Analizë Archives - Fast News Economy

Dy modele mikëpritje dhe ndryshimi midis vlerës edhe maksimizimit të fitimit
Nga Irena Beqiraj

Para disa javësh, vajza ime dhe i ati udhëtuan në Zyrih. Kur mbërritën në hotel, zbuluan se rezervimi ishte bërë gabimisht në emrin tim, megjithëse unë nuk isha bashkë me ta.

Recepsionistja buzëqeshi, u kërkoi të prisnin pak, u ofroi një kafe dhe thirri menaxheren. Menaxherja e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një gabim njerëzor. Jo vetëm i akomodoi, por u dha një dhomë më të mirë dhe u ofroi mëngjesin për të tri ditët.

Në Vlorë, në hyrjen e një resorti me pesë yje, vajza e pritjes dukej sikur kishte ardhur të mbronte një garnizon, jo të mirëpriste njerëz. Kur kërkuam të flisnim me një menaxher, ajo hezitonte ta thërriste.

Si përjetuese e të dy situatave të ndodhura në pak ditë, e pyeta vajzën time nga ndryshojnë këto dy modele pritjeje ?!

Me një zë të butë më përgjigjet:  “Vajza në Zhyrih para anomalisë ku prenotuesi nuk ishte pjesë e grupit nuk na dëboi, vuri mendjen në punë . Thirri menaxheren e cila kishte jo vetëm autoritetin të merrte vendim, por edhe eksperiencën e nevojshme për të gjykuar nëse ishte përpara dy njerëzve që po gënjenin apo ishte një ngatërresë.

Sapo u sigurua që ishte një ngatërresë, menaxherja pritjen prej 20 minuta e kthehu në një mundësi biznesi  me shumë pak kosto shtesë  për  hotelin . Dy klientë si të përdornim suitën që ajo ofroi si dhomën standarte që kishim paguar do të harxhonin po të njëjtën sasi uji , peshqirash , elektriciteti , ndërkohë fakti që na ofroi mëngjesin na shtyhu  të konsumonin edhe vakte të tjera në restorantin e hotelit .

Nëse nesër do të udhëtoja sërisht për në Zyrih do të shkoja pa më të voglin hezitim tek i njëjti hotel.

Vajza e pritjes në Vlorë, kishte një rregullore në vend të mendjes. Në mungesë të mendjes edhe në prani vetëm të rregullores  çdo njëri që paraqitet para saj duhet të paguante 3000 lekë të reja para se të ulej tek kafeja. Asnjë sqarim apo situatë e veçantë nuk ja ndryshonte qëndrimin . Ajo ngjante më shumë me një oficereje garnizoni ushtarak sesa me një ofruese shërbimesh të një resorti me pesë yje. Ajo jo vetëm nuk e kupton që çdo anomali është një mundësi për më shumë biznes, por ajo i hoqi mundësinë edhe menaxheres së saj që këtë anomali ta kthente në më shumë biznes për kafen thuajse bosh të resortit. Nuk do të kthehemi më as atje e as në Vlorë” .

Kjo ishte diferenca në mendjen jo prej ekonomisteje  të sime bije .

Ndërsa në gjuhen ekonomike ndryshimi midis dy priteve tregon dy modele të ndryshme të të bërit biznes . Në Zyrih mendohet për vlërën afatgjatë të biznesit në Vlorë vetëm për maksimizimin e fitimit.

Në modelin e biznesit që mendohet për vlerën çdo anomali në mikpritje mund të jetë problem, por mund të jetë edhe mundësi. Mundësi për të fituar besimin e klientit, për ta bërë të ndihet i veçantë dhe për ta kthyer atë në klient besnik. Menaxherja e hotelit  diti të lundronte me elegancë dhe me hir mbi anomalinë. Ajo nuk zbatoi rregulloren me ngurtësinë e një roboti  përkundrazi , e  përdori mjeshtërisht atë  për të bërë më shumë biznes.

Duke njohur  parimet e krijimit të vlerës në sektorin e mikëpritjes ajo transformoi një pritje 20 minuta në vlerë për biznesin që drejtonte, duke siguruar me fare pak kosto  besnikërinë  afatgjatë të klientëve  edhe mundësinë  për më shumë biznes në të ardhmen .

Në resortin e Vlorës mendohej vetëm  për fitimin e sotëm , ndaj rregulli që e maksimizonte atë ishte kthyer në qëllimin e stafit , edhe kujdesi ndaj njerëzve ishte vetëm një shtesë opsionale.

Në biznesin që mendohet vetëm për maksimizimin e fitimit edhe e drejta për të pirë një kafe me njeriun e afërt që po pushon atje mund të blihet vetëm me para .

Teksa e lija Vlorën  për një moment mendova  se do të ishte bukur t’i trajnoja pa pagesë menaxheren dhe vajzën me “rregulloren në vend të mendjes” për dallimin mes vlerës dhe fitimit.

Pastaj më erdhi ndër mend një shprehje  që po Vlora ma kishte mësuar:

Fisi – fis, rigoni nuk behet lis!

The post Dy modele mikëpritje dhe ndryshimi midis vlerës edhe maksimizimit të fitimit appeared first on Fast News Economy.

“Turizmi i byrekut”
Nga Zak Topuzi

Dëgjova Altinin e “Mrizi i Zanave” se nuk duhen përçmuar turistët që konsumojnë byrek dhe se e ardhmja mund t’i përkasë  “turizmit të byrekut me gjizë”.

Nuk e kam si replikë ndaj Altinit. Përkundrazi, ai është një nga shembujt më të mirë se si, me punë e pasion, ka kthyer gastronominë  tradicionale në një BRAND.

Por kur përdorim shprehjen “turistë të byrekut”, problemi nuk është BYREKU! Një byrek tradicional në Korçë apo Pogradec, i servirur si mirëseardhje përpara pjatave të tjera, është kulturë, gastronomi dhe vlerë e shtuar. Është pjesë e eksperiencës që turisti paguan dhe merr me vete.

Problemi është një model tjetër: turisti që e përdor hotelin vetëm si “dyshek për të fjetur”, ndërsa ushqimin, byrekun me dhallë, pijet dhe çdo konsum tjetër e merr në market apo e porosit online dhe e konsumon në dhomë. Kemi kaluar deri te bidonët 8-litërsh të ujit që futen në hotel me 4-5*!

Askush nuk duhet të përçmojë turistin sipas mundësive të tij ekonomike. Por një vend ka të drejtë dhe detyrë të zgjedhë se çfarë modeli turizmi dëshiron të zhvillojë. Sepse me numra të mëdhenj dhe shpenzim minimal nuk ndërton dot hotele me standarde të larta, restorante cilësore, staf të kualifikuar e të mirëpaguar dhe një industri turistike konkurruese.

Mesdheu është një nga tregjet më të fuqishme turistike në botë. Shqipëria nuk mund të konkurrojë pafundësisht vetëm duke thënë: “erdhën më shumë turistë se vitin e kaluar”.

Pyetja që duhet të bëjmë është tjetër:

Sa shpenzon një turist në Shqipëri?

Sa vlerë i mbetet ekonomisë?

Dhe çfarë eksperience i ofrojmë që ai të jetë i gatshëm të shpenzojë më shumë?

Bugaçe, vetëm 50 lekë!

Tre gra në punë, që e nisin ditën në katër të mëngjesit, për të ruajtur një traditë dhe për të nxjerrë bukën e gojës.

Më shumë respekt për punën! Edhe turisti duhet të mësojë se pas një çmimi të lirë, nuk duhet të fshihet një punë e pavlerësuar.

The post “Turizmi i byrekut” appeared first on Fast News Economy.

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?
Nga Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive

Sipas hartës së INSTAT për zonat e braktisura gjatë periudhës 2011–2023, rreth 13% e territorit të Shqipërisë klasifikohet si i braktisur, me përqendrim kryesisht në zonat malore dhe me dendësi të ulët popullsie sikunder nje numer bashkishe ndeshen me këtë fenomen. Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, është me interes të analizohet nëse ekziston një lidhje midis territorit të braktisur dhe 15 bashkive që propozohet të shkrihen në projektin e reformës administrativo-territoriale.

Nga analiza  paraprak del se lidhja është vetëm e pjesshme, jo e plotë.

Bashki që përkojnë me zonat e forta të braktisjes dhe propozohet të shkrihen janë:Fushë-Arrëz,Memaliaj dhe Përrenjas.Këto ndodhen në zona ku INSTAT evidenton nivele të larta të braktisjes së territorit.

Bashki me braktisje të lartë sipas hartës, por që nuk propozohet të shkrihen janë:Tropojë,Kukës,Dibër,Mat,Mirditë,Pukë,Malësi e Madhe,Librazhd,Gramsh,Skrapar,Përmet,Tepelenë,Kolonjë dhe Gjirokastër

Pra, një numër i konsiderueshëm bashkish që shfaqin të njëjtin fenomen të braktisjes mbeten të pandryshuara.

Bashki që propozohet të shkrihen, por nuk përmenden ndër zonat më problematike të braktisjes jane:Rrogozhinë,Patos,Divjakë,Belsh,Cërrik,Dimal,Maliq,Poliçan,Libohovë,Këlcyrë,Selenicëm dhe Klos.Këto nuk identifikohen në hartën përmbledhëse të INSTAT si epiqendra të fenomenit të braktisjes.

Çfarë tregon kjo?

Nga krahasimi ndërmjet hartës së braktisjes së territorit dhe hartës së 15 bashkive të propozuara për shkrirje nuk rezulton një lidhje e fortë.Nëse braktisja e territorit do të ishte kriteri kryesor i reformës, pritej që shumica e bashkive me nivelet më të larta të braktisjes të ishin pjesë e listës së riorganizimit. Kjo nuk ka ndodh.

Nga ana tjetër, në listën e bashkive që propozohet të shkrihen përfshihen edhe një sërë bashkish që nuk evidentohen nga INSTAT si zonat më të prekura nga fenomeni i braktisjes.

Kjo analizë tregon se braktisja e territorit, ashtu si edhe kriteri i popullsisë, nuk duket të jetë zbatuar si kriter i vetëm ose në mënyrë uniforme për përzgjedhjen e bashkive që propozohet të shkrihen.

Që nuk ka një përputhje lineare midis hartës së braktisjes dhe hartës së bashkive që propozohet të shkrihen-kjo është normale pasi braktisja pèrfaqëson vetëm një tregues.Ndërsa vendimmarrja për shkrirje apo ndarje duhet të mbështetet në një vlerësim të kombinuar të kritereve demografike, ekonomike, funksionale, sociale,administrative, gjeografike,të aksesit në shërbime, histori, traditë etj.

Paqartësitë se çfarë peshe kanë pasur treguesit demografikë dhe territorialë në vendimmarrje dhe si janë balancuar ata me kriteret ekonomike, funksionale apo administrative duheshin bërë publike per çdo bashki.

Ashtu si çdo bashki mund të llogarisë paraprakisht transfertën e pakushtëzuar që i takon duke njohur formulën e financimit, çdo bashki duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe verifikojë, mbi bazën e një metodologjie të publikuar, pse është propozuar të ruhet ose të shkrihet.

Në të njëjtën logjikë, edhe riorganizimi administrativo-territorial duhet të mbështetet në një metodologji të publikuar, me kritere objektive dhe të kuptueshme,matshme, të zbatueshme në mënyrë të njëjtë për të gjitha bashkitë.

Vetëm një metodologji e qartë dhe një proces transparent mund të mundësojnë vlerësimin nëse përzgjedhja e bashkive është bërë mbi baza të njëjta për të gjitha rastet, apo nëse ka pasur trajtime të ndryshme për bashki me karakteristika të ngjashme.

The post A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen? appeared first on Fast News Economy.

Shqipëria po “plaket”, teksa 49% e popullsisë ka emigruar
Emigrimi mbetet një ndër problemet më të mprehta ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Ndonëse nuk është një sfidë vetëm lokale. Pasi edhe vendet e tjera të rajonit, po përballen me të njëjtën dukuri, atë të largimit të njerëzve dhe kryesisht të rinjve nga vendet e tyre.

Në Shqipëri nuk ka një shifër të saktë të diasporës shqiptare, për shkak të kompleksitetit që e karakterizon këtë fenomen. Por sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 2.25 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 49 përqind e shtetasve shqiptarë gjithsej.

