Finance Archives - Fast News Economy

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë
Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 do të shkojë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore. Për këtë zë janë parashikuar 28.1 miliardë lekë, që përbëjnë rreth 70% të buxhetit të ministrisë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi ndarjen e fondeve për sektorët që janë pjesë e portofolit të saj, ku krahas sigurimeve shoqërore, financim do të marrin edhe arsimi profesional, punësimi, strehimi dhe zhvillimi ekonomik.

Për arsimin dhe formimin profesional janë parashikuar 4.9 miliardë lekë, ndërsa për tregun e punës 3.8 miliardë lekë. Strehimi do të mbështetet me rreth 1.2 miliardë lekë. Ndërkohë, 732 milionë lekë janë planifikuar për mbikëqyrjen e tregut dhe inspektimin, 562 milionë lekë për inovacionin dhe teknologjinë, si dhe 519 milionë lekë për zhvillimin ekonomik.

“Buxheti i vitit 2027 është ndërtuar në disa shtylla kryesore politikash, të cilat janë pjesë e portofolit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke rezultuar në 28.1 miliardë lekë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore, 4.9 miliardë lekë për arsimin dhe formimin profesional, 3.8 miliardë lekë për tregun e punës, rreth 1.2 miliardë lekë për strehimin, 732 milionë lekë për mbikëqyrjen e tregut dhe inspektimin, 562 milionë lekë për inovacionin dhe teknologjinë dhe 519 milionë lekë për zhvillimin ekonomik. Sigurisht që rreth 70% e buxhetit të ministrisë përbëhet nga transfertat për sigurimet shoqërore, ndërsa pjesa tjetër mbështet programet për punësimin, aftësimin, strehimin dhe zhvillimin ekonomik”, u shpreh Ibrahimaj.

Synimet e projektbuxhetit për vitin 2027

Ministrja theksoi se politikat ekonomike të parashikuara për vitin e ardhshëm synojnë të rrisin sigurinë për pensionistët, të përmirësojnë të ardhurat nga puna dhe të lehtësojnë kostot e jetesës. Në fokus është gjithashtu mbështetja e familjeve që kanë nevojë për strehim, investimet në arsimin profesional dhe programet e punësimit, si dhe financimi i sipërmarrjes.

“Të dhënat e projektbuxhetit për 2027 dhe politikat ekonomike që shoqërojnë atë synojnë të krijojnë më shumë siguri për pensionistët, të përmirësojnë të ardhurat nga puna, të lehtësojnë koston e jetesës dhe të mbështesin familjet që kanë nevojë për strehim. Në të njëjtën kohë, investimet në arsimin profesional, programet e punësimit dhe instrumentet e financimit të sipërmarrjes synojnë të krijojnë mundësi të reja zhvillimi dhe të përgatisin ekonominë shqiptare për konkurrencën dhe tregun evropian”, deklaroi ministrja.

Prioritetet e financimit për vitin 2027 synojnë të ndërthurin mbështetjen sociale me zhvillimin e aftësive profesionale, punësimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

The post Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë appeared first on Fast News Economy.

Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027
Godina e re e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës do të financohet me 282.3 milionë lekë gjatë vitit 2027. Projekti, me një vlerë totale prej rreth 881.9 milionë lekësh, parashikohet të përfundojë vitin e ardhshëm, sipas relacionit të projektbuxhetit 2027.

Ky është një nga investimet e planifikuara në infrastrukturën e arsimit të lartë, ku përfshihen gjithashtu projekte për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinave universitare.

Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës i janë parashikuar 150 milionë lekë për hartimin e projektzbatimit të kampusit universitar. Ndërkohë, 57.5 milionë lekë do të përdoren për rikonstruksionin e godinave A dhe C të Institutit të Fizikës Bërthamore, ndërsa 56.6 milionë lekë për Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave dhe ndërtimin e Muzeut të Gjeologjisë. Për zhvillimin e infrastrukturës në arsimin e lartë parashikohet edhe një fond prej 433.6 milionë lekësh.

