Diaspora Archives - Fast News Economy

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës
Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Vjola Kaloutsi, zhvilloi një vizitë disa ditore në Prishtinë, ku pati mundësinë të zhvillonte takime të rëndësishme me figura të larta politike dhe institucionale të Kosovës.

Si e ftuar në G7, gjatë qëndrimit të saj ajo u takua personalisht me ish-presidentin Fatmir Sejdiu, ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pavarësisht tematikave të ndryshme të këtyre takimeve, një çështje ishte e përbashkët në të gjitha bisedat: diaspora shqiptare dhe roli i saj si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo ku jetojnë dhe vendeve të tyre të origjinës.

Në qendër të diskutimeve ishte kontributi i diasporës në forcimin e lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe kombëtare, si dhe rëndësia e ruajtjes së identitetit, gjuhës, kulturës dhe ndjenjës së përkatësisë te brezat e rinj që rriten jashtë atdheut.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rinisë shqiptare në diasporë, mundësive për të krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të përfshirë më shumë të rinjtë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, diskutimet u ndalën te roli gjithnjë e më i rëndësishëm i grave shqiptare në biznes, arritjet e tyre në sipërmarrje dhe nevoja për të krijuar më shumë hapësira për rrjetëzim, partneritete dhe bashkëpunim ndërmjet grave sipërmarrëse në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Bashkëpunimi Shqipëri–Kosovë ishte një tjetër temë e rëndësishme, me fokus te mundësitë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike, për të nxitur investimet dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në projekte konkrete zhvillimi.

Kjo vizitë riafirmon rëndësinë e diasporës shqiptare jo vetëm si një lidhje emocionale me vendin e origjinës, por edhe si një partner strategjik për zhvillimin ekonomik, integrimin e rrjeteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit kombëtar. Sepse diaspora nuk është thjesht një pjesë e kombit që jeton larg. Ajo është një mundësi e madhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të krijuar vlera të reja dhe për të afruar më shumë Shqipërinë dhe Kosovën.

The post Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Fast News Economy.

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të formalizojë bashkëpunimin me dhomat ekonomike të rajonit përmes një memorandumi mirëkuptimi. Platforma e përbashkët pritet të krijojë më shumë mundësi partneriteti, rrjetëzimi dhe zhvillimi për gratë në biznes.

Gratë sipërmarrëse të rajonit drejt një bashkëpunimi më të strukturuar ekonomik. Në Konferencën Rajonale “SHE RISES”, të zhvilluar në Prishtinë, Dhoma e Biznesit të Diasporës ka diskutuar krijimin e një platforme të përbashkët rajonale, e cila synon të kthejë kontaktet mes grave në biznes në partneritete dhe projekte konkrete. Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Silva Mecaj, dhe Drejtoresha Ekzekutive, Aurora Sulçe, morën pjesë në edicionin e katërt të konferencës për gratë ndërmarrëse dhe takimet B2B, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes grave sipërmarrëse në rajon dhe diasporë.

E ftuar në panelin kushtuar grave në biznes, Aurora Sulçe vuri theksin te nevoja për mekanizma konkretë që shkojnë përtej takimeve formale dhe rrjetëzimit, duke krijuar mundësi reale për partneritete dhe projekte të përbashkëta. Sipas saj, diaspora përfaqëson një potencial të rëndësishëm përmes kapitalit, ekspertizës dhe rrjeteve të saj ndërkombëtare.

Një nga zhvillimet kryesore të takimit ishte bashkëbisedimi me drejtueset e dhomave ekonomike të tre vendeve, ku u diskutua institucionalizimi i bashkëpunimit rajonal. Në vijim të këtij angazhimi, palët pritet të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit synohet krijimi i një platforme të përbashkët për gratë sipërmarrëse. Nisma synon të lehtësojë shkëmbimin e eksperiencave, të krijojë ura të reja komunikimi mes bizneseve dhe të nxisë partneritete ekonomike përtej kufijve kombëtarë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Mecaj dhe Sulçe zhvilluan gjithashtu takime me sipërmarrëse nga rajoni dhe diaspora, ku u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi me Dhomën e Biznesit të Diasporës. Memorandumi i pritshëm pritet të jetë hapi i radhës drejt një rrjeti më të organizuar ekonomik, ku gratë sipërmarrëse të rajonit të kenë më shumë mundësi për të bashkëpunuar, zgjeruar aktivitetin dhe zhvilluar biznese të reja.