E ashtuquajtura “diaspora e vjetër” përbëhet nga emigrantë të cilët kanë emigruar para vitit 1944, dhe konsiderohen diasporë shumë e hershme, si dhe nga ata që u larguan gjatë viteve 1945-1990 dhe që përkon kryesisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Ndërsa “diaspora e re” përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990 dhe përkon me valën e madhe të migrimit pas rënies së komunizmit. Diaspora e vjetër ka qenë e vendosur kryesisht në SHBA dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ndërsa diaspora e re është vendosur në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë etj. dhe më pak në vende të diasporës së vjetër.

Efektet në ekonomi të emigrimit

Largimet e njerëzve nga vendi nuk mund të ndalohen, por për shkak të efekteve negative që shkaktojnë, ato mund të parandalohen nëpërmjet masave të caktuara.

Kjo pasi emigrimi i vazhdueshëm, vecanërisht i të rinjve dhe fuqisë punëtore con në një tkurrje të numrit të popullsisë, në plakje të saj (rritje të moshës mediane), pakësim të krahut të punës, cka në një reaksion zinxhir shkakton vështirësi për biznesin, ulje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, më 1 janar të këtij viti, popullsia shqiptare rezultoi 2.335.930 banorë. Ndërkohë që më 1 janar 2017, ajo vlerësohej në 2.88 milionë banorë. Pra, një tkurrje me 550 mijë banorë në hakun kohor të dhjetë viteve. Censi i fundit, i kryer po nga INSTAT, nxorri një diferencë prej 400 mijw largimesh në dekadën e fundit.

Në vitin 2015, Shqipëria ishte ndër vendet më të reja të Europës, me një moshë mediane prej vetëm 34.7 vjeç. Një dekadë më vonë, (më 1 janar 2026) ajo ka arritur në 45 vjeç, duke iu afruar nivelit të vendeve më të plakura të kontinentit. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian është rritur nga 42.8 në 44.9 vjeç, një ndryshim shumë më gradual.

Dukuri të tilla si tkurrja e popullsisë apo plakja e saj janë normale për vende në zhvillim. Pasi të rinjtë dhe fuqia punëtore priren të shkojnë në ekonomi më të zhvilluara, ku dija dhe krahu i punës paguhen më shtrenjtë. Ndërsa në këto vende vijnë punëtore nga shtete më të varfra, sic ka ndodhur me Bangladeshin, Filipinet, Indinë etj.

Ndaj rritja e pagave, politikë që ka nisur të zbatohet në Shqipëri vitet e fundit, fillimisht nga shteti e më pas nga privati (ky i fundit i detyruar përbvalkë mungesës së fuqisë punëtore) apo edhe përmirësimi i kushteve për të familjet e reja, si dhe investimi në sektorë bazikë, si arsimi dhe shëndetësia janë domosdoshmëri për të frenuar henmoragjinë e largimeve, ndonëse nuk janë garanci që kjo të ndodhë.

The post Shqipëria po “plaket”, teksa 49% e popullsisë ka emigruar appeared first on Fast News Economy.

46 apo 100 bashki? Dy modele të ndryshme për pushtetin vendor jashtë komisionit parlamentar
Nga Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

Prej disa ditësh debati për reformën administrativo-territoriale është përqendruar te numri i bashkive. Në fakt, pyetja kryesore nuk është sa bashki duhet të ketë Shqipëria, por çfarë modeli të pushtetit vendor i duhet vendit, duan 2.4 miljon banore dhe 28.000 km2. territor.

Dy forcat politike paraqesin dy qasje të ndryshme.

Partia Socialiste propozon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive të krijuara nga reforma e vitit 2014. Në nivelin e dytë ruan 12 qarqet, ndërsa parashikon edhe 4 rajone zhvillimore dhe një rajon metropolitan Tiranë dhe Kamëz, me funksione koordinuese për zhvillimin.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike propozon një model të bazuar në decentralizim më të thellë. Në nivelin e parë sugjeron rreth 100 bashki, duke ruajtur 61 bashkitë ekzistuese dhe duke krijuar rreth 40 bashki të reja, kryesisht rurale, nga bashkimi natyror i njësive administrative aty ku ka kërkesë komunitare, identitet historik dhe argumentim teknik duke krijuar kështu territore më homogjene dhe afrimi i shërbimeve me qytetarët, por dhe eleminimin e fragmentarizimit administrativ ehe territorial.

Për nivelin e dytë, opozita paraqet dy alternativa:

-ruajtjen e 12 qarqeve, por me kompetenca, financim dhe rol shumë më të fortë se sot;

-ose krijimin e 6 rajoneve, nga bashkimi i qarqeve me lidhje natyrore, historike dhe funksionale, për të rritur kapacitetin e planifikimit dhe zhvillimit rajonal.

Në thelb, kemi dy filozofi të ndryshme.

Njëra synon më pak bashki dhe një organizim më të përqendruar, ndërsa tjetra propozon më shumë bashki pranë qytetarëve dhe rajone më të forta për koordinimin strategjik.

Prandaj, debati që duhet të zhvillohet nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë 46 apo 100 bashki. Debati i vërtetë është cili model garanton shërbime më të mira, përfaqësim më të drejtë dhe zhvillim më të balancuar për qytetarët.

Gabimi më i madh që mund të bëjmë është ta reduktojmë reformën në një debat për hartën. Harta është rezultati, jo reforma. Reforma e vërtetë është ndërtimi i një modeli të ri të qeverisjes vendore, ku territori, financat, administrata dhe përfaqësimi funksionojnë si një sistem i vetëm. Nëse ndryshojmë vetëm kufijtë, por jo modelin, pas disa vitesh do të rikthehemi sërish në të njëjtin debat.

The post 46 apo 100 bashki?  Dy modele të ndryshme për pushtetin vendor jashtë komisionit parlamentar appeared first on Fast News Economy.

Rikthehet “Lufta e Tarifave”
AKADEMIK. PROF ANASTAS ANGJELI

Në qendër të politikës ekonomike e tregtare që prej fillimit të Presidencës ‘Trump 2’ u vendos politika e re e tarifave në marrëdhëniet me thuajse të gjithë partnerët tregtar të SHBAsë. Edhe pse kjo politikë e re zgjati disa muaj, pasi u pezullua nga organet e drejtësisë amerikane, ajo dha sinjalet e ndryshimit dhe reformimit të një politike tarifore e tregtare jo vetëm të SHBA-së me partnerët e vet ndërkombëtarë, por edhe të marrëdhënieve tregtare e tarifave ndërkombëtare dhe të politikave të pandryshuara për 80 vjet të OBT. Presidenti Trump, pavarësisht pezullimit të masave të reja tarifore të shpallura në fillim, iu rikthye vazhdimit të kësaj politike, mbi një bazë të re ligjore e kushtetuese, tashmë vështirë të kundërshtueshme dhe…

“LUFTA”E TARIFAVE RIFILLOI

Më 23 korrik 2026, administrata e Presidentit Donald Trump shpalli një valë të re dhe të gjerë tarifash, nga 10% deri në 12.5%, mbi importet e ardhura nga 60 partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara, duke prekur praktikisht 99% të të gjitha mallrave që hyjnë në vend. Vendimi hyri në fuqi në mesnatën e së premtes, 24 korrik, në të njëjtën orë kur skadoi tarifa e përgjithshme e përkohshme prej 10% që Trump kishte vendosur disa muaj më parë. Nuk bëhet fjalë thjesht për një masë të re proteksioniste, por për një kapitull të tretë në përpjekjen e vazhdueshme të presidentit amerikan për të rindërtuar një regjim tarifor global.

Ajo çka e dallon këtë raund tarifash nga përpjekjet e mëparshme të Trump është themeli i tij juridik. Ndryshe nga tarifat “reciproke” të shpallura në prillin e vitit 2025 , të njohura si “Dita e Çlirimit”, të cilat u mbështetën në kompetencat e emergjencës ekonomike (IEEPA) dhe u shfuqizuan nga Gjykata e Lartë më 20 shkurt 2026, tarifat e reja mbështeten në Nenin 301 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974. Ky nen i jep presidentit të drejtën të veprojë kundër vendeve që gjenden fajtore për praktika tregtare “të padrejta”, “të paarsyeshme” ose diskriminuese, një bazë ligjore konsiderueshëm më e qëndrueshme dhe më e vështirë për t’u kundërshtuar në gjyq, pasi Neni 301 ka mbijetuar tashmë sfida të tjera gjyqësore në të kaluarën.

Pas humbjes në Gjykatën e Lartë, administrata kishte reaguar duke thirrur Nenin 122 të po të njëjtit ligj, që i lejoi vendosjen e një tarife globale të përkohshme prej 10%, por vetëm për 150 ditë, një afat që skadonte pikërisht më 24 korrik 2026. Ishte pra ky “kufi kohor” ligjor dhe jo ndonjë vendim politik i papritur, që e vuri administratën në presion për të gjetur një zgjidhje më të qëndrueshme para se muri i saj tarifor të shembej krejtësisht.

Zyrtarisht, administrata e justifikon këtë valë tarifash me argumentin se 60 ekonomitë e synuara kanë dështuar të vendosin ose zbatojnë siç duhet ndalime mbi importet e prodhuara me punë të detyruar. Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-ve, Jamieson Greer, e mbrojti masën me fjalë të forta: “Shtetet e Bashkuara kanë pasur një ndalim ligjor për importet e punës së detyruar për gati një shekull dhe e zbatojnë me rigorozitet. Është koha që partnerët tanë tregtarë të bëjnë të njëjtën gjë”.

Greer shtoi se veprimi “do të nisë të korrigjojë atë që është njëkohësisht një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një praktikë tregtare shtrembëruese, për të përmirësuar mirëqenien e punëtorëve kudo në botë”.

Megjithatë, natyra vërtet strategjike e këtij hetimi bëhet e dukshme kur shihet lista e vendeve të prekura. Kjo listë përfshin jo vetëm vende në zhvillim të Jugut Global, por edhe aleatë tradicionalë të ngushtë të SHBA-ve si Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Japonia dhe Zelanda e Re. Kjo gjerësi e mbulimit, që prek pothuajse çdo partner tregtar madhor, sugjeron se çështja e punës së detyruar funksionon më shumë si mjet ligjor për të krijuar një kornizë të përgjithshme tarifash, sesa si një politikë e synuar specifikisht kundër shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

Tarifat e reja janë të ndara në dy shkallë. Vendet që konsiderohen se kanë ndërmarrë disa hapa ose kanë bërë angazhime konkrete kundër punës së detyruar, përfshirë Kanadanë, Meksikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, përballen me tarifën më të ulët, prej 10%. Vendet e vlerësuara si më pak të rrepta në zbatim, grup që përfshin ekonomi të mëdha si Kina, Japonia, India, Koreja e Jugut dhe Zvicra, do të paguajnë tarifën më të lartë, prej 12.5%.

Në grupin e parë, me tarifë 10%, bëjnë pjesë gjithashtu Argjentina, Bangladeshi, Kamboxhia, Ekuadori, Salvadori, Guatemala, Honduras-i, Indonezia, Jordania, Malajzia, Pakistani, Sri Lanka dhe Trinidad e Tobago, vende për të cilat Uashingtoni thotë se kishin ndalime ose plane ligjore kundër punës së detyruar, por nuk i zbatonin sa duhet ato.

Në grupin e dytë, me tarifë 12.5%, përfshihen edhe 38 vende të tjera, mes tyre Vietnami, i cili këtë javë nxori një dekret të ri me rregulla më të detajuara kundër importeve me punë të detyruar, dhe Kina, të cilën Uashingtoni e akuzon për mbajtjen e minoriteteve uigure në kampe pune, akuzë që Pekini e mohon prerazi.

Ky diferencim, sipas analistëve, nuk pasqyron thjesht performancën reale të secilit vend në luftën kundër punës së detyruar, por edhe marrëdhëniet ekzistuese tregtare të SHBA-ve me secilin partner. Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani, për shembull, përfituan njëfarë “krediti” për shkak të marrëveshjeve dypalëshe ekzistuese me Uashingtonin, çka ndikoi që norma efektive e tarifave amerikane të rritej vetëm lehtë — në rreth 10.7%, në vend të 11.1% siç ishte parashikuar fillimisht.

Për të zbutur ndikimin ekonomik të kësaj vale tarifash dhe për të mbajtur parasysh shqetësimet e brendshme lidhur me çmimet e larta pak muaj para zgjedhjeve të mesmandatit, administrata parashikoi një sërë përjashtimesh të rëndësishme. Mallrat që tashmë mbulohen nga tarifa sektoriale ekzistuese, si çeliku, alumini, automobilat dhe produktet farmaceutike, nuk preken nga masat e reja.

