Fast News Economy Aurora Sulçe - Tag: Aurora Sulçe

Fasonët: Rreth 20 mijë të papunë nga koronavirusi. Shalsi: Jam për ta lehtësuar protokollin e kuq
Biznesi fason është një prej industrive më të goditura nga pandemia e koronavirusit, si pasojë e tkurrjes së kontratave nga vendet porositëse, kryesisht Italia, por edhe faktit se konsiderohet vatër për përhapjen e infeksionit.

“Mbetet një sektor tepër i goditur. Ka ndërmarrje që nuk funksionojnë, ka që funksionojnë pjesërisht, por ka edhe ndërmarrje me problematika si rezultat i rregullave dhe kufizimeve për shkak të pandemisë. Nuk kemi një shifër precize, por duhet të jenë 16-20 mijë të mbetur të papunë”, tha në A2 Business Week, Saimir Bidaj, themelues i “Proeksport Albania”.

Bizneset fasonë kanë shprehur pakënaqësi ndaj protokollit e kuq të vendosur nga qeveria për ashpërsimin e masave higjieno-sanitare që duhet të zbatojnë gjatë procesit të punës, duke i konsideruar të pamundura për t’u plotësuar kushtet e vendosura, për shkak të pamundësive teknike, por edhe rritjes së ndjeshme të kostove, që mund të çojnë deri në mbyllje të aktivitetit të tyre.

Eduard Shalsi, ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, tha se probleme të mëdha kanë ndërmarrjet e të gjitha vendeve të botës, jo vetëm ato shqiptare. “Edhe unë jam i shqetësuar se si do të arrijmë t ëmenaxhojmë protokollin e kuq, që ka lidhje me transportin, me doktorin e detyrueshëm dhe dezinfektimin dy herë në javë, që iu është vënë kusht. Edhe unë jam, personalisht për ta lehtësuar, sepse jam i bindur që nëse do t’i qëndronin strikt, do ta kishin të pamundur të punonin. Këtu ne jemi duke negociuar fort me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministren”, tha Shalsi. “Po luftojmë fort që ta lehtësojmë protokollin e kuq, duke qenë se jam i vetëdijshëm, të paktën me një pjesë të fasonistëve që kam vizituar, kushtet i kanë transformuar, që unë besoj se duhet liruar pak protokolli i kuq”./A2CNN

The post Fasonët: Rreth 20 mijë të papunë nga koronavirusi. Shalsi: Jam për ta lehtësuar protokollin e kuq appeared first on Fast News Economy.

Koronavirusi në ekonomi, ministrja shpjegon ndikimin në buxhetin e shtetit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka shpejguar në “Opinion” ndikimin që pandemia COVID-19 ka pasur në buxhetin e shtetit.

Aurora Sulçe: Në ligjin organik e buxhetit është e përcaktuar që rritja ekonomike duhet të bëhet dhe në bazë të përllogaritjeve që bën FMN apo në bashkëpunim me FMN. Duke se keni një diferencë prej 7 pikësh me atë që parashikon FMN për këtë vit. Kjo padyshim reflektohet tek difiçiti real buxhetor dhe në kushtet kur kemi një rritje shumë të ulët ekonomike si do të mbulohet shtrohet çështja. Sa pritet të jetë në vlerësimin tuaj dhe sa është difiçiti real i Shqipërisë?

Anila Denaj: Nuk është hera e parë që unë unë anonçoj që kemi skenarin më pesimist se ai i marsit, Adresimi i paketës së dytë ishte i menjëhershme dhe u bë duke flokuar shkurtim të zërave të shpenzimeve. Periudha që unë kamë anonçuar më herët për të rishikuar buxhetin në mënyrë të qenësishme është periudha e qershorit dhe ne kemi që në mars i kemi bërë kalkulimet e këtij skenari. Unë e kam e kam thënë dhe me FMN dhe e kam raportuar këtë skenar. Ne kemi parashikuar në këtë skenar i cili do dhe një muaj e gjysmë kohë për t’u materializuar, por është ulja e të ardhurave me -4.5% të produktit të brendshëm bruto. Një  rritje të difiçiti buxhetor dhe një rritje të nivelit të borxhit ndaj të produktit të brendshëm bruto. Kjo nuk do të shkonte pa ulur shpenzimet, për të arritur në një difiçit buxhetor të paktën tek niveli 70-72%./Opinion.al

The post Koronavirusi në ekonomi, ministrja shpjegon ndikimin në buxhetin e shtetit appeared first on Fast News Economy.

