Fast News Economy basha per koronavirusin - Tag: basha per koronavirusin

“Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj”, Basha: Të anullohen 120 milionë euro koncesione
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se buxheti i shtetit mund ta përballojë krizën e koronavirusit për 3 muaj.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Basha tha se nëse anulohen koncensione me vlerë 120 milionë euro rriten shanset për qytetarët për të përfituar dhe të mos vuajnë në këtë situatë.

Më tej kryedemokrati theksoi në fjalën e tij se Shqipëria nuk ka asgjë më pak se vendet e rajonit dhe se për këtë arsye nuk duhet të bëjë asgjë më pak se këto vende.

Lulzim Basha: Nuk ka nevojë të merremi me modelet që kanë mundësi ekonomike të ndryshme nga vendet tona. Mjafton të shikojmë përkushtimin e vendeve të cilat kanë ekonomi të ngjashme, buxhete të ngjashme dhe sfida të ngjashme me vendin tonë. Prandaj le të rrimë tek Kosova, le të rrimë tek Maqedonia e Veriut për të parë se si mund të zgjidhim problemet nëse ka vullnet, nëse ka vizion dhe nëse ka dëshirë për të ndihmuar njerëzit.  Në këtë kuadër ne kemi propozuar një paketë të plotë e cila ka të bëjë me të gjitha aspektet. Ka të bëjë me aspektin në shëndetësi, ka të bëjë me detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ka të bëjë me efektet ekonomike të krizës dhe masat që duhen për të garantuar stabilitetin ekonomik të vendit, ka të bëjë me efektet tek shtresat në nevojë, tek shumica e njerëzve që janë në vështirësi të mëdha ekonomike sot dhe ka të bëjë po kështu me mënyrën sesi mund të garantojmë mirëfunksionimin e autoriteteve shtetërore në këto kohë krize. Këto propozime i kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përditshme do të vazhdojmë t’i ndërmarrim.

Por le të marrim një shembull edhe një herë, si mundet që Shqipëria t’i dalë parë dhe jo ta ndjekë pas pasojat e krizës së koronavirusit në ekonomi? Duke bërë të mundur që jo vetëm të flasim, por edhe të veprojmë. Në qoftë se tjetër flasim dhe tjetër veprojmë, atëherë të jeni të sigurtë që kriza ekonomike do të shkatërrojë me qindra mijëra vende pune. Edhe sot që flasim asnjë qindarkë nuk është shpërndarë për njerëzit në nevojë. Njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, kanë nevojë për para. Përgjigjja për pyetjen ku t’i gjejmë paratë është fare e qartë:  anullo 120 milionë euro kontrata koncensionare si fillim. Sot e ke krejtësisht të mundur me ligjin për fatkeqësinë natyrore.

Së dyti, rialoko 140 milionë euro të tjera nga shpenzime operative, shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës. Kjo shumë do të mjaftonte për të administruar të paktën 2 ndoshta 3 muaj të një situate të tillë. Dhe të jeni të sigurtë që buxheti dhe ekonomia shqiptare kanë edhe mundësi të tjera, edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën në qoftë se ka vullnet.

Pra, të mos shohim Amerikën, le të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë. Në këto kushte nga opozita ka patur vetëm bashkëpunim sepse të propozosh zgjidhje, të nxisësh që këto zgjidhje të adoptohen për sigurinë, shëndetin dhe jetën e qytetarëve është detyra jonë por edhe bashkëpunimi më luajal që opozita e një vendi mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.

The post “Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj”, Basha: Të anullohen 120 milionë euro koncesione appeared first on Fast News Economy.

“Që sakrifica të mos shkojë dëm”, Basha tregon planin me tre pika të PD
Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë apel për masa ndihmë për qytetarët që kanë humbur punën dhe janë izoluar për shkak të koronavirusit.

Në një komunikim online me gazetarët Basha tha se duhen marrë masat sa më shpejt që sakrifica e gjithë atyre qytetarëve që po rrinë brenda të mos shkojë dëm.

“Dua ta nis me një mesazh për qytetarët. E di që po kaloni kohë të vështira, po mbushet java e tretë e një regjimi të paprecedentë në jetët tona dhe për shumicën prej jush kjo ka sjellë jo vetëm kufizimin e lëvizjes por dhe rritjen e pasigurisë, rënien e të ardhurave. Për qindra mijëra prej jush ka sjellë mbylljen e biznesit, ku keni qenë të punësuar apo të vetëpunësuar, në fund të marsit, në fund të muajit ka sjellë pikëpyetje të mëdha për të ardhurat tuaja dhe për mënyrën sesi do të vazhdojmë përpara. Së pari, dua t’ju falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën që keni bërë në këto tre javë, e cila pa pikë diskutimi ka qenë e nevojshme e domosdoshme, por po kështu është një sakrificë e cila ka dhënë rezultatet. Falë sakrificës tuaj, falë masave të distanicimit social që i keni zbatuar me vetëdije të plotë Shqipëria ia ka dalë që në këto tre javë të mbajë nën kontroll në mënyrë optimale kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht, e cila është më e ulët sesa numri real i infeksionieve, por megjithatë, ajo që është më e rëndësishme punën më të madhe dhe barrën më tëmadhe e kanë mbajtur qytetarët, e keni mbajtur ju dhe për këtë dua t’ju falenderoj nga zemra”, tha Basha.

“Siç e dini gjatë gjithë kohës ne si PD, opozitë dhe unë kemi kërkuar zyrtartisht që masave kufizuese t’i bashkëngjisim edhe masa lehtësuese. Së pari, për ata që janë më shumë në nevojë edhe para shpërthimit të epidemisë. Së dyti, për të gjithë ata që janë prekur nga masat shtrenguese në xhepat e tyre, në arkën e tyre, në të ardhurat e tyre. Së treti, po kështu për sipërmarrjet, biznesin e vogël, fermerët dhe punëdhënësit e mëdhenj të cilët jaën gjendur në vështirësi të paparishikueshme në mënyrë që kjo krizë pandemike, që ka ndikim në krizën ekonomi, të mund të menaxhohet brenda mundësive, por edhe brenda kërkesave dhe nevojave të popullsisë dhe kategorive në nevojë”, shtoi më tej lideri demokrat.

The post “Që sakrifica të mos shkojë dëm”, Basha tregon planin me tre pika të PD appeared first on Fast News Economy.