E njëjta gjë vlen edhe për mallrat që kualifikohen sipas Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), të cilat përbëjnë rreth një të pestën e të gjitha importeve amerikane, si dhe për disa kategori specifike si nafta, gazi, plehrat kimike dhe një pjesë e produkteve bujqësore.

Lista e përjashtimeve u zgjerua edhe më shumë krahasuar me draftin fillestar: rreth 471 produkte të reja u shtuan në listën e përjashtimeve në momentin e fundit, përfshirë aeroplanët dhe pjesët e tyre, si dhe mineralet kritike. Një rast domethënës është ai i diamanteve të lëmuara: përjashtimi për to, i cili kishte rënë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në shkurt, u rikthye, një lajm i mirëpritur veçanërisht nga sektori i diamanteve në Antwerp të Belgjikës, që në vitin 2024 eksportoi diamante të lëmuara në vlerë 2.1 miliardë dollarë drejt tregut amerikan.

Për t’u dhënë kohë kompanive importuese të përshtaten, administrata parashikoi gjithashtu një periudhë kalimtare “faljeje”: mallrat që ndodhen tashmë në transit drejt SHBAve përjashtohen nga tarifat e reja deri në mesnatën e 28 korrikut 2026.

CILAT ISHIN REAGIMET DHE NDIKIMET?

Reagimet e partnerëve tregtarë ndaj vendimit amerikan kanë qenë të përziera, duke shkuar nga protesta të hapura deri te pranimi pragmatik. Bashkimi Evropian mbajti një ton të matur: një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se Bashkimi “e vëren pozitivisht faktin se ky rezultat është në linjë me angazhimet tarifore të rëna dakord në Deklaratën e Përbashkët BE-SHBA”, duke shtuar se kjo krijon “vrull pozitiv” për të vazhduar bisedimet për përjashtime të tjera tarifore.

Negociatori i tregtisë i BE-së, Ignacio Garcia Bercero, konfirmoi se Uashingtoni kishte kërkuar t’i respektojë detyrimet tarifore të marrëveshjes BE-SHBA, por paralajmëroi se një hetim i dytë, mbi “tejkapacitetin industrial,” pritet të sjellë tarifa shtesë për BE-në, Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Zvicrën.

Franca shprehu skepticizëm ligjor por pranoi realitetin praktik: ministri i Tregtisë, Nicolas Forissier, tha se, ndonëse baza ligjore e vendimit ngre pikëpyetje, tarifat e reja të paktën u japin bizneseve më shumë qartësi për planifikim. Zvicra, ndonëse hodhi poshtë akuzat mbi punën e detyruar, pranoi se Uashingtoni po respektonte kufijtë tariforë të rënë dakord më herët, në rastin e saj deri në 12.5%.

Britania e trajtoi lajmin si pozitiv: një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi se “marrëveshja jonë me SHBA-në mbetet në fuqi, dhe sot shohim një përmirësim të kushteve tona tregtare, me tarifa zero për uiskin dhe teknologjinë mjekësore.” Oda e Tregtisë Britanike e cilësoi pamjen si “të përzier” — duke përshëndetur heqjen e tarifave për uiskin dhe një normë më të ulët se konkurrentët për çelikun, por duke vënë në dukje humbjen e avantazhit krahasues ndaj Bashkimit Evropian në disa kategori të tjera mallrash.

Në anën tjetër të spektrit, Kina deklaroi se “kundërshton të gjitha tarifat unilaterale”, duke shtuar se luftërat tregtare “nuk i shërbejnë interesave të asnjë pale”. Zyrtarë të administratës ‘Trump’ kanë njoftuar homologët kinezë për qëllimin e tyre për ta rikthyer tarifën mbi mallrat kineze deri në 20%, një nivel i rënë dakord në marrëveshjen e armëpushimit tregtar me presidentin Xi Jinping në nëntor 2025, pa e kaluar atë kufi. Përpara vendimit të së premtes, tarifa kineze kishte rënë në 10%, pa llogaritur tarifën shtesë prej 25% të vendosur mbi produktet industriale gjatë mandatit të parë të Trump.

Australia dhe Brazili i cilësuan të dyja tarifat e reja si “të pajustifikuara” dhe njoftuan se do të kërkojnë heqjen e tyre. Norvegjia tha se nuk ekziston “asnjë bazë” për vendosjen e tarifave. Kanadaja, e cila pak ditë më parë ishte prekur edhe nga tarifa të tjera mbi mallra në vlerë 20 miliardë dollarë, dha një përgjigje më të matur: ministri kanadez përgjegjës për tregtinë me SHBA-në, Dominic LeBlanc, tha se vendi i tij “do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, si dhe për çështje të tjera të pazgjidhura, në javët në vazhdim, për të mirën e ndërsjellë të qytetarëve tanë”.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i tarifave në tregjet financiare u vlerësua si i kufizuar në ditën e shpalljes: yield-et e bonove thesarit u ngritën lehtësisht, pasi tarifat rrisin rrezikun inflacionist, por vëmendja kryesore e tregjeve ishte e përqendruar te konflikti në Lindjen e Mesme dhe jo te vendimi tregtar amerikan.

Kelly Ann Shaw, e cila ishte këshilltare e Shtëpisë së Bardhë për çështje tregtare në mandatin e parë të Trump dhe tani punon si avokate, e përmblodhi kështu situatën: “Mendoj se kjo është më shumë ruajtje e status quo-s në aspektin e ndikimit ekonomik”, duke vënë në dukje se ndryshimet kryesore ishin shtimi i rreth 471 produkteve në listën e përjashtimeve.

Por efektet e muajve të fundit të politikës tarifore po ndihen tashmë në xhepat e amerikanëve të zakonshëm. Sipas një studimi të Bankës Federale Rezervë të Dallasit, publikuar në maj, inflacioni bazë vjetor arriti në 3.2% në mars 2026, niveli më i lartë i regjistruar në tre vjet, një rritje që ekonomistët e Fed-it ia atribuojnë drejtpërsëdrejti kostove të shtuara nga tarifat. Sipas llogaritjeve të tyre, pa këto tarifa, inflacioni do të ishte rreth 0.8 pikë përqindjeje më i ulët, pra rreth 2.3%.

Një raport i ‘Tax Foundation’ nga shkurti 2026 vlerëson se tarifat e vendosura gjatë vitit do të kushtojnë familjeve amerikane mesatarisht 700 dollarë shtesë. Të dhëna të Fed-it të Nju Jorkut treguan se 47% e kompanive të shërbimeve dhe 44% e prodhuesve planifikojnë rritje të mëtejshme çmimesh për shkak të tarifave, disa prej tyre që në gjashtë muajt e ardhshëm — shenjë se efektet e këtij “muri tarifor” ende nuk kanë përfunduar të kalojnë tek konsumatori final.

Analiza më e thelluar e këtij episodi zbulon një model të qartë të sjelljes së administratës ‘Trump’ përballë kufizimeve gjyqësore. Kur Gjykata e Lartë i shfuqizoi tarifat “reciproke” në shkurt 2026, reagimi i menjëhershëm i administratës nuk ishte tërheqja, por kërkimi i shpejtë i një baze ligjore alternative, fillimisht përmes Nenit 122, dhe tani, në mënyrë më të qëndrueshme, përmes Nenit 301. Kjo strategji dyshe, përdorimi i kompetencave “të vjetra” dhe të testuara paralelisht me eksperimentimin me autoritete “të reja” e më pak të sprovuara, pasqyron një përkushtim të qëndrueshëm ndaj idesë së “murit tarifor”, pavarësisht pengesave institucionale.

Ekonomistja e Columbia Business School, Laura Veldkamp, e ka përmbledhur këtë dinamikë në mënyrë të prerë: “Kjo duket qartazi si një justifikim për të ringjallur tarifat origjinale nën një maskë tjetër.” Fakti që administrata zgjodhi të mbështetet në një çështje me përmbajtje morale të fortë, pra punën e detyruar, në vend të një argumenti thjesht ekonomik, sugjeron edhe një kalkulim politik: është më e vështirë, retorikisht dhe ligjërisht, të kundërshtosh publikisht një masë të paraqitur si mbrojtje e të drejtave të njeriut, sesa një tarifë e justifikuar thjesht me interesa proteksioniste.

Historia, megjithatë, nuk mbaron këtu. Paralelisht me këtë valë tarifash, USTR-ja po zhvillon një hetim të veçantë mbi 16 ekonomi, që përbëjnë rreth 70-75% të importeve amerikane, lidhur me akuza për “tejkapacitet industrial”, një çështje që prek drejtpërdrejt Kinën dhe rivalët e saj rajonalë në prodhimin industrial. Nëse ky hetim çon në tarifa shtesë, siç e presin shumë analistë, kjo do të përbënte hallkën e tretë të një strategjie që synon të restaurojë, në mënyrë graduale por të qëndrueshme, gjerësinë e regjimit tarifor që ekzistonte para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Shumica e vëzhguesve, sidoqoftë, presin që kjo hallkë e re të mos aktivizohet përpara zgjedhjeve të mesmandatit, duke pasqyruar ndjeshmërinë politike të administratës ndaj efekteve inflacioniste të tarifave në një vit elektoral. Përtej efekteve të menjëhershme mbi çmimet dhe marrëdhëniet dypalëshe, kjo valë tarifash lidhet edhe me dinamika më të gjera, që prekin njëkohësisht politikën e brendshme amerikane dhe arkitekturën e vetë tregtisë globale.

Në planin e brendshëm, tarifat mbeten një nga shtyllat kryesore të agjendës ekonomike të administratës ‘Trump’, por zbatimi i tyre po ndodh në një kontekst politik gjithnjë e më të ndjeshme. Sondazhet e fundit tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve po shprehin shqetësim për ndikimin e tarifave te çmimet e përditshme, ndërsa studime si ai i Yale Budget Lab vlerësojnë se çmimi i mallrave të qëndrueshme është rritur me rreth 3.8% brenda 13 muajve, pjesërisht si rezultat i politikave tarifore.

Kjo krijon një ekuilibër delikat përpara zgjedhjeve të mesmandatit: qeveria kërkon të ruajë linjën e saj proteksioniste, njëkohësisht duke ndjekur me kujdes efektin që ajo mund të ketë te opinioni publik. Në këtë dritë kuptohet edhe kalendari i hetimit të dytë, mbi “tejkapacitetin industrial,” që shumë analistë e presin të mos aktivizohet përpara nëntorit. Në planin ndërkombëtar, implikimet janë edhe më të gjera se vetë shifrat e tarifave.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, e ka përshkruar periudhën aktuale si një nga rishikimet më të mëdha të rregullave tregtare globale në 80 vitet e fundit, duke theksuar se pjesa e tregtisë botërore që zhvillohet sipas parimit të “kombit më të favorizuar” të OBT-së ka rënë nga rreth 80% në rreth 72%.

Në konferencën ministrore të OBT-së në Kamerun, në mars 2026, ajo vlerësoi se sistemi multilateral i njohur deri tani po kalon një transformim të thellë dhe të vështirë për t’u kthyer mbrapsht. Kjo pasqyron një prirje më të gjerë drejt rishikimit të rregullave që kanë udhëhequr tregtinë globale prej krijimit të OBT-së në vitin 1995.

Një element që e plotëson këtë pamje është përdorimi i tarifave si instrument presioni apo pse jo, ndëshkimi, ndaj vendimeve konkrete të politikës së jashtme dhe jo thjesht si mjet i orientuar nga tregtia. Në disa raste të fundit, administrata amerikane i ka lidhur haptazi tarifat me qëndrimin e një vendi ndaj çështjeve që Uashingtoni i konsideron prioritare. Kështu, importet nga India u ngarkuan me një tarifë shtesë prej 25%, e justifikuar drejtpërdrejt me blerjet e naftës ruse nga ky vend, ndërsa Brazilit iu vendos një tarifë prej 50% e lidhur haptazi me gjyqin ndaj ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në një rast tjetër, gjatë periudhës së luftës në Iran në pranverën e vitit 2026, Presidenti Trump kërcënoi me tarifa prej 50% çdo vend që do të furnizonte Teheranin me armatim, si mjet për të izoluar ekonomikisht partnerët e mundshëm të Iranit. Kolumbisë, nga ana tjetër, i kërcënon tarifa fillimisht për shkak të mosbashkëpunimit në çështjen e migracionit, e më vonë për qëndrimin e saj ndaj Venezuelës.