The post Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal appeared first on Fast News Economy.

Strategjia e re Kombëtare, si do të zhvillohen marrëdhëniet me diasporën
Me përmbylljen e procesit të konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026–2030, ka nisur faza e konsolidimit të dokumenteve përfundimtare dhe përgatitja e akteve për miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, i cili do të orientojë zbatimin e objektivave dhe masave të saj përgjatë periudhës së zbatimit.

Strategjia Kombëtare për Diasporën 2026-2030 është dorëzuar tashmë dhe pritet që në shtator të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Drafti synon të riformatojë marrëdhënien me diasporën, duke e përshkruar atë si partner strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian të vendit. Fokusi zhvendoset nga remitancat drejt investimeve, kapitalit njerëzor dhe ekspertizës profesionale.

Strategjia identifikon disa profile të diasporës. Gjenerata e parë lidhet kryesisht me remitancat dhe kapitalin financiar. Gjeneratat e dyta dhe të treta përmenden për kontributin në inovacion, rrjetëzim ndërkombëtar dhe promovim të imazhit të Shqipërisë.

Ministria për Punët e Jashtme dhe Evropën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës zhvilluan një proces të gjatë konsultimi me grupet e interesit përpara se të hartonin Strategjinë e re Kombëtare për Diasporën 2026-2030, e cila është hedhur tashmë për konsultim publik.

Jashtë vendit jetojnë dhe punojnë mbi 2.2 milionë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre ose 39.4% janë në Itali; 35.3% në Greqi dhe më pak në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Kanada etj.

Diaspora shqiptare jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, për shkak të nivelit të lartë të remitancave, ekspertizës, por edhe lidhjeve të shumta.

Më poshtë Strategjia e re Kombëtare dhe relacioni shoqërues:

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1005_Strategjia-Kombetare-e-Diaspores_-Narrativa_Plani-i-veprimit_Pasaporta-e-Indikatoreve.docx

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1005_Relacion-SKD-2026_2030-update.docx

The post Strategjia e re Kombëtare, si do të zhvillohen marrëdhëniet me diasporën appeared first on Fast News Economy.

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar një fond prej 2 milionë eurosh për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin vendin me destinacionet kryesore të diasporës, një vendim që ka nxitur debat politik vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Masa, e prezantuar në kuadër të programit “Mbështetja e Mërgatës”, synon të shmangë anulimin e fluturimeve gjatë sezonit veror për shkak të rritjes së kostove të karburantit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, argumentoi se reduktimi i fluturimeve gjatë korrikut dhe gushtit do të kufizonte ardhjen e mërgimtarëve dhe do të dëmtonte ekonominë e vendit.

Sipas ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati raporton REL, kompanitë ajrore do të përfitojnë 3 euro për çdo pasagjer gjatë sezonit veror. Nga kjo shumë, 2.10 euro do të mbulohen nga Qeveria, ndërsa pjesa tjetër nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Për të përfituar subvencionet, operatorët duhet të ruajnë të paktën 85% të frekuencës së planifikuar të fluturimeve për vitin 2026 dhe të kenë mbi 80% të vendeve të zëna në çdo fluturim.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se cilat linja do të subvencionohen konkretisht dhe si do të shpërndahet fondi prej 2 milionë eurosh mes kompanive ajrore.

Vendimi është kritikuar nga opozita dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat e konsiderojnë një lëvizje me motive elektorale. Sipas tyre, masa mund të synojë ndikimin te votuesit e diasporës, të cilët tradicionalisht kanë mbështetur në masë të madhe partinë në pushtet.

Nga ana tjetër, Kurti ka mohuar lidhjen e vendimit me zgjedhjet, duke argumentuar se efekti i skemës do të ndihet gjatë gjithë verës dhe jo në periudhën zgjedhore.

Aktualisht, në Aeroportin e Prishtinës operojnë kompani si GP Aviation, easyJet, Eurowings, Lufthansa, Turkish Airlines dhe Wizz Air. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht nëse do të aplikojë për subvencione.