Një tjetër investim i rëndësishëm lidhet me rehabilitimin energjetik të konvikteve të universiteteve publike, për të cilin janë parashikuar mbi 632 milionë lekë. Financimi përbëhet nga rreth 346.2 milionë lekë kredi dhe 286.1 milionë lekë grant nga banka gjermane KfW. Projekti synon përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve dhe uljen e konsumit të energjisë.

Për kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin universitar, përfshirë programet Erasmus+ dhe Tempus, parashikohen gjithashtu 300 milionë lekë financim nga Bashkimi Evropian.

Në arsimin parauniversitar, mbi 708 milionë lekë do të shkojnë për ndërtime dhe rikonstruksione në shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm. Nga kjo shumë, 400.1 milionë lekë janë parashikuar për arsimin bazë, përfshirë parashkollorin, dhe 308.2 milionë lekë për arsimin e mesëm. Një projekt i ri parashikon edhe 190 milionë lekë për mobilimin e klasave SMARTLAB në arsimin bazë. Ndërsa në arsimin profesional, shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë do të përfitojë 158 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës dhe reparteve të praktikave. Për ndërtimin e ri të shkollës “Karl Gega” në Tiranë dhe ndërhyrjet në Shkollën Teknike të Korçës janë parashikuar nga rreth 87.3 milionë lekë.

Mbështetja për arsimin profesional do të vijojë edhe përmes projekteve “Proseed” dhe “Skills for Job”, me një financim prej 434.7 milionë lekësh për vitin 2027, nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

The post Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027 appeared first on Fast News Economy.

Projektbuxheti 2027/ Administrata shtohet me 775 punonjës, fondi i pagave rritet me 2.94 miliardë lekë
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon zgjerimin e administratës publike, si në numrin e punonjësve, ashtu edhe në fondin e dedikuar për pagat. Sipas planifikimeve të qeverisë, vitin e ardhshëm administrata do të ketë 775 punonjës më shumë, ndërsa shpenzimet për pagat parashikohen të rriten me afro 3 miliardë lekë krahasuar me vitin 2026.

Fondi i pagave për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 122.4 miliardë lekë, nga 119.46 miliardë lekë që ishte planifikuar për vitin aktual. Diferenca prej 2.94 miliardë lekësh përfaqëson një rritje prej rreth 2.5%, ndërsa fondi i pagave do të zërë 4.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Paralelisht, rritet edhe numri i punonjësve të planifikuar për t’u paguar nga buxheti i shtetit. Në vitin 2026, ky numër ishte 87,012, ndërsa për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 87,787 punonjës. Kjo përkthehet në një zgjerim prej rreth 0.9% të numrit të punonjësve buxhetorë.

Projektbuxheti ruan gjithashtu 100 vende pune rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore, njësoj si në vitin 2026.

Të dhënat tregojnë se rritja e planifikuar e fondit të pagave është më e lartë se zgjerimi i numrit të punonjësve në terma përqindjeje. Megjithatë, këto shifra pasqyrojnë planifikimet buxhetore dhe jo domosdoshmërisht realizimin përfundimtar të shpenzimeve apo të numrit të punonjësve gjatë vitit 2027.

The post Projektbuxheti 2027/ Administrata shtohet me 775 punonjës, fondi i pagave rritet me 2.94 miliardë lekë appeared first on Fast News Economy.

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, indeksimin e pensioneve dhe zgjerimin e mbështetjes financiare për fëmijët dhe familjet. Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin, i cili parashikon shpenzime publike në nivelin e rreth 10 miliardë eurove, me fokus te politikat sociale, investimet dhe ruajtja e stabilitetit fiskal.

Dyfishohet bonusi për pensionistët

Një nga masat kryesore të parashikuara për vitin e ardhshëm është dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive të përcaktuara. Masa pritet të nisë nga 1 janari 2027 dhe ka një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin. Gjithashtu, në prill 2027 parashikohet indeksimi i pensioneve, për të cilin është planifikuar një fond prej rreth 1.35 miliardë lekësh. Në kuadër të politikave afatmesme, qeveria synon vijimin e rritjes së pensionit minimal në 200 euro në muaj dhe të pensionit mesatar në 400 euro në muaj.