Këto shembuj tregojnë se, përtej logjikës klasike të mbrojtjes tregtare, tarifat po shërbejnë gjithnjë e më shumë si një formë e diplomacisë koercitive: një mjet për të shpërblyer ose ndëshkuar vendet sipas afërsisë a largësisë së tyre me pozicionet e Uashingtonit në çështje të politikës së jashtme, jo vetëm sipas peshës së tyre në bilancin tregtar amerikan.

Një pasojë e dukshme e këtij ambienti është rritja e kujdesit mes vendeve tregtare ndaj marrëveshjeve me Uashingtonin, pasi ndryshimet e njëpasnjëshme të bazës ligjore të tarifave (nga IEEPA tek Neni 122 dhe tani Neni 301) kanë krijuar një klimë paqartësie. Në përgjigje, shumë ekonomi po diversifikojnë rrjetin e tyre tregtar. Kina, për shembull, po zgjeron rrjetin e saj me rreth 20 marrëveshje të reja tregtare të lira dhe ka hequr tarifat për importet nga 53 vende afrikane.

Në një zhvillim domethënës, Bashkimi Evropian dhe Kina kanë intensifikuar gjithashtu bashkëpunimin e tyre tregtar, duke krijuar mekanizma të përbashkët monitorimi dhe duke shprehur mbështetje për sistemin multilateral të bazuar te rregullat, me OBT-në në qendër. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se po formohet një bllok i unifikuar kundër Shteteve të Bashkuara, vetë Bashkimi Evropian po forcon paralelisht masat e tij ndaj importeve kineze, duke treguar se pothuajse çdo ekonomi e madhe po rregullon politikat e saj tregtare sipas interesave të veta.

Ajo çka po ndodh, në thelb, është një kalim gradual drejt një peizazhi tregtar më të fragmentuar, me blloqe rajonale dhe marrëveshje bilaterale që lëvizin në ritme dhe drejtime të ndryshme. Në këtë kontekst, tarifat amerikane ndaj 60 vendeve mund të shihen si pjesë e një procesi më të gjerë rirregullimi, në të cilën ekonomitë e botës po ripërcaktojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në një mjedis global në ndryshim.

The post Rikthehet “Lufta e Tarifave” appeared first on Fast News Economy.

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare
Nga Ilir Ciko, pedagog, Canadian Institute of Technology

Rrallëherë ekonomistët bien dakord me juristët. Të dytët shohin përputhshmërinë me ligjin, të parët e shpjegojnë realitetin sipas ligjeve të ekonomisë, të cilat, zakonisht, nuk shkruhen nga juristë. Shtatëdhjetë vite më parë, historia na tregon një rast emblematik ku anët e të njëjtës medalje shihen me përfundime diametralisht të kundërta. Ky debat nuk i përket periudhë tashmë asaj periudhe, por edhe sot shpjegon, ndoshta shumë më mirë se çdo teori, pse mund të gabojmë duke vlerësuar konkurrencën në tregun shqiptar.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara u përball në vitin 1956 me një çështje që dukej teknike, por që më pas rezultoi historike. Qeveria amerikane pas Luftës së Dytë Botërore akuzonte për pozitë monopoli në treg kompaninë Du Pont, e cila prodhonte celofanin, fletën transparente që përdoret për mbështjelljen e produkteve e që në atë kohë, përmes një mekanizmi patentash, kontrollonte rreth tre të katërtat e tregut në SHBA. Akuza ishte monopolizimi i tregut të celofanit, ndërtimi dhe mbajtja e asaj pozite, e cila i lejonte kompanisë t’i përcaktonte çmimet në mungesë të konkurrencës.

Mbrojtja e avokatëve të Du Pont-it nuk kundërshtoi shifrat, por përkufizimin e tregut: “Tregu ynë nuk është celofani. Është tregu i materialeve të paketimit, ku përfshihen letra e dyllosur, alumini, kartoni dhe celuloza.” Në atë treg kompania zotëronte rreth 18% dhe, si provë, u soll fakti që blerësit industrialë këmbenin lirisht celofanin me produkte të tjera zëvendësuese për paketim.

Vendimi historik i gjykatës në vitin 1956 (4 me 3) i dha të drejtë kompanisë, duke konkluduar se ‘ekziston ndërkëmbyeshmëri e arsyeshme’, pra tregu është i gjerë, dhe nuk ka monopol.

Vetëm pak muaj më pas, prof. Donald Turner i Universitetit të Harvardit botoi një analizë që vinte në pah gabimet me vendimin, ndërsa George Stigler, më vonë fitues i çmimit Nobel në ekonomi, e argumentoi gabimin e gjykatës nga ana ekonomike. Ata qartazi treguan se gjykata e konsideroi zëvendësueshmërinë e produkteve në treg, si konkurrencë. Por gjykata nuk vlerësoi se nga cili çmim po ndodhte realisht zëvendësimi, pra përse po kalonin klientët te alternativat e tjera të celofanit. Në fakt, Du Pont e kishte ngritur çmimin e celofanit deri në pikën ku alternativat më të dobëta të tregut fillonin të dukeshin të pranueshme dhe kjo është ajo që bën përgjithësisht një monopolist: i rrit çmimet deri te kufiri i durimit të konsumatorit, dhe ndalon pikërisht aty. Çmimi i celofanit ishte ngritur aq lart sa blerësit kishin arritur në pikën e indiferencës — aty ku edhe një alternativë më inferiore, nis e ngjan e arsyeshme. Zëvendësueshmëria e produkteve në treg, që gjykata e mori si provë, ishte në fakt, pasojë e problemit. Tregu do të funksiononte krejt ndryshe, nëse nuk do të ishte nën efektin e çmimit abuzues monopolist.

Përmbledhja e mësipërme nuk është thjesht një kuriozitet interesant juridik amerikan. Gabimi, sofizma, paradoksi apo kurthi i celofanit (siç njihet në terminologjinë teknike në gjuhë të ndryshme) përbën sot një paralajmërim thelbësor në doktrinën europiane të konkurrencës e në praktikën e autoriteteve kombëtare, si një mësim i që tregon se në rastet e abuzimit me pozitën dominuese, çmimi aktual i tregut mund të jetë tashmë i rritur artificialisht, për të vlerësuar nivelin e konkurrencës në treg.

Për të tretin vit radhazi jam përpjekur të shpjegoj se çmimet e produkteve të ofruara nga markete europiane në Shqipëri rezultojnë mesatarisht rreth 80% më të larta se çmimet e saktësisht të të njëjtave produkte të ofruara nga të njëjtat kompani në vendet e Bashkimit Europian (studimet janë të publikuara online). Veçanërisht për produktet ushqimore, të ofruara nga të njëjtët operatorë, shpesh ndryshimi i çmimit rezulton mbi 100% ose dyfishi i çmimeve europiane. Diferencat e konstatuara janë tepër të mëdha dhe sistematike për t’u shpjeguar vetëm nga madhësia e tregut, kostot e transportit, taksat, shpenzimet operative apo gjithfarë elementësh të tjerë. Faktori përcaktues që mbetet është mjedisi i biznesit që i lejon devijime të tilla çmimesh në Shqipëri por jo në vendet e tjera, përfshirë rajonin.

Në të tre studimet mbi këtë temë kam argumentuar se problemi madhor nuk është thjesht barra e çmimeve të larta që marketet ofrojnë në tregun shqiptar, por deformimi i tregut si pasojë e peshës së këtyre operatorëve si mikromonopole. Një mikromonopol, sipas përcaktimit në studimin e vitit 2024, nuk ka nevojë të zotërojë gjithë tregun — i mjafton të jetë i vetmi zot brenda kategorisë së vet, aty ku konsumatori beson se po zgjedh, por që realisht nuk ka ku të shkojë. Dhe kur disa të tillë bashkëjetojnë në të njëjtin treg, efekti del përtej shportës që vetë marketet ofrojnë: çmimi i tyre bëhet tavani nën të cilin vendosen të gjithë të tjerët, përfshirë prodhimin vendas — dhe kostoja për konsumatorin shumëfishohet.

Punimi i fundit i këtij viti trajton posaçërisht e më në detaje rastin e kurthit të celofanit të zbatuar në realitetin shqiptar. Më ndodh shpesh të dëgjoj, edhe mes kolegësh të fushës, që numri i marketeve jep tek konsumatorët ndjesinë e konkurrencës. Konsumatori duket se ka alternativa, ka marka të tjera, ka produkte vendase, ka dyqane të vogla, ka dhe zgjedhjen: askush nuk është i detyruar të blejë. Në fakt, ky është, variant i të njëjtit arsyetim i përdorur nga Du Pont — sot i transferuar nga celofani tek produkte si vaji, djathi, apo detergjentet.

Një mirazh i tillë zgjat deri kur konsumatori shqiptar befasohet nga blerja e të njëjtave produkte në të njëjtin market në vendin fqinj apo atë të BE-së. Kur turisti i ardhur nga Europa shtanget tek paguan faturën që e priste gjysmë për gjysmë krahasuar me shtëpinë e tij. Kur kupton se nuk është problem i një apo dy operatorëve, por i mënyrës se si funksionon tregu. Tregjet nuk bëhen konkurruese sepse kanë shumë dyqane. Bëhen konkurruese kur secili operator ka stimuj realë për të ulur çmimet. Numri i madh i dyqaneve dhe marketeve nuk është provë e mjaftueshme e konkurrencës, nëse çmimet e tyre përfundojnë vazhdimisht në nivele të ngjashme dhe asnjë operator nuk ushtron presion të dukshëm për uljen e tyre.

Shqipëria nuk është vend i shtrenjtë sepse është vend me mirëqenie të lartë, përkundrazi, jemi zyrtarisht në fundin e listës europiane për të ardhurat për frymë. Tregjet konkurruese brenda vendit dëshmojnë se kur konkurrenca funksionon, çmimet në fakt, i përgjigjen nivelit të të ardhurave në vend. Për ilustrim, rasti që kam trajtuar i çmimit të qethjes tek berberi, një treg idealisht konkurrues, na dëshmon se çmimi i shërbimit në Shqipëri, rajon dhe BE, i korrespondon saktësisht nivelit të të ardhurave.

Vendimi i gjykatës amerikane mbi çështjen e celofanit nuk u shfuqizua kurrë, ai thjesht nuk u përsërit më, duke u bërë shembull, tashmë klasik, i pikërisht asaj që nuk duhet bërë. Sot, institucionet përdorin testin e monopolistit hipotetik (SSNIP) dhe mjete të tjera për të përcaktuar tregun relevant. Kur ka arsye të besohet se çmimi aktual pasqyron fuqi tregu, ai nuk mund të merret mekanikisht si pikënisje, duhen shqyrtuar edhe çmime më konkurruese, të dhëna historike, kostot dhe tregje të krahasueshme.

Krahasimi ndërkombëtar i çmimeve është një formë e pastër e këtij korrigjimi. Modeli i Indeksit të Konkurrencës së Tregut për Ballkanin Perëndimor, i publikuar për dy vite radhazi tashmë, mbështetet pikërisht në këtë parim të Bashkimit Europian, mbi konkurrencën në tregun e vendeve të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Historia e kurthit të celofanit dëshmon se në situata monopolistike zëvendësueshmëria e produkteve nuk është zgjedhje, por shpesh, kapitullim. Të kërkosh të krahasosh çmimin e gjalpit, miellit, djathit apo detergjenteve të ofruar nga marketet europiane në vend, me atë të prodhimit vendas është e njëjta gjë si të kërkosh të masësh temperaturën e një pacienti të sëmurë, pa shkundur më parë termometrin. Çmimet e rritura janë përqafuar nga marketet e vogla që nuk munden dhe nuk duan të konkurrojnë të mëdhatë, ndërkohë që qytetari, veçanërisht shtresa e mesme në tkurrje e vendit, mban mbi supe koston e çmimeve të larta.

Du Pont e fitoi çështjen jo sepse kishte të drejtë, por sepse gjykata pranoi dhe përdori një bazë të gabuar vlerësimi. Kur një treg është i deformuar, çmimet nuk janë më provë e konkurrencës, përkundrazi, ato bëhen provë e mungesës së saj. Ky mësim nga çështja klasike e celofanit, jo për çmimet, por për institucionet e tregut, mbetet krejt aktual sot në tryezat shqiptare. Pyetja nuk duhet të jetë sa markete dhe sa marka sheh konsumatori në treg, por nëse këta operatorë ndiejnë detyrim të ushtrojnë presion real ndaj njëri-tjetrit për të ofruar çmime konkurruese për konsumatorin shqiptar./Ekofin

The post Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare appeared first on Fast News Economy.