Skema të ngjashme janë përdorur edhe në vende të tjera europiane, përfshirë Italinë, Suedinë, Norvegjinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur lidhjet ajrore dhe turizmin. Megjithatë, në nivel europian po zhvillohet një debat mbi efektivitetin e këtyre subvencioneve, me argumentin se fondet publike duhet të shoqërohen me kushte më të forta ekonomike dhe mjedisore./Business Mag

The post Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro appeared first on Fast News Economy.

Emigracioni në Rajon, Shqipëria dhe Kosova kryesojnë
Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6).

Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik rajonal, që u publikua këto ditë, vuri në dukje se edhe në dy vitet e fundit  2024-2025, rajoni vazhdon të vuajë nga hemorragjia e vazhdueshme e forcës punëtore, duke krijuar vështirësi të mëdha në tregut të punës.

Të dhënat tregojnë së Shqipëria mbetet në qendër të kësaj problematike, duke regjistruar shifrat më të larta të emigracionit neto (largimet minus kthimet), Ndërsa Serbia njeh shifrat më të ulëta në krahasim me popullsinë e saj.

Shqipëria më e prekura e Rajonit për emigrimin

Shqipëria kryeson listën me nivelin më të lartë të emigracionit neto, duke mbajtur një shifër konstante prej -24.2 mijë në të dy vitet 2024-2025. Vendi po përballet një hemorragji demografike të vazhdueshme që nuk po reflekton përmirësim, përkundrazi është përshpejtuar pas pandemisë.

Arsyet kryesore lidhen me kërkesën për paga më të larta dhe kushte më të mira jetese në vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht nga shtresa e të rinjve dhe profesionistëve.

Të dhënat e Bankës Botërore sugjerojnë se politikat e brendshme për frenimin e këtij fenomeni nuk po japin rezultatet e pritura. Ky trend i lartë mbetet një sfidë kritike për tregun e punës dhe qëndrueshmërinë e skemave shoqërore në vend.

Kosova, rënie pas fluksit të lartë të heqjes së vinave

Banka Botërore shikon për Kosovën përmirësim të dukshëm vitin e kaluar. Shifra e emigracionit neto ulet nga -22,000 persona në 2024 në -18, 500 në 2025, duke treguar një tendencë drejt stabilizimit.

Ky ndryshim me tendence ulje reflekton stabilizim pas valës së parë të liberalizimit të vizave që shpesh sjell një kulm e pastaj rënie. Megjithatë, shifrat mbeten sërish ndër më të lartat në rajon, çka tregon se presioni për emigrim mbetet i lartë për shkak të papunësisë te të rinjtë.

Arsyet e largimit mbeten kryesisht ekonomike, por rënia e ritmit tregon se ka ngadalësim të dëshirës për t’u larguar përgjithmonë. Rënia e largimeve me 2025 është shenjë inkurajuese për stabilitetin demografik të shtetit më të ri të rajonit.

Serbia largimet rriten, por më të ulëtat në Rajon

Serbia shfaq një përkeqësim të ndjeshëm të situatës, ku emigracioni neto rritet nga -8,200 në vitin 2024 në -13,100 në vitin 2025, referoi Banka Botërore. Por në raport me popullsinë prej rreth 6.8 milionë banorësh, Serbia ka shifra më të ulëta të emigracionit neto.

Kjo rritje i atribuohet kryesisht pasigurisë dhe një pakënaqësi në rritje brenda vendit ndaj qeverisjes, pavarësisht investimeve të huaja me vlerë të lartë që hyjnë në territorin serb. Emigracioni në Serbi lidhet kryesisht me kërkesën për liri më të mëdha politike. Rritja e kësaj shifre e vendos Serbinë në një pozicion më delikat sesa parashikimet fillestare për stabilitet demografik në rajon.

Bosnja, emigracion të qëndrueshëm

Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu regjistron një rritje të emigracionit neto, duke kaluar nga -4,600 në vitin 2024 në -7,100 në vitin 2025. Ky trend negativ ushqehet kryesisht nga ngërçi i gjatë politik dhe mungesa e perspektivës së qartë për integrim të shpejtë në strukturat euro-atlantike.

