Fast News Economy borxhi publik - Tag: borxhi publik

Qeveria merr borxh 100 milionë euro. Ja sa do t’iu paguajë interes qytetarëve
Paraditen e sotme, Banka e Shqipërisë emetoi obligacionin për llogari të qeverise shqiptare. Në njoftimin paraprak ishte e bërë e ditur se në ankand do të merrej një borxh prej 120 milionë euro.

Por burime nga Banka e Shqipërisë bëjne të ditur se qeveria ka marrë gjithsej 100 milionë euro, ndërsa u ofruan nga bankat dhe qytetarët në total 160 milionë euro. Ky borxh është marrë me interes 1.96%, më lart sesa kuponi indikativ prej 1.8%, që kishte dalë obligacioni fillimisht.

Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu, se 6-7 milionë euro u ofruan nga qytetarët dhe pjesa tjetër nga bankat. Periodiciteti i pagesës së këtij borxhi do të jetë çdo 6 muaj.

Kjo është hera e shtatë që Banka e Shqipërisë emeton një obligacion në euro.

Në gjashtë obligacionet e mëparshme në valutë, shuma e shpallur ka variuar mes 25 dhe 50 milionë euro, duke e bërë ankandin e ditës së sotme më të madhin në histori, sa i përket obligacioneve të emetuar në euro. Ankandi nuk ishte planifikuar, çka dëshmon se ai është diktuar nga situata.

Sigurimi i borxhit në tregun e brendshëm është një zgjidhje e mirë, në kushtet kur depozitat e shqiptarëve në sistemin bankar, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të janarit të këtij viti në 1.04 trilionë lekë, shumë e barabartë me rreth 8.4 miliardë euro. Duke marrë borxh në tregun vendas, qeveria u shpëton interesave të larta në tregun ndërkombëtar, ndërkohë që paratë mbeten ia jep qytetarëve të saj dhe jo një shteti tjetër.

Ajo që nuk dihet ende është se ku do të përdoret ky borxh. Edhe pse tashmë qeveria e ka pranuar situatën e vështirë ekonomike dhe buxhetore në vend. Kjo duke pasur parasysh mosrealizimin e fortë të të ardhurave në këtë periudhë, por edhe performancën e dobët përpara emergjencës shëndetësore të COVID 19.

Emetimi i obligacionit të qeverisë

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

U ofrua                                                 160 mln euro

U pranua                                             100 mln euro

Interesi                                                1.96%

Periodiciteti i pagesës                    çdo 6 muaj

The post Qeveria merr borxh 100 milionë euro. Ja sa do t’iu paguajë interes qytetarëve appeared first on Fast News Economy.