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n?
Nga Fatos Çoçoli

Pak ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjitikës nënshkroi me kompaninë e mirënjohur italiane ENI një memorandum bashkëpunimi. Kjo marrëveshje i hap rrugë ndërtimit të një pike strategjike kombëtare të produkteve energjetike në vendin tonë. Ajo përbën një projekt strategjik, për të garantuar siguri në furnizim si dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit, duke minimizuar efektet ndaj goditjeve të tregjeve ndërkombëtare. ENI italian përfaqëson një nga kompanitë më të mëdha dhe më me përvojë në industrinë globale të energjisë.

Tabela 1. Profili i ENI

Asete të kapitalizuara                                 48 miliardë euro

Të ardhurat në vitin 2025                           92 miliardë euro

Kompania e dytë petrolieree më e madhe e Bashkimit Evropian

Aktiviteti: naftë, energji bërthamore civile, miniera, prodhim kimikatesh dhe plastike, rafinim nafte, etj.

32.700 punonjës në 25 vende të botës

Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n

Memorandumi i bashkëpunimit me ENI shënon fillimin e studimeve dhe vlerësimeve teknike, ekonomike dhe mjedisore, që do të çojnë në realizimin e një projekti me ndikim afatgjatë për ekonominë dhe sigurinë energjetike të vendit tonë.

Shqipëria ka një pozicion gjeografik të favorshëm në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, në afërsi të korridoreve të rëndësishme detare dhe energjetike të Mesdheut. Në partneritet e Nëse ky potencial shfrytëzohet në mënyrë të qëndrueshme, vendi mund të forcojë rolin e tij si një nyje rajonale për furnizimin, magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve energjetike.

Një pikë strategjike kombëtare e produkteve energjetike sjell disa përfitime të rëndësishme.

Së pari, ajo do të rrisë sigurinë energjetike të Shqipërisë. Krizat ndërkombëtare të viteve të fundit kanë treguar se rezervat strategjike dhe infrastruktura moderne janë elementë thelbësorë për përballimin e ndërprerjeve të furnizimit dhe luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Së dyti, një projekt i tillë tërheq investime të reja të huaja. Prania e një kompanie si ENI, e cila operon në dhjetëra vende të botës dhe zotëron ekspertizë të avancuar teknologjike, mund të krijojë besim edhe për investitorë të tjerë ndërkombëtarë në sektorët e energjisë, logjistikës dhe infrastrukturës.

Së treti, zhvillimi i një qendre energjetike krijon vende të reja pune gjatë fazës së projektimit, ndërtimit dhe operimit, si dhe të nxisë zhvillimin e profesioneve të specializuara në inxhinieri, teknologji dhe shërbime mbështetëse.

Së katërti, një përfitim tjetër lidhet me zhvillimin e infrastrukturës. Projekte të kësaj natyre zakonisht shoqërohen me investime në porte, rrugë, sisteme magazinimi, teknologji dixhitale dhe masa sigurie, të cilat rrisin kapacitetet logjistike të vendit dhe mund të kenë efekte pozitive edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Dimensioni rajonal i bashkëpunimit me ENI

Po aq i rëndësishëm është edhe dimensioni rajonal i projektit. Shqipëria është pjesë e projekteve energjetike ndërkombëtare, përfshirë Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), projektin me vlerë 1 miliardë euro mes Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, për shtrirjen e kabllit energjitik nënujro Shqipëri-Itali, etj. Një pikë strategjike për produktet energjetike mund ta plotësojë këtë rol, duke e bërë vendin tonë një partner më të rëndësishëm në rrjetet rajonale të furnizimit.

Një projekt i tillë duhet të harmonizohet me objektivat afatgjata të tranzicionit tonë energjetik. Ndërsa rezervat dhe infrastruktura për produktet energjetike mbeten të rëndësishme për sigurinë e furnizimit, si vendi ynë dhe Bashkimi Evropian po ecin paralelisht drejt zgjerimit të burimeve të rinovueshme, rritjes së eficiencës energjetike dhe uljes graduale të emetimeve të karbonit.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi me ENI-n mund t’i shërbejë jo vetëm për zhvillimin e infrastrukturës tradicionale energjetike, por edhe për transferimin e teknologjive të reja, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbështetjen e projekteve që lidhen me energjinë e pastër, biokarburantet, hidrogjenin dhe inovacionin industrial.

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ENI-t përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një projekti me potencial strategjik për Shqipërinë. Nëse studimet konfirmojnë fizibilitetin dhe projekti zbatohet me standardet më të larta të transparencës, mbrojtjes së mjedisit dhe eficiencës ekonomike, ai do të kontribuojë në forcimin e sigurisë energjetike, rritjen e investimeve, zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e rolit të Shqipërisë si një aktor i rëndësishëm në hartën energjetike të rajonit.

The post Pse është i rëndësishëm partneriteti me ENI-n? appeared first on Fast News Economy.

250 vjet Amerika!
AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

4 Korriku 1776 përkujtohet për të 250-tin vit, më 4 Korrik 2026, si dita kur Kongresi i dytë Kontinental në Filadelfia miratoi Deklaratën e Pavarësisë, duke shpallur 13 kolonitë sovrane dhe të pavarura nga kurora britanike.

Teksti i hartuar nga Thomas Jefferson, në dialog me mendimin e Benjamin Franklin dhe ideologët e tjerë të liberalizmit klasik, nuk ishte thjesht një akt juridik, por një manifest politik mbi dinjitetin e njeriut, të drejtat natyrore dhe legjitimitetin e pushtetit të bazuar në pëlqimin e të qeverisurve. Që nga ai moment, entiteti i ri politik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – filloi rrugëtimin e tij si një laborator i demokracisë moderne dhe si promotor i një vizioni universal të lirisë.

1-Dita e pavarësisë së SHBA në vitin 2026: midis trashëgimisë së lirisë dhe pasigurisë globale.

Çfarë do të ishte jeta kolektive, nëse nuk do të ishte e endur nga një rrjet i dendur simbolikash politike dhe shoqërore? Nëpërmjet simboleve ne i japim kuptim ekzistencës sonë, strukturojmë kujtesën dhe projektojmë të ardhmen; po aq e vërtetë është kjo për individët sa edhe për shoqëritë, kombëtare dhe globale. Ndër këto simbole, pak data janë aq të ngarkuara me kuptim sa 4 Korriku, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nga një moment i një konflikti kolonial u shndërrua në një referencë universale për lirinë dhe sovranitetin politik.

Sot, 250 vjet më pas nga dita e Pavarësisë se SHBA-ve, thuajse çdo komponent i realitetit social, politik dhe ekonomik është transformuar, rithemeluar, rikonceptuar. Sistemet ekonomike, balancat e fuqisë, strukturat shoqërore, arkitektura e sigurisë ndërkombëtare; të gjitha ndodhen në një rrjedhë të pandërprerë ndryshimi, herë të ngadaltë, herë të vrullshëm. Dhe megjithatë, simbolika e 4 Korrikut mbetet e paprekur në thelbin e saj: ëndrra kolektive se çdo shoqëri ka të drejtë të jetë e lirë, se çdo individ ka të drejtë të jetë i lirë, se liria është vlera themelore mbi të cilën mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë. Sa herë fishekzjarrët ndriçojnë qiellin amerikan më 4 Korrik, ato ndriçojnë jo vetëm festën e një shteti, por tensionet dhe shpresat e gjithë sistemit ndërkombëtar.

2-Simbolika politike e 4 Korrikut në një botë në krizë

Historia nuk është kurrë thjesht e kaluar; ajo është gjithmonë një tjetër dimension i së tashmes. E kaluara furnizon të tashmen me përvojë, mësime dhe vazhdimësi, ndërsa e tashmja i jep të kaluarës kornizë, kontekst dhe domethënie në varësi të krizave, konflikteve dhe shpresave të momentit. Marrëdhënia është dialektike: ne kthehemi te momentet themelore pikërisht kur e tashmja bëhet e pasigurt, tragjike ose kaotike. Dhe 4 Korriku nuk bën përjashtim nga ky rregull.

Revolucioni amerikan, së bashku me atë francez, vendosi në qendër një sistem vlerash të bazuar mbi konceptin e lirisë si parim udhëheqës, jo vetëm në plan individual, por edhe kolektiv. Sot, në një epokë ku informacioni qarkullon me shpejtësi marramendëse, ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale po transformojnë mënyrën si punojmë, mendojmë dhe komunikojmë, liria nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë. Kjo është një botë ku krizat ekonomike globale, tensionet shoqërore, varfëria strukturore në shumë rajone të planetit dhe polarizimi politik po gërryejnë themelet e demokracisë liberale, ndërsa konfliktet rajonale rikthehen në forma të reja.

Pas krizës së madhe financiare të vitit 2008, ndryshimet ekonomike, politike, ushtarake dhe gjeostrategjike në nivel global kanë qenë të njëpasnjëshme. Rendi ndërkombëtar pas Luftës së Ftohtë iu duk për një kohë se mund të mbështetej në një stabilitet relativ dhe në një arkitekturë të qartë institucionale, ku NATO, Bashkimi Evropian dhe vetë SHBA do të garantonin një lloj parashikueshmërie. E megjithatë, ciklet e krizave – nga krizat financiare tek ato shëndetësore, nga terrorizmi te populizmi – ndikuan në realitetin politik, si dhe në perceptimin që shoqëritë kanë për të.

Në këtë kontekst, dita e Pavarësisë së SHBA funksionon edhe si një moment reflektimi global mbi të ardhmen e demokracisë liberale dhe të vetë idesë së lirisë. Në vitin 2026, ky reflektim nuk mund të mos konsideroj faktin që: bota është e lodhur nga luftërat e zgjatura, nga ciklet e krizave, nga polarizimi, që për shoqërinë amerikane bën që 4 Korriku të mos jetë vetëm festë, por edhe një test i qëndrueshmërisë së Amerikës së Madhe, si një projekti politik që filloi në vitin 1776.

3-SHBA në vitin 2026: midis trashëgimisë së lirisë dhe realpolitikës së re

Kjo ditë pavarësie i gjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një President të rikthyer në detyrë, Donald Trump, i zgjedhur sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një rezultat të qartë në kolegjin elektoral. Rivotimi i Trump shënoi jo vetëm një rikthim politik, por edhe një rithemelim të debati mbi rolin amerikan në botë: deri ku shkon përgjegjësia për mbrojtjen e vlerave universale të demokracisë dhe deri ku mbizotëron logjika e interesit të ngushtë kombëtar, duke vene në planë të parë “AMERIKA ESHTE E PARA”. Administrata e re ka ndërmarrë një sërë politikash të brendshme dhe të jashtme që ndjekin një qasje më transaksionale ndaj aleatëve, më skeptike ndaj multilateralizmit tradicional dhe më të përqendruar në çështje si konkurrenca ekonomike, rregullimi i teknologjive të reja dhe rishikimi i angazhimeve të gjata ushtarake. Debatet në Uashington mbi kostot e mbështetjes së Ukrainës, mbi rolin e NATOs dhe mbi nevojën që Europa të marrë një pjesë më të madhe të barrës së mbrojtjes (plotësimin e angazhimit për kontributin e 5% të GDP për çdo anëtar të NATOS) tregojnë se projekti i vjetër i “garantit global të lirisë” është në qendër të vëmendjes së diskutimeve. Megjithatë, pavarësisht rrugëtimeve zigzage të politikës së jashtme, SHBA mbeten një aktor i pazëvendësueshëm në arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Negociatat për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, që parashikojnë garanci të forta sigurie për Kievin, apo marrëveshja dhe negociatat për paqe me Iranin, tregojnë se edhe kur Uashingtoni heziton për zgjerim formal të NATO-s, ai nuk e ka shmangur asnjëherë përgjegjësinë për të garantuar stabilitetin dhe rindërtimin pas luftës. Në këtë kuptim, 4 Korriku i vitit 2026 i gjen Shtetet e Bashkuara në një pozicion të dyfishtë: njëkohësisht si superfuqi që heziton të marrë mbi vete barrat e vjetra dhe si aktor pa të cilin asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk mund të arrihet.