Qytetarët po largohen drejt vendeve si Gjermania apo Austria për të gjetur jo vetëm punë, por edhe një ambient më të qëndrueshëm social dhe ligjor. Rritja e trendit tregon se faktorët shtytës po forcohen, ndërkohë që reformat e brendshme nuk po ecin me ritmin e duhur.

Maqedonia e Veriut stabilizon ikjet

Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në listë, krahas Kosovës, që tregon një përmirësim të lehtë, duke u zhvendosur nga -5,900 largime në 2024 në -5,700 në 2025. Edhe pse ndryshimi është i vogël, ai reflekton një lloj qëndrueshmërie në krahasim me fqinjët që po përjetojnë rritje të shpejtë të emigrimit.

Arsyet e këtij stabiliteti mund të lidhen me përpjekjet për reforma strukturore dhe një treg pune që po tenton të thithë forcën e lirë punëtore. Megjithatë, trendi negative tregon se problemet bazë si korrupsioni dhe pagat e ulëta vazhdojnë të nxisin largimin e qytetarëve, por vendi ka arritur të kontrollojë disi flukset e mëdha të papritura të largimeve.

Edhe Mali i Zi i drejtohet emigracionit

Mali i Zi ka pësuar rritjen më të madhe brenda rajonit në vitin e kaluar, nga -1,800 persona të larguar në 2024 në -9,300 në 2025. Arsyet janë komplekse dhe përfshijnë ndryshimet në koston e jetesës dhe paqëndrueshmërinë në sektorin e turizmit që është sektori kryesor I ekonomisë.

Mali i Zi ka popullsinë më të vogël në Rajon me rreth 600 mijë banorë, por njëkohësisht standardin më të lartë të jetesës. Mirëpo trendi në rritje I largimeve tregon zhgënjim të popullatës me qeverisjen brendshme./Monitor

The post Emigracioni në Rajon, Shqipëria dhe Kosova kryesojnë appeared first on Fast News Economy.

Integrimi në BE? Përfaqësuesi i biznesit tregon se çfarë duhet të bëjë sipërmarrja
Integrimi i Shqpërisë në Bashkimin Europian do të kërkojë një transformim të ekonomisë sonë dhe rrjedhimisht, edhe të biznesit si agjenti kryesor i saj. Në rast se sipërmarja vendase nuk është e përgatitur për sfidat që ofron tregu i madh europian, atëherë rrezikohet seriozisht.

Sekretari  Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra evidentoi hapat që duhen ndëmarrë që ky proces të përballohet me sukses.

“Bashkimi Europian ofron shumë mundësi, por është një treg i vështirë, Përgatitja duhet të nisë që sot, në mënyrë që ndërmarrjet tona të bëhen konkurruese në një treg të rregulluar dhe kërkues. Informimi, njohja e tregut dhe bashkëpunimi me diasporën ekonomike janë celësi I suksesit”, ka deklaruar Shkodra gjatë Forumit Ekonomik të zhvilluar në kuadër të Samitit të Diasporës.

Forumi Ekonomik u organizua nga DHoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës.

The post Integrimi në BE? Përfaqësuesi i biznesit tregon se çfarë duhet të bëjë sipërmarrja appeared first on Fast News Economy.

Diaspora vlerëson drejtoreshën e AKD-së, çmim për punën e saj të përditshme me shqiptarët jashtë vendit
Samiti i Diasporës i mbylli punimet këtë javë në Tiranë, duke e shndërruar kryeqytetin në një pikë të rëndësishme të takimit të shqiptarët nga e gjithë bota. Nga sektorë të ndryshëm, si biznesi, arsimi, arti e kultura etj, përgjatë tre ditëve të Samitit, shqiptarë të suksesshëm në botë dëshmuan historitë e tyre dhe dëshirën për të ruajtur lidhjet me atdheun.

E teksa shteti shqiptar vlerësoi disa prej tyre me çmim, një vlerësim e patën ata vetë, për drejtuesen e institucionit që mban lidhjet me diasporën çdo ditë dhe që ka qenë një ndër organizatoret kryesore të Samitit të Diasporës 2026. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, zonjën Ermonela Xhafaj, Cmimi iu akordua nga zonja Eriglena Begaj, presidente e Shoqatës së Kontablistëve Shqiptarë në Itali.

