Fast News Economy donald trump - Tag: donald trump

Akuza e Trump: Do çojmë ekspertë në Wuhan për të kontrolluar si lindi COVID-19
Presideni i SHBA, Donald Trump ka vijuar me akuzat e tij ndaj Kinës në lidhje me përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Para kësaj në Shtëpinë e Bardhë, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, lëshoi një deklaratë duke pohuar se komuniteti i inteligjencës “pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor se virusi Covid-19 nuk ishte i prodhuar ose i modifikuar gjenetikisht”.

“Komuniteti i inteligjencës do të vazhdojë të ekzaminojë me rreptësi informacionin dhe shërbimi sekret të përcaktojë nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara ose nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan”, thuhet në deklaratën e Trump.

The post Akuza e Trump: Do çojmë ekspertë në Wuhan për të kontrolluar si lindi COVID-19 appeared first on Fast News Economy.

Dalje nga kriza me tre faza, presidenti Trump zbulon planin amerikan anti-COVID-19
Strategjia e presidentit amerikan, Donald Trump parashikon një lirim të kufizimeve për shkak të pandemisë së Coronës në tre faza. “Kjo do të jetë “e kujdesshme” dhe do të pasojë “shteti pas shteti federal”, tha Trump. Me këtë Trump u jep përgjegjësi edhe guvernatorëve. Ata duhet të drejtojnë procesin e hapjes graduale, jo Shtëpia e Bardhë, tha Trump. Në ditët e kaluara, presidenti Trump pati shumë debate me guvernatorët e shteteve federale dhe deklaroi se në çështjen e lirimit të masave ai ka “kompetenca absolute pushteti”. Tani ai ua la në dorë guvernatorëve të lirojnë apo t’i mbajnë në fuqi masat për zbutjen e pandemisë, si kufizimet e lëvizjes apo mbylljen e bizneseve.

Vazhdimësia e pandemisë vendimtare

Para hyrjes në strategjinë me tre faza, në shtetet federale duhet të ketë rënë numri i infeksioneve me Corona në një hapësirë 14 ditore. Për kapacitetet e testimit janë përgjegjës vetë shtetet federale. Më parë qeveria amerikane u vu në kritika për shkak të mungesës së testeve.

New Yorku është goditur rëndë nga pandemia

Nëse bien infeksionet, shtetet federale lejohen që deri në fund të prillit të lirojnë disa masa. Por grumbullimet më shumë se 10 vetë nuk do të lejohen edhe më tej. Kush mund të punojë nga shtëpia duhet ta bëjë këtë edhe më tej. Shkollat mbeten të mbyllura. Gastronomia, kinematë, kishat mund të hapen, nëse mund të garantojnë distancën e duhur mes personave.

Në fazën e dytë punëmarrësit do të inkurajohen të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Në firma do të qëndrojnë të mbyllura hapësirat, ku njerëzit grumbullohen. Vizitat në spitale e azile pleqsh ndalohen. Udhëtimet që duhen bërë rifillojnë, po ashtu hapen edhe shkollat.

Në fazën e tretë e të fundit punonjësit do të rikthehen në punë. Edhe vizitat në spitale e azile pleqsh lejohen. Kurse grupet e rrezikuara duhet të mbajnë distancën tek të tjerët.

Kisha e “Our Saviour” në Manhattan është e hapur për lutje në 14 prill. Shumë kisha ofrojnë tani meshat në internet

Rregullat e reja që paraqiti presidenti amerikan mbajnë mbishkrimin “Të rihapim Amerikën sërish” – një evokim i motos së Trumpit “Make America great again”. Më parë Trump e kishte minimizuar rrezikun e virusit duke thënë, se Amerika e ka gjendjen nën kontroll. Ndërkohë SHBA është vendi me numrin më të lartë të infeksioneve. Sipas të dhënave të universitetit, John Hopkins kanë ndërruar jetë më shumë se 30.000 vetë për shkak të virusit Corona./DW SHQIP

The post Dalje nga kriza me tre faza, presidenti Trump zbulon planin amerikan anti-COVID-19 appeared first on Fast News Economy.

Lajm i hidhur për Trump, koronavirusi i merr jetën mikut të ngushtë të presidentit
Një lajm i hidhur vjen për presidentin e SHBA Donald Trump.

Miku i ngushtë i tij, Stanley I. Chera, i cili ishte në  gjendje kome dhe i sëmurë rëndë pasi u prek nga COVID19, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare.

Chera është një nga biznesmenët më të shquar në sektorin e pasurive të patundshme në Neë York.

Ai njihet edhe për miqësinë e tij me Trump, dhe ka dhënë donacione në fushatën e tij gjatë viteve 2016-2019, një total prej 402.800 dollarë.

Nga ana tjetër edhe Trump është shprehur mirënjohës ndaj njeriut të pushtetshëm dhe e ka konsideruar si një mik të dashur.