Siguria tek fasonët/ Gjika: Shteti të mbulojë kostot; Ceko: Më shumë kontrolle
Rastet e vatrave të infektimit në disa fabrika veshjesh dhe këpucësh, e kanë vendosur biznesin fason në qendër të debateve për sigurinë shëndetësore.

Sipas nënkryetarit të Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, Gjergji Gjika, subjektet që kanë rezultuar me shkelje është e drejtë të ndëshkohen. Por, nga ana tjetër, sipas Gjikës, autoritetet duhet të përcaktojnë qartë rregullat që duhen zbatuar, ndërsa qeveria duhet të marrë parasysh edhe kostot e larta që lindin nga këto masa.

“Thuhet që ambienti duhet të dezinfektohet dy herë në ditë. Një ambient si i joni ka një kosto disa qindra euro për një dezinfektim. Po ta shumëzosh me dy herë në ditë dhe 30 ditë që ka muaji, ju e kuptoni koston. Një tjetër problem është kufizimi i punonjësve nëpër makinat e punës. Shteti i ka ndaluar veprimtarinë si shërbimi urban, nuk funksionojnë. Ne me të gjitha këto makina që kemi i çojmë punëtorët nëpër shtëpia dhe i marrim mbrapsht, shpenzimet i paguajmë vetë. Tani ne duhet të trefishojmë apo katërfishojmë këto makina. Prapë një kosto shtesë. Në çdo shtet normal këto kosto të jashtëzakonshme për këto subjekte në punë, i përballon shteti”, u shpreh Gjika.

Eksperti Enriko Ceko ndan mendimin se përgjegjësia për zbatimin e rregullave të sigurisë bie te shteti, që inspektimet i ka përqendruar tek kompanitë e rregullta në kryeqytet, duke lënë dorë të lirë në rrethe.

“Është shteti ai që duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë në rastet e ngjarjeve të kësaj natyre. Në rastin konkret duket që kemi një problem në zonën e Krujës dhe jo në kompanitë fason. Në Shqipëri, në të gjithë kompanitë, edhe në sektorin publik, mungon respektimi i standardit për shëndetin dhe sigurinë në punë”, deklaron Ceko.

Fasonistët kërkojnë në këtë moment nga qeveria të vendosë nëse fabrikat e tyre duhet të punojnë ose jo dhe të marrë përsipër dezinfektimin e rregullt të ambienteve dhe çdo shpenzim tjetër për masat mbrojtëse./A2CNN

The post Siguria tek fasonët/ Gjika: Shteti të mbulojë kostot; Ceko: Më shumë kontrolle appeared first on Fast News Economy.

Propozimi i kreut të Deloitte: Të bëhet amnisti e plotë, vetëm një herë e pastaj rregulla të ashpra për të gjithë
Në një kohë kur forcat politike dhe ekspertët po debatojnë për nismën e fundit të qeverisë, amnistinë fiskale për të ardhurat nga puna në të zezë, drejtori ekzekutiv i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën, Maksim Caslli propozon që të zbatohet një amnisti e plotë, pjesë e të cilës të jenë edhe paratë e aktiviteteve kriminale. Kjo me qëllim që përfitimet në ekonomi të jenë të mëdha. Por për këtë duhet konsensus i gjerë me të gjithë aktorët e përfshirë në proces, shoqërinë civile dhe opozitën, pasi një amnisti e tillë duhet bërë vetëm një herë e më pas, rregullat të shtrëngohen, që të mos lejohen më shkelje të tilla. Këtë propozim Caslli e bëri në emisionin A2 Business Week të gazetares Aurora Sulce.