Pavarësisht nga debate brenda vendit, mbi demokracinë, polarizimi partiak, konfliktet mbi të drejtat zgjedhore, rishkrimi i hartave elektorale dhe tensionet midis shteteve dhe federatës, vitaliteti i SHBA-ve dëshmon se historia e demokracisë amerikane është histori e kapërcimit të të gjitha krizave që i kthen ato në mundësi reformimi dhe zhvillimi – nga Lufta Civile te lëvizjet për të drejtat civile, nga New Deal te reformat pas 2008-s dhe pikërisht këto shembuj historikë shërbejnë si referencë simbolike edhe sot, sa herë përkujtohet 4 Korriku.

4-Liria, demokracia dhe arkitektura e re e sigurisë globale

Në këtë periudhë, nevoja për forcimin jo vetëm të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por të gjithë arkitekturës globale të sigurisë, është ndjerë më shumë se kurrë. Lufta në Ukrainë, rishfaqja e konflikteve rajonale në Lindjen e Mesme, tensionet në IndoPaqësor, rritja e agresivitetit gjeopolitik të aktorëve autoritarë, si dhe sfidat hibride, nga sulmet kibernetike te manipulimi informativ, tregojnë se liria nuk është thjesht koncept filozofik, por një arkitekturë konkrete sigurie që kërkon institucione, aleanca dhe burime.

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur tradicionalisht rolin e garantit kryesor të kësaj arkitekture, si në dimensionin euroatlantik, ashtu edhe në atë global. Edhe kur diskursi politik në Uashington zhvendoset drejt një qasjeje më selektive dhe më transaksionale, fakti që NATO vazhdon të jetë e varur nga kapacitetet amerikane, fakti që stabiliteti në Lindjen e Mesme varet nga angazhimi amerikan në çështje si ajo e Iranit, apo fakti që balancat në Indo-Paqësor ndërtohen mbi prani dhe garanci amerikane, e bën rolin e SHBA të pazëvendësueshëm në shumicën e krizave bashkëkohore.

Në Europë, debatet mbi zgjerimin e NATO-s dhe mbi ndarjen e barrës (jo vetëm të shpenzimeve) së mbrojtjes shoqërohen nga përpjekjet për të garantuar sigurinë e vendeve partnere, në vetvete një përkthim institucional i idealit të vjetër të solidaritetit kolektiv kundrejt agresionit. Në Lindjen e Mesme, negociatat me Iranin për çështjet bërthamore dhe rolin rajonal të Teheranit ilustrojnë se siguria globale nuk mund të reduktohet në kornizat klasike të aleancave ushtarake, por kërkon diplomaci afatgjatë, menaxhim rreziku dhe aftësi për të balancuar vlerat me realpolitikën.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian, si hapësirë sui generis vlerash demokratike, respektimi të të drejtave të njeriut dhe modelit të ekonomisë sociale të tregut, ndodhet përballë sfidës për ta lidhur më ngushtë projektin e tij të integrimit me idenë e autonomisë strategjike, pa e shkëputur veten nga garancitë amerikane. Nevoja për të forcuar arkitekturën euroatlantike, për të zgjeruar bashkëpunimet në Indo-Paqësor dhe për të gjetur formula të qëndrueshme për sigurinë në Lindjen e Mesme nuk e zbehin rolin amerikan; përkundrazi, e kthejnë partneritetin transatlantik dhe dialogun SHBA–aleatë në një hapësirë të re negociimi mbi ndarjen e barrës, ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta dhe përcaktimin e prioriteteve gjeopolitike në shkallë globale.

Në këtë kontekst, dita e pavarësisë amerikane nuk është thjesht festë kombëtare; ajo është një kujtesë se liria kërkon arkitektura të qëndrueshme sigurie, institucione efektive dhe aleanca të bazuara jo vetëm mbi kalkulime të ftohta, por mbi një sistem vlerash të përbashkëta. Ky është thelbi i rolit global të Shteteve të Bashkuara: një fuqi që, pavarësisht kundërshtive dhe dilemat e brendshme, mbetet e thirrur të vendosë në qendër jo vetëm interesat e saj kombëtare, por edhe mbrojtjen e një rendi ndërkombëtar ku liria dhe demokracia nuk janë fjalë boshe, por horizonte konkrete veprimi.

5-SHBA dhe Shqipëria: 4 Korriku si horizont i përbashkët

Për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë jo vetëm aleati politik strategjik më i rëndësishëm, por edhe një pikë referimi simbolike për ndërtimin e një sistemi të drejtë politik, demokratik, institucional dhe ekonomik. Ekzistenca e vetë shtetit shqiptar lidhet, ndërmjet të tjerave, me qëndrimin e Presidentit Woodrow Wilson në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, dhe po aq me mbështetjen e SHBA në momentet kyçe të tranzicionit postkomunist. Zgjidhja e çështjes së Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, reforma në drejtësi dhe ritmi i integrimit evropian nuk mund të kuptohen pa prani aktive amerikane.

Në një botë të tensionuar, për një vend të vogël me burime të kufizuara, siguria nuk është vetëm çështje ushtarake, por edhe çështje aleancash. Mbështetja amerikane ndaj reformave ligjore, reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të demokracisë funksionale është pjesë e të njëjtit vizion: që Shqipëria të jetë pjesë e një hapësire ku liria, barazia para ligjit dhe perspektiva evropiane nuk janë slogane, por kushte reale zhvillimi.

4 Korriku 2026, i përkujtuar në Tiranë, në Prishtinë, në kryeqytetet e NATO-s dhe të BE-së, nuk është thjesht një datë në kalendarin diplomatik. Është një ftesë për reflektim: çfarë kemi mësuar nga betejat tona për liri, çfarë kemi bërë me mundësitë që na kanë dhënë aleancat dhe çfarë jemi gati të bëjmë për të mbrojtur demokracinë në një epokë të pasigurt. Për një shoqëri si kjo jona, ende në kërkim të një modeli të plotë të mirëqenies dhe drejtësisë sociale, 4 Korriku mbetet jo vetëm një simbol historik amerikan, por një horizont i përbashkët aspiratash.

Çdo 4 Korrik është një test për vetë SHBA: sa konsistente janë ato me idealet e tyre, sa të gatshme janë të mbrojnë lirinë brenda dhe jashtë kufijve, sa të afta janë të reformojnë, zhvillojnë e mbrojnë demokracinë. Por njësoj, çdo 4 Korrik është edhe një test për pjesën tjetër të botës, për Europën, për Ballkanin, për Shqipërinë: sa seriozisht i marrim ne vlerat që ky revolucion i largët i ka shndërruar në simbole globale dhe sa të vendosur jemi t’i përkthejmë ato në institucione, reforma dhe praktika konkrete. Kjo është pyetja e vërtetë që na vendos përballë dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 2026 po aq sa në vitin 1776.

The post 250 vjet Amerika! appeared first on Fast News Economy.

Analizë e thelluar e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri: mes zgjerimit ekonomik, përshpejtimit të çmimeve dhe rritjes së ekspozimeve
Nga Dr. Ll.M. Igli Tola

Dinamika e ndërtimit dhe e tregut të pronës po prodhon aktivitet ekonomik, të ardhura fiskale dhe zgjerim të kreditimit. Megjithatë, ritmi i rritjes së çmimeve, shkëputja e tyre nga kostot dhe të ardhurat, përqendrimi i kolateralit bankar në pasuri të paluajtshme dhe mangësitë e informacionit publik kërkojnë një kuadër më të avancuar të administrimit të rrezikut.

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme ka kaluar nga statusi i një sektori tradicional të ekonomisë në një komponent me rëndësi makroekonomike, financiare dhe fiskale. Zgjerimi i ndërtimeve rezidenciale, zhvillimi i projekteve turistike, rritja e kërkesës nga jorezidentët dhe zgjerimi i kreditimit bankar kanë krijuar një ekosistem ekonomik me ndikim të drejtpërdrejtë në investime, konsum, punësim, financat vendore dhe bilancet e sektorit bankar.

Ky zhvillim nuk mund të vlerësohet vetëm përmes numrit të ndërtesave të reja ose kontributit të ndërtimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Një analizë e plotë duhet të shqyrtojë njëkohësisht katër dimensione: ritmin e çmimeve, përballueshmërinë për familjet, strukturën e financimit dhe kapacitetin institucional për të matur e mbikëqyrur tregun.

Të dhënat aktuale nuk mbështesin përfundimin se sektori ndodhet domosdoshmërisht përballë një krize të afërt. Sistemi bankar vijon të paraqesë tregues të mirë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredisë. Megjithatë, treguesit e paralajmërimit të hershëm, përshpejtimi i çmimeve dhe ekspozimi në rritje ndaj pronës sugjerojnë se faza aktuale e ciklit kërkon më shumë kujdes sesa optimizëm të pakushtëzuar.

Ndërtimi dhe prona po japin një kontribut të konsiderueshëm në rritjen ekonomike

Në tremujorin e parë të vitit 2026, ekonomia shqiptare u rrit me 3,71 për qind në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktiviteti i ndërtimit u zgjerua me 3,33 për qind, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme shënuan rritje prej 8,99 për qind.

Kontributi i ndërtimit në rritjen e PBB-së ishte 0,32 pikë përqindjeje, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme kontribuuan me 0,52 pikë përqindjeje. Të marra së bashku, këto dy aktivitete dhanë rreth 0,84 pikë përqindjeje, ose afërsisht 23 për qind të rritjes ekonomike të regjistruar gjatë tremujorit. Në të njëjtën periudhë, formimi bruto i kapitalit fiks, tregues që përfshin investimet në ndërtesa, makineri dhe asete të tjera afatgjata, u rrit me 3,94 për qind. Konsumi final i familjeve u zgjerua po me 3,94 për qind, eksportet e mallrave dhe shërbimeve me 9,36 për qind dhe importet me 7,39 për qind.

Këto të dhëna konfirmojnë se ndërtimi përfaqëson aktivitet ekonomik real dhe jo thjesht një efekt kontabël. Ai gjeneron kërkesë për industri të lidhura, si prodhimi dhe tregtia e materialeve, transporti, projektimi, inxhinieria, ndërmjetësimi financiar dhe shërbimet profesionale.

Megjithatë, kontributi në PBB nuk është tregues i mjaftueshëm për të vlerësuar cilësinë e zhvillimit. PBB-ja evidenton vlerën e prodhuar gjatë realizimit të investimit, por nuk përcakton nëse ndërtesa do të përdoret në mënyrë produktive, nëse infrastruktura urbane mund ta përballojë dendësinë e re urbane, nëse banesa është e aksesueshme për familjet ose nëse projekti është financuar me një strukturë të qëndrueshme kapitali. Për këtë arsye, duhet bërë dallimi ndërmjet rritjes së aktivitetit dhe qëndrueshmërisë së modelit të rritjes. E para është e matshme përmes PBB-së dhe investimit. E dyta kërkon analizë të çmimeve, të ardhurave, kreditimit, përdorimit të pronës dhe ekspozimeve të krijuara në bilancet private dhe publike.

Çmimet e banesave po rriten më shpejt se kostot e ndërtimit

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i Çmimit të Banesave në rang kombëtar u rrit me 11,7 për qind gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës dhe me 28 për qind në terma vjetorë.

Dinamika nuk ishte e njëtrajtshme në të gjithë territorin. Për Tiranën, indeksi rezultoi i pandryshuar në krahasim me gjashtëmujorin e parë dhe 4,4 për qind më i lartë se një vit më parë. Kontributi kryesor në rritjen e indeksit kombëtar erdhi nga zonat bregdetare. Ai tregon se tregu shqiptar nuk funksionon si një njësi homogjene. Tirana, bregdeti dhe qytetet e tjera përfaqësojnë në fakt nëntregje të ndryshme, me profile të veçanta kërkese, financimi dhe përdorimi.

Rritja e çmimeve kombëtare prej 28 për qind duhet gjithashtu të interpretohet duke marrë parasysh metodologjinë. Indeksi i Bankës së Shqipërisë mbështetet në një vrojtim të posaçëm me rreth 230 agjentë të pasurive të paluajtshme dhe kompani ndërtimi, shitjet e të cilëve vlerësohet se përfaqësojnë rreth 75–80 për qind të xhiros së popullatës së përfshirë në vrojtim. Për rrjedhojë, ai është tregues i rëndësishëm i tendencës së tregut, por nuk është ende një indeks universal i ndërtuar mbi të gjitha kontratat e regjistruara në kadastër dhe në sistemin noterial. Kjo është një diferencë metodologjike që duhet pasur parasysh në interpretimin e shifrave.