“Në këto ditë janë dhënë disa çmime për diasporën. Ndërsa ne sot japim një çmim nga diaspora për Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe drejtuesen e saj, zonjën Ermonela Xhafaj, duke e falenderuar jashtë mase për punën e saj”, u shpreh zonja Begaj.

Një çmim që dëshmon se kujdesi dhe puna me emigrantët është e përditshme, si mënyra e vetme për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve të tyre me atdheun.

“Ky është një çmim që më emocionon, pasi kemi bërë një punë shumë të madhe. Vetë rezultati i këtij Samiti e tregoi. Një punë shumë e madhe e bërë nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës. Realisht e ndjej veten shumë të emocionuar”, u shpreh zonja Xhafaj.

Samiti i Diasporës 2026 edhe këtë vit u mbyll me sukses, duke u shndërruar tashmë në një traditë si pikëtakimi i përvitshëm me shqiptarët kudo në botë.

The post Diaspora vlerëson drejtoreshën e AKD-së, çmim për punën e saj të përditshme me shqiptarët jashtë vendit appeared first on Fast News Economy.

Shqipëri vs Kosovë, sa të varur jemi nga remitancat? Visual Capitalist: Renditemi në vend të 36 dhe 16 nga 194 ekonomi në total
Remitancat vazhdojnë të jenë një nga burimet më të qëndrueshme të të ardhurave për shumë ekonomi në botë, sidomos për vendet me emigracion të lartë. Në disa raste, paratë që dërgohen nga emigrantët përbëjnë një pjesë aq të madhe të ekonomisë, sa ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin financiar të familjeve dhe në funksionimin e ekonomisë kombëtare.

Një analizë e publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbështeten ndjeshëm tek paratë që emigrantët dërgojnë nga jashtë. Sipas shifrave remitancat në Shqipëri përbëjnë rreth 8.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Kosovë kjo peshë është edhe më e lartë, në 17.3%.

Krahasimi global tregon se, megjithëse Shqipëria dhe Kosova nuk janë ndër vendet më ekstreme, niveli i tyre mbetet dukshëm mbi mesataren botërore, e cila është vetëm rreth 0.82% e PBB-së.

Në nivel global, vendet më të varura nga remitancat dominohen nga ekonomi të vogla ose me mundësi të kufizuara punësimi. Taxhikistani kryeson listën, ku remitancat arrijnë pothuajse në gjysmën e ekonomisë kombëtare, me rreth 47.9% të PBB-së. Pas tij renditen Libani dhe Nikaragua, ndërsa vende si Nepali, Hondurasi dhe Samoa mbështeten në remitanca për rreth një të katërtën e prodhimit të tyre ekonomik. Në këto ekonomi, emigracioni është shpesh alternativa kryesore për sigurimin e të ardhurave, ndërsa paratë e dërguara nga jashtë mbajnë në lëvizje konsumin dhe aktivitetin ekonomik.

Për Shqipërinë dhe Kosovën, remitancat mbeten një element stabilizues, sidomos në periudha pasigurie ekonomike. Ato përdoren kryesisht për shpenzime bazë familjare, duke ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e konsumit të brendshëm. Megjithatë, varësia e vazhdueshme nga këto të ardhura mbart edhe rreziqe, pasi ekonomitë bëhen më të ndjeshme ndaj zhvillimeve në vendet ku jetojnë emigrantët, si ndryshimet në tregjet e punës apo politikat e emigracionit.

Ndryshe nga vendet e vogla, ekonomitë e mëdha marrin shuma shumë të mëdha remitancash në vlerë absolute, por varen më pak prej tyre kur maten si përqindje e ekonomisë./Tv Scan

The post Shqipëri vs Kosovë, sa të varur jemi nga remitancat? Visual Capitalist: Renditemi në vend të 36 dhe 16 nga 194 ekonomi në total appeared first on Fast News Economy.