“Në parim jam pro amnistisë fiskale, se kemi shumë gjera për të formalizuar në këtë vend, por këto gjera duhen studiuar mirë që mos t’i rikthehemi më vonë dhe të futemi në debate politike. Ekziston rreziku që do të deklarohen edhe paratë e aktiviteteve kriminale. Refugjatët i kanë futur tashmë paratë në rrjetin bankar, nuk ka refugjat pa llogari bankare tashmë. Plus që në rastin e refugjatëve të thjeshtë nuk duhet të bëhet fjalë për sasi të mëdha parash. Përfitimet do të jenë qesharake për shtetin, në qoftë se amnistia ka të bëj vetëm me këtë kategori, dhe do të jetë për konsum politik”, shprehet Caslli.

Ai shton edhe se abuzimet mund të jenë të shumta, nga momenti që persona të treta në Shqipëri mund të pastrojnë paratë me anë të të njohurve që mund të ndodhen në emigracion.

Kreu i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën shtjellon propozimin e tij për një amnisti të thellë, për të cilën ka nevojë ekonomia. “Duhet të bëjmë një amnisti të thellë, përfshi paratë në të zezë. Paratë e drogës dihet që qarkullojnë. Nëse ti nuk u jep mundësinë këtyre që merren, që të heqin dorë nga ky aktivitet kriminal, ata do të vazhdojnë në këtë aktivitet. Nëse ti bën një legalizim njëherë e mirë, me kusht që nëse të kapë prapë me këtë aktivitet paratë ti marr të gjitha, ai e di që nëse do të fusë në sistem x lekë dhe kapet prapë me aktivitet kriminal, këto lekë ti merr shteti të gjitha. E njëjta gjë është me paratë e korrupsionit. Ka arritur një moment që duhet hapur një kapitull i ri dhe për këtë duhet mirëkuptim nga të gjitha palët”, shprehet Caslli./A2CNN

The post Propozimi i kreut të Deloitte: Të bëhet amnisti e plotë, vetëm një herë e pastaj rregulla të ashpra për të gjithë appeared first on Fast News Economy.

Ish-ministri i Financave, Angjeli: Amnistia fiskale i duhet tregut, nuk bëhet vetëm për para
Një ndër tezat më të debatuara të amnistisë fiskale, të rikthyer në debat këto ditë nga kryeministri Rama është se qeveria po e ndërmerr si nismë në këtë periudhë të pandemisë së koronavirusit për të grumbulluar të ardhura në buxhet. Ish ministri i Financave, akademik prof. Anastas Angjeli argumenton se ky nuk është qëllimi i vetëm.

Në një lidhje me A2 Business Week të gazetares Aurora Sulce, Angjeli shpjegon se amnistia erdhi si një nevojë e tregut, me përfitime për ekonominë, arkën e shtetit dhe individët që do të përfitojnë.

“Nuk kemi një rikthim të diskutimit të amnistisë fiskale të lidhur me rrjedhojat e COVID 19. Ka një respektim të axhendës për rikthimin e diskutimit të amnistisë. Ajo u lancua nga kryeministri Rama në fund të shkurtit dhe më pas u shty në kohë, për shkak të pandemisë, ku në rradhë të parë doli garantimi i jetës së njerëzve. Nga momenti i lancimit e deri më sot është një kohë e nevojshme për përgatitjen e akteve ligjore për hapjen e këtij procesi, miratimin dhe zbatimin e tij.

Nuk shihet qëllimi që kjo nismë tek grumbullimi i parave. Nuk duhet interpretuar që qeveria ka nevojë për para dhe po mbledh para. Duhet parë më gjerë. Është nevojë që e kërkon tregu dhe ekonomia, për shkak të situatave të krijuara. Nuk duhet ta fragmentarizojmë me momentin që po kalojmë pandeminë.