Në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, Trump e cilësoi Chera-n, si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë”.

“Dhe ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe ai ka qenë me mua që në fillim,” tha Trump.

Trump muajin e kaluar foli për një mik i cili po luftonte me “ligësinë” e koronavirusit që po binte në gjendje kome.

The post Lajm i hidhur për Trump, koronavirusi i merr jetën mikut të ngushtë të presidentit appeared first on Fast News Economy.

“Kjo do të jetë periudha më e vështirë“, Presidenti Trump i drejtohet popullit amerikan
Epiqendra e koronavirusit tashmë është në SHBA, aty ku deri më tani janë mbi 250 mijë të infektuar dhe po numërohet mijëra viktima çdo ditë.

Në këtë situatë, Presidenti Donald Trump ka dalë para popullit amerikan për të mbajtur një fjalim që është shumë I ngjashëm me ato kur SHBA është future në luftë.

Trump ka kërkuar durim dhe izolim nga amerikanët, pasi dy javët e ardhshme pritet të jenë më të vështirat.

“Kjo do të jetë ndoshta periudha më e vështirë, mes kësaj jave dhe të ardhmes dhe për fat të keq do të ketë shumë vdekje”, tha Trump.

The post “Kjo do të jetë periudha më e vështirë“, Presidenti Trump i drejtohet popullit amerikan appeared first on Fast News Economy.

Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Ja çfarë do të ndodhë javën e ardhshme në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka bërë së fundmi një paralajmërim shumë të fortë.

Ai ka deklaruar se javën e ardhshme do të ketë shumë viktima për shkak të koronavirusit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, në një konferencë për shtyp në Shtëpine e Bardhë, numri një i Amerikës e cilësoi këtë situatë si të jashtëzakonshme.

‘Të dhënat e fundit të SHBA-së flasin për mbi 8,000 viktima dhe mbi 300,000 raste të infeksionit, është një situatë e jashtëzakonshme, një gjë e tillë nuk është parë kurrë’, tha Trump.

Kujtojmë se New York është qyteti më i goditur deri më tani, ndërsa pandemia e COVID19 pritet ë arrijë kulmin për katër deri në dhjetë ditë.

Për vetëm 24 orë, në SHBA janë  regjistruar 1500 viktima, ndërsa në total janë 59.100 persona që kanë ndërruar jetë.

Të dhënat dalin nga universiteti Johns Hopkins.

The post Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Ja çfarë do të ndodhë javën e ardhshme në SHBA appeared first on Fast News Economy.

“U detyrova të pi mariuanë”, aktori i Hollywoodit rrëfen darkën e tmerrshme me Donald dhe Melania Trump
Woody Harrelson ka folur për mënyrën sesi u detyrua të pijë marijuanë për të duruar një darkë të tmerrshme me Donald Trump dhe gruan e tij Melania. Harrelson ka folur për darkën e vitit 2002, ku zbulon se si arriti në përfundimin se Trump, ishte narcist.

Harrelson tregon gjithashtu se si Presidenti aktual mbizotëroi bisedën gjatë gjithë darkës që zgjati dy orë e gjysmë. Duke folur për Esquire, 58-vjeçari tha: -“Kështu që të gjithë u takuam në ‘Trump Tower’, u ulëm. Melania ishte aty dhe atë kohë ajo nuk ishte zyrtarisht gruaja e tij. Dhe ishte, më lejoni t’ju them, një darkë brutale. Dy orë e gjysmë”. Mbrëmja ishte aq e keqe sa që aktori i Hollivudit pretendon se ishte i detyruar të dilte jashtë dhe të pinte hashash, në mënyrë që të duronte më shumë andrallat e Trumpit.

‘Më erdhi keq, unë u detyrova të dilja jashtë dhe të pija një cigare marijuane para se të kthehesha tek monologu monopol. Kam ardhur përmes Hollivudit, kështu që kam parë narcistë. Ky djalë ishte përtej kufijve. Më iku truri”, vazhdon të tregojë, ku shton se ndjeu keqardhje për gruan e ardhshme të Trump, Melania, e cila u përjashtua plotësisht nga biseda për darkën që përfshinte edhe Guvernatorin e atëhershëm të Minesotës, Jesse Ventura.

“Tani, në një tryezë të ndershme me katër persona, secili person ka të drejtën e 25 përqindshit të bisedës, apo jo? Unë do të thoja që Melania mori rreth 0,1 përqind. Unë kam marrë rreth 1 përqind. Dhe guvernatori, mori rreth 3 përqind. Trump mori pjesën tjetër, ‘tha Harrelson.

Top Channel

The post “U detyrova të pi mariuanë”, aktori i Hollywoodit rrëfen darkën e tmerrshme me Donald dhe Melania Trump appeared first on Fast News Economy.