Gjuha shqipe dhe digjitalizimi, si po ndihmohen fëmijët e diasporës
Është zhvilluar në Hania të Kretës Seminari XV i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi me temën: “𝐍𝐝ë𝐫𝐭𝐡𝐮𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐦ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧: 𝐑𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐦𝐨𝐭𝐢𝐯𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐝𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬.”

Në këtë seminar morën pjesë mësues të shkollave shqipe nga e gjithë Greqia. Të pranishëm ishin gjithashtu, përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe personalitete të fushës së arsimit, mes tyre Zv. Kryetarja e Parlamentit, znj. Klodiana Spahiu, Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, për Greqinë. z. Ermal Sulaj, si dhe profesorët z. Shezai Rrokaj dhe Dr. Besnik Rama.

Seminari synoi rritjen e cilësisë së mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë, modernizimin e praktikave mësimore përmes mjeteve digjitale dhe ndërtimin e një qasjeje bashkëkohore që e afron fëmijën me gjuhën amtare. Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi bën një punë shumë të mirë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në Greqi, duke bashkuar dhe forcuar përkushtimin e mësuesve anëtarë të LMSHG.

Në vitet e fundit, shteti shqiptar ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e politikave arsimore për diasporën, duke e konsideruar mësimin e gjuhës shqipe jashtë vendit pjesë integrale të politikave publike. Përmes kurrikulave të harmonizuara, teksteve mësimore dhe programeve të formimit profesional, synohet forcimi i lidhjes së brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën e tyre.

Vëmendja, kujdesi dhe prezenca e përfaqësuesve të shtetit shqiptar përforcon idenë se ruajtja e gjuhës shqipe jashtë atdheut kërkon jo vetëm vullnet individual, por edhe bashkërendim institucional dhe profesional. Në këtë proces, bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse për diasporën mbetet thelbësor për të garantuar vazhdimësi dhe mbështetje për arsimin shqip në diasporë.

Ky seminar dëshmon se ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe në diasporë nuk është vetëm një përpjekje individuale, por një angazhim i përbashkët institucional.

Agjencia Kombëtare e Diasporës, në përmbushje të misionit të saj, vijon të bashkëpunojë me institucionet shtetërore dhe organizatat e diasporës për mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në forcimin e rolit të mësuesit shqiptar dhe në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.

Në këtë mënyrë, bashkëpunimi institucional me diasporën bëhet motor i fuqishëm për të garantuar vazhdimësinë e trashëgimisë kulturore, identitetit gjuhësor dhe kulturor të brezave të rinj jashtë atdheut.

The post Gjuha shqipe dhe digjitalizimi, si po ndihmohen fëmijët e diasporës appeared first on Fast News Economy.

Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike tw dekadws sw fundit. Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025 Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.

Në vitin 2011, migracioni neto ishte rreth -18,765 persona dhe mbeti në interval të ngjashëm deri në vitin 2015, kur regjistroi rreth -20,600 persona.

Në vitet 2016-2018 u vu re një përmirësim i përkohshëm, migracioni neto u ngadalësua në -9,473 në 2016 dhe rreth -15 mijë në 2017-2018 për shkak të valës së lartë të kthimeve të azilantëve që ikën në Gjermani në 2015.

Megjithatë, pas vitit 2019 prirja ndryshoi sërish në mënyrë të fortë negative. Në vitin 2019 migracioni neto arriti -23,082 persona, ndërsa në vitin 2020 u regjistrua rreth -16,684 persona, një vit i ndikuar nga kufizimet e pandemisë që frenoi përkohësisht lëvizjet ndërkombëtare.

Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.

Në vitin 2025, ndonëse me rënie, mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona.

Kjo prirje tregon se pandemia nuk e ndaloi emigracionin, por e shtyu dhe e përforcoi atë në vitet pasuese. Hapja e tregjeve europiane të punës, kërkesa për fuqi punëtore dhe pritshmëritë ekonomike më të mira jashtë vendit kanë nxitur një valë të re largimesh.

Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.

Më këtë ecuri Shqipëria po futet në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit. Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë. Grup-mosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë.

Të dhënat tregojnë se e shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive. Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së, dhe zanatçinj të kualifikuar dhe shumë bashkime familjare.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për tu larguar./ Monitor

The post Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime appeared first on Fast News Economy.