Ka individë dhe biznese që kanë para të padeklaruara dhe iu jepet një mundësi që të formalizohen dhe t”i qarkullojnë në mënyrë të rregullt në rrugë bankare dhe përfitimi është i dyfishtë: tregu, ekonomia, shteti dhe individët që i kanë pasur në dispozicion këto para dhe do ti fusin brenda rregullave të formalitetit, duke synuar kështu edhe formalizimin e ekonomisë”, deklaron Angjeli.

Ish ministri i Financave shton se në draftin e amnistisë që qeveria pritet ta dorëzojë së shpejti në parlament, do të qartësohen edhe shumat që pritet të legalizohen dhe të ardhurat që do të arkëtohen në buxhetin e shtetit nga ky proces./A2CNN

The post Ish-ministri i Financave, Angjeli: Amnistia fiskale i duhet tregut, nuk bëhet vetëm për para appeared first on Fast News Economy.

Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Këtë vit pritet rënie dhe kontraktim i ekonomisë. Do të bien të ardhurat për frymë
Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë (FMN), Jan Kees Martijn, ka dhënë një intervistë ekskluzive për producenten ekzekutive të biznesit në A2, në një lidhje nga Uashingtoni.

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së ka deklaruar se qeveritë e vendeve të prekura nga koronavirusi do t’u duhen më shumë se 8 trilionë dollarë që kanë dhënë deri më tani dhe që vlerësohet kjo sa 10% e GDP-së botërore. Shqipëria ka një paketë masash prej 1,4% të GDP-së. A e konsideroni të mjaftueshme për të mbajtur të ndezur motorët e ekonomisë?

Viti 2020 do të jetë një vit veçanërisht i vështirë, me një krizë humanitare në shkallë botërore. Parashikohet që të jetë vit i vështirë për të gjithë. Është gjithashtu e vërtetë që vendet në zhvillim kanë më pak hapësirë fiskale apo mjete në dispozicion për të mbështetur bizneset apo familjet sesa vendet e zhvilluara. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që politikat e hartuara të jenë të dizenjuara mirë dhe të targetojnë ata që janë më në nevojë, për të bërë ç’është e mundur brenda mundësive. Prandaj duhet edhe ndihma nga institucionet ndërkombëtare për të përballuar këtë situatë.

Cilat janë rekomandimet tuaja për masat që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë për të mbajtur në këmbë ekonominë në këtë periudhë?

Prioriteti kryesor është që të sigurohet që sektori i shëndetësisë të ketë të gjitha mjetet e nevojshme për të paguar stafin mjekësor dhe që njerëzit të mbrohen nga shpërndarja e virusit. E dyta është që të ndihmohen ata njerëz jetesa e të cilëve është ndikuar nga rënia ekonomike dhe shtrëngimet e imponuara për të luftuar pandeminë. Masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në të dyja këto fronte, kanë qenë në kohën e duhur dhe të dizenjuara mirë.

Të mbash ndezur motorët është një aspekt i paketës së ndihmës, po përtej kësaj? Mjaftojnë këto buxhete për të rimëkëmbur ekonominë?

Nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia. Për momentin, parashikimi ynë është që në pjesën e dytë të vitit do të ketë një riaktivizim të ekonomisë. Për të nxitur kërkesën, vendet që kanë më shumë mundësi dhe më shumë hapësira fiskale duhet të bëjnë më shumë se ato vende që kanë më pak hapësira fiskale. FMN-ja qëndron e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

A ka dhënë FMN-ja rekomandime për Shqipërinë në këtë periudhë? I kanë marrë parasysh qeveritarët tanë?

Gjatë kësaj kohe, kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm me autoritetet. Edhe në të ardhmen jemi të gatshëm që të vazhdojmë dialogun dhe të japim ekspertizën tonë.