Përballë rritjes së çmimeve, kostot e prodhimit kanë shfaqur një ecuri shumë më të moderuar. Në tremujorin e parë të vitit 2026, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa u rrit me 1,1 për qind në terma vjetorë. Në të njëjtën periudhë, paga mesatare mujore bruto arriti në 90.119 lekë, me rritje vjetore prej 9,6 për qind.

Në sektorin e ndërtimit, rritja vjetore e pagës mesatare ishte edhe më e lartë, rreth 22,2 për qind. Megjithatë, indeksi i përgjithshëm i kostove u rrit vetëm me 1,1 për qind, çka sugjeron se rritja e kostos së punës është kompensuar pjesërisht nga ecuria më e përmbajtur e materialeve dhe komponentëve të tjerë të prodhimit.

Treguesit nuk kanë të njëjtën periudhë referimi dhe nuk janë plotësisht të krahasueshëm. Megjithatë, diferenca ndërmjet rritjes së çmimeve të pronave, kostove të ndërtimit dhe pagave mbetet e konsiderueshme. Kjo diferencë tregon se çmimi nuk po formohet vetëm mbi bazën e kostos së prodhimit. Në të po ndikojnë edhe çmimi i tokës, kërkesa investuese, kapitali i ardhur nga jashtë, kreditimi, pritshmëritë për rritje të mëtejshme dhe kufizimet e ofertës në zonat më të kërkuara.

Treguesi çmim–qira po sinjalizon shkëputje nga kthimi ekonomik i pronës

Një nga metodat më të përdorura për vlerësimin e tregut të pasurive të paluajtshme është raporti ndërmjet çmimit të pronës dhe të ardhurave që ajo mund të gjenerojë nga qiraja.

Në një treg të ekuilibruar, çmimet dhe qiratë priren të lëvizin në një marrëdhënie relativisht të qëndrueshme. Kur çmimet rriten shumë më shpejt se qiratë, rendimenti nga qiradhënia bie dhe blerja fillon të mbështetet gjithnjë e më shumë në pritshmërinë për rivlerësim të kapitalit. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndryshimi vjetor i indeksit çmim–qira arriti në 18,1 për qind, krahasuar me një mesatare historike prej 8,6 për qind. Në të njëjtën kohë, rritja e indeksit të çmimit të banesave ishte 21,7 për qind, kundrejt një mesatareje historike prej 6,8 për qind.[4]

Banka e Shqipërisë evidentoi gjithashtu se çmimet e blerjes po rriteshin më shpejt se qiratë për të paktën tre tremujorë radhazi. Ky është një sinjal teknikisht më i rëndësishëm sesa rritja nominale e çmimeve e marrë veçmas. Një pronë mund të shtrenjtohet në mënyrë të qëndrueshme nëse edhe të ardhurat që gjeneron rriten në përpjesëtim. Por kur çmimi shkëputet nga qiraja, vlerësimi mbështetet më shumë te fitimi i pritshëm nga rishitja.

Në literaturën financiare, ky mekanizëm përshkruhet si kalim nga vlerësimi mbi bazën e fluksit të të ardhurave drejt vlerësimit mbi bazën e pritshmërive për kapitalin. Ai nuk provon automatikisht ekzistencën e një flluske, por rrit ndjeshmërinë e tregut ndaj ndryshimit të pritshmërive. Nëse blerësit presin që çmimet të vazhdojnë të rriten, kërkesa mund të mbetet e fortë edhe kur kthimi nga qiraja bie. Nëse pritshmëritë ndryshojnë, kërkesa investuese mund të ngadalësohet më shpejt sesa kërkesa për përdorim real.

Treguesit e paralajmërimit të hershëm kanë kaluar pragun referues

Banka e Shqipërisë përdor një Tregues Plotësues të Paralajmërimit të Hershëm, të njohur si CEWI, për të monitoruar ndërveprimin ndërmjet kreditimit dhe çmimeve të aktiveve jofinanciare.

Ky tregues kombinon zhvillimet në kreditimin bankar, intensitetin e kredisë, çmimet e banesave dhe raportin çmim–qira. Pragu krahasues është vendosur në nivelin 0,5.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, CEWI arriti në 0,65 dhe rezultoi ndjeshëm mbi pragun metodologjik. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi kishte qëndruar kryesisht mbi ose pranë pragut të sipërm që nga fundi i vitit 2021.

Në të njëjtën periudhë, kredia për ekonominë u rrit me 12,9 për qind në terma vjetorë, kundrejt një rritjeje të anualizuar të PBB-së prej 5,6 për qind. Hendeku i raportit kredi–PBB mbetej negativ, por po ngushtohej me ritëm të shpejtë. Për segmentin e individëve, ky hendek kaloi në territor pozitiv për herë të parë që nga viti 2009. Këto rezultate nuk tregojnë se sistemi financiar është në krizë. Ato tregojnë se cikli financiar po zgjerohet më shpejt se disa prej treguesve themelorë të ekonomisë.

Në këtë fazë, rreziku kryesor nuk është domosdoshmërisht niveli aktual i kredive me probleme, por mundësia që rritja e çmimeve dhe zgjerimi i kreditimit të përforcojnë njëri-tjetrin. Rritja e çmimeve rrit vlerën e kolateralit. Vlera më e lartë e kolateralit krijon mundësi për kredi më të madhe. Kredia shtesë mbështet kërkesën dhe ushtron presion të ri mbi çmimet. Ky mekanizëm, i njohur si përshpejtues financiar, mund të funksionojë në të dy drejtimet.

Gjatë zgjerimit, ai përforcon rritjen. Gjatë korrigjimit, rënia e vlerës së kolateralit mund të kufizojë kreditimin, të ulë kërkesën dhe të përshpejtojë rënien e çmimeve.

Kreditimi për banesa po rritet me ritëm dyshifror

Në fund të vitit 2025, stoku i kredisë për blerjen e banesave arriti në 240 miliardë lekë. Ai ishte 6 për qind më i lartë se në fund të gjashtëmujorit të parë dhe 17 për qind më i lartë se një vit më parë. Pavarësisht zgjerimit të shpejtë, cilësia e këtij portofoli mbeti e mirë. Raporti i kredive me probleme për blerjen e banesave zbriti në 1,4 për qind, nga 1,6 për qind gjashtë muaj më parë dhe 1,7 për qind një vit më parë.

Ky kombinim — rritje e shpejtë e portofolit dhe nivel i ulët i kredive me probleme — është tipik për fazat pozitive të ciklit financiar. Kreditë e reja kanë ende histori të shkurtër pagese, punësimi dhe pagat janë në rritje, ndërsa vlera e kolateralit mbetet e lartë.

Për këtë arsye, niveli aktual i kredive me probleme nuk mjafton për të matur rrezikun e ardhshëm. Treguesit e cilësisë së portofolit janë zakonisht tregues të vonuar: ato përkeqësohen pasi ndryshojnë kushtet ekonomike, jo përpara tyre. Ekspozimi ndaj pronës është më i gjerë sesa kredia e drejtpërdrejtë për banesa. Në fund të vitit 2025, të gjitha kreditë e kolateralizuara me pasuri të paluajtshme arritën në 440 miliardë lekë dhe përfaqësonin 48 për qind të stokut të përgjithshëm të kredisë. Mbi gjysma e këtij portofoli mbahej nga individët.

Kredia për pasuri të paluajtshme e dhënë bizneseve rezidente arriti në 216 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 14 për qind. Rreth 65 për qind e saj ishte në euro. Kredia e drejtpërdrejtë për sektorin e ndërtimit arriti në 82 miliardë lekë dhe përfaqësonte rreth 15 për qind të kredisë së bizneseve.

Kjo strukturë krijon tri forma ekspozimi:

Së pari, bankat janë të ekspozuara ndaj familjeve që blejnë banesa. Së dyti, ato financojnë bizneset që blejnë ose zhvillojnë pasuri të paluajtshme. Së treti, një pjesë e madhe e kredive të sektorëve të tjerë është e garantuar me prona. Për rrjedhojë, një korrigjim i konsiderueshëm i çmimeve do të ndikonte jo vetëm kompanitë e ndërtimit, por edhe vlerën e kolateralit në një pjesë të gjerë të sistemit bankar.

Masat makroprudenciale konfirmojnë se rreziku po trajtohet si çështje sistemike

Në maj të vitit 2025, Banka e Shqipërisë miratoi kufij të rinj për raportin kredi–vlerë dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave. Masat kanë hyrë në fuqi më 1 korrik 2025.

Për kreditë në lekë, raporti maksimal kredi–vlerë është 85 për qind për blerësin e banesës së parë dhe 80 për qind për blerjen e dytë ose pasuese. Për kreditë në valutë, kufijtë janë përkatësisht 75 dhe 70 për qind.

Raporti maksimal i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave është 40 për qind për banesën e parë dhe 35 për qind për blerjet pasuese në lekë. Për kreditë në valutë, kufijtë janë 35 dhe 30 për qind.

Bankat mund t’i tejkalojnë këto kufij vetëm për një pjesë deri në 15 për qind të kredive të reja të disbursuara gjatë tremujorit. Banka e Shqipërisë ka rekomanduar gjithashtu që afati maksimal të mos tejkalojë vlerën më të ulët ndërmjet 30 viteve dhe periudhës së mbetur deri në daljen në pension të huamarrësit.

Arsyetimi i rregullatorit është i rëndësishëm. Banka ka vlerësuar se rritja e çmimeve, kreditimit dhe pritshmërive optimiste mund të krijojë një trajektore vetëpërforcuese dhe ta shkëpusë çmimin nga faktorët themelorë afatgjatë. Vendosja e kufijve nuk do të thotë se Banka e Shqipërisë parashikon një krizë. Ajo tregon se rritja e tregut të pronës është konsideruar mjaftueshëm e rëndësishme për t’u trajtuar me instrumente makroprudenciale.

Jorezidentët përfaqësojnë rreth një të katërtën e blerjeve të raportuara

Tregu po mbështetet gjithnjë e më shumë në kërkesën përtej popullsisë rezidente.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, rreth 25 për qind e banesave të shitura nga subjektet e vrojtuara u blenë nga shtetas jorezidentë. Rreth 52 për qind e këtyre blerësve ishin shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian. Pesha e transaksioneve me jorezidentë ka ndjekur tendencë rritëse gjatë pesë viteve të fundit.

Kjo dinamikë ka efekte pozitive. Kapitali i jashtëm zgjeron kërkesën, mbështet projektet turistike, krijon të ardhura dhe e bën tregun më pak të varur nga paga mesatare e popullsisë vendase. Megjithatë, kërkesa e jashtme ndryshon edhe mekanizmin e formimit të çmimeve. Kur një pjesë e konsiderueshme e blerësve ka të ardhura, kursime ose mundësi financimi të krijuara në ekonomi me paga më të larta, çmimi lokal mund të shkëputet nga kapaciteti financiar i familjeve rezidente.

Ky fenomen është i njohur në tregjet e vogla dhe destinacionet turistike. Çmimi margjinal nuk përcaktohet domosdoshmërisht nga familja mesatare vendase, por nga blerësi me fuqinë më të lartë paguese. Nga pikëpamja e stabilitetit, kërkesa e jashtme mund të jetë gjithashtu më e ndjeshme ndaj ndryshimeve në vendet e origjinës, kursit të këmbimit, politikave tatimore, kostos së udhëtimit dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Për këtë arsye, jorezidentët përfaqësojnë një burim diversifikimi të kërkesës, por njëkohësisht një kanal të ri transmetimi të goditjeve të jashtme.

Shitjet po realizohen më shpejt, por të dhënat bazohen në vrojtim

Treguesit e likuiditetit të tregut paraqiten aktualisht pozitivë.

Sipas agjentëve të vrojtuar, koha mesatare e shitjes së një banese në rang vendi ra në 9,1 muaj gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, nga 11,6 muaj në vrojtimin paraardhës. Në Tiranë, koha mesatare u ul nga 11,1 në 8,1 muaj. Në zonat bregdetare, në të kundërt, koha e shitjes u rrit nga 8,7 në 9,9 muaj. Në zonat e tjera të vendit ajo ra nga 12,8 në 10,1 muaj.

Numri i pronave të pashitura rezultoi në rënie për disa gjashtëmujorë radhazi. Rreth 61 për qind e pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara ishin financuar me hua bankare. Në 38 për qind të rasteve të financuara, kredia kishte mbuluar deri në 60 për qind të vlerës së pronës.