Pagesa mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

Projektbuxheti parashikon edhe zgjerimin e mbështetjes për familjet me fëmijë. Krahas vijimit të bonusit të bebes, është planifikuar një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, me vlera që rriten në mënyrë progresive për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë. Një tjetër masë është dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre. Parashikohet gjithashtu vijimi i kompensimit nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në 48 mijë lekë për familjet me fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa rreth 1.3 miliardë lekë në vit do të financojnë shërbimet sociale dhe strehimin e përballueshëm.

Mbi 200 miliardë lekë për investimet publike

Për vitin 2027, investimet publike parashikohen në 201.5 miliardë lekë, ose 6.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Fondet do të orientohen drejt infrastrukturës, shërbimeve publike dhe projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik. Ndër sektorët prioritarë është arsimi, për të cilin parashikohen 93.6 miliardë lekë, me një rritje prej 4.5 miliardë lekësh krahasuar me nivelin e mëparshëm të financimit. Në këtë sektor përfshihen 1.1 miliardë lekë shtesë për bursat e studentëve në nevojë, 400 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë, 500 milionë lekë për programin “Pas Shkollës” dhe 100 milionë lekë shtesë për kërkimin shkencor. Për shëndetësinë janë parashikuar 87.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5.6 miliardë lekësh. Ndër masat e renditura në projektbuxhet janë një miliard lekë financim shtesë për barna dhe pajisje mjekësore, receta të rimbursueshme për 400 mijë pacientë, si dhe rehabilitimi dhe ndërtimi i 20 spitaleve.

Rritje e financimit për bujqësinë dhe sigurinë

Buxheti për bujqësinë parashikohet në 17.9 miliardë lekë, me 1.1 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti i shtetit. Skema e mbështetjes direkte për fermerët parashikohet në 5.3 miliardë lekë, ndërsa synohet që numri i përfituesve të arrijë në rreth 43,660. Për rendin parashikohen 36.7 miliardë lekë, ndërsa 3.3 miliardë lekë shtesë do të përdoren për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas projektbuxhetit, nga kjo masë pritet të përfitojnë 8,500 punonjës. Ndërkohë, për Ministrinë e Mbrojtjes parashikohen 76.7 miliardë lekë, me 7 miliardë lekë financim shtesë dhe shpenzime për mbrojtjen në nivelin 2.35% të PBB-së.

Të ardhurat rriten, deficiti në 2.3% të PBB-së

Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907.9 miliardë lekë, ose 30.9% e PBB-së, ndërsa shpenzimet publike do të kalojnë 10 miliardë euro. Sipas Ministrisë së Financave, ekonomia shqiptare u rrit me 3.6% në gjysmën e parë të vitit 2026, ndërsa për të gjithë vitin parashikohet një rritje reale prej 4%. Investimet e huaja direkte arritën në 1.1 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, me një rritje prej 50.8%. Për vitin 2027, deficiti buxhetor parashikohet në 2.3% të PBB-së, ndërsa borxhi publik bruto pritet të zbresë në 52.4% të PBB-së, nga 52.5% që parashikohet për vitin 2026. Projektbuxheti 2027 është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe është paraqitur në Konferencën e Kryetarëve. Ai do të shqyrtohet më tej në komisionet parlamentare përpara përfundimit të procesit të miratimit.

The post Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari appeared first on Fast News Economy.

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara
Viti 2027 pritet të nisë me buxhetin më të lartë të planifikuar ndonjëherë, me shpenzime që arrijnë në 976.1 miliardë lekë, ose rreth 10.7 miliardë euro. Sipas projektbuxhetit, shpenzimet publike do të përbëjnë rreth 33.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke u rritur me 69.3 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2026.