Komuniteti i biznesit ka bërë një listë kërkesash, mes tyre shtyrjen me 1 vit të pagesës së taksave. Një nismë që është ndërmarrë në një pjesë të vendeve të prekura nga koronavirusi. A është e mundshme kjo?

Është e kuptueshme që në këtë situatë, bizneset kanë vështirësi për të paguar taksat për arsye se i është ndërprerë aktiviteti. Janë marrë disa masa për shtyrjen e pagesës së taksave, sidomos për bizneset e vogla. Të tilla masa duhet të jenë të targetuara sepse është e pamundur të merren masa për të gjithë në të njëjtën kohë. Buxheti i qeverisë është i kufizuar dhe nëse nuk paguhen taksat, qeveria nuk do të kishte me çfarë të mbështeste ata që kanë më tepër nevojë.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka miratuar 174 milionë euro si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19. A mund ta përballojë këtë krizë buxheti i shtetit? Nëse jo, çfarë duhet bërë?

Bordi i FMN-së ka miratuar dyfishimin e nivelit të aksesit për vendet të cilat duan të përfitojnë nga Instrumenti i Financimit të Shpejtë në kuadër të pandemisë. Vetëm dje, bordi ka miratuar mbështetje emergjente për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ndihmë nuk shoqërohet nga kushtëzime, disbursimi i fondeve do të bëhet menjëherë.

A ka program FMN-ja që për qeveritë e vendeve në zhvillim të shtyjë kostot e shërbimit të borxhit? Po për Shqipërinë?

FMN-ja, së bashku me Bankën Botërore, kanë ndërmarrë një iniciativë për të pezulluar pagesat e shërbimit të borxhit për vendet më të varfëra. Megjithatë, që nga viti 2008, Shqipëria nuk klasifikohet më si vend i varfër, por si një vend me të ardhura mesatare. Për më tepër, borxhi i Shqipërisë është i qëndrueshëm. Përjashtuar këtë vit, ku për arsye të kuptueshme do të rritet, ne presim që borxhi i Shqipërisë të vijojë me trajektoren e vet rënëse dhe autoritetet shqiptare janë të angazhuara që kjo të ndodhë.

Sa mendoni se do të jetë impakti i kësaj krize në ekonominë shqiptare, pasi qeveria është ende optimiste dhe i qëndron parashikimit prej 2%. Një parashikim tuajin për skenarin më të mirë dhe skenarin më të keq.

Sot ka një nivel të paprecedentë pasigurie dhe është vështirë që të bësh parashikime në këtë situatë. Për momentin, FMN-ja parashikon që në rreth 170 vende të botës aktiviteti ekonomik do të tkurret dhe të ardhurat për frymë do të bien. Shqipëria është një nga këto vende, për shkak edhe të lidhjeve shumë të forta të turizmit dhe tregtisë me vendet që janë prekur shumë nga koronavirusi, siç është Italia. Parashikojmë që ky vit do të ketë një rënie dhe kontraktim të aktivitetit ekonomik, e shoqëruar nga një rimëkëmbje në vitin 2021.

Një pjesë e ekspertëve argumentojnë se kjo krizë do të zgjasë deri në fund të këtij viti dhe rimëkëmbja e lehtë do të fillojë vitin e ardhshëm. FMN-ja vlerëson se koronavirusi mund të shkaktojë një krizë edhe më të thellë se ajo e Depresionit të Madh në vitet 1930. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të zgjasë 3 vjet. Kur mendoni ju se do të nisë rimëkëmbja, pasi edhe biznesi duhet të bëjë planet e tij?

Covid-19 ka shkaktuar një ndërprerje të aktivitetit ekonomik në të gjithë botë dhe pritet që të çojë në një kontraktim dhe tkurrje të ekonomisë akoma më të rëndë sesa kriza financiare e vitit 2008. Shqipëria është e prekur për arsye se pandemia ka prekur partnerët e vet kryesorë. Në situatën aktuale është vështirë që të bësh skenarë të besueshëm, por sa më shumë të zgjasin kufizimet dhe shtrëngimet në Shqipëri dhe në partnerët e saj, aq më gjatë do të duhet që turizmi dhe eksporti të rekuperojnë.