Këto të dhëna kundërshtojnë një interpretim të thjeshtuar, sipas të cilit tregu përbëhet vetëm nga apartamente që ndërtohen dhe mbeten pa u shitur. Të paktën sipas vrojtimit, inventari i pashitur është ulur dhe koha e shitjes është shkurtuar. Megjithatë, vrojtimi nuk zëvendëson një regjistër kombëtar të transaksioneve dhe inventarit. Ai pasqyron përgjigjet e agjentëve dhe kompanive që marrin pjesë në kampion.

Për një analizë të plotë nevojiten tregues të drejtpërdrejtë mbi:

numrin e njësive të përfunduara;

numrin e njësive të shitura;

stokun e pashitur sipas projektit;

shitjet paraprake;

anulimet dhe rishitjet;

çmimin përfundimtar të kontratës;

kohën ndërmjet lejes, fillimit dhe përfundimit të ndërtimit.

Pa këto të dhëna, norma reale e përthithjes së ofertës nuk mund të llogaritet me saktësi.

Lejet e ndërtimit po rriten, por mbulimi statistikor mbetet i pjesshëm

Në tremujorin e parë të vitit 2026, INSTAT raportoi 322 leje për ndërtesa të reja, nga 258 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Rritja ishte 24,8 për qind.

Sipërfaqja e miratuar arriti në 377.061 metra katrorë, 12,5 për qind më shumë se një vit më parë. Vlera e përafërt e lejeve për ndërtesa dhe punime inxhinierike ishte 20,4 miliardë lekë, me rritje prej 1,6 për qind.

Nga sipërfaqja e përgjithshme, 185.608 metra katrorë i përkisnin ndërtesave rezidenciale dhe 191.453 metra katrorë ndërtesave jorezidenciale. Kjo do të thotë se pak më shumë se gjysma e sipërfaqes së miratuar në tremujor ishte jorezidenciale.

Megjithatë, publikimi përmban një kufizim të rëndësishëm metodologjik. INSTAT sqaron se të dhënat mbështeten vetëm në informacionin e dërguar nga bashkitë. Institucione të tjera, përfshirë autoritetet qendrore që miratojnë kategori të caktuara projektesh, nuk raportojnë ende në mënyrë të plotë dhe të standardizuar në sistemin statistikor.

Kjo do të thotë se shifrat e publikuara nuk duhet të interpretohen automatikisht si matje e plotë e të gjithë volumit të lejeve të miratuara në vend. Ekziston edhe një problem konceptual. Leja është tregues i ofertës së mundshme, jo i ofertës së realizuar. Një projekt i miratuar mund të mos fillojë, të ndryshojë, të shtyhet ose të përfundojë pas disa vitesh.

Për analizën e tregut duhen lidhur pesë faza:

miratimi i lejes;

fillimi faktik i punimeve;

shitja paraprake e njësive;

përfundimi i ndërtimit;

regjistrimi dhe kalimi i pronësisë.

Aktualisht, këto faza administrohen nga institucione dhe sisteme të ndryshme dhe nuk paraqiten në një bazë të unifikuar publike.

Një e treta e stokut të banesave rezultoi e pabanuar në Censusin 2023

Censi i Popullsisë dhe Banesave regjistroi 1.082.529 banesa konvencionale në Shqipëri. Prej tyre, 726.325 ishin të banuara, ndërsa 356.204 rezultuan të pabanuara në momentin e censusit. Norma kombëtare e banesave të pabanuara ishte 32,9 për qind.

Për banesat në ndërtesa me apartamente, norma ishte edhe më e lartë, 39,4 për qind. Nga 431.858 banesa të kësaj kategorie, 170.264 rezultuan të pabanuara. Shifra është e rëndësishme, por nuk duhet barazuar automatikisht me stok spekulativ.

Një banesë mund të klasifikohet e pabanuar sepse përdoret sezonalisht, pronari jeton jashtë vendit, është në rikonstruksion, nuk është e përshtatshme për banim, ndodhet në një zonë me emigracion të lartë ose është përkohësisht jashtë tregut.

Gjithashtu, të dhënat e stokut kombëtar nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me kërkesën në Tiranë ose në bregdet. Shqipëria mund të ketë një numër të lartë banesash të pabanuara në zona me rënie demografike dhe njëkohësisht mungesë banesash të aksesueshme në zonat me rritje ekonomike. Megjithatë, norma prej 32,9 për qind tregon se politika e strehimit nuk duhet të përqendrohet vetëm te ndërtimi i njësive të reja. Ajo duhet të analizojë edhe përdorimin dhe shpërndarjen e stokut ekzistues.

Një regjistër funksional i përdorimit të pronës do të lejonte ndarjen ndërmjet banesave sezonale, pronave të pabanueshme, njësive të mbajtura për investim dhe banesave që mund të mobilizohen në tregun e qirasë. Pa këtë klasifikim, çdo propozim për taksimin e pronave të pabanuara rrezikon të jetë i pasaktë dhe administrativisht i vështirë.

Ndërtimi është shndërruar në burim kryesor të të ardhurave vendore

Në vitin 2024, pushteti vendor arkëtoi rreth 18,5 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Kjo shumë ishte rreth 17,1 miliardë lekë më e lartë se në vitin 2015. Rreth 77,4 për qind e të ardhurave nga kjo taksë u mblodhën vetëm nga Bashkia Tiranë. Në vlerë absolute, Tirana arkëtoi rreth 14,34 miliardë lekë. Të ardhurat e veta të pushtetit vendor ishin rreth 44,4 miliardë lekë. Për rrjedhojë, taksa e ndikimit në infrastrukturë përfaqësonte afërsisht 41,6 për qind të të ardhurave të veta vendore në rang kombëtar.

Ky raport nuk nënkupton se çdo bashki ka të njëjtën shkallë varësie. Përqendrimi në Tiranë deformon mesataren kombëtare. Megjithatë, ai tregon se të ardhurat e lidhura me lejet e reja kanë fituar peshë shumë të lartë në strukturën fiskale vendore. Problemi lidhet me natyrën e të ardhurës. Taksa arkëtohet një herë, në momentin e zhvillimit, ndërsa kostot urbane të krijuara nga projekti janë afatgjata.

Një ndërtesë e re kërkon kapacitete shtesë për furnizimin me ujë, kanalizimet, transportin, rrugët, shkollat, menaxhimin e mbetjeve dhe hapësirat publike. Këto shpenzime vazhdojnë gjatë gjithë ciklit të përdorimit të pronës. Kjo krijon një formë të mundshme të pro-ciklikalitetit fiskal: gjatë bumit, bashkitë arkëtojnë më shumë dhe mund të rrisin shpenzimet; gjatë ngadalësimit, të ardhurat nga lejet bien, por kostot e shërbimeve mbeten.

Për këtë arsye, bashkitë me ekspozim të lartë duhet të realizojnë teste fiskale që simulojnë uljen e të ardhurave nga ndërtimi me 20, 30 ose 50 për qind. Një pjesë e taksës së ndikimit duhet gjithashtu të lidhet me fonde të dedikuara për infrastrukturën e zonës ku realizohet zhvillimi.

Shitjet paraprake krijojnë një kanal financimi jashtë bilancit bankar

Një pjesë e projekteve financohet përmes shitjeve paraprake të apartamenteve, përpara përfundimit të objektit. Në aspektin ekonomik, parapagimi i klientit është një formë financimi. Zhvilluesi merr likuiditet përpara se të dorëzojë produktin, ndërsa blerësi merr përsipër rrezikun e përfundimit, vonesës dhe cilësisë së projektit.

Kjo praktikë nuk është domosdoshmërisht problematike. Ajo përdoret edhe në tregje të zhvilluara dhe mund të ulë koston e kapitalit të projektit. Problemi lind kur fondet e klientëve kalojnë drejtpërdrejt në dispozicion të zhvilluesit, pa u izoluar nga aktivitetet e tjera dhe pa u çliruar sipas progresit të verifikuar të punimeve.

Në një strukturë të tillë krijohen disa rreziqe:

fondet e një projekti mund të përdoren për një projekt tjetër;

blerësi nuk ka kolateral të barasvlershëm me pagesën;

në rast falimentimi, ai mund të trajtohet si kreditor i zakonshëm;

kontrata mund të lejojë ndryshime të projektit ose afateve;

mungon një garanci e pavarur për përfundimin e ndërtimit.

Ndryshe nga banka, blerësi nuk ka kapacitet profesional për të vlerësuar bilancin, likuiditetin, raportin borxh–kapital dhe historikun e zhvilluesit. Megjithatë, nëpërmjet parapagimit, ai mund të marrë përsipër një rrezik të ngjashëm me atë të financuesit.

Shqipërisë i mungojnë të dhëna të plota publike mbi vlerën e shitjeve paraprake, numrin e kontratave, pjesën e projektit të financuar nga klientët dhe nivelin e fondeve të mbrojtura në llogari të veçanta. Vetë mungesa e këtyre të dhënave përbën një boshllëk në administrimin e rrezikut. Një regjim modern duhet të parashikojë llogari të dedikuara ose escrow, çlirimin e fondeve vetëm pas certifikimit të fazave të punimeve, regjistrimin e kontratave paraprake dhe garanci për kthimin e pagesave ose përfundimin e projektit.

Një arkitekturë e re rregullatore

Tregu nuk ka nevojë për kufizim arbitrar të investimeve. Ai ka nevojë për rregulla që rrisin cilësinë e kapitalit, informacionit dhe kontratave.

Prioriteti i parë është krijimi i një regjistri kombëtar të projekteve. Ai duhet të integrojë lejet e bashkive dhe institucioneve qendrore dhe të pasqyrojë statusin nga miratimi deri në regjistrimin përfundimtar të njësive.

Prioriteti i dytë është krijimi i një baze të anonimizuar të çmimeve reale të transaksioneve. Çmimet e shpalljeve janë të dobishme për monitorimin e pritshmërive, por nuk zëvendësojnë vlerën e kontratës së realizuar.

Prioriteti i tretë është rregullimi i shitjeve paraprake. Fondet e klientëve duhet të jenë të izoluara nga bilanci i përgjithshëm i zhvilluesit dhe përdorimi i tyre duhet të lidhet me progresin fizik të projektit.

Prioriteti i katërt është rritja e transparencës së financimit. Projektet me vlerë të lartë duhet të deklarojnë strukturën e kapitalit, kredinë bankare, financimin nga parapagimet, pronarët përfitues dhe barrët e regjistruara.

Prioriteti i pestë është zhvillimi i testeve të koordinuara të rezistencës. Skenarët duhet të përfshijnë uljen e çmimeve me 10–20 për qind, rritjen e normave me 2–3 pikë përqindjeje, rënien e kërkesës nga jorezidentët, vonesat në përfundimin e projekteve dhe reduktimin e të ardhurave vendore nga ndërtimi.

Përfundime

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme po mbështetet në disa burime reale kërkese: rritjen e të ardhurave, kreditimin bankar, turizmin, diasporën, jorezidentët dhe përdorimin e pronës si instrument kursimi.

Të dhënat nuk mbështesin një përfundim të thjeshtë sipas të cilit i gjithë zgjerimi është artificial. Kredia për banesa ka cilësi të mirë, koha e shitjes është shkurtuar dhe inventari i pashitur, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ka ardhur në rënie.

Megjithatë, ekzistojnë sinjale që nuk duhet të neglizhohen. Çmimet janë rritur dukshëm më shpejt se kostot dhe të ardhurat. Raporti çmim–qira është përkeqësuar. Treguesi i paralajmërimit të hershëm ka kaluar pragun referues. Kredia hipotekore po rritet me ritëm dyshifror dhe pothuajse gjysma e portofolit të përgjithshëm bankar është e kolateralizuar me pasuri të paluajtshme.

Në anën e sektorit publik, financat vendore janë bërë të varura në shkallë të konsiderueshme nga të ardhurat e zhvillimit, ndërsa statistikat e lejeve nuk mbulojnë ende në mënyrë të unifikuar të gjitha autoritetet miratuese.

Rreziku kryesor nuk është fakti se po ndërtohet. Rreziku qëndron te mundësia që volumi i tregut, kreditimi dhe çmimet të avancojnë më shpejt sesa kapaciteti i institucioneve për t’i matur, rregulluar dhe mbikëqyrur. Një treg i qëndrueshëm nuk është ai ku çmimet rriten vazhdimisht. Është ai që mund të përballojë edhe momentin kur çmimet nuk rriten më.

The post Analizë e thelluar e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri: mes zgjerimit ekonomik, përshpejtimit të çmimeve dhe rritjes së ekspozimeve appeared first on Fast News Economy.