Të ardhurat buxhetore për vitin e ardhshëm parashikohen në 907.8 miliardë lekë, ose 30.9% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2026, ato pritet të rriten me rreth 57.2 miliardë lekë. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve do të përbëjë deficitin buxhetor, i cili planifikohet në nivelin 2.3% të PBB-së, në të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2026.

Një nga prioritetet e projektbuxhetit janë politikat sociale dhe rritja e mirëqenies. Për periudhën 2027–2029, parashikohen fondet për vijimin e politikës së rritjes së pensionit minimal në 200 euro në muaj dhe pensionit mesatar në 400 euro në muaj. Gjithashtu, parashikohet financimi i rishikimit të politikës së bonusit të bebes, me synimin për të ofruar edhe një pagesë mujore për fëmijët e moshës 0–5 vjeç.

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në rreth 201.5 miliardë lekë, ose 6.9% e PBB-së. Në këtë shumë përfshihen edhe rreth 14.1 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes.

Ndërkohë, shpenzimet e buxhetit vendor parashikohen në 114.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026. Ato do të përbëjnë 3.9% të PBB-së. Transferta e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore pritet të rritet me 1.4 miliardë lekë, ose 5.1%, krahasuar me vitin 2026. Sipas relacionit, financimi synon të mbështesë decentralizimin dhe zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, duke forcuar kapacitetet administrative dhe ofrimin e shërbimeve vendore.

Sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, balanca primare parashikohet të jetë e balancuar në vitin 2027, në përputhje me rregullin fiskal që nuk lejon një balancë primare negative. Paralelisht, qeveria parashikon vijimin e uljes së borxhit publik bruto.

Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të zbresë nga rreth 52.5% e PBB-së në vitin 2026, në 52.4% në vitin 2027. Trajektorja rënëse parashikohet të vijojë në vitet pasuese, me borxhin që pritet të arrijë në 52.2% të PBB-së deri në vitin 2029 dhe në 50.9% në vitin 2031.

The post Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara appeared first on Fast News Economy.

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme
Projektligji parashikon rritjen e TVSH-së për akomodimin, hotelet me status special dhe agroturizmin nga 6% në 10%. Ndryshimet propozohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Shkalla standarde e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) pritet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa për një listë produktesh ushqimore bazë propozohet një normë e reduktuar prej 6%. Këto janë disa nga ndryshimet kryesore të parashikuara në projektligjin për ndryshimin e ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Sipas projektligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave, ndryshimet parashikohet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte nga 1 janari 2027.

TVSH 6% për produktet ushqimore bazë

Projektligji parashikon aplikimin e TVSH-së prej 6% për një listë produktesh ushqimore që konsiderohen të domosdoshme për konsumin e përditshëm të familjeve. Në këtë kategori përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi i pulës, viçit dhe derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnjat. Lista e detajuar e produkteve që do të përfitojnë nga norma e reduktuar do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në relacionin shoqërues, qeveria argumenton se kjo masë synon të lehtësojë barrën tatimore mbi konsumin bazë dhe të përmirësojë fuqinë blerëse të familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas relacionit, ulja e TVSH-së krijon mundësi për uljen e çmimeve përfundimtare, në varësi të mënyrës se si bizneset e reflektojnë ndryshimin në treg.

Nga 6% në 10% për turizmin

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me sektorin e turizmit. Projektligji propozon rritjen e TVSH-së së reduktuar nga 6% në 10% për shërbimet e akomodimit, shërbimet brenda hoteleve me pesë yje me status special dhe agroturizmin. Për agroturizmin, norma e propozuar do të zbatohet për shërbimet e akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Në relacion, qeveria argumenton se sektori turistik ka arritur një nivel më të lartë zhvillimi dhe se është e nevojshme të vendoset një ekuilibër më i mirë mes mbështetjes fiskale për bizneset dhe të ardhurave të buxhetit të shtetit. Gjithashtu, relacioni i referohet praktikave të vendeve të rajonit dhe rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e normës së reduktuar të TVSH-së për akomodimin. Sipas argumentimit të paraqitur, lehtësia fiskale mund të ketë përfituar kryesisht operatorët ekonomikë, pa sjellë domosdoshmërisht një nxitje të re për kërkesën turistike.

