëputje nga shoqëritë, ndarje, bashkime, shoqëri të reja dhe kjo të sjellë pak paqëndrueshmëri për ta.

9-Peshorja Për ta ky muaj do të jetë më shumë si muaj informacionesh pasi do të takojnë njerëz dhe do të jenë në lëvizje.

8-Virgjëresha Do të ketë një muaj shumë dominant dhe do të mbushen me energji për të bërë gjëra të mëdha në fund të Gushtit.

7-Demi Do të merren shumë me familjen, do të kenë të ftuar ose do të ftohen diku, por familja do të jetë ajo që do t’i shqetësojë jashtë mase gjatë këtij muaji.

6-Bricjapi Do të merren shumë me çështjet ekonomike dhe me punën këtë muaj. Do të investojnë për një punë dhe mund të kenë edhe një humbje, ndaj edhe duhet t’i bëjnë llogaritë mirë.

5-Luani Ata do të shkëlqejnë këtë muaj, por jo të gjitha gjërat do t’i marrin ashtu siç duhet. Duhet të bëjnë kujdes me zgjedhjet që bëjnë.

4-Peshqit Do të notojnë në ujëra ndoshta jo të natyrës së tyre, por do të jenë të aftë të notojnë. Do të arrijnë sukses, por duan edhe mbrojtjen e dikujt që i këshillon gjatë kësaj periudhe.

3-Shigjetarët Do të jenë në kulmin e tyre të dashurive dhe do të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre.

2-Ujori Ky muaj do t’u plotësojë atyre një dëshirë. U rregullon një punë, një marrëdhënie ku e ndjejnë veten të plotësuar dhe një të ardhme të mirë.

1-Akrepi Plutoni do t’i verë në lëvizje me ngacmime, por të gjithë do të vihen në dyshim për atë që kanë dhe që duhet të kenë.

The post Parashikimi i fatit për gushtin, këto janë shenjat me fat appeared first on Fast News Economy.