Faleminderit për intervistën.

Faleminderit juve dhe kujdesuni për veten./A2CNN

The post Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Këtë vit pritet rënie dhe kontraktim i ekonomisë. Do të bien të ardhurat për frymë appeared first on Fast News Economy.

Denaj: Po diskutohet një paketë që i drejtohet biznesit të madh
Anila Denaj, ministre e Financave dhe ekonomisë, tha për A2 Business Week se qeveria po diskuton një paketë që do t’i vijë në ndihmë edhe bizneseve të mëdha.

“Nuk po themi se fondi i garancisë është i vetmi instrument dhe ne e kemi mbyllur mbështetjen tonë për biznesin në përgjithësi dhe për biznesin e madh në veçanti. Ky është instrument tradicional, paralelisht me kompensimin me pagat minimale për një fashë biznesesh dhe që mund të përshkallëzohet në një formulë tjetër, dhe mbi të gjitha për ato industri me numër të madh punonjësish dhe që mund të riorganizohen si sektorë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit gjatë këtij viti. Është e lehtë të thuash të mbyllim rubinetin e të ardhurave dhe gjithçka të shkojë për ndihmë. E rëndësishme është që të ecin të gjitha paralelisht”, tha ministrja.

Sipas saj, po diskutohet një paketë e dytë nga qeveria.

“Po diskutojmë një paketë të dytë, që i drejtohet bizneseve me numër të madh punonjësish, por nuk kam autorizim të flas për të. Po diskutohet dhe shumë shpejt do të njoftohet nga zoti kryeministër”, u shpreh Denaj./A2CNN

The post Denaj: Po diskutohet një paketë që i drejtohet biznesit të madh appeared first on Fast News Economy.

Ministrja e Financave zbulon për A2 Business Week se sa do të jenë të papunët
Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një intervistë për A2 Business Week, theksoi se qeveria pret që kriza e koronavirusit të shkaktojë rreth 50 deri në 60 mijë të papunë në vend.

“Pas dy muajsh, kemi parashikuar 50 000-60 000 të papunë për këtë periudhë të mbylljes. Mund t’i përballojmë nga buxheti i shtetit. Nëse sektorë të caktuar të ekonomisë janë sot në ngërç dhe nuk janë më në ngërç pas dy muajsh, ka instrumenta që numri i të papunëve të mos rritet. Do të ketë riorganizim të sektorëve të ekonomisë. Ndërtimi mendojmë se do të ndihmojë në rritjen e punësimit. Kur situata të përmirësohet, mund të përshkallëzojmë kohën dhe buxhetin e të gjithë fondit të rindërtimit. Kjo do të kërkojë krah pune më pas dhe kryeministri ka thënë se pagat do të jenë”, tha Denaj.

Në lidhje me kërkesat e biznesit, Denaj u shpreh:

“Opinioni i përfaqësuesve të biznesit është i vlefshëm, por mendoj se bizneset, jo në 100%, mund të adresojnë nevojën për likuiditet me anë të instrumentit të garancisë”.

Kur iu vu në dukje se qeverisë i është kërkuar nga biznesi likuiditet jo në formën e kredisë dhe shtyrje e taksave, ministrja u shpreh:

“Ajo e biznesit është çështje shumë e rëndësishme, është parë në mbështetje të disa bizneseve me paga në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është parë edhe në aspekt të mbështetjes me fondin e garancisë dhe me sektorin bankar për të shtyrë pagesat. Nevoja për ekonominë nuk adresohet nëse të ardhurat në buxhetin e shtetit do të jenë zero për shkak të shtyrjes së taksave”.A2CNN

The post Ministrja e Financave zbulon për A2 Business Week se sa do të jenë të papunët appeared first on Fast News Economy.