Pse propozohet rritja e TVSH-së standarde?

Rritja e normës standarde nga 20% në 21% argumentohet me nevojën për të kompensuar efektin në të ardhurat buxhetore nga aplikimi i TVSH-së së reduktuar për produktet ushqimore bazë.

Sipas relacionit, ndryshimi synon të sigurojë të ardhura të qëndrueshme për buxhetin e shtetit, për financimin e shërbimeve publike, investimeve dhe prioriteteve të zhvillimit ekonomik.

Projektligji parashikon gjithashtu ndryshime teknike në dispozitat që lidhen me skemën e kompensimit dhe pagesën e TVSH-së, si dhe përcakton se regjimi i veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë do të zbatohet deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet janë pjesë e një pakete që rishikon njëkohësisht taksimin e konsumit bazë dhe trajtimin fiskal të sektorit të turizmit. Efekti përfundimtar te konsumatorët dhe bizneset do të varet nga zbatimi i dispozitave të reja dhe nga reflektimi i ndryshimeve tatimore në çmimet e tregut.

The post Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme appeared first on Fast News Economy.

Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania
Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e kreditimit për financimin e studimeve universitare kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar përmes portalit e-Albania. Skema synon të lehtësojë kostot e arsimit të lartë, duke mbuluar tarifat universitare dhe shpenzimet e jetesës gjatë periudhës së studimit.

Sipas Ministrisë së Arsimit, kredia mund të përdoret për pagesën e tarifës së studimit, si dhe për shpenzimet e jetesës, deri në një shumë të barabartë me pagën minimale të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Aplikimet për vitin e ri akademik nisën më 5 tetor. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara, duke marrë në konsideratë shumën e kërkuar, programin e studimit dhe rezultatet akademike.

Për të përfituar nga kjo skemë, studentët duhet të kenë shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, të jenë të regjistruar në një institucion të arsimit të lartë dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara për kreditimin. Gjithashtu, ata nuk duhet të përfitojnë nga disa forma të tjera të caktuara të mbështetjes financiare. Kredia studentore synon të ulë barrën financiare për familjet dhe të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, veçanërisht për ata që përballen me vështirësi ekonomike.

The post Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania appeared first on Fast News Economy.

Buxheti arkëton 626.6 miliardë lekë deri në 9 muaj, TVSH-ja neto rritet me 29%
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 626.6 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke realizuar 100.3% të planit nëntëmujor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat totale janë rritur me 63.7 miliardë lekë ose 11.3%.

Ndër zërat kryesorë të të ardhurave tatimore, TVSH-ja neto regjistroi rritjen më të lartë, me 29%, duke arritur në 65 miliardë lekë. Ndërkohë, tatimi mbi të ardhurat personale u rrit me 15.5%, në 73 miliardë lekë, ndërsa fondet speciale, ku përfshihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, arritën në 150.9 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 13.5%.

Tatimi mbi fitimin siguroi 42.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga taksat nacionale arritën në 35.2 miliardë lekë, me rritje prej 1.2%.

Të ardhurat doganore arritën në 186.3 miliardë lekë, 4.3% më shumë se në janar-shtatorin 2025, por realizuan 98.3% të planit të periudhës. Nga TVSH-ja në import u arkëtuan 122.6 miliardë lekë, nga akciza 54.5 miliardë lekë, nga renta minerare në eksport 1.5 miliardë lekë dhe nga taksat doganore 7.7 miliardë lekë.

Në anën e shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 556.3 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 7.5% dhe realizim 92.8% të planit. Shpenzimet korente përbënin 493.5 miliardë lekë, ndërsa investimet publike arritën në 62.8 miliardë lekë, me rritje prej 5.3%, por me realizim vetëm 75.2% të planit nëntëmujor.

The post Buxheti arkëton 626.6 miliardë lekë deri në 9 muaj, TVSH-ja neto rritet me 29% appeared first on Fast News Economy.

Tatimet arkëtojnë 435 milionë euro në shtator, të ardhurat rriten me 16%
Të ardhurat tatimore vijojnë të shënojnë rritje, duke tejkaluar si planin e muajit, ashtu edhe nivelin e regjistruar një vit më parë. Sipas të dhënave paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë shtatorit u arkëtuan 39.9 miliardë lekë, ose rreth 435 milionë euro të ardhura totale neto.

Krahasuar me planin e përcaktuar për muajin, të ardhurat rezultuan 2 miliardë lekë më të larta, ose 5.3% mbi objektivin. Ndërsa në raport me shtatorin e vitit 2025, arkëtimet u rritën me 5.5 miliardë lekë, duke shënuar një zgjerim prej 16%.

Në totalin e të ardhurave tatimore përfshihen arkëtimet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat kombëtare. Ecuria pozitive e të ardhurave lidhet me disa faktorë, mes të cilëve rritja ekonomike, zgjerimi i aktivitetit të biznesit dhe konsumi më i lartë i mallrave dhe shërbimeve.

Një ndër zërat kryesorë të të ardhurave është TVSH-ja, e cila reflekton drejtpërdrejt aktivitetin e konsumit në ekonomi. Rritja e konsumit dhe e transaksioneve tregtare ndikon në zgjerimin e bazës së arkëtimit nga ky tatim. Kontribut në rritjen e të ardhurave jep edhe tatimi mbi të ardhurat personale. Masat për formalizimin e ekonomisë, përfshirë faturimin elektronik dhe shtimin e kontrolleve në terren, synojnë të rrisin deklarimin e të ardhurave dhe të zgjerojnë bazën e tatueshme.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë shfaqur tendencë rritëse gjatë muajve të fundit. Kjo ecuri lidhet me efektet e reformës së pagave dhe përpjekjet për të kufizuar nëndeklarimin e pagave dhe informalitetin në tregun e punës. Të dhënat e shtatorit tregojnë kështu një nivel më të lartë arkëtimesh si në raport me planin mujor, ashtu edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

The post Tatimet arkëtojnë 435 milionë euro në shtator, të ardhurat rriten me 16% appeared first on Fast News Economy.

Eurot në fokus, Banka e Shqipërisë blen 663.6 mln në gjashtë muaj
Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke blerë rreth 663.6 milionë euro. Qëllimi i këtyre operacioneve është forcimi i rezervës valutore të vendit dhe ruajtja e funksionimit normal të tregut financiar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë tremujorit të dytë, institucioni qendror ka zhvilluar nëntë ankande për blerjen e valutës nga bankat e nivelit të dytë, përmes të cilave ka siguruar mbi 524 milionë euro. Ky nivel ndërhyrjesh është më i lartë krahasuar me tremujorët e mëparshëm. Blerjet janë pjesë e strategjisë së Bankës së Shqipërisë për rritjen e rezervës valutore, në një periudhë të karakterizuar nga flukse të larta valutore në ekonomi. Paralelisht, këto operacione kanë ndikuar edhe në përmirësimin e likuiditetit në sistemin bankar.

Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë ka kryer gjithashtu transaksione valutore me institucione të tjera. Një pjesë e valutës i është shitur Ministrisë së Financave për të përmbushur nevojat e saj, ndërsa janë regjistruar edhe operacione me institucione ndërkombëtare financiare.

Banka e Shqipërisë thekson se ndërhyrjet në tregun valutor nuk kanë si synim ndikimin e drejtpërdrejtë në kursin e këmbimit, por mbështetjen e funksionimit normal të tregut dhe forcimin e pozicionit financiar të vendit. Shuma prej 663.6 milionë eurosh përfshin ndërhyrjet në tregun valutor dhe transaksionet me institucione të tjera, ndaj nuk përfaqëson vetëm blerjet rutinë për shtimin e rezervës valutore.

The post Eurot në fokus, Banka e Shqipërisë blen 663.6 mln në gjashtë muaj appeared first on Fast News Economy.